• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Reagim ndaj artikullit “Jehona e irredentizmit dhe minoriteti bullgar në Ballkan”

22 Gusht, 2024
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Anton Pançev,

Albanolog bullgar

Reagim në lidhje me tekstin e znj. Marjana Dodës “Jehona e irredentizmit dhe minoriteti bullgar në Ballkan”, publikuar më 19 gusht 2024 (https://www.argumentum.al/jehona-e-irredentizmit-dhe-minoriteti-bullgar-ne-ballkan/).

“Në tekstin e znj. Dodës përsëriten manipulimet dhe propaganda e Shkupit zyrtar kundër bullgarëve dhe politikës bullgare për mbrojtjen e komuniteteve bullgare në Ballkan. Artikulli i lartpërmendur është publikuar në një kontekst të komplikuar rajonal. Menjëherë pas ardhjes në pushtet para dy muajsh, lidershipi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski, filluan qeverisjen e tyre me shkeljen e traktateve me Greqinë dhe me Bullgarinë, si edhe me refuzimin e Kornizën negociuese me Bashkimin Evropian”, shkruan ndër të tjera Dr. Anton Pançev,

Redaksia e Argumentum.al, në respekt të lexuesit, po e publikon reagimin e Dr. Pançev, i cili sikundër artikulli i Znj.Doda, është thjesht një opinion, dhe të gjitha opinionet, këndvështrimet janë të mirëpritura në median online “Argumentum.al

***

Çështjet historike për ekzistimin e komunitetit bullgar në Shqipëri

Dr. Anton Pançev,

Nga njëra anë qëndron çështja shkencore për hulumtimin e prezencës së bullgarëve në trojet e Shqipërisë së sotme. Këtu nuk është vendi për sqarime të hollësishme shkencore, por duhet të dihet se prezenca e bullgarëve në këto troje daton nga viti 679 dhe tashmë më shumë se 1300 vite ka mijëra dëshmi me karakter dhe me origjinë të ndryshme për praninë e tyre. Ka burime bizantine, latine, osmane, perëndimore e kështu me radhë. Ka edhe mjaft dëshmi dhe dokumente shqiptare, sidomos nga shekulli XX. Mjafton të përmendim shkrimet e Teki Selenicës, organizatori i censusve të parë në Shqipëri – (Teki Selenica “Shqipria e ilustruar më 1927”, Tiranë, 1928: “Prej 833.618 frymëve të popullsisë shqiptare, përveç 20.000 grekofonve të rrethit të Delvinës dhe të një pakiceje fare të vogël të bullgarëve në kufirin e Prespës, nuk kemi as një element të races së huaj. Grekofonët dhe Bullgarët përgjithësisht nuk kanë as tokë as shtëpi të tyre, por janë bujq në tokat e Shqiptarëve të cilet i kanë sjellë së largu, për të punuar dhenë e tyre në kohra kur Shqiptarët nuk mund të linin pushkën për të mare kazmën në dorë”, f. CV. http://adsh.unishk.edu.al/items/show/518); ose Statistika e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga viti 1935 për numrin e bullgarëve në vend (AQSH, F. MPB, V. 1935, D. 310.), sipas së cilës në Shqipëri ka pasur 10 968 bullgarë. As intelektualët shqiptarë, as shteti shqiptar nuk kanë pasur kurrë hezitime për vetëdijen etnike bullgare të këtyre njerëzve, por rrethanat gjeopolitike dhe ideologjike në periudhën 1944-1991 kanë krijuar një situatë tjetër me të drejtat e komuniteteve të ndryshme në Shqipëri.

Çështja e njohjes së minoritetit bullgar në Shqipëri

Njohja zyrtare e komunitetit bullgar nga shteti shqiptar ka qenë një proces i gjatë. Ai ka filluar që me krijimin e shtetit shqiptar në fund të vitit 1912. Më 9 janar 1932 u nënshkrua një protokoll për njohjen e minortitetit bullgar në Shqipëri, por presioni jugosllav dhe grek e ka penguar këtë akt. Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria dhe Bullgaria ishin nën kontrollin jugosllav që u ka shkaktuar dëme të mëdha popujve tanë në lidhje me çështjen kombëtare dhe jo vetëm. Në këtë kohë në disa zona të Shqipërisë u instaluan përfaqësues të Jugosllavisë që kanë filluar propagandë antibullgare, duke bërë përpjekje për ndryshimin e vetëdijes etnike të popullsisë bullgare. Me shpëbërjen e Jugosllavisë dhe me ndryshimet politike në vendet tona u hapën mundësi të reja për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve të ndryshme. Më 2017 shteti shqiptar ka njohur zyrtarisht minoritetin bullgar. Këtu duhet të theksohen disa elemente. Së pari, nisma dhe kërkesa për njohjen e minoritetit bullgar nga shteti shqiptar erdhi nga organizatat e bullgarëve në Shqipëri, që kanë paraqitur dokumentet e nevojshme në organet përkatëse. Së dyti, as organizatat e bullgarëve, as Bullgaria nuk kanë ndërhyrë në rendin kushtetues dhe ligjor të shtetit shqiptar. Bullgarët në Shqipëri gjithmonë kanë respektuar ligjet e shtetit të tyre dhe nuk kanë kërkuar të drejta që do të kishin cenuar ligjet e shtetit. Së treti, Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka ndjekur procesin e njohjes së komunitetit bullgar në Shqipëri, sepse të drejtat e njeriut zënë një vend primar në BE dhe sidomos në procesin e zgjerimit të kësaj organizate. Prandaj, shteti bullgar i kishte mbështetur kërkesat e organizatave bullgare në kuadër të evrointegrimit të Shqipërisë. Së katërti, Bullgaria kurrë nuk ka përdorur kërcënime ose presione në këtë proces. Të kundërtën – Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur, e mbështet dhe do të mbështetë Shqipërinë jo vetëm për anëtarësim në BE, por edhe në çdo tjetër rrugë që na bashkon. Këtu duhet të sqarojmë se Bullgaria nuk ka asnjë faj për bllokimin e Shqipërisë në vitet e kaluara, sepse Bullgaria e ka mbrojtur komunitetitn bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga doktrina dhe politika raciste e Shkupit, por disa shtete perëndimore e kishin keqpërdorur rastin që të bllokonin Shqipërinë përmes paketimit krejt artificial me Maqedoninë e Veriut (më shumë për qëndrimin bullgar mund të lexoni këtu – Mbi sulmet e kryeministrit të Shqipërisë kundër Bullgarisë – Lapsi.al). 

Pasaportat bullgare, identiteti dhe censusi i popullsisë

Përfaqësues politikë maqedonë bëjnë disa spekulime që shumë banorë prej zonave malore të Shqipërisë lindore gjoja shesin identitin e tyre për pasaporta bullgare. Këtu duhet të sqarojmë se pasaportat bullgare jepen duke ndjekur një procedurë të rreptë. Aplikuesit për pasaportë bullgare duhet të sigurojnë dokumente të ndryshme, përfshirë edhe dokumente zyrtare që vërtetojnë prejardhjen e tyre bullgare. Pastaj, aplikuesit verifikojnë edhe deklaratë që bartin përgjegjësi penale nëse kanë prezantuar dokumente false ose kanë gënjyer para autoriteteve bullgare. Pa dyshim se ka raste, kur janë bërë falsifikime të tilla me qëllim përfitime ekonomike, por këto raste duhet të denoncohen në organet përkatëse dhe jo të bëhen supozime fyese për identitetin e të gjithë njerëzve në këto zona. Institucionet relevante bullgare hetojnë mashtrime të tilla dhe njëra prej masave është që të bëhet një regjistër publik për të gjithë personat nga vende të ndryshme që kanë marrë shtetësi bullgare që të parandalohen keqpërdorime të tilla. Njëra prej shenjave që mund të bëhet fjalë për mashtrim është kur një person ka prezantuar dokumente dhe ka nënshkruar deklarata që ndihet bullgar dhe pastaj të regjistrohet me identitet tjetër në ndonjë dokument zyrtar. Gjithsesi, publiku i gjerë bullgar nuk mund të pranojë akuza të tilla që denigrojnë identitetin bullgar dhe e prezantojnë si çështje e përfitimeve ekonomike. Këto janë stereotipe raciste ndaj bullgarëve, që shpërndahen nga përfaqësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëve u pengon zgjimi i indetitetit bullgar në Maqedoni. Bën përshtypje jo të mirë se në tekstin Tuaj, besoj se pa dashje, përsëriten shpifjet e disa personava nga komuniteti maqedon në Shqipëri, që urrejtjen ndaj bullgarëve e kanë profesion. Këta persona kishin gënjyer për “presion bullgar” para, gjatë dhe pas procesit të Censusit në Shqipëri me qëllim që ta manipulojnë publikun shqiptar dhe të shpjegojnë në Shkup dështimin e tyre në përpjekjet e vazhdueshme për shuarjen e identitit bullgar në Shqipëri. Identiteti etnik, fetar etj. është diçka personale/intime dhe askush nuk mund të ndërhyjë në vetëdijen e njerëzve. Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, ku secili qytetar e ka të drejtën e vet që të deklarojë identitetin e tij pa presione. Përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë gjithnjë e kanë vlerësuar lartë shtetin shqiptar në këtë drejtim dhe e kanë dhënë si shembull në rajonin tonë për standarde më të përsosura në lidhje me të mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Vizitat e zyrtarëve bullgarë në Shqipëri dhe në këto zona të Shqipërisë, ku ka qytetarë shqiptarë me vetëdije etnike bullgare, gjithmonë janë zhvilluar sipas ligjeve dhe protokollit të shtetit shqiptar dhe Bullgaria nuk “ushtron trysni” mbi ta. 

Shqipëria është shtet demokratik dhe sovran, në të cilin respektohen Kushtetuta, ligjet dhe standardet më të larta evropiane për të drejtat e komuniteteve. Përfaqësuesit politikë, përfshirë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk mund ta kuptojnë këtë fakt dhe sillen në mënyrë tepër arrogante me insistimet e tyre për “ndërhyrjen e shtetit shqiptar në përcaktimin e rezultateve të censusit” dhe “për korrigjimin me instrumente administrative të numrit të bullgarëve respektivisht të maqedonëve në Shqipëri”! Politikanët dhe gazetarët maqedonë sillen kështu, sepse institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut veprojnë në mënyrë brutale kundër bullgarëve vendës – ata diskriminohen, pjesëtarët e komunitetit bullgar rrihen, klubet dhe organizatat e tyre digjen dhe mbyllen, monumentet kulturore dhe historike bullgare dëmtohen, tekstet mësimore, mediat, figurat publike shpërndajnë urrejtje dhe falsifikojnë historinë bullgare në përmasa absurde. Në censuset e popullsisë Maqedoninë e Veriut me presione, me instrumentet e shtetit dhe me falsifikime ulet numri i bullgarëve. Politikanët në Shkup mendojnë se këtë politikë mund ta “transferojnjë” edhe në Shqipëri, duke shkelur rëndë ligjet dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, për të ushtruar presione mbi shtetasit shqiptarë që deklarohen si bullgarë etnikë.

Politikanët maqedonë mohojnë edhe identitetin e bullgarëve në Shqipëri, mohojnë të drejtat e tyre që garantohen nga Kushtetuta dhe ligjet e shtetit shqiptar. Në Shkup mendojnë, duke ndjekur tradita jugosllave dhe serbomadhe, se shteti me dhunë dhe me vegla administrative ndryshon identitetin e njerëzve dhe formëson indetitete dhe komunitete të reja për realizimin e qëllimeve ekspanzioniste ndaj fqinjëve. Kësaj radhe gabojnë rëndë, sepse Republika e Shqipërisë është shtet ligjor që i ndjek parimet evropiane dhe qytetarët e saj shprehin në mënyrë të lirë identitetin e tyre.

Sa i përket “pakicës maqedone” në Bullgari, kjo “çështje” është krejt artificiale. Që nga koha jugosllave Beogradi përpiqet t’i bëjë presion Sofjes përmes veprimtarisë së agjentëve të UDB-ës famëkeqe – 30-35 pleqë (tashmë) provokojnë autoritetet bullgare me krijimin e shoqatave në statutin e të cilave në mënyrë të hapur shpallet si qëllim shkëputja e Bullgarisë Jugperëndimore dhe “unifikimi” me Maqedoninë e Veriut. Natyrisht, gjykatat bullgare nuk regjistrojnë organizata separatiste (edhe pse janë shoqata fiktive), këta njerëz ankohen me ndihmën e Shkupit në Gjykatën e Strasburgut, ku ka vendime në favor të së drejtës për shoqërim, por jo për “ekzistimin e pakicës maqedone” në Bullgari siç manipulojnë në Maqedoninë e Veirut. Në këtë lidhje duhet të sqarohet se Bullgaria i mbështet kërkesat e komunitetit bullgar dhe nuk ndërhyn në rendin/modelin kushtetues të Maqedonisë së Veriut, sepse disa komunitete të tjera janë përfshirë në Amendamentin IV të Kushtetutës së saj. Pra, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshin të drejta kolektive mbi bazën etnike dhe asnjë komunitet etnik nuk mund të diskriminohet dhe të privohet nga ndonjë të drejtë që është në Kushtetutën e vendit. Shteti bullgar kurrë nuk i ka bërë presion shtetit maqedon çfarë modeli kushtetues të pranohet, por nuk mund të lejojë që komunitetit bullgar në këtë vend t’i kufizohen të drejtat themelore. 

Modeli kushtetues i Republikës së Bullgarisë është model liberal që bazohet mbi mbrojtjen e të drejtave individuale. Secili komunitet etnik dhe fetar i ka të drejtat e tij të plota kulturore dhe të drejtën individuale për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Në Evropë (në veçanti në Bashkimin Evropian) ka modele të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve që janë pakicë në ndonjë kuptim. Këto modele janë të barabarta dhe nuk mund të ketë ndërhyrje në organizimin shtetëror dhe kushtetues nga ana e shteteve të tjera, sepse një qasje e tillë do të ishte sulm i rëndë kundër shtetit përkatës. Shtetet që kanë komunitete etnike në shtete të tjera mund vetëm të përkrahin këto komunitete që të marrin të gjitha të drejtat që parashihen në Kushtetutën dhe në ligjet e këtij shteti. Pra, nuk mund të ketë kërkesa për ndryshimin e modelit kushtetues të Bullgarisë nga ana e qeveritarëve në Shkup, sepse nuk mund të ketë reprocitet në fushën kushtetuese.

Nuk mund të kuptohen edhe simpatitë ndaj Serbisë, sepse ky shtet më shumë se një shekull ndjek politikë raciste, agresive dhe gjenocidiale ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve. Që të kuptohet gjendja e komunitetit bullgar në Serbi mjafton të përmendet fakti që në vititn 1919 në Serbi ishin njohur zyrtarisht mbi 100 000 mijë bullgarë, por tani njihen vetëm 10 000 bullgarë, sepse shteti serb i asimilon, i shpërngul dhe i zvogëlon me të njëjtat vegla, me të cilat diskriminon edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në këtë tekst bëhen manipulime edhe për gjoja “boshtin ortodoks”, në të cilin Bullgaria marrka pjesë! Në Ballkan historikisht ka pasur dhe vazhdon të ketë një bosht: Moskë – Beograd (Shkup) – Athinë, e cila aleancë gjithmonë ka vepruar kundër Bullgarisë dhe ka mundësuar gjenocidin dhe asimilimin shekullor serbo-grek kundër bullgarëve.

Nga ana tjetër politika e Bullgarisë ndaj Shqipërisë mund të karakterizohet si një politikë shumë miqësore dhe për këto 110 vjet të marrëdhënieve tona diplomatike Bullgaria gjithnjë e ka mbështetur Shqipërinë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë akt armiqësor ndaj saj.

Prandaj spekulimet që Bullgaria paska pasur politikë “irredentiste” ose “skenar” ndaj Shqipërisë jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me faktet, por janë edhe fyese për publikun bullgar, i cili gjithmonë ka pasur simpati të madhe për popullin shqiptar. 

/Argumentum.al

Related- Posts

Kryesore

Samiti G 6+1! Samit historik dhe Trump Show! Zelenski 0:2! Humbësit dhe fituesit e luftës 12 ditore!

30 Qershor, 2025
FOKUS

Azerbajxhani hedh poshtë pretendimet për përfshirje në konfliktin Izrael-Iran

30 Qershor, 2025
FOKUS

E fshehta e rezervave amerikane të arit

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.