Zoran Meter-geopolitikanews[i]
- Këmbëngulja te morali, e drejta ndërkombëtare dhe kategori të tjera të ngjashme me të cilat e kanë gojën plot zyrtarët europiane – nuk u dëgjuan, sëpaku jo kaq zëshëm dhe lëre më pastaj zyrtarisht – në lidhje me planin jo fort të largët në kohë të Trumpit për Gazën. Tani, në lidhje me planin e ri i theksohen pikërisht këto, megjithëse Europës shumë më tepër i nevojitet që të arrihet me marrëveshje përfundimi i kësaj lufte rreziklartë e cila bëhet në truallin e saj, sesa ajo në Lindjen e Afërt.
- Vlerësimin më të mirë për këtë – domethënë nëse plani i Trumpit është pikërisht kapitullim i Ukrainës ose jo- e ka dhënë media ukrainase tekstine së cilës do të mund t’a lexoni në këtë analizë.
Paralalisht me planin, të paralajmëruar para tri ditësh dhe të bërë publik në media para dy syresh, e Trumpit me 28 pika për përfundimin e luftës në Ukrainë i cili e ka shokuar Europën dhe Kievin – Rusia në mënyrë të përshpejtuar pushton territore në Donbas (DNR dhe LNR), pardje ra edhe Kupjansku, qyteti strategjikisht i rëndësishëm i zonës së Harkovit, njëfarë porte lindore drejt qendrës së rajonit, qytetit njëmilionësh të Harkivit, i cili që prej një viti mbante të dislokuara forca të mëdha ushtarake. Po zgjerohen operacionet ofensive të orientuara drejt pushtimit të qytetit gjysëm të rrethuar Severska, si edhe ato drejt periferisë së qytetit logjistik Konstantinovsk i cili përbën portën drejt Kramatorskut. Ky i dyti qytet me afro 100.000 banorë jo shumë larg të të cilit gjendet qyteti i madh Sllavjansk dhe që përbën konglomeratin e fundit që është ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase në Donbas (në jug janë të vendosur dy qytetet e fundit të Donbasit, Pokrovsk dhe Mirnohrad të cilët praktikisht janë të humbur dhe të rrethuar plotësisht, ndërsa ushtria ruse, sipas burimeve të djeshme ushtarake ruse, tashmë kontrollon afro 75 përqind të vetë qytetit të Pokrovskit).
Ky konglomerat përbën edhe kështjellën më të madhe ushtarake urkainase, pas të cilës, nëse bie, hapet praktikisht rruga për depërtimin e forcave ruse më tej drejt perëndimit të vendit. Në përgjithësi, sipas burimeve perëndimore forcat ukrainase kontrollojnë akoma rreth 12 % të territorit të Donbasit (është fjala pikërisht për DNR, sepse LNR ka kohë që është nën kontrllin e plotë të forcave ruse).
Takim i Putinit me komandantët ushtarakë
Paralelisht me lajmin mbi planin e ri paqesor të Trumpit, udhëheqësi rus Vladimir Putin mbajti dje një takim në një nga selitë nëntokësore me zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe gjeneralët që drejtojnë operacionet sektoriale në fushëbetejat ukrainase. Përveç analizës së gjendjes momentale ushtarake mbi bazën e raportit të paraqitur nga koamndanti i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse Vladimir Gerasimov dhe më pas të komandantëve të sektorëve operativë, qëllimi i takimit padyshim ishte të përshpejtoheshin dhe intensifikoheshin operacionet luftarake me synim spastrimin e tërë Donbasit nga forcat ukrainase. Kjo mund të konkludohej edhe nga fjalët e Putinit mbi “regjimin kriminal në Kiev”, të mbërthyer nga korrupsioni dhe i cili “qëndron në banjo prej ari”, dhe “nuk ka kohë të merret me kuadrin komandues dhe lerë më pastaj me ushtarët e zakonshëm” dhe për “përmbushjen e domosdoshme të të gjithë synimeve të operacionit special luftarak” (sikurse është emërtimi zyrtar në Rusi i luftës ukrainase).
Kjo është e qartë, po të mbahet parasysh se plani i Trumpit parashikon tërheqjen e forcave ukrainase nga tërë pjesa e mbetur e Donbasit i cili (i braktisur) gjithashtu do t’i përkasë Federatës Ruse por do të jetë zonë e demilitarizuar ku nuk do të dislokohet ushtria ruse, që Putini, para se të vijë momenti i nënshkrimit të marrëveshjes (natyrisht nëse ndodh, por duket se gjithçka po shkon drejt nënshkrimit) po atë zonë dëshiron, në masën më të madhe të mundshme, ta pushtojë me forca ushtarake.
Ndoshta llogarit rënien gjithnjë e më të dukshme të moralit të luftëtarëve ukrainas të cilët ndjekin patjetër jo vetëm ngjarjet më të fundit të lidhura me planin e Trumpit i cili parashikon tërheqjen e tyre, por edhe ato të lidhura me hetimin e madh antikorrupsion dhe skandalet e lidhura me të, të cilët, deri në shpalljen e planit të Trumpit e kanë lëkundur tronditur Kievin deri në themele dhe kanë lëkundur seriozisht pushtetin ekzistues vetikal në me në krye vetë Volodimir Zelenskin (këtë aferë tani për tani e ka hedhur përkohësisht në hije plani i ri i Trumpit, por nuk duhet të ketë dyshime se shumë shpejt do të rikthehet në fokusin e opinionit publik, për më shumë se pikërisht tani mund të fillojë edhe lufta për pushtet). Ushtarët ukrainas, e në mënyrë të veçantë ata që do të rekrutohen tani, do të mobilizohen dhe dërgohen në fushëbetejë, vështirë se mund të motivohen për luftë kundër rusëve të tërbuar duke parë sesi elita e tyre politike, pasurohet në mënyrë të paturpshme ndërsa ata përgjaken në mbrojtje të atdheut.
Plani i Trumpit shtangu Europën dhe Kievin
Plani shokues i Trumpit, të cilin askush në Europë nuk e priste, në kuptimin e vërtetë të fjalës, e ka shtangur Bashkimin Europian dhe antarët e NATO-s, të cilët mendonin se e kishin rreshtuar Trumpin përfundimisht në anën e tyre në lidhje me problemin e modalitetit të zgjidhjes së luftës ukrainase e cila përbëhej nga ndihma e vazhdueshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën, derisa të nevojitej, si dhe shkaktimin e humbjes strategjikë për Rusinë. Këtë besim ne thyerjen e Trumpit i’a kishin forcuar akoma më shumë deklaratat e ashpra antiruse të vetë presidentit amerikan adresuar Putinit si “njeri që nuk e do paqen”. Po ashtu edhe sanksionet e tij të para antiruse dhe këto kundër kompanive të naftës Rosnjeft dhe Lukoil.
Por brenda natës – gjithçka ndryshoi me 180 gradë! Trumpi u bë përsëri ai “Trumpi i vjetër”.
Megjithatë, vetëm ata të cilët nuk e kanë profesion gjeopolitikën ose merren me të në mënyrë sipërfaqësore, nuk mundën të vërejnë se bisedimet amerikano-ruse vazhdonin gjatë gjithë kësaj kohe por larg syve të publikut dhe në nivele të ndryshme. Në lidhje me këtë, para afro një muaji, pati deklaruar edhe Kirill Dimitrijevi, “krahu i djathtë” i Putinit kur shkoi në Shtetet e Bashkuara për bisedime në lidhje me planin paqesor.
Plani i Trumpit nuk ka dyshim se është frymëzuar edhe nga plani paqesor për Rripin e Gazës, i cili deri tani duhet thënë se është i suksesshëm dhe i cili vazhdon të implementohet gradualisht, dhe besimi se e njëjta gjë mund të arrihet edhe në raport me palët në konflikt të Rusisë dhe Ukrianës, nëse në tryezën e bisedimeve ndodhi që u ulën Izraeli dhe Hamasi. Por motivi kryesor padyshim është të kuptuarit nga ana e administratës Trump se Moska është e vendosur në qëndrimet e saj mbi vazhdimin e operacionit ushtarak derisa në Uashington të dëgjojnë dhe të marrin parasysh kërkesat ruse – dhe këto edhe përkundëer sanksioneve dhe kërcënimeve me sanksione shtesë.
Gjendja gjithnjë e më e dëshpëruar e ushtrisë ukrainase dhe pozita e saj e pakëndshme në fushëbetejat kryeore, sëbashku me hetimet për korrupsion në Kiev janë gjithashtu edhe një motiv shtesë për një plan të Trumpit të hartuar në këtë mënyrë të cilin pothuajse të gjithë mediat botërore, si edhe zyrtarët e shteteve kryesore të Europës e kanë shpallur “prorus” në kuptimin se Moska merr gjithçka ka kërkuar dhe nuk jep pothuajse asgjë. Motiv tjetër për autorët e planit paqesor padyshim ishte edhe demonstrimi i para pak kohëve i armatimit më të ri strategjik rus i cili mund të kupotohej ekskluzivisht si paralajmërim rus se Moska do të bëjë gjithçka që do të jetë e nevojshme në mbrojtje të interesave të saj kombëtare dhe të sigurisë, ku konflikti ukrainas që në nisje të tij është shenjuar si ekzistencial domethënë se nuk duhej humbur kurrsesi.
Në këto rrethana të vazhdosh luftën me Rusinë, për Uashingtonin, i cili padyshim është sponsorizuesi kryesor dhe promotori i Ukrainës që në fillim e deri tani – u bë tejet e shtrenjtë dhe tejet e rrezikshme. Është e qartë se plani i ri pranon edhe tezën e vjetër të Putinit se çdo refuzim i Kievit për të pranuar negociata dhe lëshimet e duhura nga ana e tij, do të kishte për të pasoja akoma më të këqija në kuptimin e humbjes së territoreve, jetës së ushtarëve dhe ekopnominë e vendit.
BE paralajmëron kundër-planin e saj. Cilët janë rreziqet?
Njëkohësisht administrata e Trumpit ka paralajmëruar se pret nga Zelenski të deklarohet për pranimin përfundimtar të planit të ri deri me 27 nëntor ditën e Falenderimeve.
Moska zyrtare nëpërmjet zëdhënësit të Putinit Dmitrij Peshkov edhe sot deklaronte nuk ka marrë nga Uashingtoni asnjë dokument zyrtar që ka të bëjë me planin e ri të Trumpit dhe se në lidhje me të dinë vetëm aq sa shihet në media. Njëkohësisht Peshkovi pohon se në këtë moment nuk po zhvillohen kurrfarë bisedimesh zyrtare amerikano-ruse në lidhje me këtë çështje. Nëse është bash kështu, ose nëse Moska thjesht nuk dëshiron të rëndojë Trumpin me pranimin direkt të planit në mesin e rrebeshit të kritikave që po i bëjnë planit zyrtarët më të lartë europianë?
Sadoqë Bashkimi Europian deklaroi përpilimin e planit të tij i cili do të ishte më i ekuilibruar dhe më i përshtatshëm për Ukrainën, por edhe për vetë BE-në së cilës nga Uashingtoni i janë vënë ngarkesa në lidhje me çështjen e rinovimit të Ukrainës pas luftës, shtoju këtyre edhe ato të mëparshmet të cilat tashmë i ka pranuar nën presionin e Trumpit (marrëveshja tregtare sipas së cilës duhet të investojë në ShBA, blerja e akoma më shumë energjentëve; marrëveshja për mbrojtjen, sipas së cilës duhet të blejë armë amerikane nëse dëshiron t’ia dërgojë Ukrainës). Megjithatë, nuk është e vështirë të konkludosh se, vjen puna deri te ndonjë propozim i i paqesor europian, ky do të zemërojë akoma më shumë Trumpin, ndoshta deri në nivelin që të heqë dorë plotësisht edhe nga Ukraina edhe nga Bashkimi Europian. Ai nga i cili varet vendimi përfundimtar do të jetë Zelenski. Nëse do t’a pranojë planin e Trumpit apo do të refuzojë dhe të mbështesë atë europian. Nëse bën të parën, atëherë propozimi paqesor europian nuk do të ketë kurrfarë kuptimi. Vendimtare do të jetë java e ardhshme, guxojmë të themi, jo vetëm për fatin e Ukrainës, për edhe të Europës në tërësi.
A do të ecet në drejtimin e planit që ka përcaktuar plani paqesor i Trumpit, apo do të sendërtohen parashikimet e profesorit të famshëm të gjeopolitikës John Mearsheimer i cili tha se Europën e pret e “ardhme e zezë” dhe balancim buzë luftës me Rusinë? “Lufta ukrainase ka helmuar marrëdhëniet mes Europës dhe Rusisë dhe e ka bërë Europën një vend të rrezikshëm, gjithashtu ka shkaktuar dëme politike dhe ekonomike brenda Europës dhe ka dëmtuar rëndë marrëdhnëiet transatlantike”- tha në po këtë rast profesori amerikan.
Kapitullim? Përgjigjen e jep media ukrainase
A do të thotë në fakt plani i ri i Trumpit kapitullim të Ukrainës sikurse pohojnë mediat perëndimore dhe shumë politikanë në Europë dhe në Ukrainë? Përgjigjen e kësaj pyetje, dhe në mënyrë mjaft të besueshme, është përpjekur t’a japë media ukrainase “Strana”.
Media në fjalë sjelln në kujtesë se fjala “kapitullim” në Ukrainë “ka më shumë se 10 vite që përdoret në lidhje me çfarëdo marrëveshje me Rusinë”. Për më shumë thuhet më tej – kushtet e marrëveshjes të cilat atëbotë quheshin kapitullim, kanë ndryshuar gjatë kësaj kohe.
“Në vitin 2015, u nënshkruan Marrëveshjet e Minskut mbi zgjidhjen e konflikteve në Donbas. Pika e tyre kryesor ishte komponentja politike: reintegrimi i territoreve të pakontrollueshme të Luganskut dhe Donjeckut (të ashtuquajturat LNR/DNR) në Ukrainë me një status të veçantë, ose më mirë te themi si entitet autonom me të drejta të gjëra: “milicinë popullore” të tyre, pushtet të zgjedhur, gjuha ruse etj. Theksojmë edhe njëherë: diskutimi nuk ishte për ndarjen e këtyre territoreve nga Ukraina ose lidhja e tyre me Rusinë, por për rikthimine tyre nën sovranitetin e Ukrainës, megjithëse me të drejta të veçanta. Por, “publiku patriot” i pati quajtur kapitullim. Kësisoj nisi gjithçka: granatat plasën në mes të parlamentit, u mbajtën tubime, u mbajtën fjalime të ndezura. Në fund, presidenti i atëhershëm Petro Poroshenko, pas njëfarë lëkundje, në thelb hoqi dorë nga pjesa politike e Marrëevshjeve të Minskut”- nënvizon “Strana”.
Kjo medie vazhdon të zhvillojë më tej mendimin e saj interesant e thotë si më poshtë:
“Atëherë erdhi në pushtet Volodimir Zelenski, duke premtuar se do ta përfundojë luftën dhe është i gatshëm të negociojë “madje edhe me djallin” në mënyrë që të arrijë këtë qëllim. U shtrua përsëri çështja e sendërtimit të pjesës politike të Marrëveshjeve të Minskut, formulat e Steinmeierit e kështu me radhë. Negociatat u intensifikuan. Por përsëri u theksua me zë të lartë fjala “kapitullim”, nisën protestat dhe “Majdanët e Steinmeierit- dhe Zelenski u tërhoq, duke deklaruar se nuk ka synim të realizojë pjesnë politike të Marrëveshjeve të Monskut. Kjo deklaratë u bë një prej justifikimeve publike të Rusisë për nisjen e invazionit”.
“Strana” nënvizon edhe shembullin e ri:
“Në pranverë të vitit 2022, në fillim të luftës me përmasa të mëdha, nisen nogociatat paralele mes Ukrainës dhe Rusisë. Projekti i zgjidhjes paqesore u përgatit dhe në vija të përgjithshme u ra dakord në takimin e Stambollit. Parashikohej statusi neutral i Ukrainës dhe kufizime të caktuara të madhësisë së ushtrisë ukrainase, gjë që kërkonte miratim të mëtjeshëm. Në këmbim, presidenti rus ishte i gatshëm të tërhiqte trupat pa luftë nga të gjithë territoret e marra pas shkurtit të vitti 2022, përveç zonës së Donjeckut dhe Luganskut. Megjithatë, sipas fjalëve të ish kancelarit gjerman Gerhard Schröeder, ai ishte i gatshëm t’i rikthente Donbasin Ukrainës, por vetëm me një status të veçantë. Tani flitet shpesh se marrëveshjet e hodhën poshtë pas vizitës në Kiev të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili deklaroi: “Vetëm do të vazhdojmë të luftojmë”. Por pak kujtohet vala e zemërimit që shpërtheu atëbotë në Ukrainë, me deklarata mbi kapitullimin, thirrje për luftë deri në kufinjtë e vitit 1991 dhe kërkesa për reparacione nga Rusia. Marrëveshjet e Stambollit dështuan”.
“Ishte vjeshta e vitit 2022 Ukraina nisi ofensivën e sukseshme në rajonet e Harkovit dhe Hersonit. Pasuan deklarata të kujdesshme të cilat sugjeruan rastin për përfundimin e luftës me ndërprerje të luftimeve në vijat e frontit. Rusia atëherë gjendej në situatë të vështirë, mund të pranonte. Por çdo çdo bisedim i tillë në Kiev shenjohej si “kapitullim”. “Formula paqesore e Zelenskit” e cila përshkruante kufinjtë e vitit 1991 dhe pagimin e reparacioneve nga ana e rusëve, u bë zyrtare, ndërsa fraza “do të pimë kafenë në Krime” u bë meme popullore. Pushteti ukrainas vazhdoi t’a quante “kapitullim”, fundin e luftës në vijat e frontit deri në skandalin e paharrueshëm në Zyrën Ovale në muajin shkurt të vitit 2025, i cili rezultoi me ndërprerjen e ndihmës amerikane për Ukrainën. Pas kësaj Zelenski pranoi të përfundonte luftën në vijat e frontit, dhe ky u bë qëndrimi zyrtar i Kievit, jo më “kapitullim”, por “fitore” dhe “paqe e drejtë”- nënvizon media ukrainase.
Duke komentuar për planin paqesor më të ri të Trumpit në kuptimin e kapitullimit “Strana” shkruan si më poshtë:
“Natyrisht, fjala “kapitullim” u përmend menjëherë nëpër Ukrainë dhe Europë. Por, a janë në të vërtetë 28 pikat e planit paqesor vërtetë kapitullim?
Sëpari, kujtojmë se çfarë do të thotë kapitullim: kjo është situata në të cilën ushtria ose njësi të veçanta ushtarake dorëzojnë armët dhe fatin e tyre në duart e fitimtarit, sikurse ndodhi me Gjermaninë dhe Japoninë në vitin 1945, si dhe me ushtrinë e gjeneralit Friedrich Paulus në Stalingrad. Plani i Trumpit, sipas të cilit Ukraina ruan sovranitetin dhe ushtrinë e saj (megjithëse me numur të kufizuar), nuk është kapitullim. Ofron kushte të ashpra paqesore, por jo kapitullim. Nuk ka dyshim se shumë ukrainas do t’a konsiderojnë shprehimisht të padrejtë dhe do të zemërohen. Është krejtësisht e mundshme se edhe Zelenski do t’a refuzojë i shoqëruar me duartrokitje (me që ra fjala, ende nuk e dimë nëse Rusia do t’a pranojë këtë plan).
Por në qarqet politike vlerësimet janë më pak të qarta. Gjithnjë e më shumë shtrohen pyetje, megjithëse jo publikisht: Çfarë do të ndodhë më vonë? Çfarë viktimash do të ketë populli ukrainas nëse lufta vazhdon? Sa vdekje dhe shkatërrime? A do të ulet kufiri i ulët i moshës së mobilizimit dhe a do të forcohen mekanzimat represivë kundër atyre që i shmangen rekrutimit dhe atyre që nuk janë besnikë? A mund t’i ofrojë Europa Ukrainës tërë ndihmën e nevojshme apo kursi i valutës ukrianase do të bjerë në një dollar, ndërsa pagat e punonjësve në sektorin publik do të duhet të paguhen me porcione ushqimore. Dhe më e rëndësishmja, a mund të fitojë kushte më të mira paqesore Ukraina në të ardhmen, apo më të këqija, madje deri në kapitullim? Nga ana tjetër, të gjithë kushtet paqesore mund të jenë më të këqija për Ukrianën sesa ato paraardhëset. Përgjigjet e pëtyre pyetjeve duhet të përcaktojnë vendimin përfundimtar të pushtetit ukrainas”- konkludon media “Strana” në tekstin e saj interesante.
Koment përmbyllës
Mbi tekstin e medias ukrainase gjithsesi do të duhet të mendojnë të gjithë ata që sot shprehen kaq idhtaz kundër Donald Trumpit dhe planit të tij paqesor. Nuk ka dyshim se Bashkimi Europian nuk ishte në gjendje të përpilonte planin e tij i cili do të mund të ishte më i këndshëm për veshët e ukrainasve dhe të gjithë atyre që gjatë gjithë kësaj kohe bëjnë tifozllëk gjithë emtuziazëm për Ukrainën dhe fitoren e saj. Por pyetja kryesore është sa është reale një gjë e tillë, bazuar në fakte ekzakte dhe analiza të thelluara jashtë kuadrit politikantesk dhe atij ligjor të veprimit? Sepse nëse nuk është i bazuar në realitet, por në dëshira të bukura – një plan i tillë, nëse do të miratohej e Kievi do t’a pranonte- mund të ketë pasoja shkatrrimtare jo vetëm për Ukrainën por edhe për tërë Europën.
Këmbëngulja te morali, e drejta ndërkombëtare dhe kategori të tjera të ngjashme me të cilat e kanë gojën plot zyrtarët europiane – nuk u dëgjuan, sëpaku jo kaq zëshëm dhe lëre më pastaj zyrtarisht – në lidhje me planin jo fort të largët në kohë të Trumpit për Gazën. Tani, në lidhje me planin e ri i theksohen pikërisht këto, megjithëse Europës shumë më tepër i nevojitet që të arrihet me marrëveshje përfundimi i kësaj lufte rreziklartë e cila bëhet në truallin e saj, sesa ajo në Lindjen e Afërt.
Shpresoj sinqerisht se mbi të gjithë këto pwrsonazhet kryesorë të cilët marrin vendime strategjike sot në Europë duhet të mendojnë me kthjelltësi dhe të kenë mësuar shumë gjëra nga historia.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/vojnopoliticka-analiza/zoran-meter-trump-zaledio-europu-rusi-ubrzano-osvajaju-teritorij-poziv-na-kapitulaciju/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































