• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

SPECIALE/ Ambasada e Kazakistanit në Tiranë zhvilloi një takim informues mbi Kushtetutën e re dhe zgjedhjet për Kurultain

18 Gusht, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kazakistani po hyn në një fazë të re institucionale dhe strategjike. Miratimi i një Kushtetute të re, krijimi i një parlamenti njëdhomësh Kurultai, dhe zgjedhjet e para për këtë institucion, më 23 gusht, shënojnë një moment të rëndësishëm në transformimin politik të vendit. Por rëndësia e këtyre zhvillimeve shkon përtej reformës së brendshme. Pozita e Kazakistanit në zemër të Euroazisë, roli i tij në Korridorin e Mesëm dhe lidhjet në rritje me tregjet evropiane e bëjnë vendin një aktor gjithnjë e më interesant edhe për Evropën dhe Shqipërinë. Pikërisht këto zhvillime ishin në fokus të një takimi informues të organizuar më 18 gusht në Tiranë nga Ambasada e Republikës së Kazakistanit, ku përfaqësues të medias shqiptare, diplomatë, një përfaqësues i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ekspertë diskutuan reformën kushtetuese, zgjedhjet e para për Kurultain dhe mundësitë për zgjerimin e marrëdhënieve Kazakistan–Shqipëri.

TIRANË, 18 gusht 2026 – Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Shqipërisë organizoi një takim informues kushtuar kuadrit të ri kushtetues të Kazakistanit dhe zgjedhjeve të para për Kurultain, të cilat do të zhvillohen më 23 gusht 2026.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të mediave shqiptare, një përfaqësues i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, eksperti shqiptar i së drejtës ndërkombëtare Dr. Redion Luli, si dhe diplomatë të Ambasadës.

Ambasadori i Republikës së Kazakistanit, Iskander Aisariyev, përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për interesimin e treguar ndaj zhvillimeve në Kazakistan dhe ndaj forcimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve.

Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Baurzhan Alzhanov, paraqiti një përmbledhje të reformës kushtetuese. Ai rikujtoi se Kushtetuta e re u miratua me referendum kombëtar më 15 mars 2026, me pjesëmarrjen e më shumë se nëntë milionë qytetarëve, ndërsa 87,15 për qind e votuesve e mbështetën Ligjin e ri Themelor. Kushtetuta hyri në fuqi më 1 korrik 2026. Një nga ndryshimet kryesore është kalimi nga parlamenti me dy dhoma në një organ ligjvënës njëdhomësh të quajtur Kurultai. Ai do të ketë 145 deputetë, të zgjedhur për pesë vjet përmes sistemit proporcional dhe një zone të vetme zgjedhore kombëtare. Në garë marrin pjesë shtatë parti me gjithsej 545 kandidatë. Ruhet pragu zgjedhor prej pesë për qind dhe kuota e përbashkët prej të paktën 30 për qind për gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Zgjedhjet e 23 gushtit nuk përfaqësojnë thjesht një proces tjetër parlamentar. Ato janë hapi i parë madhor për vënien në zbatim të modelit të ri kushtetues të Kazakistanit”, theksoi Alzhanov. Sipas tij, kompetencat e Kurultait në fushën e legjislacionit, buxhetit dhe mbikëqyrjes së Qeverisë synojnë të qartësojnë përgjegjësinë politike dhe të forcojnë llogaridhënien institucionale. Dr. Redion Luli paraqiti një vlerësim të pavarur mbi rëndësinë politike dhe institucionale të ndryshimeve. Ai nënvizoi se prova e vërtetë e reformës do të jetë mënyra se si institucionet e reja do t’i ushtrojnë kompetencat e tyre në praktikë. Luli do të udhëtojë në Astana gjatë periudhës zgjedhore si ekspert I ftuar shqiptar dhe komentues për çështjet ndërkombëtare, ku do të marrë pjesë në diskutime profesionale, takime dhe intervista mediatike.

Redion Luli: Kurultai i parë do të jetë prova praktike e reformës kushtetuese në Kazakistan

Eksperti shqiptar analizoi në kete takim ndikimin e modelit të ri parlamentar dhe rolin e institucioneve në fazën e zbatimit.

“Referendumi i 15 marsit përcaktoi arkitekturën e re kushtetuese të Kazakistanit. Zgjedhjet e 23 gushtit do të jenë hapi i parë për ta vënë këtë arkitekturë në funksionim”, tha Luli. Sipas tij, kalimi nga norma juridike te zbatimi praktik është faza më e rëndësishme dhe njëkohësisht më sfiduese e çdo reforme kushtetuese.

Eksperti u ndal te kalimi nga parlamenti me dy dhoma në një parlament njëdhomësh. Ky model, sipas tij, mund ta bëjë më të qartë përgjegjësinë politike, pasi qytetarët do ta kenë më të lehtë të identifikojnë partitë dhe deputetët përgjegjës për ligjet dhe vendimet e miratuara. Një strukturë e vetme mund të thjeshtojë gjithashtu procesin legjislativ.

Megjithatë, Luli paralajmëroi se efikasiteti nuk duhet të matet vetëm me shpejtësinë e miratimit të ligjeve. “Ai duhet të vlerësohet edhe përmes cilësisë së debatit, përfaqësimit të interesave të ndryshme, profesionalizmit të deputetëve dhe kontrollit real ndaj pushtetit ekzekutiv”, theksoi ai.

Dr. Redion Luli

Kurultai do të përbëhet nga 145 deputetë të zgjedhur për pesë vjet me system proporcional në një zonë të vetme kombëtare. Në zgjedhje marrin pjesë shtatë parti me 545 kandidatë. Kuota e përbashkët prej të paktën 30 për qind për gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara u vlerësua si një element i rëndësishëm, por Luli nënvizoi se përfaqësimi duhet të gjykohet edhe nga ndikimi real i këtyre kategorive në vendimmarrje. Sipas tij, kompetencat e Kurultait për miratimin e ligjeve dhe buxhetit, pëlqimin për emërime të rëndësishme dhe mbikëqyrjen e Qeverisë e vendosin institucionin e ri në një pozitë qendrore. Fuqia reale e parlamentit, megjithatë, do të varet nga mënyra se si këto kompetenca ushtrohen. Luli do të jetë në Astana gjatë periudhës së zgjedhjeve, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, si ekspert i huaj dhe komentues për çështjet ndërkombëtare. Ai do të marrë pjesë në diskutime profesionale, takime publike dhe intervista me mediat kazake.

“Nuk synoj të parashikoj rezultatin e zgjedhjeve apo të mbështes ndonjë forcë politike. Vëmendja ime do të përqendrohet te organizimi i procesit, pjesëmarrja e qytetarëve, përfaqësimi politik dhe hapat e parë të tranzicionit institucional”, deklaroi ai.

Në përfundim, eksperti theksoi se zgjedhjet nuk janë fundi i reformës. Vlerësimi i plotë do të varet nga puna e Kurultait të parë, cilësia e ligjeve, kontrolli mbi Qeverinë dhe besimi që institucionet e reja do të krijojnë te qytetarët.

Pse Kazakistani është interesant edhe për publikun shqiptar?

Gjatë bashkëbisedimit u trajtua edhe rëndësia e stabilitetit institucional të Kazakistanit për partnerët evropianë dhe për Shqipërinë, veçanërisht në kushtet kur vendi po forcon rolin e tij si një nyje e rëndësishme ndërmjet Evropës dhe Azisë përmes tregtisë, energjisë, investimeve dhe Korridorit të Mesëm.

Eksperti Dr. Redion Luli renditi tri lidhje të veçanta dhe me interes ndërmjet Shqipërisë dhe Kazakistanit.

– Lidhja e parë është pozita gjeografike. Shqipëria ndodhet në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dhe shërben si një portë e Ballkanit Perëndimor drejt Mesdheut. Kazakistani, megjithëse nuk ka dalje të drejtpërdrejtë në oqean, është një urë e madhe kontinentale ndërmjet Azisë dhe Evropës.

Nëpërmjet Korridorit të Mesëm, territori i Kazakistanit lidh Kinën dhe Azinë Qendrore me Detin Kaspik, Kaukazin dhe tregjet evropiane. Për këtë arsye, stabiliteti dhe funksionimi I institucioneve të Kazakistanit kanë rëndësi edhe për transportin, energjinë dhe tregtinë evropiane.

– Lidhja e dytë është bashkëjetesa fetare. Shqipëria njihet ndërkombëtarisht për harmoninë ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare. Edhe Kazakistani, si një shtet laik dhe shumëetnik, e konsideron dialogun ndërfetar dhe respektin e ndërsjellë si pjesë të rëndësishme të identitetit të tij shtetëror.

Astana organizon rregullisht Kongresin e Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale. Kjo është një fushë ku përvoja e Shqipërisë dhe ajo e Kazakistanit mund të kuptohen dhe të vlerësohen reciprokisht.

–Lidhja e tretë lidhet me transformimin politik dhe ekonomik. Shqipëria, pas rënies së regjimit komunist, dhe Kazakistani, pas fitimit të pavarësisë, kanë ndjekur rrugë të ndryshme zhvillimi. Megjithatë, të dyja vendet janë përballur me një pyetje të përbashkët: si mund të ndërtohen institucione moderne, efikase, të përgjegjshme dhe më pranë qytetarëve?  Kazakistani shpesh perceptohet vetëm permes burimeve tëtij natyrore ose hapësirës së madhe të stepës. Në realitet, identiteti i tij modern lidhet gjithashtu me heqjen dorë nga armët bërthamore, trashëgiminë hapësinore të Bajkonurit, dialogun ndërfetar, digjitalizimin dhe përpjekjen për të modernizuar institucionet shtetërore.

Pikërisht ky kombinim e bën reformën kushtetuese të Kazakistanit interesante jo vetëm për Azinë Qendrore, por edhe për Shqipërinë dhe publikun evropian.

Kazakistan–Shqipëri: Një urë e re bashkëpunimi mes Azisë dhe Ballkanit

Në takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit Kazakistan–Shqipëri në fusha si tregtia, investimet, transporti, energjia, turizmi, kultura dhe arsimi.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Kazakistanit në Korridorin e Mesëm, rruga transkaspike që lidh Kinën dhe Azinë Qendrore me Kaspikun, Kaukazin dhe tregjet evropiane.

Shqipëria, me daljen e saj në Adriatik dhe Jon dhe pozicionin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kazakistani si nyje kontinentale ndërmjet Azisë dhe Evropës, kanë karakteristika të ndryshme, por edhe interesa plotësuese në fushën e lidhshmërisë.

Një bashkëpunim më i afërt institucional dhe ekonomik mund të krijojë më shumë njohje reciproke dhe mundësi të reja për bizneset e të dy vendeve, veçanërisht në transport, logjistikë, energji, turizëm dhe investime.

Ambasada bëri të ditur se takimi ishte i pari i këtij formati në Shqipëri dhe se synon të ndërtojë një komunikim të rregullt me mediat dhe ekspertët vendas. Palët diskutuan mundësinë e vijimit të shkëmbimit të materialeve, komenteve profesionale dhe kontakteve ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të medias.

Kazakistani përtej stepës: Korridori I Mesëm dhe roli i vendit në Euroazi

Me një territor prej më shumë se 2,7 milionë kilometrash katrorë, Kazakistani është vendi i nëntë më i madh në botë dhe shteti më i madh pa dalje të drejtpërdrejtë në oqean. Ai është pothuajse 95 herë më i madh se Shqipëria, ndërsa ka një popullsi prej pak më shumë se 20,5 milionë banorësh. Kjo ndërthurje e territorit të gjerë dhe dendësisë së ulët të popullsisë krijon sfida të veçanta për infrastrukturën, shërbimet publike dhe përfaqësimin politik.

Megjithëse pa dalje në oqean, vendi ndodhet në zemër të Euroazisë. Përmes Korridorit të Mesëm, ai lidh Kinën dhe Azinë Qendrore me Detin Kaspik, Kaukazin dhe Evropën. Në takim u theksua se funksionimi i qëndrueshëm I institucioneve kazake ka rëndësi jo vetëm për qytetarët e vendit, por edhe për transportin, tregtinë dhe sigurinë energjetike të partnerëve evropianë.

Një tjetër kapitull i rëndësishëm lidhet me çarmatimin bërthamor. Pas pavarësisë, Kazakistani trashëgoi arsenalin e katërt më të madh bërthamor në botë, por hoqi dorë vullnetarisht prej tij dhe mbylli poligonin e provave në Semipalatinsk. Me nismën e Kazakistanit, Kombet e Bashkuara e shpallën 29 gushtin Ditën Ndërkombëtare kundër Provave Bërthamore.

Kazakistani ka gjithashtu një vend të veçantë në historinë e eksplorimit të hapësirës. Në vitin 1961, Yuri Gagarin nisi nga Kozmodromi Bajkonur, në territorin e Kazakistanit, udhëtimin e parë të një njeriu në hapësirë. Në vend jetojnë përfaqësues të rreth 130 grupeve etnike. Si shtet laik, Kazakistani e konsideron harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare një bazë të rëndësishme të stabilitetit kombëtar. Astana organizon periodikisht Kongresin e Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një fushë që krijon afërsi me Shqipërinë dhe traditën e saj të njohur të bashkëjetesës fetare.

Sipas të dhënave të paraqitura gjatë takimit, Kazakistani është partneri më I madh ekonomik i Bashkimit Evropian në Azinë Qendrore dhe përfaqëson mbi 80 për qind të tregtisë së BE-së me rajonin. Në vend veprojnë më shumë se 4 000 kompani me pjesëmarrje evropiane.

Këto shifra tregojnë se Kazakistani nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Azinë Qendrore, por një prej pikave kryesore të pranisë ekonomike evropiane në këtë hapësirë. Për këtë arsye, zhvillimet politike, institucionale dhe ekonomike në Astana kanë një rëndësi që shkon përtej kufijve të rajonit.

Presidenti Bajram Begaj dhe Presidenti Kassym-Jomart Tokayev gjatë vizitës shtetërore në Kazakistan.

Nga reforma institucionale te një partneritet më i afërt

Takimi i organizuar nga Ambasada e Kazakistanit në Tiranë dëshmoi se interesi për këtë vend po merr një dimension gjithnjë e më të gjerë. Ai nuk lidhet vetëm me reformën e re kushtetuese apo me zgjedhjet e para për Kurultain, por edhe me rolin që Kazakistani po konsolidon në hapësirën euroaziatike dhe me mundësitë e reja që ky zhvillim krijon për partnerët evropianë, përfshirë Shqipërinë.

Zgjedhjet e 23 gushtit përbëjnë një moment të rëndësishëm në procesin e ri institucional të Kazakistanit. Ato do të jenë testi i parë praktik i funksionimit të kësaj arkitekture dhe një mundësi për të parë se si reforma do të përkthehet në institucione më funksionale, më të përgjegjshme dhe më të lidhura me nevojat e shoqërisë.

Por për Shqipërinë, rëndësia e Kazakistanit shkon përtej zhvillimeve të brendshme politike. Vendi po shfaqet gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë në Azinë Qendrore dhe si një nyje e rëndësishme mes Evropës dhe Azisë. Kjo e bën atë një partner me potencial në një kohë kur rrugët e reja të transportit, energjisë dhe tregtisë po ndryshojnë hartën ekonomike të Euroazisë.

Në këtë kuadër, Shqipëria ka mundësi të zgjerojë horizontin e saj të bashkëpunimit. Korridoret e transportit dhe logjistikës, energjia, tregtia, investimet, teknologjia, arsimi dhe turizmi janë fusha ku interesat e dy vendeve mund të takohen dhe të krijojnë projekte konkrete.

Më shumë se kaq, afrimi mes Tiranës dhe Astanës mund të ndërtohet edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve, komuniteteve të biznesit, universiteteve, ekspertëve dhe mediave. Njohja më e mirë e realiteteve dhe potencialeve reciproke është hapi i parë drejt një marrëdhënieje më të qëndrueshme dhe më të dobishme.

Kazakistani po përpiqet të konsolidojë një model të ri institucional, duke ruajtur njëkohësisht rolin e tij si një nga aktorët kryesorë të Euroazisë. Shqipëria mund ta shohë këtë proces si një mundësi për të kuptuar më mirë një hapësirë që po fiton rëndësi strategjike dhe, njëkohësisht, për të diversifikuar marrëdhëniet e saj diplomatike dhe ekonomike.

Në këtë drejtim, distanca gjeografike nuk duhet të shihet si pengesë. Përkundrazi, në një botë ku lidhjet ekonomike, infrastrukturore dhe diplomatike po bëhen gjithnjë e më të ndërvarura, distanca mund të kapërcehet përmes interesave të përbashkëta dhe projekteve konkrete.

Takimi në Tiranë mund të jetë një hap i parë në këtë drejtim. Ai tregon se ekziston hapësirë për një dialog më të gjerë dhe më të strukturuar mes dy vendeve.

Në fund të fundit, marrëdhëniet Shqipëri–Kazakistan kanë përpara një potencial që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht. Nëse Tirana dhe Astana arrijnë të identifikojnë interesat e përbashkëta dhe t’i kthejnë ato në bashkëpunim konkret, lidhja mes dy vendeve mund të marrë një dimension të ri — nga një marrëdhënie diplomatike e mirë në një partneritet më aktiv dhe më të dobishëm për të dyja palët.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Media franceze “Intelligence Online”: Intensifikohen përgatitjet për ngritjen e mikro-shtetit bektashi në Shqipëri

18 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

DITËT E BIRRËS DHE E ARDHMJA E KORÇËS

17 Gusht, 2026
Bota

Kushner dhe delegacioni i Hamasit në Egjipt për bisedimet mbi planin e paqes për Gazën

16 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SPECIALE/ Ambasada e Kazakistanit në Tiranë zhvilloi një takim informues mbi Kushtetutën e re dhe zgjedhjet për Kurultain

18 Gusht, 2026
Screenshot

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit etiketohet si “territor i ri i SHBA-së”

18 Gusht, 2026

Strategjia e “frikës nga Putini”, rrezik për Bashkimin  Europian

18 Gusht, 2026

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

18 Gusht, 2026

Media franceze “Intelligence Online”: Intensifikohen përgatitjet për ngritjen e mikro-shtetit bektashi në Shqipëri

18 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.