• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Një “reformë” pa platformë dhe pa reformatorë në shërbimin diplomatik

5 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Fatos Tarifa

Ditët e fundit flitet shumë për fillimin e një reforme të thellë në shërbimin diplomatik të Republikës së Shqipërisë, të ndërmarrë nga zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj. Vetë ky i fundit e cilëson këtë një “iniciativë reformatore”. Me anën e saj synohet që t’i jepet fund “nepotizmit, klientelizmit politik dhe korrupsionit moral” në ministrinë që z. Cakaj drejton dhe në shërbimin e jashtëm.

Tingëllon shumë bukur! Music to my ears. Më në fund—fund Nepotizmit, fund Klientelizmit politik, fund Korrupsionit moral në shërbimin diplomatik të një shteti, që është ngritur e funksionon për afro tridhjetë vite mbi baza nepotizmi, klientelizimi e korrupsioni! Pa i luftuar këto “vese kulturore” dhe këto sëmundje endemike të vetë sistemit në administratën shtetërore dhe në gjirin e shoqërisë, kërkojmë tani t’i luftojmë ato në shërbimin e jashtëm. Uroj që të ndodhë! Por, çfarë nënkupton z. Cakaj me reformim të shërbimit diplomatik?

Reformë pa platformë

Deri më sot nuk kam lexuar dhe as kam dëgjuar të flitet për ndonjë platformë, mbi bazën e së cilës do të mund të reformohej ky shërbim jetik për Republikën tonë, siç ndodhi me reformimin e sistemit të arsimit të lartë, me reformën administrative apo me reformën në sistemin e drejtësisë. Asgjë që ka thënë zëvendësministri Cakaj për reformimin e shërbimit të jashtëm deri këtë çast nuk “bie erë reformë”. “Reforma Cakaj” konsiston thjesht në largimin, ose në shkarkimin nga detyra të një pjese të personelit diplomatik apo konsullor në misionet përfaqësuese të Shqipërisë jashtë vendit, për shkak se emërimet e tyre ose kanë qenë “emërime nepotike”, ose janë bërë “jashtë kritereve të pranimit në shërbimin diplomatik” nga ministrat e jashtëm para tij.

Këtij argumenti, z. Cakaj i ka veshur një lëvozhgë narrative politike, që s’është aspak diplomatike, duke na thënë se “Shqipëria nuk është e miqve, nuk është e kushërinjve politikë apo klaneve e krushqive të kujtdoqoftë, por është e të gjithëve, pa dallim, dhe meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit”. Kjo narrativë dhe procedurat e shkarkimit nga detyra, ose të transferimit të diplomatëve nuk janë substanciale. Fjalët janë thjesht kaq—fjalë—dhe procedurat janë thjesht procedura. Respektimi i tyre nuk kërkon ndonjë reformë në shërbimin e jashtëm, por thjesht kërkon zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe të kritereve që përcakton ai për rekrutimin në këtë shërbim.

Ka edhe diçka tjetër shqetësuese në mentalitetin e këtij zëvendësministri të jashtëm, që lidhet me mënyrën se si e kupton ai raportin mes titullarit të shërbimit diplomatik dhe punonjësve të këtij shërbimi. Z. Cakaj është shprehur publikisht se: “Kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e detyrës”. Një deklaratë e tillë shpreh një mentalitet rural, paramodern, që bie ndesh me parimin weberian të organizimit e të funksionimit të administratës në një shtet modern, mbështetur mbi kritere racionale-legale. Marrëdhëniet e titullarit të ministrisë së jashtme me punonjësit e shërbimit diplomatik nuk janë marrëdhënie personale, që i pari mund t’i shkëpusë në mënyrë të njëanshme, voluntariste, thjesht me vullnetin e tij (dhe për arsyet e tij); ato janë marrëdhënie institucionale dhe rregullohen—lidhen e zgjidhen—në mënyrë institucionale, që do të thotë në mënyrë të ligjshme e joarbitrare.

Reformë pa substancë

“Reformës” së zëvendësministrit Cakaj i mungon një substancë, një thelb racional, i shprehur dhe i argumentuar qartë, që do ta legjitimonte atë. Artikulimi më i plotë që kam dëgjuar prej tij deri në momentin që shkruaj këto radhë është ky formulim absurd: “Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse është përfaqësuesja dhe artikuluesja e interesave të brendshme të Shqipërisë, nuk mund të shkëputet as sesi nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për zhvillimet e jashtme”. Edhe pse nuk jam në gjendje ta kuptoj se çfarë ka dashur të thotë z. Cakaj me këtë lëmsh tautologjik fjalësh, shpresoj që ai të ketë dashur të thotë atë çka unë e kam formuluar 20 vite më parë, se “politika e jashtme më e mirë për Shqipërinë do të ishte një politikë e brendshme e mirë”. Me këtë, në kontekstin në të cilin shkruaj sot, dua të them se asnjë reformë në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë nuk mund të kryhet e të ketë sukses nëse nuk reformojmë mbarë shoqërinë shqiptare—në radhë të parë politikën e brendshme të këtij vendi.

Një ndër gjërat e dobishme që mund të bënte Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në kushtet e sotme të vendit tonë, si pjesë e përpjekjeve për të reformuar shërbimin diplomatik, do të ishte që, mbështetur mbi një strategji të qartë, të mund të përcaktonte rrugë e metoda efektive për të rritur rolin e diplomacisë publike, në mënyrë që të informojë e të influencojë opinionin e huaj publik, veçanërisht atë europian, mbi transformimet e mëdha që janë kryer në vendin tonë në këto tri dekada, pas përmbysjes së diktaturës së proletariatit, si dhe mbi vlera të tilla themelore humane, si pluralizmi, toleranca fetare, demokracia etj., të cilat duke u bërë dita-ditës pjesë e realitetit politik e shoqëror shqiptar, rezonojnë me vlerat e qytetërimit europian dhe me ato të komunitetit trans-Atlantik.

Për shkak të institucioneve shtetërore të dobëta, krizave të përsëritura politike dhe mungesës së herëpashershme të stabilitetit në vend, imazhi i Shqipërisë në vendet e Bashkimit Europian ka qenë e vazhdon të jetë, përgjithësisht, jo shumë pozitiv. Përmirësimi i këtij imazhi nuk është një gjë e lehtë dhe kërkon kohë. Imazhi i një vendi është si nami i njeriut. Imazhi negativ, ashtu si dhe nami i keq, është vështirë të ndryshohet. Në krye të dikasterit që merret me procesin e integrimit europian dhe me punët e jashtme të shtetit shqiptar, z. Cakaj ka detyra e përgjegjësi shumë më të mëdha e më substanciale për të përmbushur sesa kjo “iniciativë reformatore” që po trumbeton me zhurmë çdo ditë. Një diplomaci publike efektive e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe e misioneve tona diplomatike nëpër botë, por kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, është vetëm një prej tyre dhe kërkon imagjinatë dhe aftësi të zhvilluara diplomatike, të cilat nuk krijohen vetvetiu e nuk formohen thjesht duke zëvendësuar disa diplomatë me të tjerë.

Reformë pa proces

Një platformë reformuese në sektorin e shërbimit të jashtëm do të duhej të ishte një platformë shtetërore—e diskutuar, e konsultuar dhe e hartuar me shumë kujdes nga diplomatë dhe ekspertë në fushën e politikës së jashtme, të diplomacisë, të së drejtës ndërkombëtare, të marrëdhënieve e të institucioneve ndërkombëtare, si dhe nga intelektualët publikë më të shquar të vendit. Një platformë reformuese për shërbimin e jashtëm do të duhej patjetër të diskutohej e të miratohej nga disa komisione të Kuvendit të Shqipërisë—nga Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Integrimin Europian dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare—dhe të votohej në Parlamentin e Shqipërisë me konsensusin e të gjitha forcave politike të vendit, e jo të mbështetej e të duartrokitej vetëm nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Si shprehje e interesave kombëtarë më jetësorë në fushën politike, social-ekonomike e të sigurisë, parimet themelore të politikës së jashtme, që përbëjnë shtyllat mbi të cilat ngrihet e duhet të reformohet shërbimi diplomatik, duhet të përcaktohen me konsensusin e të gjitha palëve e të respektohen prej tyre. Politika e jashtme e një vendi është një barrë dhe një përgjegjësi kolosale për t’u mbajtur vetëm nga Ministria e Jashtme, për të mos thënë nga një individ i vetëm, siç mund të kuptohen fjalët e z. Cakaj, në daljen e parë publike të tij në krye të atij dikasteri, në janar të këtij viti, kur pohoi—krejt pa inteligjencë—se, nën drejtimin e tij, “politika e jashtme e Shqipërisë nuk do të ndryshojë”.

Reformë pa një synim strategjik

Cili është synimi që kërkohet të arrihet me “reformën” e z. Cakaj? Që të largohen nga shërbimi diplomatik të paaftët, “miqtë”, “krushqit politikë” apo “klanet e kujtdoqoftë” (kjo duhet bërë dhe duhet bërë serioizisht) dhe të punësohen në këtë shërbim “më të dalluarit”? Po më tej? Ç’duhet bërë që politika e jashtme dhe shërbimi diplomatik të ndryshojnë për mirë?

Si qytetar i kësaj republike dhe si një ekspert i politikës së jashtme dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, unë jam i interesuar të di se çfarë mendon zëvendësministri Cakaj për qëllimet strategjike afatmesme e afatgjata dhe për prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë, për pozitën gjeopolitike të tij në rajon, për marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, me Serbinë, me Kosovën dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen, si dhe për konjukturat gjeopolitike ndërkombëtare. Në përputhje me to, dëshiroj të di se çfarë objektivash strategjikë afatmesëm e afatgjatë mendon z. Cakaj se duhen formuluar, planifikuar e synuar të realizohen nga qeveria shqiptare, në veçanti nga ministria që atij i është besuar të drejtojë?

Formulimi i qëllimeve strategjike kërkon një vështrim të qartë strategjik dhe një perspektivë strategjike për zhvillimet e ardhshme, që t’u kushtojë vëmendje strategjike rrethanave të reja të krijuara në periudhën në të cilën jetojmë, rreziqeve strategjike (për të qenë në gjendje t’i shmangim), si dhe sfidave strategjike (për të qenë në gjendje t’i përballojmë ato). Z. Cakaj, ma ha mendja, e di se, në kohën e sotme po ndodhin ndryshime strategjike të rëndësishme, të cilat kërkojnë formulimin e koncepteve strategjike të reja dhe, mbështetur në to, konsiderata dhe analiza strategjike të informuara e largpamëse. Shqipëria ka nevojë për një mendim strategjik të kualifikuar, i cili të evidentojë nevojat strategjike të shoqërisë sonë, të parashtrohet sistematikisht në dokumente strategjikë shtetërorë të rëndësishëm, mbi bazën e të cilëve të merren vendime strategjike, që përcaktojnë drejtimet strategjike të politikës shtetërore dhe veprimet strategjike të qeverisë dhe, ipso facto, tërë veprimtarinë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Të gjitha këto duhet të synojnë rritjen e shkallës së pavarësisë strategjike të vendit tonë nga kushtëzimet dhe qëndrimet voluntariste të shteteve të tjerë, si dhe të faktorëve të tjerë rajonalë e ndërkombëtarë.

Zëvendesministrin Cakaj nuk e kam dëgjuar të thotë asnjë fjalë për këto çështje substanciale të politikës së jashtme, që s’kanë të bëjnë me shkarkimin e diplomatëve apo heqjen e targave të automjeteve të konsujve të nderit.

Reformë pa reformatorë

Së fundmi, me të drejtë mund të pyesim: Kush do e bëjë reformën në shërbimin e jashtëm? Urdhërat, vendimet, udhëzimet e zëvendësministrit? Çdo reformë, përveçse kërkon një platformë të qartë, një proces vendimmarrës dhe synime të realizueshme, kërkon edhe njerëz reformatorë. Z. Cakaj thotë se këta janë “më të dalluarit”. Por kush i dallon dhe i zgjedh më të dalluarit? “Ekselenca” e tyre? Këtë kriter e përmbushin mijëra vetë—dhe jo vetëm nga radhët e atyre që janë njëzetë ose tridhjetë vjeçarë. Ekselenca është një term kaq relativ dhe kaq shumë i shpërdoruar te ne, sa me të mund të abuzohet pa fund. Unë druaj se ndër ata që janë “ekselentë”, më ekselentët, ata të vërtetët, do të mbeten jashtë sistemit të shërbimit diplomatik, sikurse ka ndodhur sa e sa herë në dikasterë të tjerë. Te ne, Miku dhe Interesi janë institucione shumë herë më të rëndësishëm sesa ligji, dhe klientelizmi triumfon më lehtë sesa meritokracia.

Por, edhe nëse supozojmë se në shërbimin e jashtëm të vendit tonë do të kemi, këtej e tutje, vetëm diplomatë të kualifikuar e të zotë, pra “më të dalluarit”, çfarë do bëjë me ta z. Cakaj, i cili, për hir të së vërtetës, ka një karrierë efemere në politikën shqiptare dhe, me çdo gjasë, nuk do të qëndrojë për shumë kohë në detyrën që i është ngarkuar? Çfarë do të reformojë ai në shërbimin diplomatik shqiptar dhe si konkretisht do ta bëjë këtë?

Pikëpyetjet janë të mëdha, ndërsa arsyet për të qenë skeptikë janë të shumta. Studentët “ekselentë” që kërkohet të punësohen në shërbimin e jashtëm nuk mund ta reformojnë sistemin. Notat 9-ta dhe 10-ta që ata kanë marrë në shkollë përkthehen në njohuri dhe në aftësi diplomatike; ato nuk janë përvojë dhe as talent diplomatik. Refoma nuk bëhet me nota të mira, aq më tepër kur notat në shkollë, ashtu si votat në zgjedhje, në Shqipëri, ende vazhdojnë të shiten e të blihen.

***

Nga sa është shprehur publikisht deri më sot, vetë z. Cakaj nuk duket se mund të jetë një reformator i sistemit të shërbimit diplomatik, por thjesht një administrator që merret me lëvizje të personelit diplomatik e atij konsullor që kanë plotësuar kohën e shërbimit në një mision jashtë vendit, ose që janë emëruar jashtë kritereve profesionalë, si dhe me heqjen e targave diplomatike automjeteve të konsujve të nderit në vendin tonë. Por këto nuk janë reformë dhe me këto, askund në botë, nuk merret titullari i ministrisë së jashtme. Me keto punë merren Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria e Protokollit të Shtetit. Një “reformë” e tillë nuk është veçse një term tjetër për të thënë “rutinë”.

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.