• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

  • POLITIKË

    Nis Akademia Politike e PS-së, Rama: Mandati i deputetit nuk është dekoratë, por përgjegjësi e përditshme

    Spiropali në Samitin e NATO-s: Aleanca, themel i sigurisë dhe demokracisë

    Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

    Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Spaçi, burgu që duhet të flasë! Muze i kujtesës dhe dinjitetit

9 Qershor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA VISAR ZHITI*

Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por mbi ndërgjegjen e tij. Spaçi është një nga ato plagë…

Burgu famëkeq në zemër të maleve të veriut, dikur skenë e fshehur, aq sa mundej, i dënimit dhe vuajtjes torturuese sistematike, i punës së detyruar dhunuese dhe përpjekjes për të zhbërë njeriun, por dhe vend martir i qëndresës emblematike, i rebelimit historik, ku të burgosurit politikë guxuan dhe ngritën të ngjyrosur me gjak Flamuri Kombëtar, pa yllin e socializmit real, por siç ishte në epokën e Skënderbeut dhe siç është tani, – nguliteni në mendje, në ndërgjegje dhe kujtesën kolektive: “Flamuri siç është sot”, – dhe sot ky Spaç ka mbetur një rrënojë arkeologjike e vetvetes dhe e moralit.

Por a duhet të mbetej kështu?

A duhet ta ruajmë këtë rrënojë siç është – një trup i shkatërruar që flet vetë – apo duhet të ndërhyjmë me kujdes, që të mos jetë thjesht një gërmadhë, por të bëhet një muze, një altar për të përndjekurit dhe brezat që nuk e kanë njohur kurrë frikën e hekurave për një mendim të lire, një zë që i flet së ardhmes nga e shkuara?

Mendoj se nuk është thjeshtë një çështje arkitektonike. Është një zgjedhje (j)etike dhe kult/urë. Shqipja më ndihmon të nënkuptoj më shumë se fjala. Pra, Spaçi të jetë një referendum i heshtur me historinë.

Kujtesa: një e kaluar apo një përgjegjësi?

Filozofi francez Paul Ricoeur, në veprën e tij “Kujtesa, historia, harresa”, na kujton se: ”Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”

Spaçi është një vend ku krimi shtetëror dhe viktima/ dissident,/ kundërshtar, /hero kanë qenë përballë çdo ditë, madje edhe janë. Aty ku fjala e lirë u fut në minierat primitive me skllevër aspak modernë, por si atëherë, dhe në errësirën e thellë të zgafellave të shkatërrimit moral. Moskujtesa do të ishte një formë tjetër dënimi. Heshtja është një lloj amnistie që i bëhet së keqen.

Spektri i thyer i debateve

Debati për fatin e burgut të Spaçit si vend-muze është më shumë se një çështje arkitekturore apo utilitare — është një sfidë për ndërgjegjen historike, kujtesën kolektive dhe etikën e një shoqërie që kërkon të pajtohet me të kaluarën e saj të dhunshme.

Shqetësimet mund të përmblidheshin në këto çështje:

1. Të restaurohet siç ka qenë (model konservues):

Qëllimi: Ruajtja autentike e strukturës si një dëshmi e gjallë e diktaturës.

– Pro: Jep një ndjesi të drejtpërdrejtë të realitetit të së kaluarës; ka vlerë të madhe dokumentare dhe muzeale.

– Kundër: Rrezikon të kthehet në një relike të ngrirë në kohë, pa shumë efekt edukativ nëse nuk shoqërohet me kuratorí dhe programim.

2. Të restaurohet me ndryshime utilitare, edukuese (model interpretues):

Qëllimi: Shndërrimi në muze bashkëkohor i kujtesës, me panele informuese, teknologji ndërvepruese, dëshmi të gjalla, arkiv digjital.

– Pro: Mund të shërbejë si hapësirë për edukimin e brezave të rinj; forcon ndërgjegjen demokratike dhe shërben si paralajmërim.

– Kundër: Rrezikon t’i humbasë elementët autentikë; mund të interpretohet si “teatër” i së kaluarës.

3. Të lihet në gjendjen e tanishme (model arkeologjikmoral):

Qëllimi: Ta ruajmë si rrënojë, si një shenjë e mosndërhyrjes, siç janë kampet naziste që ruhen në heshtje dhe zhveshje.

– Pro: Rrënoja flet vetë, heshtja është gjuhë e fuqishme, e pandotur nga aktualizime ideologjike.

– Kundër: Degradimi fizik i objektit çon në zhdukje; ndonjëherë rrënoja hesht më shumë sesa flet.

4. Të ndërhyjë Shteti – por si?

– Detyra shtetërore: Pjesë e përgjegjësisë kombëtare për kujtesën historike dhe arsimimin qytetar.

– Rreziku: Ndërhyrja burokratike mund ta shndërrojë në projekt propagandistik ose të zhveshur nga përmbajtja e vërtetë.

– Dhe aq më keq, nëse do të jetë një zbukurim i diktaturës si BunkArt 1 e 2 apo “Shtëpia me gjethe” apo shtëpi të tjera ngjashëm, por muzeu i qëndresës i kundërshtareve dhe martirëve ende mungon.

5. Të dëgjohen ish-të burgosurit dhe shoqatat:

Pse: Ata janë dëshmitarët e parë; pa zërin e tyre, projekti s’ka shpirt.

Sfidat: Mosmarrëveshjet midis vetë të përndjekurve; trauma personale; përplasja e vizioneve.

Në fund të fundit, Spaçi nuk është thjesht gur e hekur, beton e parrulla por kujtesa e njeriut shqiptar që vuajti për fjalën dhe lirinë, që vendi të jetë I lire dhe i hapur, pjesë e kulturës euroaltlantike, etj.

Nëse nuk kujtojmë me dinjitet dhe përkushtim dhe ndjeshmëri, rrezikojmë të ndëshkojmë për së dyti viktimat – me harresë. Po vet;em kaq, t:e rroposim idealet.

Modelet në botë, kur heshtja flet:

1. Kampi i përqendrimit Auschwitz (Poloni)

Rrënojat janë ruajtur me përpikëri, pa ndërhyrje estetike apo modernizuese. Mbetet një vend i heshtur, por i fuqishëm në dëshmi.

Eshtrat e ndërtesave, dhomat e gazit dhe telat me gjemba janë pjesë e narrativës së dhimbjes, ku çdo gur është kujtesë.

– Historiani Tony Judt shkruan se “kujtesa nuk është vetëm akt personal, por përgjegjësi publike.” Auschëitz është një akt i tillë përgjegjësie.

2. Muzeu i Stasit – Berlini Lindor (Gjermani)

Ish-selia e shërbimit famëkeq të sigurimit është ruajtur siç ka qenë, por me ndërhyrje kuratoriale moderne.

Brenda saj, të rinjtë gjermanë mësojnë sesi një shtet i përgjonte dhe terrorizonte qytetarët.

Sipas Aleida Assmann, teoriciene e kujtesës kulturore: “Kujtesa institucionale e dhunës shtetërore kërkon hapësira të materializuara ku e kaluara të bëhet e prekshme, por jo e stërkomentuar.”

3. Shtëpia e Terrorit – Budapest (Hungari)

Ish-godina e policisë sekrete naziste e më pas komuniste është kthyer në muze me ndërthurje artistike, dëshmi të gjalla dhe simbolikë të fortë vizuale.

Ka krijuar debat: a është tepër spektakolare, apo tërheqëse estetikisht për një vend dhimbjeje?

Sipas Timothy Snyder, ky është rreziku kur “e kaluara shndërrohet në ekspozitë për konsum emocional, jo për kuptim etik.”

4. Memoriali i Paqes – Hiroshima (Japoni)

Kupola e vetme që mbeti në këmbë nga bomba atomike u la ashtu siç ishte – një rrënojë e shenjtë që flet pa fjalë.

Aty është realizuar një kombinim mes ruajtjes së rrënimit dhe instalimeve edukative moderne.

Sipas sociologes japoneze Yoshiko Nozaki: ”Kujtesa nuk është vetëm çfarë ndodhi, por si vendosim ta tregojmë dhe kujt t’ia tregojmë.”

Sociologë dhe mendimtarë me ndikim mbi kujtesën kolektive:

1. Maurice Halbëachs – themeluesi i konceptit të “kujtesës kolektive”:

“Asnjë kujtim nuk qëndron vetëm: ai lidhet me strukturën sociale që e mirëpret ose e shtyp.”

2. Paul Ricoeur – filozof francez, autori i La mémoire, l’histoire, l’oubli (Kujtesa, historia, harresa): ”Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”

3. Zygmunt Bauman – sociolog i modernitetit:

“Shoqëritë moderne preferojnë të fshijnë të shkuarën për ta rikonfiguruar sipas nevojave të së tashmes.”

Shtesë për Shqipërinë:

Paralajmërime për rrezikun e manipulimit të kujtesës, sidomos në projekte që mund të përdoren për “lavazhin moral” të historisë.

– Në mungesë të një narrative shtetërore të unifikuar për krimet e komunizmit, Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.

– Kujtesa është mbajtur më shumë nga të përndjekurit dhe shoqëria civile, jo nga institucionet shtetërore.

– Kjo sjell një obligim moral: nëse shteti nuk ndëshkon të keqen e djeshme, të paktën le të kujtojë viktimat me dinjitet.

Çfarë duhet bërë me Spaçin?

Të mos ndërhysh do të thotë ta lësh kujtesën në harresë, në mëshirë të agjentëve atmosferikë, të erës dhe të shiut dhe të vapës çmendurake, por dhe të agjentëve të së keqes, që u intereson fshehja e krimit.

Të ndërhysh pa ndjeshmëri, rrezikon ta shndërrosh në një ekspozitë, mbase dhe zbavitëse.

Të ndërhysh me etike do të thotë:

1. Ta ruajmë autenticitetin fizik të Spaçit – strukturat e tij, dhomat, shkallët, tarracën e numërimit, mensën e urisë, qelitë ndëshkimore, të mbeten siç janë, të konservuara, jo të rindërtuara, grykat përbindsherore të minierës.

2. Të ndërtohet rreth tij një muze i heshtjes dhe qëndresës që përfshin:

– Dëshmi të të mbijetuarve.

– Dosje të deklasifikuara.

– Dokumentarë e arkiva digjitale.

– Pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte kujtese dhe etike.

3. Të përfshihen zërat e ish-të përndjekurve, shoqatave të tyre, studiuesve dhe arkitektëve të kujtesës.

4. Të ketë status ligjor si vend me vlerë kombëtare historike dhe morale, të mbrojtur nga shteti dhe i hapur ndaj vizitorëve, studiuesve, studentëve.

Konkretisht: “SPAÇI – MUR I FJALËS SË LIRË”

Një muze që të mos jetë vetëm për të parë, por për të kuptuar. Më tej rrethimit me tela me gjeba si dukur, të ketë një qendër dokumentimi, një hapësirë për aktivitete edukative, për performanca të kujtesës, poezi, art, për bashkëbisedim ndërbrezor.

Një qendër që të merret me histori jo për të ndalur kujtimin, por për ta dhënë atë si dritë për të ardhmen. Sepse, siç thotë Hannah Arendt: ”E keqja më e madhe është kur njeriu i zakonshëm nuk e vë më në dyshim të keqen e përditshme.”

Jo një përfundim, por një fillim:

Pra, një model i mirë për Spaçin do të ishte, – përsërisim, – një kombinim mes autenticitetit të rrënojës dhe ndërhyrjes edukative:

– Ta ruajmë strukturën siç është, si në Auschwitz, por

– Të krijojmë rreth tij një muze i heshtjes dhe rezistencës, me dëshmi, arkiv, dhe përfshirje të të mbijetuarve, si në Berlin.

– Një muze i tillë nuk do të ishte thjesht kujtesë e së kaluarës, por parandalim për të ardhmen. Siç thotë Hannah Arendt prapë: ”Ne nuk kujtojmë për të qarë mbi të shkuarën, por për të mos e lejuar të përsëritet.”

Nëse Spaçi hesht, atëherë kemi dështuar ta mbrojmë kujtesën. Dhe pa kujtesë, demokracia është vetëm një dritë e përkohshme mbi një gërmadhë.

Spaçi mund të jetë vendi ku njeriu shqiptar mësoi të mos dorëzohej. Le të jetë tani vendi ku ne mësojmë të mos harrojmë.

EPILOGU IM

Fillimi i punimeve bashkë me dabatin për Spaçin, koincidojnë dhe me përpjekjet tona për xhirimin e një filmi artistik për revoltën historike të të burgosurve politikë, dëshmi të dhunës dhe të qëndresës, etj.. Regjisori dhe producenti Namik Ajazi e ka ndjerë si mision një film të tillë, që mungon. Të rinjtë janë të sulmuar nga filmat e realizmit socialist. Skenari i filmit “Kryengritje në ferr” është shkruar nga autori i këtij shkrimi para disa vjetësh, ish i burgosur politik, me familjen të përndjekur nga regjimi. Po kështu dhe regjisori dhe babai i tij janë ish të burgosur politikë.

Është menduar që edhe piktori i filmit të jetë një ish i burgosur politik dhe në role, jo vetëm figurantë, por edhe episodikë, të ketë nga ish të burgosurit politikë, të mbetur gjallë, kjo do ta bënte filmin unik në botë, ndërsa në rolet kryesorë janë gjetur nga regjisori aktorë të njohur, shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja e huaj, interesi i tyre kinematografik është, ajo e shtetit shqiptar ende mungon.

Spaçi si burg fizik tani mungon. Nëse ai do të ishte si muze i kujtesës, xhirimet do të bëheshin aty dhe ky do të ishte dhe interesi i filmit. Kaq. Kur vuajtja dhe dhimbja, persekutimi, të vërtetat dhe traumat e shkaktuara prej tyre arrijnë të kthehen në jo vetëm në muzeume, po më fort e të gjalla në poezi e pikturë, në romane, drama e filma, është emancipim i vërtetë i një shoqërie të kulturuar, ku e kaluar kështu s’është më pengesë, por përvojë dhe art.

*Gazeta Panorama

Related- Posts

FOKUS

Paqebërës i cili nis një luftë?

22 Qershor, 2025
FOKUS

BE si projekt amerikan

21 Qershor, 2025
U.S. reinforcements wade through the surf as they land at Normandy in the days following the Allies' June 1944, D-Day invasion of occupied France. (AP Photo)
FOKUS

Thyrja e imazhit të Ushtarit Amerikan në Evropë-të pathënat e Frontit Perëndimor

20 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia t’i bëjë të heshtin armët

22 Qershor, 2025

Kina dënon ashpër sulmin e ShBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025

Paqebërës i cili nis një luftë?

22 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

22 Qershor, 2025

Kina, një treg emocionues për investitorët globalë

22 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.