Sanksionet mund ta detyrojnë Rusinë të fillojë Luftën e Tretë Botërore.

Gjeopolitika[i]

Ka filluar tashmë lufta ekonomike e Perëndimit me Rusinë në truallin e Europës dhe në nivel global si zëvendësim i konfliktit direkt luftarak ose, duke patur arasysh faktin nëse Rusia do të shkatërrohet eknomikisht, mund të ndodhë shumë lehtë që udhëheqësi i saj të vendosë për përshkallëzim të përgjithshëm luftarak. 

Lufta në Ukrainë do ti japë përgjigje pyetjes nëse ka mundësi që instrumenti ekonomik i luftimit, i pari i këtij lloji pas Luftës së Dytë Botërore i përdorur nnga ShBA-të dhe Perëndimi kundër një fuqie tjetër botërore dhe kjo në kushte lufte, do të ketë efekt të mjaftueshëm në nivel strategjik ose do të tregojë se lufta ekonomike dhe zbatimi i sanksioneve mund të ketë sukses vetëm kundër shteteve shumë më të dobëta ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Lufta do ti japë përgjigje pyetjes nëse arma ekonomike e zbatuar kundër Rusisë do të bëhet pjesë përbërëse e arsenalit të fuqive të mëdha në larjen reciproke te hesapeve dhe kësisoj të ndryshojë formën e luftimit në shekullin 21, sikurse shpresojnë ekspertët e luftës, apo do të mbetet si  zëvendësuese për të drejtën e luftimit ose më mirë të  themi plotësuese e veprimtarisë ushtarake duke mbetur kështu në kuadrin e armës alternative kundër më të dobtëve dhe më të vegjëlve.

Kjo do të varet nga efekti që do të kenë në Rusi sistemi i zbatuar i sanksioneve ekonokmike dhe financiare për të cilët ShBA-të dhe aleatët në këtë moment besojnë se do të jenë tejet të efektshme dhe do ti detyrojnë rusët ti ndryshojnë planet. Këtë dilemë do ta zgjidhin rezultatet e luftës në Ukrainë ose më mirë të themi, duke patur parasysh mundësinë e zgjerimit të saj, luftës në Europë. Sepse, Europa gjatë shekujve 19 dh 20 ka qënë përherë poligon i armëve dhe doktrinave të reja të luftës dhe për këtë nuk ka arësye të mos jetë e tillë edhe në shekullin 21.

Eksperiment i madh

Gjithsesi ka nisur një eksperimet i  madh. Ka filluar lufta gjithëpërfshirëse ekonomike mes Perëndimit dhe Rusisë në trullin europian dhe në nivel global si zëvendësim i larjes reciproke luftarake të hesapeve, ose gjë ka shumë mundësi, si uverturë e saj. Perëndimi i udhëhequr nga ShBA-të, duke evituar përplasjen direkte luftarake me Rusinë, iu përgjigj pushtimit rus në Ukrainë, në vend të instrumentave luftarake, me një rrjet të ndërlikuar sanksionesh ekonomike pa precedent në historinë e afërt.

Deri tani sanksionet dhe masat e tjera të detyrimit ekonomike janë zbatuar shumë herë nga ana e Perëndimit dhe e ShBA-ve ndaj kundërshtarëve shumë më të  dobët si përshembull Zimbabvesë në kohën e pushtetit të Robert Mugabes, Libisë, Irakut në kohën e Sadam Huseinit, Kubës, Koresë së Veriut dhe deri diku ndaj një lojtari më të fortë, Iranit, i cili mund të themi se ishte shteti më i fortë që i është ekspozuar sanksioneve. Por efeketet e sanksioneve ndaj këtyre kundërshtarëve të dobët nuk u dhanë strategëve perëndimorë shumë arësye për optimizëm. Në asnjë rast ata nuk arritën të ndryshojnë politikën e shteteve ndaj të cilëve u zbatuan sanksionet, ndërsa efekti maksimal ishte varfëria dhe mundimet e popullsisë që gjithsesi nuk çuan në rrëzimin e regjimeve në fuqi.

Krahas kësaj, eksperienca historike tregon se zbatimi i instrumenteve ekonomikë të luftimit, përfshirë edhe sanksionet dhe vendosja e barrierave tregtare kundër shteteve të fuqishme siç ishin dikur Japonia dhe Gjermania pas Luftës së Parë Botërore, patën pikërisht efektin e kundërt. Masat ekonomike kundër tyre në vitet 20 dhe 30 të shekullit të kaluar vetëm sa i dhanë impuls planeve të tyre strategjike dhe i detyruan që rrugëdaljen nga bllokada ekonomike dhe interesat e tyre strategjike të përpiqen ti realizojnë me luftëra të mëdha. Përveç kësaj, i nxitën ata që në luftërat e filluara, nëpërmjet intensifikimit të veprimtarisë ushtarake të përpiqen ti realizojnë synimet e tyre luftarake para efekteve të pritshme të sanksioneve në ekonomitë dhe kushtet e tyre të brendshme politike.

Aksion dhe reaksion.

Shtërngimet ekponomike të Gjermanisë në periudhën mes dy luftërave sollën në pushtet nacionalsocialistët, të cilët filluan revizionimin e rendit të vendosur të paqes në Europë. Sanksionet amerikane kundër Japonisë për shkak të agresionit të saj ndaj Kinës dhe fillimit të zgjerimit nëpër territoret aziatike, zona këto nën kontrollin amerikan dhe fuqive europiane të kohës, nuk e penguan Tokion në vazhdimin e veprimtarisë së saj luftarake, përkundrazi, nxitën përpjekjet për ta nxjerrë nga loja Amerikën në Pacifik dhe në Azi dhe në fund të fundit sollën sulmin në Perll Harbor.

Përballje ekonomike kishte edhe gjatë kohës së Luftës së ftohtë. Por këtë herë ka nisur një luftë e vërtetë ekonomike gjithëpërfshirëse me presione masive ekonomike dhe financiare kundër Rusisë dhe në këtë luftë, për herë të parë pas vitit 1945, instrumentet ekonomike të luftimit janë orientuar ndaj shtetit që është fuqi botërore dhe për më shumë bërthamore dhe një prej lojtarëve globalë në skenën botërore.

Për këtë është reale të parashikohet se, si edhe në çdo formë tjetër luftimi, edhe në këtë luftë të madhe ekonomike do të pësojë humbje edhe pala tjetër. Për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura kundër Rusisë, humbet edhe Perëndimi dhe kryesisht Europa.

Mundësia e rezistencës ruse ndaj presionit ekonomik dhe kundërpërgjigja e saj shihet në mundësinë e ndalimit të furnizimit të Europës me energjentë gjë e cila do ta godasë rëndë edhe vetë Rusinë, por nuk ka dyshim se do ta lëkundë edhe Europën. Të njëjtin efekt do të ishte edhe mbyllja e dyerve të Europës për naftën dhe gazin rus.

Lufta ekonomike e filluar në mënyrë të paevitueshme do të përshkallëzohet sepse bëhet fjalë për lojë të madhe nga të dyja palët. Politika dhe ekonomia amerikane në këto kushte do të përfitojnë. Por, sikurse dihet pala ruse sëbashku me atë kineze, në kushtet e kësaj lufte ekonomike, po bëjnë gjithçka që të shtyjnë mënjanë dollarin e militarizuar, fillimisht në tregjet e Azisë dhe të Afrikës, kësisoj ka shumë mundësi që edhe pala amerikane të pësojë hujmbje të mëdha.

Dhoma e errët

Mënyrat e luftimeve jo rallë gjatë historisë kanë ndryshuar pavarësisht nga vetëdija apo vullneti i atyre që i kanë nisur dhe udhëhequr ato. Lufta është si të hysh në një dhomë të errët, në të cilën, derisa të ndezësh dritën, nuk e merr vesh se ku ke hyrë – kjo është një thënie që i mvishet aventurierit luftarak Adolf Hitlerit. Ai që nuk arrin të parashikojë ndryshimet në metodologjinë e luftës, të mësojë në kohën që ajo vazhdon dhe të nxjerrë mësimet përkatëse, paguan çmim shumë më të lartë. Për këtë, strategët e fuqive botërore udhëheqëse po shfrytëzojnë eksperiencën e luftës në Ukrainë dhe luftën ekonomike me Rusinë në mënyrë që ta përfshijnë atë në doktrinat e tyre politike dhe të mbrojtjes. Mund të themi lirisht se ata presin më me padurim mësimet që mund të dalin nga lufta ekonomike sesa nga ato që ngjajnë në arenën e luftimeve. Shfaqja e njësive të motorizuara dhe përdorimi i tyre masiv në Luftën e Parë Botërore hodhi poshtë doktrinat e përdorimit të kalorsisë dhe të sulmit frontal të këmbësorisë, ndërsa shfaqja tankeve para fundit të saj, si  dhe përdorimi i tyre i suksesshëm në kuadrin e njësive të motorizuara sëbashku me mbështetjen taktike të aviacionit gjatë “blitzkrieg-ut gjerman në fillim të Luftës së Dytë Botërore e dinamizuan mënyrën e luftimit.

Lufta e madhe në Ukrainë dhe Europë, sipas pikëpamjeve të shumicës së strategëve të shteteve më të fuqishme të botës, duhet të vërtetojë nëse lufta ekonomike është ndryshim i madh në mënyrën e luftimit, njëfarë pike kthese në këtë drejtim, njëlloj si ishta dalja e harkut të gjatë në betejën e Aginkurit në sajë të të cilit ushtria angleze dhe ajo e Uellsit dhjetuan kalorësinë franceze të kohës, apo shfaqja e tankeve dhe armëve bërthamore më vonë.

Lufta ekonomike kundër Rusisë erdhi si pasojë e nevojës së Perëndimit për të dhënë një përgjigje efektive strategjike ndaj agrsionit rus në Ukrainë pa qënë nevoja të përdoren potencialet e tij ushtarake në mënyrë që të evitohet konflikti direkt mes NATO-s dhe Rusisë. Për këtë drejtimi kryesor i veprimtarisë së ShBA-ve dhe aleatëve është në dy drejtime. Drejtimi i kundërpërgjigjes ishte furnizimi masiv dhe i drejtpërdrejtë me armë dhe materiale të tjera luftarake për Ukrainën krahas mbështetjes propagandistike, dhënies së këshillave dhe informacioneve nga shërbimet sekrete.

Kërkimi i rrugës

Modaliteti i dytë i përgjigjes ishte hapja e një lufte ekonomike kundër Rusisë deri tani ta paparë ndonjëherë për nga vëllimi.

Sipas vlerësimit të strategëve Perëndimorë, kjo luftë ekonomike e paprecedent  u ka dhënë strategëve Perëndimorë të politikës së jashtme një mjet të ri nga zbatimi i të cilit priten benefite të mëdha dhe vendimtare në kuadrin e luftës në Ukrainë dhe në Europë dhe te e cila mund të mbështeten në të ardhmen. Meqënëse përgjigja me sanksione do të jetë afatgjatë dhe do të zgjasë me vite të tëra sepse nuk ekziston asnjë minimum mundësish që Rusia të heqë dorë nga qëllimet e saj pikërisht tani pasi ka paguar një çmim kaq të lartë, nga ana tjetër, as ShBA dhe Europa nuk kanë për t’iu kthyer bashkëpunimit ekonomik me Rusinë dhe as kanë për të hequr sanksionet derisa Putini të jetë në pushtet. Në Perëndim llogaritet që sanksionet e përdorura për një kohë kaq të gjatë do ta godasin rëndë ekonominë ruse në vitet që vinë. Në Perëndim llogaritet që Rusia do të përballet me ndërprerjen e fluksit të teknologjisë Perëndimore, gjë për të cilën janë të panjohura mundësitë që ka Kina për të plotësuar komponentet kritike të nevojave të industrisë ruse apo të zbusë presionet ekonomike me të cilët përballet Rusia. Ministrja amerikane e financave Janet Jellen pohon se “ekonomia ruse që tani po tronditet nga sanksionet që i kemi vënë”, duke shtuar se vlera e ruajtur e rublës është e fryrë artificialisht nga Banka qendrore ruse     gjë e cila, sipas vlerësimeve të strategëve Perëndimorë nuk mund të ruhet për një kohë të gjatë.

Banka qendrore ruse e dyfishoi përqindjen e kamatës referencë në mënyrë që të mbështesë valutën e saj  dhe të ndalonte presionin ndaj bankave. Valuta ruse për shkak të efektit të sanksioneve për një kohë shumë të shkurtër ra në nivelin 150 rubla për një dollar, por me ndërhyrjen ne bankës qendrore ruse u vendos pariteti rreth 80 rubla për dollar, aq sa ishte edhe para sulmit rus në Ukrainë. Politika amerikane dhe europiane mendojnë se krahas sanksioneve ekzituese kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë. 

Në një analizës të gjatë të think–tank-ut Carnegie Endowment for International Peace të datës  11 prill 2022, me titull: “Putin’s War Against Ukraine and the Balance of Power in Europe”, të autores Shannon K. O’Neil, analiste e Council on Foreign Relations (CFR), shpjegohen arësyet e nisjes së luftës ekonomike kundër Rusisë si reaksion ndaj invazionit të saj në Ukrainë dhe efektet e saj të mundshme.

Statusi i fuqisë

O’Neil nënvizon: “Lufta pushtuese shkatrrimtare në Ukrainë sikur është ringjallur nga e kaluara brutale e Europës së shekullit 20, por ShBA-të dhe aleatët reaguan me përgjigje të shekullit 21 duke i vënë Rusisë sanksione ekonomike dhe financiare pa precedent dhe njëkohësisht duke i ofruar vëllimin e ndihmës së përshtatshme ushtarake Ukrainës. Kjo nuk ishte vetëm një përgjigje e kalibruar me synim që të evitohej përshkallëzimi me fuqinë bërthamore por njëkohësisht edhe eksperiment i guximshëm mbi mënyrën sesi gjatë këtij shekulli do të bëhen luftërat dhe do të përcaktohet statusi i fuqisë së madhe… Në vend të pushtimit fizik, qëndrimi amerikan është nënështrimi financiar dhe shkatërrimi ekonomik. Ky është një rrethim më shumë virtual sesa real i kundërshtarit, por synimi mbetet i njëjtë – të shtyjë mënjanë Rusinë. Kjo mund të ndryshojë përgjithmonë edhe metodën e politikës së jashtme të Amerikës – por edhe me pasoja të thella për pikëpamjet strategjike të Uashingtonit”- shpjegon O’Neili.

Popullsia e vendeve të varfëra lehtësisht mund të ketë vdekje nga uria

Shennon O’Neil pranon: “Natyrisht ecuria është e panjohur. Përdorimi i deritanishëm, i sanksioneve shumë rrallë, madje mund të thuhet asnjëherë, ka sjellë ndryshimin e regjimit ose përfundimin e luftës. Sikurse mund ta shohim të gjithë në rastin e Ukrainës, madje edhe këto sanksione kaq të mëdha në vëllim, vetëm në të ardhmen pritet të japin shenja të një fitoreje të dukshme. Sigurisht, Perëndimi do ta marrë vesh se sanksionet nuk janë pa pasoja, madje edhe viktima. Mungesat dhe rritjet e çmimeve mund ta shkatërrojnë ekonominë amerikane dhe atë europiane. Qytetarët, veçanërisht në vendet e varfëra në mbarë botën, mund edhe të vdesin sepse çmimet rriten në mënyrë të befasishme”

Duke e pranuar një rrezik të tillë, sipas Shannon O’Neilit, ShBA-të dhe Perëndimi gjithsesi do të dalin fitimtarë në këtë luftë ekonomike. Si konkluzion ajo pohon: “Por nëse ShBA-të fitojnë ndërsa lufta ekonomike do ta detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë ushtrinë e tij ose të humbasë fuqinë, atëherë strategjia amerikane, natyra e aleancave Perëndimore dhe hierarkia e fuqive të mëdha  do të ndryshojnë rrënjësisht në shekullin 21. Do të vërtetohet përsëri hegjemonia e ShBA-ve tashmë me një mjet të ri hegjemonie. Kjo gjithsesi do ti pengojë agresorët e ardhshëm sepse do të jetë e qartë se ata kanë pak mënyra mbrojtje nga pasojat shkatrrimtare të luftës ekonomike dhe financiare. Një zhvillim i këtillë gjithashtu do të paralajmërojë edhe një formë të re të garës jo ushtarake në armatime në të cilën kombet do të garojnë në krijimin e blloqeve të tyre ekonomike, financiare dhe tregtare rajonale duke rikonfiguruar kësisoj ekulibrin e fuqisë ekonomike. Në fund të fundit, lufta ruse në Ukrainë do të përcaktojë për të ardhem atë se çfarë do të thotë të jesh fuqi e madhe, si dhe natyrën e konflikteve që do të  zhvillohen në të ardhmen”.

Natyrisht që Perëndimi ka pritmëri të mëdha nga lufta e nisur ekonomike kundër Rusisë e cila e tejkalon tejet shumë thjesht fitoren kundër Rusisë dhe shtyrjen mënjanë të saj.

Ideve të tilla i bashkohen edhe shumica e ekspertëve gjeopolitikë, ndër të cilët është edhe i famshmi Xhorxh Fridman, themelues i korporatës së parë private të informacionit, ndërsa tani drejtues i think-thank-ut Geopolitical Futures.

Në artikullin e tij të datës 15 mars Friedmani thekson: “Leksioni më i rëndësishëm strategjik (ka parasysh luftën në Ukrainë), deri tani nuk ka lidhje as me Rusinë dhe as me Ukrainën. ShBA ka treguar se ndoshta arma më e fuqishme në botë është dollari i militarizuar. Euro-ja është në vendin e dytë dhe askush nuk do të guxonte të nënëshkruante një projekt ndërtimor të nominuar në juanë. Që të kesh ases te dollarët, duhet të kesh një derë ta hapur në FED, rezervat federale amerikane, ose në ndonjë institucion tjetër që noton në dollarë, dhe këta intitucione janë të vendosur të mos shkelin normat amëerikane”.

Aksesi në dollarë

Pra, nëse shteti amerikan ia bën të pamundur ndonjë shteti tjetër apo organizate ndërkombëtare aksesin në dollarë, nuk ekziston ndonjë mënyrë elegante dhe legale për të marrë këtë valutë, e cila sipas Friedmanit dhe shumicës së analistëve të tjerë, është ende valuta udhëheqëse në botë. Në artikullin  në fjalë ai  vijon: “Historia mbi atë sesi funksionon kjo punë me dollarin është e ndërlikuar si puna e betejës ajrore-detare, e cila ndërkohë mund të jetë vdekjeprurëse. Pa dollarë askush nuk mund të jetë i fuqishëm lokal. ShBA-të si  ekonomia tejet më e madhe në botë dhe eksportuesi më i madh mund të shkaktojë shkretëtirë. Sikurse e pati zbuluar edhe vetë Irani – mungesa  e aksesit në dollarë në kombinim me bllokimin ne eksportit mund ta sakatojë ekonominë e një kombi”.

Friedmani konkludon: “Pra, po u kthehemi mësimeve që nxirren nga kjo luftë. Zgjidhjet ushtarake, pas të cilave janë të fiksuar njerëzit, nuk janë diçka përfundimtare. Rusia mund të fitojë në këtë luftë e fitorja, edhe nëse është e shëmtuar, gjithsesi është fitore. Rusia mund ta humbasë luftën në Ukrainë, e kjo humbje asaj mund ti thotë shumë ose pak. Por ama që tani mund  të flasim për dy gjëra. E para, duket se përdorimi i dollarëve dhe aksesi në FED është një armë mbresëlënëse. ShBA-të e izlouan Rusinë pa qënë nevoja për bllokadë. Leksioni i provuar në kohën e tij me Iranin tregoi efektshmërinë e tij, ndërsa Rusisë i tregon se një mënyrë e këtillë veprimi mund të zgjerohet dhe, ajo  që është më e rëndësishmja, është një arma që që e kanë vetëm ShBA-të…Ecuria e luftës në Ukrainë ka rëndësi strategjike dhe morale. Është një ecuri ende e panjohur. Por ama ështrë vërtetuar fakti se ShBA-të kontrollojnë valutën globale ekonomike sëpaku derisa të shfaqet një valutë alternative dhe njerëzit të jenë të gatshëm të nënëshkruajnë marrëveshje pesëvjeçare me atë”.

A do ta pësojë Rusia e Putinit si BRSS e Gorbaçovit?

Qëllimi të cilin ShBA-të dhe aleatët duan të arrijnë me këtë luftë ekonomike është ta detyrojnë Rusinë të heqë dorë nga aktivitetet luftarake dhe në njëfarë përpjekje për detantë dhe reforma që mund ti ndërmarrë ndojnjë pasardhës i Putinit. Një gjë e tillë mund të jetë njëlloj destabilizuese për Rusinë sikur ishin reformat e Gorbaçovit destabilizuese për ish BRSS-në.  Qëllimi i dytë i luftës ekonomike kundër Rusisë te i cili synon Perëndimi mund të jetë akoma më i rëndë për Rusinë – shndërrimi i saj në një Kore të Veriut të madhe dhe të izoluar.

Perëndimi pret me padurim rezsultatet e luftës ekonomike kundër Rusisë, jo vetëm për shkak të mundësisë së dështimit të Rusisë në këtë luftë por ka pritmëri akoma më të mëdha për atë sesi  arma ekonomike e sanksioneve dhe e dollarit të militarizuar ta tregojë tërë fuqinë e saj. Nëse ia arrijnë kësaj, atëherë instrumentet ekonomike të luftimit do ta ndryshojnë pamjen e luftërave në shekullin 21.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA


[i] https://www.geopolitika.news/analize/geopolitika/m-stefanov-sankcije-mogu-prisiliti-rusiju-da-pocne-3-svjetski-rat/