Zoran Meter- geopolitika.news[i]
- Në këtë kontekst duhet analizuar shkuarja në Moskë javën e ardhshme e emisarëve të Trumpit Witkoff dhe Kushner. Nuk jam i sigurtë çfarë të reje kanë t’i thonë ata Putinit e që ky të mos e dijë, por jam i sigurtë se Putini atyre mund t’u thotë gjithçka, gjë me të cilën, ose do t’i kthjellojë kokat amerikane ose do t’i nxisë në vendimin “shkojmë deri në fund, të bëhet ç’të bëhet”.
Për presidentin amerikan Donald Trump lufta me Iranin dhe gjetja e një mënyrë që t’i japë asaj fund dhe, sëpaku deri diku, të ruajë fytyrën amerikane dhe të tijën, është me siguri problemi numur një.
Megjithatë, paralelisht, lufta ukrainase vazhdin të jetë barrë e rëndë për të për shkak të presioneve të mëdha nga ana e fajkojve brenda partisë së tij Republikane si dhe ata të partisë Demokrate të cilt këmbëngulin në forcimin e ndihmës për Ukrainën, si dhe nga ana e aleatëve kryesorë europianë në NATO.
Megjithëse fati i Ukrainës de facto varet nga Amerika, ShBA-të thjesht janë përfshirë thellë në këtë luftë edhe nga pikëpamja financiare dhe e interesave (janë investuar mjete të stërmëdha financiare në “projektin Ukraina” qysh para fillimit të luftës), edhe gjeopolitike, që të ketë komoditetin t’a lërë mënjanë dhe të thonë: “djema, nëse nuk dëshironi të na dëgjoni urdhëroni e gjejeni vetë një zgjidhje – pa Amerikën”. Këtë e dinë mirë si në kryeqytetet europiane ashtu edhe në Kiev – e soje kjo lojë e ndërlikuar mes aletaëve vazhdon të sillet në rreth të mbyllur.
“Përmbysja e madhe” shumë e diskutueshme
Megjithëse mediat perëndimore pas takimit të para pak kohëve në Uashington mes Trumpit dhe liderit ukrainas Volodimir Zelenski informuan si për një përmbysje të re të madhe në qëndrimin e presidentit amerikan ndaj Ukrainës dhe Zelenskit personalisht, edhe për “suksesin e madh” të arritur me këtë rast, ngjarjet e mëvonshme nuk i vërtetuan, sëpaku jo plotësisht, këto konkluzione.
Ato gjithashtu u bazuan edhe në deklaratat e Trumpit pas samitit të NATO-s në Ankara me 8 korrik mbi mundësinë e dhënies Ukrainës licencën për prodhimin e raketave amerikane për mbrojtjen aktiraketore Patriot, ose pas takimit në Uashington mbi dërgimin e 300 raketave për këto sistme gjë që e kërkoi Zelenski për mbrojtjen e vendit nga predhat ruse gjatë dimrit, ose përdorimin e Starlinkut të Elon Maskut për sulme në pozicionet e raketave ruse në territorin e Rusisë.
Dhe jo vetëm, këto! Në mediat perëndimore është duke u zhvilluar një fushatë publicistike mbi dukurinë e “armës çudibërëse” – predhat ERAM, të afta për të goditur hedhësit rusë të raketave balistike dhe se gjoja për përdorimin e tyre na u pritka vetëm leja e Trumpit dhe pranimi i Muskut.
Megjithatë, fakti se Uashingtoni ende nuk ka marrë asnjë vendim për këto çështje, më e rëndësishmja ndër to është dhënia e licencës.
Për më shumë, Trumpi deklaroi se prioriteti kryesor i tij është përfundimi i luftës në Ukraninë dhe jo transferimi i raketave të reja. Më saktë, tha si më poshtë: “Thënë thjesht, duam që lufta me Rusinë në Ukrainë të përfundojë. Nuk kërkojmë raketa, kërkojmë paqe”.
Përveç kësaj, praktikisht akoma më e rëndësishme, Trumpi refuzoi kërkesën e Zelenskit mbi dërgimin e 300 raketave mbrojtëse për sistemet Patriot (Info The Atlantic, i cili duke u bazuar në burimet e tij informoi edhe mbi kërkesën e Zelenskit për takim me Maskun, gjë të cilën miliarderi e refuzoi).
Trumpi tërhoqi premtimin për dhënien e licencës
Trumpi tërhoqi premtimin e dhënë që t’i lejonte Kievit prodhimin e raketave Patriot si pasojë e shqetësimit se kjo teknologji vitale mund të bjerë në duart e rusëve. Për këtë shkruan edhe The Telegraph-i britanik.
Media në fjalë përmend premtimin e Trumpit në Ankara, duke nënvizuar se ai e ndryshoi qëndrimin në një periudhë prej disa javësh për shkak të shqetësimit se mos teknologjia mund të bjerë në duar të gabuara. Në takimin e kabitetit në Camp David, shteti Merilend, pranoi se transferimi i teknologjisë është i vështirë dhe tha si më poshtë:
“Është e vështirë t’a japësh këtë teknologji… Njerëzve që u’a jep këtë teknologji ndoshta një ditë do të kthehen kundër nesh”.
Ky ndryshim qëndrimi ndodhi në mesin e diskutimit të brendshëm brenda administratës mbi atë nëse duhet dërguar teknologjia, e e cila, sipas fjalëve të ndihmësve dhe ekspertëve, mund të përfundonte në duart e rusëve.
Philip Breedlove, ish komandant i komandës europiane, pohoi për Telegrafin se ky kërcënim i shqetësonte me të vërtetë shumë zyrtarët e administratës së Trumpit.
Radari kyç
Sipas medias britanike, sistemi Patriot mbështetet në radarin e vogël Boeing për ndjekjen PAC-3 Ka-Band Active Radar Seeker. I vendosur në hundën e raketës Patriot ai detekton shenjestrën armike në sekondat e fundit të fluturimit dhe drejton raketën në kursin e përplasjes direkte me atë.
Këta radarë, prodhohen në uzinën e Boeing-ut në Alabama, ndërsa kompenentja është kaq e avancuar saqë Shtëpia e Bardhë madje e ka kufizuar eksportin e saj edhe te disa nga aleatët më të afërt.
Pajisja është e njohur si gjurmuesi aktiv radar PAC-3Ka band. Shërben si syri dhe veshët e raketës, detekton raketën që vjen në momentet e fundit të fluturimit dhe nis Patriotin për qitje të drejtpërdrejtë.
- Pjesa ballore e raketës ka dimensione rreth 25 cm.
- Vetë radari ka përmasa afro 8 inç.
- Sipas Boeng-ut, nuk ka çuar dëm asnjë raketë gjatë invazionit amerikan në Irak në vitin 2003.
Sistemet Patriot janë në përdorim në 20 vende të botës, por prodhimi plotësisht i licencuar për antiraketat e tij është vendosur vetëm në Gjermani dhe në Japoni. Për më shumë – Uashigntoni madje as Japonisë nuk i’a dhënë të drejtën e prodhimit të pavarur të radarit PAC-3 Ka-Band
Konkluzion
Trumpi e di mirë se lufta në Ukrainë nuk mund të përfundojë me fitoren e ukrainasve dhe se heret a vonë do të duhet të arrijë një marrëveshje me Rusinë, e cila gjithsesi nuk u largohet bisedimeve por edhe nuk heq dorë nga kushtet e saj. Ndërkohë strategët kryesorë e kanë bindur se më e mira është të bëhet presion ndaj Vladimir Putinit (rreth kësaj ekzistojnë ndasi edhe në radhët e strategëve të Trumpit) e soje në samitin e Ankarasë Trumpi përshëndeti sulmet ukrainase me dronë në thellësi të Rusisë, duke thënë se kjo mund t’a detyrojë Putinin të kuptojë se më e mira është të ulet në tryezën e bisedimeve dhe ta përfundojë luftën. Me fjalë të tjera u mbështet në strategjinë amerikane “me përshkallëzim drejt depërshkallëzimit”.
Megjithatë duket qartë se efekti i dëshiruar deri tani ka munguar. Për më shumë! Gjithçka rezultoi me sulme akoma më intensive dhe shkatrrimtare në Ukrainë – mbi të gjithë në Kiev dhe në portet detare ukrainase në Detin e Zi, gjë e cila de facto shkaktoi bllokadën detare të këtij vendi.
Ndërkohë Moska dërgon mesazhe të hapura se nuk do të pranojë për ngrirjen e konfliktit në linjat aktuale të luftës, por kërkon tërë Donbasin “me të butë ose me të egër”, dhe vetëm më pas do të nisin bisedimet të cilët mund të përfshijnë edhe zgjidhjen e shkakut i cili solli luftën, sikurse tha zëvendësministri rus i punëve të jashtme Galluzin.
Çfarë të bëhet më tej, kjo është çështja kryesore? ShBA-të mund të vazhdojnë të mbështetin sulmet ukrianase në thellësi të Rusisë, dhe mund të miratojnë ligjin mbi “sanksionet e ferrit” kundër Rusisë të cilët tashmë i ka miratur Senati. Dhoma e Përfaqësuesve i ka vënë në rendin e ditës por për to nuk do të votohet deri në mesin e shtatorit për shkak të pushimeve te verës.
Megjithatë, sikurse kemi shkruar edhe më parë mbi rreziqet e mëdha të miratimit të tij edhe për vetë ShBA-të, megjithëse nuk ka dyshim se një gjë e tillë do të ishte goditje e fortë për Rusinë – sidomos nëse Kina dhe Rusia do t’i nënshtrohen atij (gjë që është pak e mundshme por gjithsesi nuk duhet përjashtuar). Për këtë mund të mësoni më shumë në publikimin tonë- https://www.argumentum.al/a-kercenojne-sanksionet-e-ferrit-me-ferr-global/
Por ajo që është më e rëndësishmja – zbatimi i këtij ligji, nëse miratohet (gjë të cilën e besoj) do të linte plotësisht jashtë mundësinë që ShBA-të të ndërmjetësojnë në bisedime mbi përfundimin e luiftës ukrainase. Sepse, ligji ka edhe nene mbi vendosjen e detyrueshme të sanksioneve kundër Putinit, e soje është e qartë se dy vendet, sadoqë deri tani të kundërvëna ndaj njëri tjetrit, gjithsesi me vendosjen e lidhjeve komunikative në nivelin më të lartë, u bënë në të vërtetë armiq të hapur. A i nevojitet ShBA-ve, në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe planeve për konflikt me Kinën ta shndërrojë Rusinë në një vend plotësisht armiqësor – përgjigjen po ua lë juve. Rezervat e shterruara amerikane në luftën me shtetin e madhesisë së mesme sikurse është Irani flet më së miri për ndërlikueshëmrinë e situatës.
Ajo të cilën besoj se bën tani Trumpi (nën ndikimin e aleatëve të tij kryesorë, domethënë shtetit të thellë, është bërja e presionit ndaj Putinit me shpresën se ky ka për t’u frikësuar dhe do të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje me Ukrianën e cila është në interes të ShBA-ve. Në këtë kontekst duhet marrë në konsideratë edhe shkuarja javën e ardhsme në Moskë, pas aterimit paraprak në Kiev – e emisarëve të njohur të Trumpit Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Nuk jam i sigurtë çfarë të reje kanë t’i thonë ata Putinit e që ky të mos e dijë, por jam i sigurtë se Putini atyre mund t’u thotë gjithçka, gjë me të cilën, ose do t’i kthjellojë kokat amerikane ose do t’i nxisë në vendimin “shkojmë deri në fund, të bëhet ç’të bëhet”.
Deri atëherë Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë të shkatërrojnë njëra tjetrën ndërsa Europa do të paguajë me paratë e saj (për Ukriannë natyrisht). Edhe në kuptimin e blerjes së armëve për Ukrainën, edhe në kuptimin e financimit të buxhetit të saj nëpërmjet kreditimit me rrëfimin e dobët se shpenzimet e kredive do t’i paguajë Rusia nëpërmjet pagesës së reparacionve pas luftës – gjë në të cilën, ndërkohë, askush nuk beson.
Nga ana tjetër, këtyre ditëve ministri finlandez i financave deklaroi publikisht se vendi i tij nuk ka çfarë t’i dërgojë më si ndihmë Ukrainës në lidhje me raketat e nevojshme, sepse në të kundërt do të kërcënonte sigurinë e tij kombëtare. Njëlloj ka deklaruar para pak kohësh dhe Polonia, e më besoni – në një situatë të tillë këto vende nuk janë të vetmet në Europë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/blic-analiza-zorana-metera-trump-odbija-kijevu-dati-licencu-za-patriote-u-igri-je-rat-ili-mir-s-rusijom/
© 2026 Argumentum


























































