Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës i kërkoi të hënën Shteteve të Bashkuara të ndalojnë çdo formë bashkëpunimi ushtarak me rajonin e Tajvanit të Kinës.
Në përgjigje të një pyetjeje mediatike lidhur me transportimin nga SHBA-të të një grupi të ri tankesh M1A2 në Tajvanin e Kinës, me synimin për të rritur shitjet e armëve në rajon gjatë katër viteve të ardhshme, Jiang Bin, zëdhënësi, tha se kjo është një tjetër provë e fortë që pala amerikane dhe forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” po bëjnë përpjekje për të shkelur interesat thelbësore të Kinës, për të ndryshuar status quo-në e Ngushticë së Tajvanit, si edhe për të përshkallëzuar tensionet rajonale.
“Kush po bën provokime, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga pala kineze? Kush po minon stabilitetin e ndër-ngushticës dhe po nxit vazhdimisht probleme? Besoj se të gjithë e dimë përgjigjen”, tha Jiang, duke shprehur pakënaqësinë e fortë të Kinës dhe kundërshtimin e vendosur ndaj këtij akti.
Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave të Kinës. Është vija e parë e kuqe që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet Kinë-SHBA, tha Jiang.
“I bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë çdo formë bashkëpunimi ushtarak me Tajvanin. Përndryshe do të digjet, pasi po luan me zjarrin. Do të ketë më shumë dëme sesa përfitime. Ne i paralajmërojmë autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) se armët amerikane nuk mund t’i shpëtojnë ata. Kërkimi i mbështetjes së jashtme për “pavarësinë e Tajvanit” është i destinuar të dështojë”, paralajmëroi Jiang.
Ushtria Çlirimtare Popullore do të vazhdojë të forcojë stërvitjen ushtarake dhe gatishmërinë luftarake. Gjithashtu të rrisë aftësinë për të luftuar dhe fituar, shtoi ai.
Kina do të ndërmarrë masa të vendosura për të penguar aktivitetet separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe ndërhyrjet e jashtme, tha Jiang./cgtn