• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Dhjetor, 2023
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko: BSH, 2 strategji në mbështetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

    Shqipëri-Kosovë, autoritetet kombëtare të Ushqimit forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    KE prezanton një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë 6 miliardë euro grante dhe kredi

    Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria vendi i nderit i ITB Berlin 2025, panairit më të madh të turizmit në botë

    Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

    Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, Mete: Parashikojmë rritje ekonomike prej 3.8%

  • POLITIKË

    PS mbledh sot Kongresin, 6 panele me analiza specifike për çdo sektor

    111-vjetori i krijimit të Postës Shqiptare/ Balluku prezanton risitë për një shërbim me cilësor

    Ambasadori i ri i BE-së, Silvio Gonzato i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj

    Qeveria amerikane mbështet Shqipërinë për kontrollin e eksporteve dhe sigurinë kufitare

    Presidenti Begaj me banorët në Peqin: Të nxisim, mbështesim dhe promovojmë produktet vendase për vazhdimësinë e ruatjes së traditës

    “JU FLET TIRANA”/ 85-vjetori i Radio Tiranës, Presidenti Begaj: Promovuese e Shqipërisë dhe e potencialeve të saj

    Kryeministri Rama pret homologun portugez: Projekte inovative digjitale

    Samiti i Klimës COP 28, Rama: Shqipëria, një prej vendeve të rralla që s’ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë

    DASH-i konstaton dobësi në trajtimin e të dënuarve në Shqipëri dhe Kosovë për vepra që lidhen me terrorizmin

  • SOCIALE / KULTURË

    Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore

    “Roads untraveled”, ekspozita e ATSH që sjell udhët e pashkelura në panairin Klik Ekspo Group

    Nga Muzeu Kombëtar te burgu famëkeq i Spaçit, zbardhen projektet e kulturës për 2024

    Aktivitetet për 111-vjetorin e Pavarësisë, Seferi: Marrin pjesë 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse

    Samiti i Diasporës/ Prof. Altimari: Gjuha arbëreshe, mundësi për t’u rivitalizuar

    Historia e një kryeqendre të madhe përmes një cikli dokumentarësh

    Nëntori i flamurit, nisin ditët e Javës Kulturore Kombëtare

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori rus në Shqipëri z. Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

  • OP/ED

    25 Vjet Kushtetutë – Një analizë e identitetit të Kushtetutës dhe sfidave në zbatimin e Saj

    “Gjithsesi, nuk do të ketë luftë në Ballkan”!

    Kina dhe Modernizimi: një filozofi e re zhvillimi

    Masakrat me armë, kjo sfidë tragjike amerikane!

    Kina dhe bota në një dekadë të nismës “Një brez, një rrugë”

    Dollari amerikan përballë BRICS!

    Historia e martirizimit të Ulmas duhet të njihet botërisht

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BDI propozon Talat Xhaferin për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut

    30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Kryediplomati i Shkupit në Tiranë, Dancho Markovski: “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dy aktorë që gjenerojnë stabilitet në rajon”

    Baerbock Serbisë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

    SHBA shpall si person non grata ish-zëvendës kryeminstrin maqedonas, Koço Angjushev

    Maqedoni e Veriut, palët dakordësohen për zgjedhje të dyfishta në pranverë

    Saga e rregjistrimit të popullsisë në Malin e Zi

  • MAGAZINË

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

    Suedezja Loreen fiton Eurovision Song Contest 2023

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Retorika dhe realitetet e rrezikshme alternative

29 Nëntor, 2020
in FOKUS, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji KOTE

Tipar dallues i regjimeve me prirje autoritare dhe populiste është retorika boshe dhe sajimi i realiteteve të ndryshme e të kundërta me ato ekzistuese, ku vitet e fundit shquhet presidenti Trump. E filloi qysh më 21 janar 2017 me pretendimin se ceremonia e inaugurimit ishte më e madhja në histori, kur realiteti ishte krejt ndryshe; ndërsa, më 14 nëntor u tha se në protestën kundër “vjedhjes së votave” në Washington ishin 1 milion vetë, por në fakt ishin vetëm disa mijëra. Nga ana tjetër, të pretendosh për vjedhje dhe falsifikim masiv votash në SHBA-të me tradita demokratike 230-vjeçare dhe të mos urosh për herë të parë qysh nga viti 1792 fitoren rekord të Biden me një diferencë prej 7 milionë votuesish dhe 74 vota më shumë në Kolegjin Zgjedhor dhe të bësh thirrje për përmbysjen e rezultatit, do të thotë se Trump jeton në një realitet tjetër. Ndonëse Conway, ish-këshilltarja e tij e komunikimit, i quan me terma eufemikë “fakte dhe realitete alternative

Siç pohojnë shumë ekspertë dhe politologë në SHBA, ka filluar fabrikimi i së vërtetës, që sipas Obamës “po degradon”, mbasi “faktet nuk kanë më rëndësi”. Po ndodh çka pohon Hannah Arendt, se “subjekt i liderëve autoritarë nuk janë më komunisti dhe nazisti, por njerëzit në masë; për ta pothuajse nuk ka më dallim midis faktit dhe realitetit, së vërtetës dhe gënjeshtrës”. Mirë, kjo e zhyt demokracinë në errësirë. Ndaj dhe “CNN” kanë lançuar fushatën “Të parat faktet” (facts first).

Kur janë në opozitë, populistët vetëm e mohojnë, nxijnë dhe demonizojnë realitetin; por, kur vijnë në pushtet, realitetin e tyre e “pikturojnë” rozë, glorifikojnë gjithçka, duke quajtur sukses edhe dështimet, siç ka ndodhur me COVID-19 në SHBA pavarësisht nga mbi 250.000 viktimat. Në kushte normale, kjo nuk do të ishte problem, sepse demokracia i lejon idetë, mendimet dhe këndvështrimet e kundërta dhe alternative. Mirëpo shqetësimi i madh këtu është “shenjtërimi” i tyre, duke e bërë të vërtetën “pronë” ekskluzive të qeverisë; veç kësaj, nëpërmjet shantazhit dhe masave represive ndaj opozitës, medias, personaliteteve të ndryshme dhe medias me të vërtetat e tyre, përçahet shoqëria dhe futet gjuha e urrejtjes, çka u hap rrugën dhunës dhe ekstremizmit. Kështu, Trump e konsideron median “armike të popullit”, ndërsa te ne ajo quhet “kazan” etj. Veç kësaj, liderët neo-populistë nuk lejojnë hapësira diskutimi e debate, sillen me arrogancë ndaj mendimit ndryshe, duke përjashtuar edhe rikthimin e opozitës në pushtet, sepse “e kemi provuar më parë”. Kjo ndihmon qeveritarët që të shmangin llogaridhënien, të fshehin realitetet e hidhura dhe të largojnë vëmendjen publike nga telashet e ditës. Për pasojë, këto të “vërteta alternative” e ndajnë shoqërinë në “ne dhe ata”, “miq dhe armiq”, “të mirë dhe të ligj”, çuditërisht si në monizëm! Ja, Salvini i Italisë ulërin për “çakejtë në Bruksel”, të tjerë flasin për “tiraninë e Brukselit, Parisit e të Berlinit”. Disa liderë të ish-Lindjes e krahasojnë BE-në me Bashkimin Sovjetik, ndërsa Brukselin me Moskën. Më tej, këto fakte alternative përdoren për t’iu kundërvënë realiteteve dhe arritjeve të deritanishme demokratike. Kështu, Hungaria dhe Polonia kanë dalë me variantin e “demokracisë iliberale”, duke bllokuar tani së fundi edhe buxhetin e BE-së!

Për fat të keq, kjo dukuri tejet negative po bëhet mbizotëruese edhe në vendin tonë. Shumica e sotme po pohon dhe bën të kundërtën e ish-oponencës së saj lidhur me azilin, papunësinë, krimin, korrupsionin, integrimin në BE etj. Debatet, argumentet dhe alternativat po zëvendësohen me gjuhën e drunjtë, etiketime dhe insinuata personale ndaj kujtdo që del kundër realiteteve të Rilindjes! Dhe Plani alternativ me pesë pika i opozitës për përballimin e COVID-19 krahasohet nga shumica qeverisëse me “pesë pika uji” në vend të vlerësimit dhe objeksioneve të rastit! Por dhe opozita ka “kusuret” e saj. Kështu, lidershipi i saj pothuajse e ka krijuar qysh tani realitetin virtual të fitores më 25 prill! Demek “më 25 prill do të bëhet nami” dhe se “merr fund kjo shumicë”! Mirëpo ky realitet i parakohshëm opozitar nuk krijohet me britma dhe betime nëpër konferenca shtypi e rrjete sociale, as vetëm me zgjedhje të brendshme demokratike, por me alternativa të dallueshme, të besueshme dhe bindëse. Ndryshe, opozita mund të ketë një fat edhe më të keq se në qershor 2017 dhe 2019 kur kishte shpallur fitoren aventurë!

Por, nëse siç thoshte Kenedi “politika e brendshme mund të të dështojë, e jashtmja mund të të vrasë”. Ndaj, po ndalemi në 3 aspekte madhore të politikës sonë të jashtme lidhur me rrezikshmërinë e realiteteve alternative. Dihet se negociatat nuk po çelen vetëm për mosplotësimin e të paktën 5 nga 15 kushtet e njohura. Këtë realitet të padiskutueshëm e njohin opozita, media, ekspertët, shoqëria civile dhe jashtë vendit BE-ja dhe aktorë të tjerë politikë. Por, lidershipi qeveritar “ngul këmbë si mushka” në realitetin e tij televiziv; me justifikimin se i “kemi kryer detyrat”, se vetëm pret të vijnë ta çojnë “hopa” në negociata; apo dhe me “dinamikat e brendshme dhe zgjedhjet” në vende të caktuara të BE-së. Siç kemi përmendur edhe më parë, këto të fundit mund të luanin rol deri vitin e kaluar kur ishin zgjedhjet europiane dhe gjetkë. Mirëpo, situata ndryshoi rrënjësisht pas tetorit 2019; më 25 mars 2020, në kulmin e pandemisë COVID-19, BE jo vetëm që nuk e shtyu vendimin, por e shprehu qartë mesazhin e saj me një “Po” të shpejtë dhe brenda këtij viti. Në maj, Komisioni akordoi 3,3 miliardë euro për koronën për Ballkanin Perëndimor, veç 1,15 miliardëve që kishte mbledhur në shkurt për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Këtë mbështetje, BE-ja e rikonfirmoi dhe e përforcoi më 6 tetor, me miratimin e Paketës gjigande Ekonomike për rajonin me 9 miliardë euro. Atëherë, nëse do të ishte për “dinamikat e brendshme dhe zgjedhjet” që janë proces i vazhdueshëm, përse duhej që BE-ja të ndërmerrte gjithë këta hapa në mbështetje të rajonit dhe Shqipërisë? Rreziku i këtij “realiteti alternativ” është se nuk ofron shanse për negociatat as vitin tjetër.

Veç kësaj, qeveria përdor si “gjethe fiku” edhe një realitet pjesor, duke “shpikur” një BE ndryshe. Sipas saj, ajo që ka rëndësi është Komisioni, deri diku Parlamenti Europian dhe disa vende me peshë. Mirëpo, edhe “bufi e di” se BE-ja përfshin në radhë të parë 27 vendet anëtare, nga Gjermania e madhe te Malta e vogël. Se janë ato që krijuan BE-në, që kanë zgjedhur dhe ngarkuar Komisionin të bëjë propozime dhe t’u raportojë atyre, siç kanë krijuar dhe Europarlamentin, Shërbimin e Jashtëm, Gjykatën Europiane etj. Ca më tepër tani e tutje kur gjithkush në BE do të “rrijë gatitu përpara çdo vendi anëtar”. Bllokimi i çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut vetëm nga Bullgaria që nuk deshi t’ia dijë për asnjë “të madh” është dëshmia më e freskët e këtij realiteti. Ndërsa ndaj nesh ka më shumë se një vend skeptik.

Si për ta vështirësuar edhe më shumë punën tonë, po kalohet dhe në digresion/diversion të hapur ndaj vendeve të ndryshme anëtare. Kështu, kryeministri Rama u është referuar Suedisë, Finlandës e ndonjë vendi tjetër se, demek, nuk i kanë më të ulëta standardet demokratike se vendet hezituese ndaj nesh! Një pohim i tillë tregon mosnjohje të realiteteve historike brenda BE-së, ku secili vend ka rolin, peshën, specifikat dhe qëndrimet e veta. Ja që kështu është bërë dhe funksionon ajo, për mirë apo për keq. Pastaj, në respekt të Suedisë dhe Finlandës që kanë aderuar në vitin 1992 dhe 1995, po aq, madje dhe më shumë respekt do treguar sidomos për Gjermaninë, Francën dhe Holandën. Ato janë bashkëthemelueset e BE-së, duke treguar më se njëherë se të “bëjnë gjëmën kur luan” me demokracinë.

Duke kaluar te Kosova, dihet tashmë realiteti i njohur dhe ndërkombëtarisht për regjimin shtypës dhe krimet ndaj njerëzimit të regjimit të Millosheviçit, luftën heroike të popullit të Kosovës dhe UÇK-së, mbështetjen ndërkombëtare, pavarësinë dhe kursin e saj euroatlantik. Mirëpo, tri javët e fundit, janë artikuluar akuza dhe sulme politike të paprincipta ndaj liderit të opozitës; dashur pa dashur ato rrezikojnë krijimin e një realiteti tjetër fantom por tejet të dëmshëm për Kosovën. Duke krijuar perceptimin e gabuar se shkaktari i asaj tragjedie dhe procedimit në Hagë të liderëve të UÇK-së na qenka lideri i opozitës Basha; i cili ka shërbyer si përkthyes dhe ndihmës ligjor pranë UNMIK të OKB-së, a thua se ishte pjesë e UDB-së! Madje, shumica depozitoi edhe një nismë ligjvënëse në Kuvend lidhur me Raportin e Dick Marty-t. Pa konsulencë me KiE-në, tejet vonë, pa relevancë, pa kurrfarë shansi dhe më shumë gjasa për bumerang ndaj nismëtarëve dhe imazhit të vendit tonë. Ca më tepër që akuzat për trafikim organesh në Shqipëri janë nulifikuar nga drejtësia. Në fakt, Rezoluta e 25 Janarit 2011 e KiE-së nuk miratoi përmbajtjen e raportit të Marty-t, por vetëm kërkoi hetimin e fakteve dhe akuzave politike nga organet gjyqësore që u ngritën më vonë. Atëherë, përse duhej votuar kundër kur Kosova dhe Shqipëria me të drejtë e kishin hedhur poshtë politikisht raportin në fjalë, por edhe ishin shprehur të hapur për çdo hetim dhe kur “nuk e kishim mizën nën kësulë”? Ca më tepër, kur vetë KiE-ja kishte pohuar me zë të lartë se Rezoluta nuk hidhte dyshime dhe nuk njolloste popullin martir të Kosovës dhe UÇK-në! Por, edhe sikur të kishim votuar kundër ata 4 apo 10 deputetë tanët, kjo nuk do të kishte kurrfarë ndikimi përkundrejt 169 votave të tjera pro, vetëm 8 kundër dhe 14 abstenimeve! Pastaj, po aleatëve tanë në BE dhe NATO që e mbështetën pothuajse të gjithë, ç’t’u thoshim? Vërtet që ky realitet alternativ që synohet të sajohet ndoshta mund t’i shtojë ca pikë shumicës në zgjedhje; por, nga ana tjetër, ajo “çon ujë në mullirin” e propagandës serbe, e furnizon atë me “karburant dhe municion” të dobishëm kundër nesh, Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve.

Në mbyllje, diçka lidhur me krijimin e Tregut të Përbashkët Ballkanik; një ide e kahershme e aktualizuar gjatë Procesit të Berlinit nga viti 2014 e këtej. Projekt që po materializohet nga CEFTA, ku janë të gjitha vendet e rajonit, pa zhurmë dhe gërr-vërre. Mirëpo, dy vite më parë, pamë konturimin e një realiteti tjetër, me nismën e Vuçiç me përkrahjen e Rama- Zaev, duke e ambalazhuar si “Mini-Shengen”. Pikëpyetjet dhe dyshimet për këtë realitet alternativ që mbivendosej pa të drejtë ishin të shumta te ne, në rajon dhe gjetkë. Përse pikërisht vjet, kur BE-ja ende nuk po jepte ‘Po’-në për negociatat, kur Kosova lëngonte nën peshën e krizave të brendshme dhe agresivitetit serb lidhur me çnjohjet e saj? Përse ky ngut, kur edhe dy vende të tjera veç Kosovës hezitojnë dhe kundërshtojnë? Kur nuk kishte asnjë analizë dhe studim mbi kostot/përfitimet, dhe ku Serbia dilte fituesja më e madhe ekonomike, por dhe politike, plus imazhit të saj të kuruar për bukuri dhe me stil, ama në dëm të Kosovës? Ca më keq akoma, kur Serbia që hiqet aq e moderuar, nuk e njeh dhe as nuk do ta njohë Kosovën? Në këto kushte dhe përplasje, me shumë të drejtë, Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Sofje, më 10 nëntor, i dha fund kësaj “molle sherri” dhe “mes vedi”, duke folur vetëm për tregun unik dhe zonën ekonomike në Ballkanin Perëndimor./gsh

Tags: joe bidenJorgji Koteusa

Related Posts

FOKUS

Konsolidimi i marrëdhënieve Kinë-Evropë, si partnerë strategjik gjithëpërfshirës

11 Dhjetor, 2023
Kryesore

30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Kryediplomati i Shkupit në Tiranë, Dancho Markovski: “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dy aktorë që gjenerojnë stabilitet në rajon”

8 Dhjetor, 2023
SHQIPËRI

Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore

8 Dhjetor, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ambasadorët Wisner-Gonzato: Partneritet në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

11 Dhjetor, 2023

Konsolidimi i marrëdhënieve Kinë-Evropë, si partnerë strategjik gjithëpërfshirës

11 Dhjetor, 2023

Zgjedhjet nën hijen e gjysëmpresidentit

10 Dhjetor, 2023

Antonio Guterres i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të nxisë për armëpushim në Gaza

8 Dhjetor, 2023

Dita e Rinisë, Wisner: Rrjet rinor për adresimin e çështjeve lokale

8 Dhjetor, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.