SPAK: Gjatë qershorit miliona euro pasuri të konfiskuara, 29 të pandehur të shpallur fajtorë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se gjatë muajt qershor janë sekuestruar miliona ero pasuri e paligjshme, makina luksoze, si dhe janë 29 pandehur të shpallur fajtor.

Në njoftimin e SPAK thuhet se për gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

“Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

“Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur. Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë”, thuhet në njotim.

Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se për këtë periudhe janë sekuestruar miliona ero pasuri.

“Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:Automjete 6 copë. Aparate celulare  82 copë të markave të ndryshme. Laptop 6 copë. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë. 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO. 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP). 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë. 2200 (dymijë e dyqindtë) franga Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SPAK njofton se është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit qershor 2022.