• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Demokracia në rrezik

28 Maj, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-[i]

Më shumë se katër miljardë njerëz në mbarë botën, nga India, nëpërmet Europës, deri në ShBA, do të marrin pjesë këtë vit në zgjedhje duke testuar kësisoj demokracinë shëndeti global i së cilës është kaq i rrënuar, saqë shumë veta mendojnë se ka mbetur pa frymë dhe duhet dërguar në reanimacion.

Luftërat, konfliktet, gara e armatimeve, pesimizmi për klimën, padrejtësitë ekonomike, pabarazitë sociale dhe demografike në rritje, rilindja e nacionalizmit, ngritja e fashizmit, homofobija, autoritarzimi dhe “demokracitë joliberale”, fjalori i urrejtjes, frikërat nga ndryshimet progresive të lidhua me tolerancën ndaj larmisë, lufta e së djathtës për ruajtjten e sovraniteteve kombëtare dhe vlerat tradicionale të religjonit dhe familejs, rënia e besimit te institucionet, krizat financiare dhe migratore, injorimi i të drejtave njerzore dhe atyre të grave e pakicave kombëtare, liritë e kërcënuara të mediave, fushatat e dezinformimit dhe lajmeve të rrejshme të cilët i gjeneraon inteligjenca artificiale, teknologjitë e fshehta, manipumimi i opinionit publik, korrupsioni – është e gjatë kjo listë që ndikon në errësimin e horizonteve të demokracisë.

Cilësia e demokracisë është kthyer në nivelet e para afro dyzet vjetëve, ndërsa që nga vitit 2018, shumë vende po bëjnë më shumë prapa se po përparojnë në fushën e demokracisë. Vlerësimet thonë se megjithëse një pjesë e popullsisë globale ka njëfarë demokracie, më pak se tetë përqind jeton në “demokraci të plotë”. Tri të katërtat e botës janë nën rregjimet autoritare.

“Jemi të shqetësuar për shkak të efekteve negative që ka erozioni i demokracisë te të drejtat e njeriut”, thotë Sajmon Vokeri, shefi i seksionit për shtetin e së drejtës dhe demokracinë i Komisonit të OKB-së për të drejtat e njeriut. “Shumë njerëz ndjehen të braktisur sikur demokracia të mos i ketë përmbushur premtimet e saj”.

Bota është pak a shumë në shpërbërje. Zgjedhjet dikur zgjidhnin dilemat politike, sëpaku për njëfarë kohe. Tani nuk është më kështu. Mbizotëron mosbesimi kolektiv, ndërsa mospërputhja mes demokracisë si projekt dhe demokracisë si e ardhme është bërë burim krizash e cila është përhapur në mbarë Perëndimin. Profetët e apokalipsit të demokracisë janë gjithnjë e më të zëshëm.

Si erdhi puna deri në këtë gjendje kaotike?

Në rreshtin e parë të fajtorëve si rregull janë politikanët, por puna është se cilët politikanë. Përgjigja varet nga pozicionimi ideologjik i kritikut. Ata të spektrit liberal akuzojnë populistët e djathtë, nacionalistët dhe demagogët autoritarë. Ata që votojnë për të djathtën. fajësojnë liberalët se injorojnë popullin e zakonshëm dhe të gjithë fuqinë e kalojnë te tregjet dhe korporatat e egra, për t’ua hapur kufijtë besimeve fetare dhe kulturave “të huaja”.

“E djathta është nostalgjike për të kaluarën. E majta është nostalgjike për të ardhmen e munguar. Të ndryshëm radikalisht për nga synimet, ata kanë një pikë të përbashkët: fantazinë apokaliptike”, shkruan komentatori i njohur Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për studime liberale në Sofje.

Polarizimi i ngarkesave të forta emotive pezullon demokracinë. Viktimë në këtë rast është vetë demokracia. Në Bashkimin Europian mendojnë se ajo është në rrezik. Megjithëse shumica e qytatarëve të BE-së mendojnë se vendet e tyre janë demokratike, në Francë, Greqi dhe Hungari nuk besojnë më në një gjë të tillë. Njëlloj është puna edhe në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë të veçantë qëkur Donald Trampi kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve dhe refuzoi të pranojë normat demokratike. Nuk është e rastësishme që presidenti Xho Bajden e ka shpallur prioritet të mandatit të tij të parë luftën e demokracisë kundër autokracisë.

A mundet demokracia t’i plotësojë pritmëritë e atyre që jetojnë në “mjedis hibrid” ndërsa mbajtësit e pishtarit të lirisë janë të interesuar më shumë për përfitimin sesa për promovimin e demokracisë? Si të rekrutohen luftëtarët për lirinë ndërsa njëkohësisht koketohet turpshëm me autokratët? Kështu ishte puna dikur me Reza Pahlevin në Iran dhe me Muamer Kadafin në Libi, kështu është puna sot edhe me princin Salman në Rijad dhe Abdul Fatah el Sisin në Kajro. Tolerimi i përllogaritur i despotëve ka bërë që Jugu global nuk ka asnjë shtërngesë për të drejtat e njeriut dhe nuk i intereson të përzihet në luftën e Ukrainës, më sëpaku të solidarizohet ne Perëndimin e pasur dhe egoist.

Një nga ngashnjimet e demokracisë është “utopia reale” e saj. Racionaliteti i qëndrimeve teknokratike i reduktuar vetëm në parashikimet e tregut, shkallën e rritjes dhe tabelat statistikore janë pastërtisht e kundërta e parimeve të lirisë, e kësisoj e së panjohurës që demokracia nënkupton. Demokracisë së vërtetë i nevojitet drama, shkruante Aleksis de Tokvil në librin e tij të dëgjuar “Demokracia në Amerikë”. “Me t’u afruar zgjedhjet, intrigat janë gjithnjë e më aktive ndërsa agjitimi gjallërohet dhe përhapet gjithnjë e më shumë. Tërë kombi i perëndimit është në gjendje ethesh… Me t’u bërë të ditura rezultatet… gjithçka hesht”.

Demokracia do të duhej të ishte njëfarë terapie kolektive, por si erdhi puna deri këtu që edhe zgjedhjet nuk janë më garant për demokracinë? Është gjithnjë e më i kërcënuar realizimi i së drejtës universale se qytetarët nëpërmjet shfaqjes së lirisë së tyre, shprehjes së mendimeve, grumbullimeve dhe përbashkimeve, marrin pjesë në punët publike.

“Zgjedhjet e humbasin besueshmërinë kur nuk arrijnë të na bindin se përballemi me një krizë pa precedent dhe se është në dorën tonë që atë ta evitojmë”, konkludon Ivan Krastevi idetë e tij mbi “banalizimin e katastrofës”, e cila është parakusht që demokracia të funksionojë.

Qeverisja demokratike jo vetëm që duhet të jetë për popullin por duhet të burojë nga populli. Zgjedhjet janë shansi që pushteti të ndryshojë, por qytetarët në mbarë botën janë gjithnjë e më të bindur se vota e tyre nuk vlen asgjë. Këtu e ka burimin edhe pyetja nëse demokracia mund t’i mbijetojë vitit 2024.

Demokracia nuk është vetëm ideal politik, por realitet i cili me kolekcionin e aksioneve të përbashkëta duhet të sigurojë lirinë dhe begatinë. Demokracitë edhe më parë janë përballuar me sfida, por nuk ka dyshim se kjo e tanishmja është më seriozja.

Gjatë dy shekujve të fundit liberalizmi është rritur në sistem i cili jo vetëm që respeketon të drejtën individuale të zgjedhjes, por këmbëngul në shtetin ligjor, ndarjen e tri degëve të pushtetit, lirinë e gjyqësorit dhe mediave, lirinë e zgjedhjeve, tolerancën.

Përse atëherë autokratët kanë marrë yrysh?

I magjepsur me individualen, liberalizmi ka vendosur lidhje shoqërore që i paraprijnë përcaktimeve individuale: përkatësia etnike dhe religjoze e vendit, historia dhe kultura kolektive, familja – kategori këto që nuk zgjidhen për fitohen që në lindje.

Populistët e djathtë, sovranistët, nacionalistët ose tradicionalistët luajnë me dinakëri me këtë kartë duke kërcënuar themelet e demokracisë. Kërkojnë një udhëheqës të fuqishëm i cili do t’u ruajë shenjtërinë e shoqërisë dhe do të parandalojë kaosin moral.

Kjo kohë është në anën e tyre.

Pa marrë parasysh se cili do të fitojë në zgjdhjet e këtij viti në 60 shtete të botës, demokacia nuk guxon të heqë dorë nga ambicjet e saj, por rendi liberal duhet të jetë i vetëdijshëm për kufizimet vetiuake. Do të jenë të nevojshme ide novatore që të mbijetojë.

Ndoshta demokracisë i mungon – demokratizimi.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/616219/Pogledi/Demokratija-u-opasnosti

Related- Posts

FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026
FOKUS

EVROPA NË VALËN E PROTESTAVE: Nga kriza e jetesës te kriza e besimit, a po përballet kontinenti me një tronditje të re politike?

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Ushakov: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë

1 Nëntor, 2026

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit: Trump në ofensivë, demokratët synojnë të rimarrin Kongresin

1 Nëntor, 2026

FAKTORI CHURCHILL

1 Nëntor, 2026

Gjinali: Periudha postzgjedhore në Izrael, negociata të vështira politike

1 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.