• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Mini-minishengeni

25 Shkurt, 2020
in NGJARJE, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enis Sulstarova

Me qeverinë teknike në Maqedoni të Veriut dhe me grindjen në Mal të Zi për “pronësinë” e kishës ortodokse të atjeshme, ka gjasë që projekti i minishengenit ballkanik të zvogëlohet edhe më shumë dhe të rezultojë në një mini-minishengen Serbi-Shqipëri. Në Republikën e Shqipërisë “minishengeni” është kthyer në fjalën çelës për miqësinë e ngushtë që po zhvillohet së fundmi midis kryeministrit Rama dhe presidentit Vuçiq, takimet e shpeshta të të cilëve bëjnë kontrast me marrëdhënien konfliktuale midis Ramës dhe kryeministrit në detyrë Haradinaj, por edhe me politikanë të tjerë të Kosovës. Duke mos u mjaftuar me replika së largu me Haradinajn, homologut që përfaqëson shtetin e gjysmës së kombit, Rama së fundi i ka hapur një gjyq për shpifje, gjë që përbën një ngjarje të pazakontë. Në tri dekadat e fundit Shqipëria ka vuajtur pasojat e manisë për protagonizëm vetjak në politikën e jashtme të kryeministrave dhe kryetarëve të shtetit, ndonjëherë edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kjo simptomë e shëmtuar e mos-seriozitetit shtetëror tani duket se po përshkallëzohet edhe më, sepse në kohën kur Rama ka shprehur më se njëherë lëndimin e sedrës së tij nga politikanët e Prishtinës, po duket se ka gjetur gjuhën e mirëkuptimit me Vuçiqin, aq sa nervozohet kur dikush ia përmend faktet e mirënjohura se Serbia nuk e ka njohur Kosovën dhe as krimet shtetërore, që ka kryer atje në vitet 1990-të, ose se po vijon strategjinë për përzënien e shqiptarëve nga Medvegja.

Gjithsesi, ta lëmë mënjanë dëshirën e Ramës për t’u marrë në konsideratë si politikani kryesor i shqiptarëve dhe për të kërcyer tango politike me Vuçiqin për sytë e Evropën dhe le të merremi me arsyetimet për dhe kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në nismën e minishengenit. Mbrojtësit e minishengenit ballkanik thonë se ai ka nisur në Procesin e Berlinit, pra mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe se është një “stërvitje” për hapjen e tregjeve të vendeve të rajonit, përpara se këta të bëhen pjesë e tregut të përbashkët evropian. Krijimi i një tregu më të madh ballkanik do të ishte me interes për investitorët strategjikë. Supozimi, mbi të cilin mbështeten këto argumente, është se tregu i lirë duhet ta ndjekë logjikën e vet dhe të mos pengohet nga politika, sepse, në fund të fundit, marrëdhëniet tregtare herët a vonë do të krijojnë një klimë më pozitive politike, të çliruar nga e kaluara konfliktuale. Sipas këtij arsyetimi, nuk ka asgjë të gabuar ose problematike në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të fluksit të shkëmbimeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Problematik del refuzimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e minishengenit, kështu që është politika e Kosovës ajo që ka nevojë të normalizohet. Ky arsyetim e anashkalon faktin se tregtia është e lidhur ngushtë me marrëdhëniet politike mes shteteve, se ajo përdoret për synime politike, prandaj shtetet që nuk ndajnë të njëjtat vlera ose synime në politikën ndërkombëtare janë të kujdesshme në hapjen ekonomike ndaj njëri-tjetrit. Në Ballkanin Perëndimor janë Serbia dhe Republika Sërpska (pjesë e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës) ato që duhet të reformohen dhe të vendosin marrëdhënie normale me vendet e rajonit, në radhë të parë me Republikën e Kosovës. Për sa kohë që Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e kanë njohur Kosovën, kjo e fundit ka të drejtë t’i kufizojë shkëmbimet tregtare me këto shtete. Edhe po t’u japim të drejtë atyre që e mbrojnë projektin e minishengenit në emër të tregut të lirë, prapëseprapë ata nuk kanë treguar se çfarë i shton nisma e minishengenit marrëveshjes CEFTA, të cilën e kanë nënshkruar të gjitha shtetet e rajonit dhe që në fakt përkrahet nga Bashkimi Evropian.

Kundërshtimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në nismën e minishengenit rajonal mbështetet në dy argumente: i pari ka të bëjnë me dyshimin mbi dobinë e Shqipërisë nga tregu i përbashkët në Ballkanin Perëndimor dhe i dyti ka të bëjë me raportet e Shqipërisë me Kosovën. Argumenti i parë është se, në rastin më të mirë, pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën e minishengenit është e nxituar, sepse nuk është bërë ndonjë diskutim publik mbi përfitimet dhe humbjet e Shqipërisë. Ndoshta në planin politik Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë se do të fitojnë ca pikë në opinionin e politikëbërësve të Bashkimit Evropian, të cilët do të marrin vendimin për t’u dhënë atyre statusin e vendit kandidat. Të paktën për Shqipërinë duket se shpresa është e kotë, përderisa kritikat kishin të bënin me situatën e rëndë politike dhe ekonomike në vend dhe jo me sjelljen e Shqipërisë në politikën rajonale. Për situatën e rëndë politike Rama mban përgjegjësinë kryesore si kryeministër, ndërsa situata ekonomike e vendit nuk pritet të ndryshojë rrënjësisht nga shtimi i fluksit të punësimeve të qytetarëve të Shqipërisë në Serbi ose Maqedoni të Veriut ose nga shtimi i shkëmbimeve tregtare me këto vende. Vetë kryeministri Rama është shprehur se refuzimi i fundit i Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me problemet e brendshme në disa shtete evropiane. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë marrja e statusit të kandidatit nuk varet nga përfshirja e Shqipërisë në nismën e minishengenit.

Në terma të ekonomisë, nuk ka nevojë të jesh specialist për ta kuptuar se heqja e kufizimeve i jep përparësi vendit në rajon që eksporton te vendet e tjera. Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Serbinë janë deficitare, pra Shqipëria importon më shumë se që eksporton dhe heqja e tarifave pritet ta thellojë këtë raport. Në kushtet kur fermerët e Shqipërisë mezi i dërgojnë produktet në tregun e qyteteve, si mund të presim që t’i dërgojnë në Serbi? Po ta kishim këtë potencial eksportues, do të kishim depërtuar tashmë në tregun serb, por ajo që shohim nëpër raftet e marketeve të Shqipërisë janë produktet serbe, që po konkurrojnë ato shqiptare. A kemi bërë ndonjë llogari se cilët sektorë të ekonomisë së Shqipërisë do të konkurrohen nga produktet serbe dhe si mund të mbrohen ato? Nëse qeveria e Shqipërisë nuk e ka në agjendën e saj mbrojtjen dhe stimulimin e prodhimit kombëtar, të jemi të sigurt se qeveria e Serbisë këtë e ka përparësi. Çdo ngjashmëri me tregun e përbashkët evropian nuk qëndron, sepse Shqipëria ka vite që ka hyrë në negociata për përfshirjen në këtë treg dhe Bashkimi Evropian ofron mekanizma të ndryshëm, madje edhe fonde të konsiderueshme, për strukturimin ekonomik të shteteve që përgatiten të hyjnë në tregun e tij. Se sa efikase ka qenë dhe është Republika e Shqipërisë për të negociuar mbrojtjen e prodhuesve të saj, ky është një problem më vete, por gjithsesi gjërat janë krejt ndryshe nga integrimi i propozuar rajonal midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për sa i përket shanseve të punësimit të shqiptarëve në Serbi, mjafton t’i dëgjojmë protestuesit serbë që i thonë “shqiptar” malazezit Gjukanoviq, për të kuptuar klimën “mikpritëse” të tregut serb të punës. Me Maqedoninë e Veriut shkëmbimi i mallrave dhe lëvizja e qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë dhe janë më të lehta sesa me Serbinë, andaj nuk pritet që marrëveshjet e mundshme të minishengenit të kenë ndonjë efekt të paparë. Pra, dobia politike dhe ekonomike e Shqipërisë nga përfshirja e menjëhershme në projektin e minishengenit vihet në dyshim. Madje, është shprehur shqetësimi se në kohën kur Serbia ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, krijimi i minishengeni do t’i krijonte kësaj të fundit hapësirë depërtimi në ekonomitë dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, diçka që bie ndesh me interesat e Perëndimit.

Vijmë te marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën dhe trekëndëshi që krijohet për shkak të raporteve të këtyre me Serbinë. Shqipëria ka dhjetëra marrëveshje me Kosovën, midis tyre edhe ajo për krijimin e një tregu të përbashkët me anë të heqjes së doganave, por që nuk janë realizuar. Përfshirja e Shqipërisë në një treg më të gjerë rajonal do të ishte hapi tjetër pas krijimit të tregut të përbashkët me Kosovën. Të thuash tani se tregu rajonal e përfshin edhe atë me Kosovën, kjo do të thotë papërgjegjshmëri dhe paaftësi qeverisëse, pa përmendur faktin që e vendos Serbinë në rolin e çbllokuesit të ngërçit midis dy shteteve shqiptare. Koha e humbur për integrimet kombëtare nuk mund të jetë argument i Shqipërisë për t’u përfshirë në projekte rajonale që i dëmtojnë interesat e Kosovës. Shqipëria e ka detyrim që politikën e jashtme, sidomos atë rajonale, ta bashkërendojë me Kosovën. Mosmarrja në konsideratë e mendimit të Kosovës për minishengenin është e pajustifikueshme. Madje, duhen marrë në konsideratë edhe qëndrimet e Bosnjë e Hercegovinës e të Malit të Zi, që po ngurojnë të përfshihen plotësisht në këtë nismë.

Qëndrimi i Kosovës për bojkotimin e minishengenit është i drejtë. Është e vërtetë që qeveritë e mëparshme të Kosovës e kanë pranuar dialogun pa kushte me Serbinë dhe kanë nënshkruar me të marrëveshje, por ndërsa pritshmëria (e gabuar) ka qenë që Serbia eventualisht do ta njohë Kosovën, në fakt ka ndodhur e kundërta. Serbia e ka çimentuar pozicionin e saj kundër njohjes së Kosovës dhe ka vijuar lobimin e suksesshëm ndërkombëtar për ta penguar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për të zhbërë njohjet e deritanishme. Në këto kushte reagimi, krejtësisht mbrojtës dhe legjitim i qeverisë së Kosovës, ka qenë vendosja e tarifës doganore për mallrat e importuara nga Serbia, ndërsa qeveria e ardhshme e kryeministrit Kurti ka premtuar vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Që nga vendosja e taksës, Serbia ka bërë presion ndërkombëtar që ajo të hiqet. Edhe projekti i minishengenit ballkanik nisi nga Beogradi, si një përpjekje për t’u hapur më shumë hapësirë eksporteve serbe në rajon dhe për ta rrethuar Kosovën nga një zonë të tregtisë së lirë, që do të shpinte në fund në dorëzimin e saj. Përgjigja diplomatike e Shqipërisë ndaj propozimit serb duhej të ishte se minishengeni ballkanik mund të realizohet vetëm pas konsultimeve të brendshme të secilit vend dhe pasi secili vend të ishte në tryezën e bisedimeve me status të barabartë.

Mirëpo ajo që ndodhi aty nga fundi i dhjetorit 2019 ishte diçka e turpshme për ne shqiptarët, që për disa javë rresht kishim parë të shpalosej solidariteti kombëtar për viktimat dhe vuajtjet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. E gjithë Kosova, Lugina e Preshevës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata të Malit të Zi dhe diaspora, u mobilizuan për të ndihmuar të prekurit e tërmetit. Si rrallëherë, kombi u bë një. Të gjithë ne e ndjemë se çfarë fuqie potenciale kanë shqiptarët në rajon, që mund të vihet në veprim të dobishëm nga drejtues shteti me vizion mbarëkombëtar, që do të arrijnë t’i fitojnë zemrat e shqiptarëve. Mirëpo, sikur të ishte ligështuar nga ky demonstrim i dashurisë dhe vullnetit të mirë të shqiptarëve për njëri-tjetrin, Rama organizoi në Shqipëri takimin e radhës së minishengenit me Vuçiqin e Zaevin. Presidentit i Serbisë, i cili pak kohë më parë kishte deklaruar botërisht se Masakra e Reçakut nuk ka ndodhur, jo vetëm që nuk tregoi asnjë shenjë pendese për këtë masakër dhe krimet e tjera shtetërore të Serbisë në kohën kur ai shërbente në qeverinë e Millosheviqit, por iu dha mundësia të shprehte keqardhjen për shqiptarët e vrarë nga tërmeti dhe madje të merrte pjesë në veprimtari bamirëse! Kryeministri Rama e përdori shtetin që drejton për ta fshirë krimin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndaj dashurisë dhe solidaritetit të treguar nga shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë në një ditë të vështirë, ai tregoi shpërfilljen më të madhe.

Pavarësisht se si do t’i shkojë filli projektit të minishengenit ballkanik ose mini-minishengenit Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, historia na mëson se nuk mund të ndërtohet mirëkuptim e miqësi mes popujve pa zgjidhur çështjet kombëtare dhe pa njohur e kërkuar falje për padrejtësitë e shkuara. Shqiptarët dhe serbët nuk mund t’i ikin dot kësaj ligjësie. Si këmbëngulja e Vuçiqit për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, po ashtu edhe moskokëçarja e Ramës ndaj projektit të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, bien ndesh me ligjësinë historike, edhe pse mund të përputhen shumë mirë me njëra-tjetrën.

/shenja. tv/

Tags: enis sulstarovakisha serbeKosovamai i ziminishengeniShqiperia

Related- Posts

NGJARJE

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.