Zekerijah Smajiç- geopolitika.news[i]
Turrin dramatik drejt Luftës së Tretë Botërore, dhe, nëse do të ndizet akoma më tej, edhe e fundit, në rajonin tonë, e shuajti pothuajse plotësisht lajmi i datës 17 mars mbi dorëheqjen e papritur të drejtorit të Qendrës Kombëtare për luftën kundër terrorizmit (National Counetterrorism Center-NCTC), Joe Kent.
Për shkak të rrethanave profesionale u binda se, në ndryshim nga mediat e kontrolluara, mediat amerikane dhe ato botërore kësaj ngjarjeje do t’i kushtonin vëmendjen e meritur. Por, është më se e dukshme se, rrëfimi publik për këtë dorëheqje politikisht eksplozive, brenda vetë Amerikës është tmerrsisht i ideologjizuar.
Kush është Joe Kent?
Këtu është e mjaftueshme të shënojmë se bëhet fjalë për veteranin e “special forces”, ish zbuluesin dhe pjestarin e forcave speciale amerikane Green Berets, i cili pas 20 vitesh shërbimi ushtarak doli me gradën Chief Warrant Officer 2 (CW2), gjë që në ekuivalenin më të afërt kroat i përgjigjet rangut të oficerit të lartë. Në jetëshkrimin publik gjithashu nënvizohet se nga ushtria amerikane është larguar me “eksperiencë të jashtëzakonshme nga Iraku dhe Afganistani, në mënyrë të veçantë në sektorin e operacioneve speciale, trajnimin e luftëtarëve të huaj dhe ‘operacionet antikryengritëse’”. Qëkur ka hyrë në politikë, ka qënë dy herë kandidat republikan për Kongresin amerikan nga shteti i Uashingtonit (2022 dhe 2024) dhe të dyja herët ka humbur përballë kundërkandidatit nga Partia Demokrate.
Edhe përkundër mossuksesve në bazën zgjedhore, Donald Trumpi që në fillim të mandatit të dytë presidencial e emëroi drejtor të NCTC-së me një promocion tipik trampist si “hero të rëndësishëm amerikan” dhe “patriot të madh”.
Përse kjo dorëheqja është politikisht kaq eksplozive?
Në letrën e dërguar presidentit amerikan Kenti nënvizon: “Pasi u mendova gjatë, vendosa të jap dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Qendrës kombëtare për luftën kundër terrorizmit. Nuk mund të mbështet me ndërgjegje luftën aktuale në Iran, sepse Irani nuk përbënte kërcënim direkt për vendin tonë, dhe ështe e qartë se në këtë luftë kemi hyrë nën presionin poltim të Izraelit dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan”, nënvizohet në letrën e dorëheqjes “me efekt të menjëhershëm”.
Në deklaratën për podcast-in e gazetarit të njohur amerikan Tucker Karlson, të cilën e bëri një ditë më vonë, “antiterroristi” i parë amerikan u kujton eprorëve të tij dhe opinionit publik amerikan se në Iran që nga viti 2004, është në fuqi “vendimi fetar (fetva) nëpërmjet të cilut ndalohet puna për zhvillimin e armës bërthamore, dhe ky vendim mund të gjendet lehtë në sferën publike”. Kenti në podcast-in në fjalë nënizon se ShBA-të nuk kanë patur kurrfarë të dhënash zbulimi që mund të tregonin e fetva-ja e ajatollahut është shkelur, ose nëse ndokush kishte ndërmend t’a hiqte.
“Ndërkohë, i njihnim synimet iraniane për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit në rast sulmi kundër vendit të tyre. Të gjitha këto gjëra ishin mjaft mirë të njohura nga ana jonë, por gjithsesi u ndërmorr goditja amerikano-izraelite”, i deklaroi Kenti Karlsonit – i cili në fushatën zgjedhore presidenciale, si edhe Kenti, ishte një prej promotorëve kryesorë të Trumpit. Disa muaj pas zgjedhjeve, Karlsoni y bë një prej kritikëve më të ashpër të politikës së jashtme dhe të brendshme të Trumpit.
Rrëfim sensacional
Në podcast-in e Tacker Karlson-it, tashmë ish kreu i Qendrës amerikane për luftën kundër terrorizmit zbuloi edhe një fakt sensacional: se në ditën e fillimit të luftës 12 ditore amerikano-iraniane kundër Iranit në muajin qershor të vitit të kaluar, në Shtëpinë e Bardhë është takuar me Charli Kirk-un, një prej këshilltarëve më të dashur të Trumpit, deri në eleminimin terrorist të tij në shtator të vitit të kaluar. Me këtë rast, sikurse thotë Kenti, Charli i ka thënë Kentit se ka qënë në Zyrën Ovale “te presidenti me kërkesë të tij” në mënyrë që të bisedonin për sulmin kundër Irani “Atëbotë Charli më tha: “Joe mos lejo të hyjmë në luftë kundër Iranit. Me zë shumë të lartë dhe me emocion ma tha gjatë takimit të shkurtër në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Me pau drejt në sy dhe ishte shumë i fokusuar në atë që thoshte”- deklaroi Kenti para kamerave të Tacker Karlsonit me 18 mars.
Në vazhdim Kenti foli edhe për atë për të cilën me siguri Trumpit do t’i djegë fort, dhe të cilën me siguri nuk do t’ia falë: “Mbasi Charli si një prej këshilliarëve më të mirë të presidentit Trump foli hapur kundër luftës me Iranin, dhe kur më luti të mos e ndërmarrim këtë, por të shqyrtojmë përsëri raportet tona me Izraelin – ai, disa muaj më vonë u vra teksa po mbante një fjalim!”
Akuza të dhimbshme
Si Drejtor i Qendrës kombëtare për luftën kundër terrorizmit, Kenti ishte në krye të aparatit zbulues të ShBA-ve, e kësisoj pohimet e tij mbi kotësinë e sulmeve amerikano-izraelite kundër Iranit, dhe drejtimi sugjestionues i gishtit te planifikuesit e mundshëm të vrasjes së Charlit, mund të sillen edhe treguesit se të dhënat sekrete të zbulimit manipulohen politkisht, shtrembërohen me vetëdije dhe keqpërdoren. Kjo deklaratë e Kentit përbën akuzë serioze dhe djegëse në drejtim të administratës Trump, por njëkohësisht edhe alarm për çdo shtet serioz, në mënyrë të veçantë ShBA-të dhe Izraelin në këtë konflikt kritik multivektorial në Gjirin Persik kur strategjia izraelito-amerikane e “shokimit dhe frikës” po shkatërrohet dukshëm.
Dorëheqja e Kentit hap edhe disa tema jashtëzakonisht delikate në dhe rreth Shtëpisë së Bardhë. Tema e parë është besimi te shërbimi i zbulimit: nëse shefi i institucionit kryesor antiterrorist thotë se kërcënimi iranian nuk ishte real për interesat kombëtare amerikane – opinioni publik amerikan dhe ai botëror kanë arësye të mira për të dyshuar të drejtësia e sulmeve shtazore kundër Iranit të cilat tashmë kanë shkaktuar mijëra viktima njerzore dhe krizë të paparshikueshme energjtike dhe ekonomike. Temë e dytë me rëndësi që hap dorëheqja e Kentit është pikërisht momenti kur ai vendosi të tërhiqej: a është mbifuqia amerikano-izraelite mbi Iranin? – sikurse pohojnë zyrtarët më të lartë civilë dhe ushtarakë të koalicionit sulmues, apo thjesht është fjala baltovinë luftarake – për të cilën burimet e tyre të sigurisë kanë paralajmëruar, ndërsa presidentët dhe gjeneralët fodullë i kanë injoruar?!
Reaksionet e para të Trumpit
Me t’u lajmëruar me shkrim mbi dorëheqjen “me efekt momental”, Trumpi të përkëdhelurin e tij të deriatëhershëm dhe “herion e madh amerikan” e përshkroi me nxitim dhe në mënyrë shpifëse si “djalosh shumë të dobët për çështjet e sigurisë”- duke u përpjekur të zvoglojë rëndësinë e deklaratave të Kentit mbi nxitimin dhe kotësinë e hyrjes në luftë me Iranin. Reaksionet e para të Trumpit në thelb ishin më pak të ashpra ndaj vetë kundërzbuluesit të parë amerikan i cili dukshëm parashikonte pasojat e rënies amerikane në baltën e Gjirit, dhe më shumë orientoheshin për zbutjen e perceptimit mbi përçarjen gjithnjë në rritje brenda bazës zgjedhore të Trumpit, të ndarë mes atyre që nuk e deshën ndërlyshjen e pamenduar amerikane në Gjirin Persik dhe ata që mbështesin vazhdimin e paaftësimit ushtarako-ekonomik të Iranit.
Si edhe për të gjithë të tjerët të cilët e kanë braktisur, presidenti amerikan tha për Kentin në fillim të kësja jave se “nuk e njihte mirë”. Me tallje prej arroganti e cila është bërë trashmë shenjë dalluese e tij, Trumpi hodhi poshtë pohimin e Kentit se Irani nuk ka qënë kërcënim direkt për interesat kombëtare amerikane.
“Kur e lexova deklaratën e tij mbi dorëheqjen e kuptova se është mirë që është larguar, sepse ka thënë se Irani nuk është kërcënim. Irani është kërcënim për çdo vend, Irani është kërcënim për mbarë botën”, tha Trumpi në mbrojtjen personale megjithëse një numur i madh amerikanësh e kanë të qartë se Kenti kishte të drejtë: Irani nuk është kërcënim për askend, përvçse për ideologët e “Izraelit të madh”.
Çfarë shkruajti dhe tha Këenti? Dhe përse?
Sadoqë fyerjet e Trumpit ndaj ish bashkëpuntorëve ishin ekstroverte dhe dogmatike, dorëheqja e Kentit gjithsesi ishte shumë e dhimbshme jo vetëm për Trumpin, por edhe për administratën e tij në tërësi, sepse u largua nga ata një prej mbështetësve më të spikatur të lëvizjes MAGA dhe inklinimit retorik të Trumpit për nga “Amerika në vend të parë”. U largua në momentin më delikat për Trumpin!
Në letrën e tij mbi dorëheqjen dhe deklaratat e mëvonshme publike, Kenti akuzon në mënyrë brutale Trumpin se ka lejuar që “zyrtarët izraelitë dhe mediat amerikane me ndikim t’a mashtrojnë me dezinformacione në mënyrë që sëbashku me Izraelin të hyjë në luftë kundër Iranit”. Si bashkëshort “Gold Star” (ka humbur bashkëshorten në luftën kundër ISIS-it), Kenti i drejtohet opinionit publik amerikan se si zyrtar i lartë i sektorit të zbulimit nuk ishte në gjendje që “me vetëdije të qetë të dërgonte gjeneratat e reja të amerikanëve të vriten në një luftë që nuk u shërben interesave kombëtare amerikane”.
Edhe përkundër kësaj, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolinë Leavitt, nuk vonoi t’a shfrytëzonte rolin e saj si papagall i Trumpit dhe t’a ashpërsonte akoma më shumë situatën në publik me informacionin se Kenti “ishte nën hetimin e FBI-së për shkak të rrjedhjes së mundshme të infromacioneve në media”. Natyrisht, mbështetësit e Kentit këtë e shohin ekskluzivisht si përpjekje për diskretitimin edhe të një “fërshëllyesi” të pozicionuar lart që guxoi t’i kundërvihej publikisht luftës. Kjo flet më së miri për atë se edhe një biografi e panjollë e cilitdo, në diskursin politik nuk funksionon si fakt neutral sot në ShBA dhe varet ekskluzivisht nga kuadri ideologjik dhe mediatik i cili aktivizon këtë “rekurs”.
Denoncimi i parë publik i lobit izraelit
Deklaratat e Kentit mbi ndikimin e Izraelit dhe lobit izraelit në ShBA për fillimin e luftës kundër Iranit janë pikërisht ajo që shkakton reaksionet më të ashpra në politikën dhe mediat amerikane. Shumica e mediave amerikane konservatore këtë e konsiderojnë pjesën më të pakundërshtueshme të dorëheqjes së tij. Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë si të pasaktë, shumica e politikanëve republikanë e vlerëson si teori komploti madje edhe antisemitizëm. Vetëm disa nga politikanët e lartë të të dy partive politike e mbështesin pohimin kyç të Kentit sipas të cilit: para sulmit amerikano-izraelit kundër Iranit nuk kishte fakte të pakundërshtueshme mbi kërcënimin direkt të interesave kombëtare amerikane!
Në fund të fundit, dorëheqja e Kentit është gjithsesi e para ndër zyrtarët e administratës Trump motivi direkt i së cilës ishte lufta aktuale kundër Iranit, luftë në të cilën ShBA-të, nën ndikimin e padiskutueshëm të Izraelit, u zhytën pa u menduar! Kjo është dorëheqja e parë që zbuloi përçarjet e thella në radhët e aleatëve të Trumpit rreth politikës së tij të jashtme ekstroverte, impulsive dhe teatralo-spektatoriale.
Dorëheqja e Kentit nuk është akt i një incidenti të vetmuar, por personalisht e shoh si kombinim shumështresor të një sërë faktorësh: mosdakordësim me administratën rreth vlerësimit të kërcënimit për sigurinë kombëtare amerikane nga ana e Iranit; kundërshtimi i luftërave të reja në Lindjen e Afërme në përgjithësi; bindja se vendimi për sulmet ndaj Iranit vitin e kaluar në muajin qeshor dhe tani është marrë nën presionin e Izraelit; dhe përcarja e dukshme ideologjike brenda lëvizjes MAGA të Trumpit dhe brenda vetë administratës.
Kent nuk është i vetmi
Megjithatë, Kenti nuk është mohikan i vetmuar në administratën e Trumpit, kur është fjala për mbrojtjen e politikës aktuale antiintervencioniste të pushtetit aktual amerikan. “Fërshëllyes” ka ende, dallimi është në intonacion dhe diskurs.
Qëndrimi i Kentit mbi luftën në Iran është radikal dhe më konfliktual në krahasim me qëndrimin e zëvendëspresidentit JD Vance përshembull. Ose nga qëndrimi i Tulsi Gabbard-it, ish oficeres ushtarake (shërbimi në Gardën Kombëtare, Irak dhe Kuvajt). Shumë më e rëndësishme në krahasim me karrierën e saj ushtrarake për këtë shqyrtim që po bëjmë, është funksioni i saj aktual si drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Zbulimit (National Intelligence-DNI) nën kompetncat e së cilës janë madje 18 agjensi amerikane zbulimi dhe për më shumë këshillon presidentin mbi kërcënimet e sigurisë, merr pjesë në vendimmarrje në nivel të lartë, dhe nuk është vetëm ish politikane, por është një prej levave më të fuqishme të sigurisë në ShBA.
JD Vance, para ndëhyrjes në Iran ka shpehur publikisht skepticizmin ndaj kësaj sipërmarrjeve duke theksuar se ShBA-të duhet të evitojnë me vendosmëri “endless war”, por nuk e sulmoi direkt administratën me të njëjtin intensitet dhe fjalor sikurse e bëri këtë Kenti, as nuk deshi të konfrontohej dirket me presidentin sikurse bëri Kenti. Taktika e Vance është kritika nga brenda, por thyerja e vetë sistemit në krye të të cilit është Trumpi, gjithsesi jo. Taktika e tij është balancimi mes besnikërisë ndaj bllokut politik (MAGA) të cilit i shërben tani në mënyrë të panjollë dhe retorikës legjitime antiluftë të bazuar në projektin “Amerika në vendin e parë”.
Në ndryshim nga JD Vance, Tulsi Gabbardi është zëri më konseguent antiluftë i Amerikës. Është kundërshtare shumë e ashpër dhe konkrete e intervencionizmit amerikan kur pohon se luftërat në mbarë botën nuk janë në interesin kombëtar amerikan, se konflikti në Lindjen e Afërme është destabilizues për tërë rajonin dhe do të ketë si pasojë fundore të rrezikshme dhe afatgjatë rritjen e furisë së ekstremizmit dhe terrorizmit “në mbarë botën, e kësisoj edhe në ShBA”. Deklarohet qartë kundër ndërhyrjes aktuale ushtarake në Iran, por eviton kualifikimet sipas të cilave këtyre ditëve janë më afër Kentit.
Tre të lartpërmendurit megjithatë i përkasin prirjes së lëvizjes së një pjese të së djathtës amerikane drejt anti-intervencionizmit, gjë për të cilën, gjatë fushatës zgjehdore, është deklaruar edhe vetë Trumpi. Ndërsa Kenti në këtë proces duket qartë se nxiton për thyerjen e sistemit nga jashtë (nëpërmjet kritikave publike), JD Vance këtë përpiqet t’a bëjë nga brenda, ndërsa Tusli Gabbardi, e udhëhequr nga nuancimi femëror, përcaktohet për riformatimin afatgjatë ideologjik të tërë bllokut republikan sipas platformës me të cilën edhe kanë fituar në zgjedhjet e fundit presidenciale: Amerika në vendin e parë pa agresion ndaj më të dobtëve!
“Autsajdere kurajoze” apo “politikane jokoherente”?
Ndërsa disa amerikanë e shohin se “Autsajdere kurajoze”, të tjerë e përceptojnë si “politikane jokoherente”, e cila për vetëm disa vite ka realizuar një shëtitje impozante politike – nga antare e Dhomës së Përfqësuesve (2013-2021); nëpërmjet kandidates për presidente të ShBA-ve në vitin 2020; deri të lëvizja kontraverse drejt lëvizjes MAGA; dhe politikane e pavarur e cila nuk përmbahet të kritikojë publikisht estabilishmentin.
Në mediat konservatore amerikane është e njohur për qëndrimet e saj jokonvencionale mbi politikën e jashtme amerikane, intervencionizmin joracional, mbështetjen tej mase për Ukrainën, elitizmin dhe politikën luftënxitëse të skifterëve të majtë dhe të djathtë, mbi palejueshmërinë e kufizimit të lirisë së shprehjes në media dhe në skenën publike… gjë me të cilën reputacioni i saj gradualisht shkrihet në qarqet “instant konsevatore” dhe proporcionalisht forcohet mes konservatorëve të vërtetë të djathtë.
Në raport me Joe Kentin i cili deri me 17 mars ishte teknikisht vartësi i saj, Tulsi Gabbardi është më kontraverse sepse ajo ecën kundër politikës mainstrim, por ajo këtë e bën në mënyrë më delikate; bashkëpunon me të djathtët dhe të majtët në skenën politike amerikane; dhe ka qëndrime të cilët shkaktojnë reaksione publike në të dyja polet e skenës politike amerikane.
Konkluzion i një vëzhguesi mediatik
Rasti Joe Kent përbën shembull shkollor sesi ekosistemi mediatik amerikan jo vetëm informon mbi ngjarjet e politikës ditore, por edhe sesi i strukturon aktivisht me me fanatizëm rrëfimet e ndryshme ideologjike. Megjithëse faktet bazë janë relativisht të qartë: dorëheqja e një nëpunësi të sigurisë për shkak të mos rënies dakord rreth luftës në Iran, dhe fillimit në moment i “hetimit paralel të FBI-së për shkak të rrjedhjes së informacioneve” – është mënyra sesi këto fakte janë rreshtuar, të theksuar dhe të margjinalizuara në mënyrë të planifikuar, varion dramatikisht në të ashtuquajturat mediat mainstream liberale dhe të orientimit konservator megjithëse edhe të parat edhe të dytat (sepse janë të përhapura dhe të ndjekura gjërësisht) këmbëngulin që në lajme të jenë objektivë (CNN, The New York Times, Fox News, The Washington Post, NBC, The Atlantic).
Ndërsa te liberalët dominon qartësisht struktura e “dy rrëfimeve paralele”, sepse dorëheqja tregohet si akt politik, pothuajse moral apo ideologjik, ndërsa hetimi i FBI-së trajtohet si i veçantë, proces i standartizuar procedurial në rastin e një dyshimi për shkelje ligji. Një ndarje e tillë e narrativëve vepron në mënyrë neutrale, por gjithsesi ka pasojë të rëndësishme: lexuesit/shikuesit/dëgjuesit i sugjerohet në mënyrë implicite se ekziston një logjikë institucionale e cila u’a tejkalon motiveve individuale. Me fjalë të tjera, sistemi mbetet racional madje edhe kur individët japin dorëheqja nga pozitat e larta publike (NYT, WoPO, NBC, CNN).
Përballë kësaj, hapësira komentuese e orientuar nga konservatorët shkon një hap më tej: nuk kënaqet me ndarjen e “rastit Kent”, por riinterpreton deklaratat e tij si pjesë e një problemi më të gjërë të diskursit aktual politik. Pohimet e tyre mbi ndikimin izraelit të luftës në Iran dhe roli i mediave, shpesh analizohen në mënyrë primare si pohime gjeopolitike, sesa si mbartës i narrativave të rrezikshme si puna e antisemitizmit apo e teorisë së komploteve. Me këtë fokusi lëvizet nga pyetja “a ka të drejtë?” në pyetjen “çfarë pasojash ka kjo që thotë?” (Fox News, The Washington Times, The Wall Street Journal).
Ky dallim në hapësirën mediatike amerikane sot, për qënien time mediatike, përbën një dije dyfish të dhimbshme: se ripërcaktimi negativ i kriterit të së vërtetës është i pandalshëm sepse pranueshëmria shoqërore është bërë më e rëndësishme se çfarëdo të vërtete dhe besueshmërie empirike të të vërtetave lakuriqe; se prej kohësh jetojmë në një kohë kur të mos i ndjekësh mediat mbetemi të painformuar, ndërsa po t’i ndjekim bëhemi gjithnjë e më të keqinformuar.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/politicki-eksplozivna-ostavka-trumpovog-obavjestajca-smak-istine-mracna-buducnost-medija/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































