• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

12 Gusht, 2026
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Plot 65 vite më parë, në orën 01:54 të dielën e 13 Gushtit 1961 filloi ndërtimi i Murit famëkeq të Berlinit. Pavarësisht nga zhvillimet e shumta, tronditëse dhe zhgënjyese  që vijuan pas shembjes së tij më 9 Nëntor 1989, kur ngritja e mureve  me lloj lloj emrash po bëhet sërish modë, ajo ditë  ka hyrë për keq  në histori.  

Sepse Muri i Berlinit ishte shumë më tepër se sa tregon emri. Ai ishte  impiant gjigand ndarës dhe vdekjeprurës 156 km; përbëhej nga katër breza;  i parë 4 m i lartë me beton dhe tela me gjemba; brezi i dytë ose « zona  e vdekjes » futej në 80 – 100 m thellësi dhe kushdo shkelte aty kapej gjallë  ose e zinte korenti elektrik; brezi  i tretë ishte me transhe ndërsa i katërti ishte trase e pakalueshme. Muri vrojtohej në  gjithë gjatësinë nëpërmjet 302 kullave vrojtuese, nga të cilat ishin 32 në  Berlin.

Vërtet që ai Mur kufizoi ndjeshëm arratisjen e gjermanolindorëve drejt perëndimit, por megjithatë ai rezultoi një katastrofë e vërtetë për imazhin e lindjes komuniste. Duke i treguar gjithë botës dështimin e ” socializmit lindor” përballë suksesit të bujshëm gjermanoperendimor me mrekullinë e tij ekonomike dhe shtetin social.

Ndërtimi dhe shembja e këtij Muri famëkeq me shumë ngjarje intriguese janë përshkruar në qindra libra, poezi dhe filma artistikë kudo në botë, edhe në vendin tonë, përfshirë autorin e këtyre radhëve me shumë shkrime dhe   librin  ” Berlini pa Mure” të botuar në vitin 2009, me rastin e  20 Vjetorit të rrëzimit të tij.

Ndaj, këtu  po ndalemi në efektet e Murit të Berlinit, kundërshtimin ë të dy anët e Berlinit dhe tentativat e shumta  për sfidimin dhe kapërcimin e tij vërtet heroik.

Gjatë 28 viteve të ekzistencëssë tij, Murin e kapërcyen me mijra vetë; por 134 prej tyre ishin të pafat mbasi u vranë në përpjekjet e tyre  në kërkim të lirisë. Dëshmori i parë i Murit, Peter Fechter u vra më 17 Gusht 1962 në rrugën “Bernauer Strasse”; pikërisht aty ku sot ndodhet  Memoriali i Murit, ku çdo vit zhvillohen homazhe në ditën e ngritjes dhe shembjes së Murit. Dëshmori i  fundit i  Murit ishte 20 vjeçari Christian Gueffroy  i cili ra  diku  pranë qendrës së Berlinit më 5 shkurt 1989.

Kapërcyesi i parë i Murit

Kapërcyesi i parë i  Murit të Berlinit ishte roja kufitare në pjesën lindore të Berlinit, 19 vjeçari Hans Conrad Schumman. Më 15 Gusht 1961,  dy ditë pas ngritjes së Murit, midis rrugës « Ruppiner dhe Bernauer Strasse » pranë qendrës së Berlinit, Schumman i kapërceu me guxim telat me gjëmba i inkurajuar nga thirjet e vazhdueshme  që i vinin nga pjesa perendimore e Berlinit « hajde këtu, hajde këtu! » i ndihmuar edhe nga një makinë policie patrullimi e RFGJ-së.  Fotoja e tij e fotografit të ri  Peter Leibing e shkrepur me  një aparat « Exact »  u botua te ”BILD” dhe  bëri «  xhiron e botës».  Schumman u indinjua së tepërmi  kur mësoi se  një vajzë të vogël që kishte shkuar te gjyshërit e saj në pjesën lindore nuk e lejuan të kthehej  te familja e saj. Megjithë  peripecitë e shumta të jetës,  ai i qëndroi besnik pohimit të tij  se «vetëm kur kapërceva Murin jeta ime u bë plotësisht e lirë”.

Dy “zonjushat“ e Murit

Rasti i dytë por me fund të lumtur ndodhi pikërisht më 13 Gusht 1961; kur dy vajza 15 vjeçare gjermane, shoqe shkolle në gjimnaz u afruan njera tjetrës dhe shtrënguan duart në formën e një lamtumire mbi murin që po i ndante si shumë e shumë të tjera. Ato ishin Kriemhild Meyer dhe Rosemarie Badaczevski. Kjo e dyta e kishte apartamentin në një godinë shumëkatëshe me ballkon nga pjesa perendimore; sipas planit të babait të saj që kishte shkuar në pjesën perëndimore, ajo rrëshqiti poshtë ballkonit me litar më 19 Gusht 1961. Kriemhild mbeti në lindje por u largua më vonë në perëndim.  Ai takim ato ditë bëri bujë të madhe. Fotoja e tyre kishte dekada që qëndronte në Muzeun ‘Treptow‘ në Berlinin LIndor. Muzeu kishte bërë shumë përpjekje  për t’i gjetur dhe për t’i bashkuar të dyja për një çast

simbolik dhe për publikun. Më në fund,  “zonjushat e Murit”  u gjetën një e nga një në distance kohore, sepse Kriemhild banonte në Zvicër ku punonte si dekoratore; ndërsa Rosemaria jetonte afër Hamburgut, ku ishte sekretare në një universitet. 

Më 15 Qershor 2019 këto dy shoqe  u ritakuan pas 58 vitesh në katin e tretë të Muzeut në Treptow, aty ku janë të ekspozuara dhe fotot e tyre. Ai takim dhe fotoja pranë fragmentit  të Murit në të njëjtin vend ku ato u ndanë 58 vite më parë në  Harzer Strasse në kufirin midis lagjeve Treptower dhe Neukëln, “ pushtoi” faqet e para të shtypit dhe kronikat televizive gjermane  të atyre ditëve dhe në vazhdim.

Tunelhapësi nën Mur

Ndërkohë, qysh gjatë ndërtimit të Murit, shumë berlinezë në të dy anët e qytetit ndihmuan me të gjitha mjetet ata që donin të arratiseshin në Berlinin Perëndimor.

Një ndër më të shquarit e tyre ishte  Hasso Herschel, i cili u nda nga jeta në muajin qershor në moshën 91 vjeçare. Herschel ishte nga Dresdeni i dënuar me burgim disa vite, por kaloi me një pasaportë fallco në perëndim dhe prej andej ndihmoi edhe të tjerë për t’i shpëtuar tiranisë së kuqe. Bashkë me shokë të tjerë ai hapi tre tunele poshtë Murit të Berlinit. Kështu, gjatë vitit 1962, vetëm përmes “Tuneli 29“ kaluan në perëndim  29 vetë,  midis tyre edhe motra e Herschel.

Ky tunel ishte vepër e vërtetë arti. Ai u bë edhe film me titullin “Tuneli“, ku dokumentohet ikja dramatike nëpërmjet tij.

Herschel vlerësohet si aktivisti anti-mur, i cili ka ndihmuar  më shumë se kushdo tjetër në kapërcimin e Murit; mendohet se ai ka ndihmuar rreth 1000 vetë.

Kenedi tronditi Murin  me 685 fjalë!

Ngritja e Murit të Berlinit  zhgënjeu dhe tronditi thellë jo vetëm berlinezët por  gjithë botën perëndimore; për një çast u duk sikur ëndra e madhe e ribashkimit gjerman po shuhej. Por përtej Atlantikut ndriçonte një dritë e madhe shprese. Presidenti mitik Kenedi fluturoi drejt Berlinit më 26 Qershor 1963 me premtimin monumental për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të solidaritetit dhe të ribashkimit. I shprehu këto mesazhe me shumë emocione me oratorinë e tij të pashoqe, pikërisht aty, pranë Murit. Berlini oshëtiu atë ditë nga brohoritjet entusiazte “ Kenedi, Kenedi”!

Me fjalimin e tij historik me vetëm 685 fjalë, mes egzaltimit të gjysëm milionë berlinezë perendimorë të pranishëm, që nisi dhe u mbyll me deklarimin lapidar në gjermanisht “Jam Berlinez”(Ich bin ein Berliner) Kenedi  i thuri himnin madhështor Berlinit të ardhshëm të Europës së Ribashkuar të etur për liri, paqe dhe demokraci.

Vizionin, ëndrën dhe premtimin e  “Berlinezit” të madh amerikan e realizuan  pasardhësit e tij dhe Presidenti Reagan, kur më 12 Qershor 1987, nga Portat e Brandenburgut i lëshoi thirjen kushtrim Gorbaçovit për ta shembur atë Mur dhe për t’i hapur ato porta; në vijim, me hapat dhe vendimet e tyre epokale ishin “të mëdhenjtë” e botës –  Bush, Thatcher, Kohl, Mitteran dhe Gorbaçhov që më 9 Nëntor 1989 çuan në shembjen e Murit të zi  me rrjedhojat tashmë të njohura.

Prapë Mure!

Për fat të keq, ngritja e mureve dhe barrierave  ndarëse, edhe pse ndoshta jo tërësisht me fizioniminë dhe synimin e  Berlinit vazhdon edhe sot kudo në botë.

Kështu, në vitin 2003 Izraeli ndërtoi murin  708 km që lidh Palestinën me Bregun Perendimor të Lumit Jordan, pesë herë më i gjatë se ai i Berlinit. Ashtu si Honekeri dikur Murin e Berlinit, edhe në Tel Aviv atë e quajnë atë “barrierë/korridor sigurie“ demek për të mbrojtur popullsinë nga sulmet dhe kamikazët palestinezë. Ndërsa palestinezët e quajnë «mur i turpit dhe i apart‘heidit» Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konsideron atë« Mur » ndërsa OKB-ja e ka dënuar me rezolutë.

Më 8 Nëntor 2014, me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë, një grup palestinezësh në fshatin Bir Nabah hapën aty  simbolikisht disa vrima dhe ngritën flamurin palestinez me mesazhin se ai do të bjerë një ditë si në Berlin.

Si të mos mjaftonte me aq, këto muajt e fundit, Izreli po ndërton një mur tjetër betoni 43 km të gjatë shumë pranë « Vijës së gjelbër dhe vijës së verdhë » Nëpërmjet tij, Izraeli do të depërtojë në 63 për qind të territorit palestinez, nga 50 për qind tani, me synim të zotërimit të përhershëm të atij territori.

Mure të rinj po ngrihen edhe në Ballkan. Madje në Mitrovicë Ura mbi lumin Ibër, vepër  arti e financuar nga BE-ja deri tani vonë ka luajtur rolin e një Muri të pakalueshëm;  duke e ndarë  Mitrovicën në dy qytete; serbët në veri dhe shqiptarët e Kosovës në jug, me dy gjuhë dhe dy monedha, me dy kryetarë bashkie dhe dy kënde lojrash për fëmijë! Por më në fund kemi lajmin e mirë se KFOR-i do të fillojë së shpejti tërheqjen e trupave dhe kësisoj pritet që Ura të funksionojë. Madje, Kryministri Kurti ka njoftuar këto ditë edhe ndërtimin e një ure tjetër mbi Ibër.

Mure ndarës edhe në Shqipëri!

Ndryshe nga sa pritej, edhe në Shqipëri vitet e fundit qeveria në vend te urave, po ndërton mure dhe gardhe ndarës dhe mbrojtës, por të krimit dhe korrupsionit.

Vetë Kryeministri Rama  sapo ka shpallur “tenderin“ për ngritjen e një muri ndarës edhe me BESEN, tradita më e shenjtë shqiptare, midis atyre që kanë votuar dhe atyre që ngrejnë zërin kundër tij dhe PS-së. Edhe pse kudo në Europën demokratike, çdo kryeministër kur fiton zgjedhjet premton publikisht se do t’u shërbejë njëlloj edhe atyre që nuk kanë votuar për të dhe partinë e tij! Në këtë linjë po ngrihet një mur i ri i lartë ndarës midis demek 800.000 qytetarëve që kanë votuar për atë vjet dhe atyre  qindra mijra protestuesve, qofshin ata edhe 2 milion vetë, siç është shprehur me gojën e vet. Ca më keq akoma, këtë mur turpi e ka shpallur edhe brenda protestuesve, duke i ndarë në flamingo, sorra dhe korba! Në çdo vend tjetër demokratik, Kryeministri do të ishte dorëhequr me të mirë vetëm për këtë etiketim të shtetasve të vet, të cilët janë thjesht shqiptarë! Me këtë logjikë të mbrapsht, Rama po vendos gardhe dhe mure administrativë dhe moralë midis bashkëatdhetarëve nga Tetova dhe Kosova dhe rzevat e tjera që vijnë të protestojnë kundër tij; ndoshta habitet, por harron se Shqipëria është për të gjithë  shteti amë!

Muajt e fundit ka ngritur edhe Murin integrues me pohimin diskriminues se vetëm ai dhe PS-ja do ta shpien vendin në Bruksel; edhe pse flamurin atje dhe në Strasburg e ka ngritur me kohë PD-ja, por ndryshe nga PS-ja në konsensus me të.

Mure ka ngritur edhe në drejtësinë e re, madje “me 2 breza“ dmth  me dy standarde, ku njeri trajtohet “si i nënës dhe tjetri si i njerkës“! Padyshim që  dosja “Balluku“ është kthyer në Murin më të lartë ndarës dhe integrues me BE-në!

Ditët e fundit Ramareforma kërkon të heqë edhe urat bashkuese midis 15 bashkive të vogla me shtetin, duke vendosur mure ndarës/pengues për qindra mijra shtetas!  

Për pasojë, siç e ka sintetizuar ditët e fundit aq bukur një personalitet i njohur shqiptar, sot ironikisht po kemi dy Shqipëri të ndara nga Mur i madh– një të fasadës, fotos dhe ekranit dhe tjetrën atë reale që e prekim përditë me trishtim; atë të Protestës qytetare dhe propagandës qeveritare, atë të sundimtarit dhe qytetarit;  murin midis   arrogancës Unishtetare dhe mospërgjegjësisë shtetërore. Pa mbarim po zgjatet muri midis kullave të larta kërpudha  dhe kasolleve të skamjes.

Dhe së fundi por jo më pak e rëndësishme, në Shqipëri është ngritur Muri ndarës midis medias së kapur, përkëdhelëse dhe zbukuruese të rregjimit dhe medias së  lirë e të pavarur; te kjo e fundit spikat prej gati 10 vitesh edhe “ARGUMENTUM“ me shumë njoftime, intervista dhe analiza gjithëpërfshirëse dhe kritike mbi zhvillimet e brendshme dhe  gjeopolitike nga autorë që janë ekspertë dhe  autoritete në fushat e tyre. Edhe Kryeredaktorja e tij e vlerësuar edhe përtej vendit,  gazetarja e mirënjohur, Marjana Doda tregohet  “fanatike“ dhe pa mure në kokë kur vjen puna për të ndjekur, kërkuar dhe pasqyruar të vërtetën, ciladoqoftë ajo.

Muri i Madh i Gjelbër Afrikan!

Gjithsesi, ka edhe lajme të mira dhe inkurajuese. Kështu, nën shembullin e Murit të Madh Kinez, 20 vende afrikane po zbatojnë nga viti 2007 projektin për ndërtimin e  “Murit të  Madh të Gjelbër“ 8.000 km të gjatë dhe 15 km të gjerë me mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare. Nuk është thjesht një projekt për mbjellje pemësh por shumë më i madh; ai përfshin bonifikime të 100 Milion hektarëve, pyllëzime, ujitje, sistemime dhe gjelbërim rrugësh, sigurimin e ujit të pishëm, etj. Ky Mur do të rigjallërojë dhe përmirësojë ndjeshëm jetën në Shkretëtirën e  Sahelit dhe do të punësojë mbi 10 Milion njerëz. 

E pra, pikërisht për të tillë mure bashkues, lidhës dhe  integrues e jo për blloqe ndarës dhe pengues   kanë sot  njerëzit nevojë  më shumë se kurrë.  Ky  është mesazhi madhor  që jep  edhe 65 Vjetori i ndërtimit të Murit famëkeq të Berlinit.

Ndryshe, do të vërtetohet profecia proverbiale e poetit tonë të madh Xhevahir Spahiu, të sintetizuar gati 35 vite më parë aty ku u shemb Muri: « A thua me muret në një ditë kemi lindur, ato ngrihen për t’u shembur dhe shemben për t’u ngritur!“

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026
FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026
Kryesore

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

12 Gusht, 2026

Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

12 Gusht, 2026

Kina kundërshton “manipulimin politik” të ShBA-së mbi njoftimin për testimin e raketave 

12 Gusht, 2026

Studiuesi amerikan: E ashtuquajtura “Shtrydhje nga Kina” është një supozim kundërfaktik

12 Gusht, 2026

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.