Zoran Meter-[i]
Nuk është më e fshehtë se avioni amerikan F-35 gjeneratës së pestë është prodhim shumë popullor dhe i kërkuar nëpër botë edhe përkundër disa problemeve teknike, si dhe çmimit tejet të lartë të shitjes. Megjithatë, përparësitë dhe aftësitë e tij janë dukshëm më të mëdha se mangësitë (mes tjerash dhe aftësitë manovruese) e kësisoj një numur i madh shtetesh që janë të aftë t’i blejnë këto lloj avionësh dhe arrijnë t’a bëjnë këtë. Megjithatë, ka edhe nga ata shtete të cilët financiarisht munden dhe kanë dëshirë t’i blejnë, por nuk kanë mundësi për shkak të interesave gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, dhe në këtë rast konkret gjë për të cilën do të flasim më poshtë – edhe për shkak të interesave të sigurisë së Izraelit.
Gjithashtu dimë edhe për shembullin e Turqisë, e cila, njëlloj si edhe njëzet vende të tjera ka marrë pjesë që në fillim në programin e zhvillimit të këtij avioni amerikan dhe synonte të blinte 100 copë, madje kishte paguar çmimin e plotë për katër prej tyre, por asaj qoftë dorëzimi qoftë vazhdimi i bashkëpunimit në këtë program i’u bllokua mbasi vendosi të blejë sistemet ruse antiajrore S-400 Triumf, gjë të cilën e kundërshtoi ashpër Uashingtoni. Sepse Pentagoni i paralajmëroi turqit se me aktivizimin e sistemeve S-400 në Turqi, rusët do të ishin në gjendje të grumbullonin informacione sekrete mbi karaktersitikat e F-35. Për këtë Turqia nisi kërkimin e avionëve te shtete të tjera. Një prej tyre e gjeti para pak kohësh dhe fjala ëshët për Britaninë e Madhe.
Si mund t’u shiten regjimeve të paparashikueshme
Përpjekja e presidentit amerikan Donald Trump për shitjen e avionit të padukshëm (stealth) të gjeneratës së pestë F-35 Arabisë Saudite përplaset me dhjetra ligje amerikane të miratuara dekada më parë, ligje që synojnë ruajtjen e përparësisë cilësore ushtarake izraelite – por kjo gjithashtu tregon se sa ka ndryshuar harta e rajonit. Për këtë me 16 nëntor shkruan media amerikane National Security Journal.
Në vend që menjëherë të shkelë marrëveshjen, Uashingtoni duhet të shfrytëzojë rishkrimin e rregullave: të lidhë aksesin e armëve të niveleve më të larta krahas lidhjeve formale me Izraelin dhe ambasadat në Jerusalem, të kërkojë aksion kundër rrjetit të Hamasit dhe të provojë blerësit për shkak të stabilitetit afatgjatë të regjimit me Kinën, përfshirë edhe Huawei. Rezultati i kësaj mund të jetë kuadri më i ashpër por më i pastër për shitjet e ardhshme të armëve amerikane në Lindjen e Mesme.
Donal Trump dëshiron t’i shesë Arabisë Saudite avionët F-35 Joint Strike Fighter. Mbretëria Saudite nuk do të jetë vendi i parë i rajonit që blen gjeneratën më të re të avionëve amerikanë. Izraeli tashmë përdor F-35. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shqyrtuar blerjen e 50 avionëve F-35 në vitin 2021, por e ndërprenë blerjen për shkak të mosrënies dakord rreth kushteve amerikane për përdorimin e tyre dhe teknologjisë së përfshirë në paketë. Shqetësimi amerikan rreth ekuilibrimit të shitjeve me kërkesat për ruajtjen e përparësisë cilësore ushtarake izraelite ndoshta ka kontribuar në ndëprerje.
Megjithatë, mosbesimi mes presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe sheikut Mohameda bin Zayeda dhe administratës Biden ndoshta e detyroi Abu Dhabin të rishikojë blerjen e tyre me një vlerë prej disa miliardë dollarësh.
Arabia Saudite do të blejë F-35?
Shtrohet pyetja se çfarë është ndryshe tani nga çdo shitje e mëparshme e propozuar. Trumpi nuk e respekton procesi ashtu sikurse e kanë bërë këtë paraardhësit e tij, demokratë dhe republikanë. Përparësia cilësore ushtarake mbetet e vlefshme. Rrënjët e saj mbështeten në kërcënimin ekzistencial me të cilin është përballur Izraeli në dakadat e para të ekjzistencës së tij. Izraeli ishte një shtet i vogël dhe çdo shtet arab synonte çrrënjosjen e tij. Shtetet arabe mund të humbasin luftërat dhe të vazhdonjnë ekzistencën në mënyrë që të luftojnë përsëri dikur, por për Izraelin humbja e një lufte do të thoshte asgjësim i tij dhe ndoshta edhe Holokaust. Ky realitet ishte i dukshëm dhe i qartë, por popullsisa e shteteve arabe ishte sëpaku dy rende madhësie më e madhe se popullsia e Izraelit. Shteti Hebré kurë nuk do të mund të matej me ushtritë arabe as në numur dhe as në pajsije luftarake.
Në fillim Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik besonin se Izraeli mund të ishte aleati i tyre. Shumë sionistë të hershëm kanë qënë socialistë dhe kësisoj Moska në vitin 1947 votoi në Kombet e Bashkuara për ndarjen e Palestinës dhe krijimin e shtetit hebré. Madje edhe më vonë mbasi Izraeli refuzoi të bëhej marionetë e sovjetikëve, nuk ishte ende e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesnin Izraelin.
Presidenti Dwight D. Eisenhower gati sa nuk e asgjësoi NATO-n kur, në vitin 1956, i kërkoi Izraelit, Mbretërisë së Bashkuara dhe Francës të ndërpresin operacionet ushtarake që synonin të pengonin udhëheqësin egjyptian Gamal Abdel Nasser të nacionalizonte Kanalin e Suezit. Logaritja e Eisenhowerit ishte e thjeshtë: Izraeli ishte i një vend i vetëm, por atë vit dhjetë shtete arabe ishin të pavarura. Nëse sakrifikimi i Izraelit ishte çmimi i bërjes për vete të popullsisë së botës arabe të pasur me naftë, atëherë ky ishte çmim të cilin Eisenhoweri ishte i gatshëm t’a pranonte. Vetëm pas krizës së Bejrutit në vitin 1958 e kuptoi se llogaritje të këtilla ishin të thjeshtëzuara. Për arësye kulturore dhe ideologjike, Izraeli thjesht ishte aleat më i mirë. Duke patur parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara i premtuan mbështetje Izraelit, Pentagoni formuloi Përparësinë Cilësore ushtarake. Ishte një formulë, më vonë e shndrruar në ligj, në mënyrë që të sigurohej se shitjet e pajisjeve ushtarake te vendet arabe nuk do t’a zvoglojnë përparësinë teknologjike izraelite. Arabët mund të kishin sasinë, por Izraeli gjithmonë duhej të kishte cilësinë.
Shtija e F-35 Arabisë Saudite nuk do të ishte sfida e parë për përparësinë cilësore ushtarake. Shkaku përse shitja e avionëve për paralajmërim të herhsëm AWACS nga ana e presidentit Ronald Reagan në vitin 1981, ishte aq shumë kontraverse në atë kohë ishte sepse Izraeli besonte se me këtë shitje është prishur përparësia cilësore. Reagani e bëri shitjen edhe përkundër kundërshtimit të Izraelit dhe Këshillit amerikano-izraelit për çështjet publike (AIPAC), lobit që është për lidhje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Çfarë mund të ndodhë?
Jo vetëm që AIPAC-i është shumë më pak ndikues, por edhe gjeopolitika ka ndryshuar. Megjithëse formulimi i Përparësisë Cilësore ushtarake ishte i drejtë në kohën kur kërcënimet më të mëdha për Izraelin ishin shtete fqinjë arabe dhe emiratet e naftës së Këshillit për bashkëpunimin në Gjirin Persik, sot të gjithë këta ish kundërshtarë përballen me armiqtë e përbashkët në Iran dhe në Turqi.
Dëshira e Trumpit për t’i shitur F-35 Arabisë Saudite ndoshta është kontraverse, por duhet të jetë fillimi i një bisedimi të ri mbi burimin e kërcënimeve në Lindjen e Mesme në ditët e sotme. Izraeli për këtë kërkon si parakusht raporte formale me Arabinë Saudite. Megjithatë, Trumpi mund të shkojë edhe më tej: Çdo fuqi rajonale e cila kërkon armë amerikane jo vetëm që duhet të ketë raporte formale me Izraelin, por edhe ambasada e saj duhet të jetë në Jerusalem. Kjo sepse i diskutueshëm është vetëm Jeruzalemi Lindor. Refuzimi i ambasadës në Jeruzalemin Perëndimor do të thoshte hedhjen poshtë plotësisht të sovranitetit izraelit. Njëlloj me këtë, mossuksesi në definimin e Hamasit si organizatë terroriste dhe arrestimi i antarëve të saj si dhe financimi dhe mbështetja e tyre në territorin e shtetit blerës duhet të jetë edhe një arësye për asgjësimin e marrëveshjes, dhe për vendin në fjalë humbjen e kaparit.
Nga ana tjetër, edhe Kongresi mund ta ngrejë stekën në lidhje me stabilitetin e blerësit të armëve. Sepse nuk duhet të ndodhë më kurrë situata si puna e asaj të Iranit në të cilin shahu bleu ato që në atë kohë konsiderohej avioni më i përparuar amerikan, dhe më pas ky vend brenda natës u shndërrua në vend armik. Vërtetë Arabia Saudite po ndryshon, por motori i transformimit është trashëgimtari i fronit, Muhammad bin Salman, një njeri të cilin, megjithëse pak e mundur, mund t’a zëvendësojë ndonjë tjetër i përcaktuar si antagonist dhe reaksionar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Vetëm ato vende për të cilët shërbimi sekret me besueshmëri të lartë mund të pohojë se do të jenë stabël për dhjetë vitet e ardhshme mund të fitojë akses për të patur teknologjinë më të lartë amerikane. Gjithashtu Kongresi mund të vendosë kushte për blerësit potencialë edhe për lidhjet me Kinën. Të besh biznes me Huawein? Atëherë faktori i rrezikut që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë në armët e tyre të teknologjisë së lartë është tejet i madh për t’u përballuar.
Kritikët e Trumpit nuk do ta kenë të lehtë të kundërshtojnë blerjen e F-35; në vend të kësaj ata duhet të shqyrtojnë mundësinë sesi marrëveshja që formëson të gjitha marrëveshjet e ardhshme t’a bëjë vërtetë Amerikën të Madhe.
Gjykimi
Ky tekst i medias amerikane flet për ndërlikueshmërinë dhe ndjeshmërinë e shitjes së armëve amerkane të teknologjisë së lartë, ku nga njëra anë janë interesat e korporatave ose më mirë të themi të kompleksti industrialo-ushtarak dhe biznesit privat për fitime dhe ndarjen e dividendëve, ndërsa nga ana tjetër, politika shtetërore gjithsesi duhet t’i bëjë mirë llogaritë që këto prodhime dhe sisteme mbrojtëse bashkëkohore moderne të mos bien në duart e shteteve të pasigurtë dhe rivalëve gjeopolitikë të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, ndërlikueshmëria e përmendur dhe përpjekja për gjetjen e një qëndrimi të ekulibruar, le të themi, mes dy palëve të kundërvëna brenda shoqërisë amerikanë – biznesit privat dhe politikës shtetërore, përballet edhe me një problem i cili deri kohët e fundit nuk ekzistonte, sëpaku në këto sfera. Është fjala për atë se rivalët kryesorë amerikanë-Rusia dhe Kina gjithashtu kanë gjetur mënyra për prodhimin e avionëve modernë, gjë e cila, blerësve tradicionalë amerikanë jashtë qarkut të aleatëve klasikë në NATO u jep mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve alternative. Ose më mirë të themi, tani kanë mundësinë të thonë, nëse amerikanët nuk duan të na shesin ka se kush e bën këtë në vend të tyre. Kjo u pa më së miri edhe në shembullin e mësipërm të Turqisë e cila bleu sistemin rus të mbrojtjes antiajrore S-400 Triumf mbasi ShBA-të nuk deshën t’u shesin sistemet patriot të cilët Ankaraja ua kishte kërkuar që më përpara. Avioni i njohur kinez J-20, i cili në vendin e industrisë dhe fuqisë ushtarake me rritje të shpejtë po përdoret gjithnjë e më shumë, ende nuk ka dalë në tregjet e eksportit, sepse gjoja i mungon drejtimi me vektorin e shtytjes. Nëjlloj me këtë edhe KF-21 koreanojugor, i cili është ende në zhvillim e sipër, ofron më pak mbulueshëmri, por përveç kësaj “luajnë” më shumë rol në sistemin rajonal sesa atë global.
Megjithatë, rusët mendojnë ndryshe dhe në mënyrë globale kur është fjala për furnizimin me armë moderne e për rrjedhojë, edhe përkundër sanksioneve të fuqishme amerikane që zbatohen në rastin e sektorit rus të mbrojtjes (kompania Rosoboronexport) vazhdon të jetë besueshëm, në vendin e dytë për nga eksportimi i armatimeve (megjithëse diferenca me vendin e parë-ShBA-të, është ende e madhe).
Rusët shesin pa kushtëzime politike
Rusia këmbëngul të ofrojë aftësi të përparuara luftarake pa kushtëzime politike të cilat shpesh janë të lidhura me platforma amerikane. Blerësve në Gjirin Persi, Afrikë dhe Azinë Juglindore, blerja e Su-53E prodhim rus u oforon marrjen në zotërim të aftësive të gjeneratës së pestë nga burime joperëndimore, ndërsa zyrtarët rusë theksojnë se e drjta e tyre e plotë dhe sovrane e përdorimit, paketa e adpotueshme e avionikës dhe mungesa e kufizimeve të integrimit të armëve – janë faktorë të cilët akoma frustrojnë disa blerës të F-35 të lidhura me konrollin amerikan të eksporteve. Megjithatë, mbetën pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e Su-57E si dhe siguria e tyre në operacione ku klima është e nxehtë dhe shkallëzueshmëria e prodhimeve. Por, në ndryshim nga F-35, i cili kërkon integrim të thellë në sistemin digjital dhe logjistik amerikan, Su-35E ofron zgjidhje të pavarura për shtetet e interesuara të cilët kërkojnë pavarësi operative.
Pra, thënë me një fjali, problemi për Trumpin është si më poshtë: kur është fjala për furnizime ushtarake të vendeve të pasura arabe nuk është fjala për miliona dollarë, por për qindra miliarda syresh. A do t’ia lërë një gjë të tillë në dorë konkurencës, qoftë kjo edhe për shkak të frikës për Izraelin? Le të presim përgjigjen përfundimtare.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/vojna-analiza/zoran-meter-trump-zeli-prodati-f-35-saudijskoj-arabiji-koji-su-problemi-i-tko-opasno-uskace-u-igru/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































