Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se nuk sheh një kërcënim të vërtetë ushtarak nga Rusia për vendet e NATO-s, pasi ajo ka rezultuar e paaftë të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, ndonëse shtoi se Ukraina po e humbet luftën.
Orbán tha në një intervistë për kanalin francez të lajmeve LCI, tha se nuk ka frikë nga përshkallëzimi i luftës ruso-ukrainase në një konflikt global.
Ai tha se rusët ishin shumë të dobët për këtë; ata nuk mund ta mposhtnin as Ukrainën, kështu që nuk mund ta sulmonin vërtet NATO-n.
Ndërkohë, në përgjigje të një pyetjeje tjetër, ai tha se Ukraina po e humbiste luftën dhe se negociatat e vërteta për përfundimin e saj do të jenë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“As Evropa dhe as Ukraina nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Rusinë. Ukraina sepse po e humbet luftën, dhe Evropa sepse është shumë e përfshirë në të. Duhet të ketë një marrëveshje midis rusëve dhe amerikanëve”, tha kryeministri hungarez.
Në të kaluarën, Orbán tha se partnerët perëndimorë të Ukrainës po krijonin kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore me bisedat e tyre për një kontingjent të mundshëm ushtarak.
Kryeministri hungarez u përpoq gjithashtu ta lidhë pamundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në BE me faktin se ajo nuk mund të pranohej në NATO.
Argumentum.al