• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Italia- Mplakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve po e shpie drejt një të ardhmeje të panjohur

24 Gusht, 2024
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Matija Sheriç*

Republika e Italisë vendi i historisë së begatë, kulturës dhe arteve, po përballet me një krizë të rëndë demografike e cila, për një periudhë afatgjatë, kërcënon mbijetesën e saj politike dhe ekonomike.

Megjithëse shumica e shteteve perëndore po përballen me krizën demografike dhe ky problem nuk është se ka lindur dje, situata në Itali është më shumë se alarmante. Megjithëse ende Italia përbën histori suksesi dhe ka një prej ekonomive më të fuqishme – mban vendin e nëntë në botë për PBB nominale dhe është e trembëdhjeta për nga PBB në krahasim me fuqinë blerëse (PBB FM) – nëse këto prirje negative demografike vazhdojnë, Italia kështu si e njohim sot, ka për t’u zhdukur.

Në vend të asaj Italisë së vjetër që njohim të gjithë do të shfaqet një version i saj i ri dhe pothuajse i panjohur. Për më tepër, nuk bëhet fjalë vetëm për mundësitë, por ndyshimi është duke ndodhur me të madhe. Italia po vdes (këtë e ka konstatuar mirë edhe Elon Mask) dhe madje me shpejtësi.

Rënia drastike e numurit të lindjeve

Rënia e numurit të lindjeve në Itali përfaqëson një prej aspekteve më alarmante të krizës demografike. Ky vend, i cili në të kaluarën ishte i njohur për familjet e mëdha dhe kulturën në të cilën fëmijët luanin rolin qendror, sot shënon një prej shkallëve më të ulëta të fertilitetit në botëve. Në vitin e kaluar 2023 pati një shkallë të ulët rekord të fertilitetit prej 1,2 lindjeve për grua. Në disa krahina italiane shifrat janë akoma më keq. Më keq qëndrojnë në Sardenjë (0,91), Bazilikatë (1,08), Molize (1,1) dhe Umbria (1,1). Krahina që paraqitet më mirë edhe Trentino-Tiroli i Jugut (1,42). Shkalla e fertilitetit, që është numuri mesatar i fëmijëve për grua, është tejet larg nivelit të nevojshëm për ruajtjen e numurit ekzistues të popullsisë – 2,1 fëmijë për grua. Demografët e quajnë të artë shkallën e fertilitetit prej 2,1 për grua, sepse mundëson rinovimin normal të popullsisë. Çdo individ, domethënë çdo baba dhe nënë, ka kësisoj pasardhësit e tij, plus 0,1 që të ruhet bilanci pozitiv.

Vitin e kaluar lindën vetëm 379 mijë fëmijë. Kjo është rënie prej 3,6% në krahasim me vitin 2022. Jo aq vite më parë, në vitin 2010 lindën dyfish më shumë fëmijë – 549 mijë. Madje, 13,3% e fëmijëve të lindur në vitin 2023 ishin fëmijë të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Itali. Gratë italiane mesatarisht e lindin fëmijën e parë në moshën 32 vjeç gjë që është shqetësuese sepse ul moshën e fertilitetit dhe mundësinë e lindjes së fëmijës së dytë dhe të tretë.

Njëkohësisht, vitin e kaluar në Itali vdiqën 660 mijë njerëz. Minus demografik prej 281 mijë. Që nga vitit shkollor 2014-2015, për shkak të rënies së numurit të fëmijëve u mbyllën 2.600 institucione parashkollore dhe shkollore. Në vitin 2023 u rregjistruan 127 fëmijë më pak se një vit më parë. Nëse prirjet aktuale vazhdojnë deri në vitin 2030 Italia do të humbasë një milionë banorë (momentalisht ka 59 milionë), dhe do të humbë akoma më shumë milionë nëse marrim parasysh popullsinë e mplakur me shumicë.

Shkaqet e katastrofës demografike

Një nga shkaqet kryesore të rënies së numurit të lindjeve në Itali është stanjacioni i ekonomisë italiane. Shkalla e lartë e papunësisë, sidomos në radhët e të rinjve, e bën për shumë çifte të papërballueshëm financiarisht formimin e familjes. Kushtet e pasigurta të punës, sikurse janë kontratat me kohë të caktuar, punët e paguara dobët si dhe mungesa e vendeve të punës të paguara në mënyrë të qëndrueshme, solide dhe të shkëlqyer, është pengesë e pakapërcyeshme që gjeneron rënien e numurit të lindjeve. Të rinjtë shpërsh herë e shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve derisa të arrijnë njëfarë sigurie të caktuar financiare. Duke patur parasysh gjendjen momnentale të ekonomisë italiane, e cila është në rënie e sipër, siguria financiare e pritshme shpesh arrihet vonë në jetë ose edhe nuk arrihet fare. Pa siguri financiare të prindërve nuk ka fëmijë.

Përveç faktorëve ekonomikë, ndryshimet në normat dhe vlerat shoqërore janë gjithashtu nxitës të rënies demografike. Familja italiane tradicionale (dhe historike) ka qënë themel i shoqërisë italiane dhe njëfarë brendi për të cilën ajo njihej, por brezat bashkëkohorë i kanë ndryshuar prioritetet. Gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë synojnë për nga individualizmi, karriera dhe liria personale (rëndësia  e madhe e kohës së lirë), ndërkohë që anashkalojnë vlerat klasike të familjes. Krahas kësaj, janë gjithnjë e më pak të shprehura, pritshmëritë dhe presionet shoqërore ndaj grave që të ruajnë rolin tradicional të nënave dhe bashkëshorteve, gjë që rezulton me vendimin e shumë grave për t’u përqëndruar në aspekte të tjera të jetës së tyre.

Gratë, të cilat më parë kishin mundësi të kufizuara në botën e biznesit, tani kanë akses në arsimin dhe kushte karriere të cilat shpesh i motivojnë që të shtyjnë në kohë lindjen e fëmijëve ose edhe të refuzojnë krejtësisht amësinë. Në shumë raste, gratë përballen me zgjedhjen mes amësisë dhe karrierës. Duke patur parasysh kushtet jo të qëndrueshme ekonomike, shumë prej tyre zgjedhin stabilitetin vetjak financiar dhe vënë në radhë të parë karrierën, dhe fëmijët në skedën “ndoshta”. Mungesa e mbështetjes familjare dhe shoqërore për nënat e punësuara gjithashtu i shtyn shumë prej tyre në drejtimin e një fëmijë ose asnjë fëmije. Në shumë raste, shqetësimi për rritjen e fëmijëve bie mbi nënat, gjë që i kufizon akoma më shumë mundësitë e tyre në tregun e punës.

Largimi i njerëzve nga fshati në qytete dhe shpenzimet e mëdha të jetës në qytetet italiane, gjithashtu janë një nxitës i konsiderueshëm i rënies së numurit të lindjeve. Në qytetet e mëdha siç janë Roma, Milano dhe Firence, shpenzimet e banimit janë të mëdha, ndërsa shpenzimet e edukimit të fëmijëve tejet shumë më të mëdha se në zonat rurale. Si rezultat i kësaj, shumë çifte vendosin të kenë më pak fëmijë ose dhe të mos kenë fare, në mënyrë që të evitojnë ngarkesën financiare që vjen nga rritja e anëtarëve të familjes në mjediset urbane. Në fshat fëmijët kishin kushte të përshtatshme rritjeje nëpër ferma ndërsa prindërit kishin  fermat e tyre ose ishin  sipërmarrës që mund të arrinin të ushqyerit e familjes. Raste të tilla sot ka gjithnjë e më pak. Mungesa e mbështetjes adekuate shtetërore për familjet me fëmijë e rëndon akoma më shumë situatën demografike. Italia ka relativisht pak kompensime për fëmijët në krahasim me vendet e tjera europiane. Masa të tilla si leja e prindit, shtesë për fëmijët, kompensimet dhe subvencionet për kopshtet shpesh janë të papërshtatshme gjë që u’a rëndon prindërve kombinimin e karrierës me përkujdesjen për fëmijët.

Pasojat

Mplakja e popullsisë është një prej simptomave më të shprehura të krizës demografike në Itali, ndërsa implikimet e saj përfshijnë aspekte ekonomike, shoqërore dhe shëndetsore. Italia, si një prej vendeve me popullsinë më të vjetër në botë, përballet me rritjen e shpejtë të pjesës së të moshurave në popullsinë e përgjithshme, gjë që përfaqëson sfida serioze për qëndrueshmërinë e saj shoqërore dhee konomike. Një prej faktorëve kyç që kontribuon në mplakjen e popullsisë është zgjatja e moshës mesatare. Në sajë të përparimit në mjeksi, në shëndetin publik dhe standartin e jetës, jetëgjatësia mesatare sot në Itali është mbi 83 vjeç, gjë që është një nga më të lartat në Europë. Megjithëse kjo arritje meriton çdo lavdërim, kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë njerëz në Itali përjeton pleqërinë e thellë, gjë që rrit numurin e personave të moshuar në këtë vend. Ky ndryshim demografik shpie në presione në sistemin shëndetsor, sepse pleqtë zakonisht kanë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetsore.

Kombinimi i shkallës së ulët të lindshmërisë dhe moshës mesatare të lartë rezulton me dizekulibër të numurit të individëve pleq dhe të rinj në shoqëri. Momentalisht, afro 23% e popullsisë janë më të vjetër se 65 vjeç, ndërsa parashikohet që kjo pjesë e popullsisë do të rritet akoma më shumë në dekadat e ardhshme. Afro 4,5 milionë italianë janë më të vjetër se 80 vjeç, gjë që është numur më i madh se ai prej 4,4 milionë fëmijë më të vegjël se 10 vjeç. Italia është shteti me moshë mesatare më të madhe të popullsisë në Bashkimin  Europën. Mosha mesatare e popullsisë është diçka më shumë se 48 vjeç. Këto raporte dhe prirje negative shkaktojnë sfida serioze për fuqinë punëtore dhe rritjen ekonomike, sepse një numur gjithnjë e më i vogël të rinjsh hyn në tregun e punës, ndërsa një numur gjithnjë e më i madh del nga ai. Duke marrë parasyesh edhe faktin se një numur gjithnjë e më i madh njerëzish del në pension, ndërkohë që ka gjithnjë e më pak individë të aftë për punë të cilët japin kontribut në fondet e pensioneve, ekziston shqetësimi në rritje mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Shpenzimet e mëdha për pensione, shëndetsi dhe shërbime sociale për personat e moshuar mund ta ngarkojnë akoma më shumë buxhetin shtetëror, gjë që kërkon planifikim strategjik dhe drejtim të efektshëm të burimeve. Raporti momental mes punëtorëve dhe pensionistëvce nuk mund të qëndrojë në këmbë pa reforma thelbësore, gjë që mund të përfshijë edhe rritjen e moshës së daljes në pension ose rritjen e kontributeve. Por masa të tilla mund të shkaktojnë pakënaqësi në radhët e popullsisë, në mënyrë të veçantë në radhët e të vjetërve të cilat tashmë përballen me pasigurinë ekonomike.

Mplakja e popullsisë ka pasoja të dëmshme në sistemin shëndetsor dhe përkujdesjen shëndetsore. Pleqtë shpesh vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, sëmundje të zemrës dhe demencë, gjë që rrit kërkesën për shërbime mjeksore dhe përkujdesje afatgjatë. Mplakja e popullsisë ndryshon edhe strukturën e shoqërisë dhe dinamikën brenda bashkësisë. Meqënëse të vjetrit përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, ekziston nevoja për adoptimin e infrastrukturës në mënyrë që të plotësohen nevojat e tyre. Kjo përfshin ndërtesa banimi më të përshtatshme, adoptim të transportit publik, programe që nxisin përfshirjen shoqërore dhe mplakjen aktive, etj. Mplakja e popullsisë gjeneron edhe efekte të drejtpërdrejta ekonomike. Ulja u fuqisë punëtore mund të ngadalsojë rritjen ekonomike, të ulë produktivitetin edhe të rrisë shpenzimet. Një numur i vogël punëtorësh të rinj do të thotë numur i vogël novacionesh dhe sipërmarrjesh, gjë që mund të ndikojë në konkurueshmërinë e Italisë në ekonominë botërore.

Përpjekje për rinovimin e natalitetit

Numurin e ulët të lindjeve në Itali nuk e ndihmoi fakti se që në vjeshtën e vitit 2022 erdhi në pushtet qeveria e djathtë konservativo-tradicionaliste me kryeministre Xhorxha Melonin. Megjithëse Meloni si kryetare e partisë “Vëllezërit italianë” ka shpallur një retorikë pro lindjeve, mbështet familjet e mëdha dhe u bën thirrje grave italiane për të lindur, gjë që e kosideron detyrë patriotike (përdor edhe moton e rregjimit fashist – “Zoti, atdheu, familja”), ajo personalisht është nëna e një fëmije të vetëm. Megjithatë, problemi i lindshmërisë së dobët nuk mund të zgjidhet brenda ditës as me vullnetin më të mirë sepse bëhet fjalë për një dukuri tejet të ndërlikuar. Kryeministrja italiane nuk mund t’a zgjidhë edhe sikur të ketë idetë më të mira.

Kur ishte në opozitë sëbashku me kolegët e saj partiakë fajsonte për dështimin demografik italian struktureat globaliste (përfshirë edhe Xhorxh Sorosin) dhe mbështeste teorinë (komplotiste) të njohur me titullin “Teoria e madhe e zëvendësimit”. Sipas kësaj teorie, të cilën qarqet akademikë e konsiderojnë  jo shkencore, synimi i qendrave të fshehta të fuqisë është të zëvendësojë popullsinë e bardhë dhe të krishterë të Europës më atë jo të bardhë, shumica popujt muslimanë të Afrikës dhe të Azisë. Meloni vazhdoi me pagesën e shtesës për fëmijët të cilën e kishte aprovuar qeveria paraardhëse në vitin 2021, dhe rriti disi kompensimet mujore që marrin familjet me fëmijë të vegjël, por qeveria e saj e djathtë futi edhe nxitje të tjera.

Qeveria uli TVSh-në për prodhimet për bebet dhe fëmijët e vegjël me 5%, por më vonë kjo masë e fillimit të vitit 2024 u zbut dhe TVSh-ja u rrit me 10%. Prodhimet italiane e kanë TVSh-në 20%. Qeveria italiane vitin e kaluar dhe këtë vit ndan çdo vit një milionë euro për masa të ndryshme të orientuara për mbështetjen e nënave, përfshirë edhe pagesën e kontributeve të pensionit për gratë e punësuara që kanë më së paku dy fëmijë. Megjithatë, problemet kyçe që do të duhej të zgjidhte janë kopshtet e fëmijëve dhe pagat e ulta të prindërve. Kopshtet e fëmijëve duhet të jenë të aksesueshëm për të gjithë, ndërsa pagat, natyrisht, tejet më të larta. Qeveria italiane ka planifikuar të përdorë një pjesë të 200 miliardë eurove nga fondet e BE-së për ndëtimin e kopshteve të reja për 260.000 fëmijë që ushqehen me gji dhe të moshës parashkollore, por Roma më vonë e zvogloi këtë qëllim në 160.000. Meloni shpalli synimin që numuri i lindjeve të rritet në shifrën 500 mijë deri në vitin 2030. Sido që të jetë, duhet të bëjë tejet më shumë që rezultatet të jenë të prekshme.

E ardhme e rrezikshme

Nëqse Italia vazhdon të humbasë popullsinë e vendit të saj, në një të ardhme të afërt, për të mos folur për një të largët, nuk ka për të qënë e njëjta. Thjesht, nuk do të mund të njihet. Sipas disa vlerësimeve, deri në fund të shekullit 21 Italia mund të humbasë gjysmën e popullsisë së saj dhe të bjerë në numurin me 30 milionë banorë madje dhe këta shumica të mplakur. Ka kohë që ndjehet mungesa e fuqisë punëtore në industri, bujqësi dhe sektorin e shërbimeve, ndërsa prirja është që kjo mungesë të vazhdojë akoma edhe në të ardhmen, kësisoj nuk do të ketë punëtorë të kualifikuar. Megjithatë, Italia nuk do të mbesë bosh sepse gjendet në pozitën strategjikisht të rëndësishme të “barkut të butë të Europës”.

Gjatë dekadave të fundit në Itali kanë ardhur emigrantë nga Europa Jugore dhe Lindore dhe nga Afrika. Është e pritshme që kjo prirje të rritet akoma më tej sepse shteti italian thjesht nuk mund të funksionojë pa të huajt. Problemi është nëse ata që duan të vijnë në Itali duan të bëjnë këtë në mënyrë legale apo ilegale. Për Italinë do të ishte më mirë që migracioni të zhvillohej në rrugë legale sepse dihet se shumë migrantë ilegalë nuk duan të punojnë, por duan vetëm të përfshihen në sistemin e përkujdesjes shoqërore ose të merren me kriminalitet.

Gjithsesi, numuri i madh i emigrantëve, do të përbëjë sfida të reja për Italinë e cila do të shndërrohet në melting pot. Në disa zona numuri i emigrantëve do të rritet shumë dhe do t’ia kalojë numerikisht popullsisë vendore gjë që mund të sjellë sfida të reja politike dhe të forcojë tendencat separatiste të cilat në Itali nuk janë diçka e re. (Tiroli i Jugut, Veneto, Lombardia, Sardenja, Sicilia). Problemi është sesa do të jetë në gjendje Italia, me përshmbull 30-40% të huaj, të jetë ajo Italia në kuptimin klasik të fjalës. Gjithsesi, pushteti italian duhet menjëherë të inicojë një renesansë demografike ose do të përballet me një tufë problemesh shumë të rrezikshme. 

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

https://www.geopolitika.neës/analize/posljednji-cin-italije-starenje-nacije-i-pad-nataliteta-vode-u-neizvjesnu-buducnost

Related- Posts

Bota

Loja e Trumpit me të gjitha ose asgjë; skenari kritik vjen shumë shpejt

30 Qershor, 2025
Bota

Rreziku i përhapjes së Armëve Bërthamore në Kohën e Pasigurisë Globale

29 Qershor, 2025
Bota

Rritja e mbrojtjes së NATO-s nuk është një favor për ‘askënd’, përsërit Merz

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.