• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Edward P. Joseph: Kurti të dalë me deklaratë të fuqishme, Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën

10 Gusht, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori amerikan Edward P. Joseph i ka bërë thirrje Prishtinës që të mos reagojë emocionalisht ndaj vizitës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, por ta shfrytëzojë situatën për të forcuar marrëdhëniet me Kievin. Në një intervistë për Tjetër.net, Joseph kërkon nga kryeministri Albin Kurti një deklaratë të fuqishme në mbështetje të Ukrainës dhe propozon hapa konkretë për një angazhim më të madh diplomatik, ekonomik dhe të sigurisë me të.

Vizita e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe takimi i tij me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Deklaratat e Zelenskyt për respektimin e integritetit territorial dhe qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës u pritën me zhgënjim dhe zemërim në Prishtinë.

Reagimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili urdhëroi heqjen e banerit në mbështetje të Ukrainës nga Hotel Grand, e shtoi debatin.

Por profesori amerikan Edward P. Joseph, ekspert i njohur për Ballkanin, i cili në vitin 2023 kishte propozuar që Ukraina ta njihte Kosovën, i konsideron reagimet në Kosovë si të gabuara dhe tepër emocionale.

Joseph thotë se liderët e Kosovës po rrezikojnë të dëmtojnë vetë interesat strategjike të vendit. “Liderët e Kosovës po bëjnë një gabim të madh me reagimet e tyre tepër emocionale.”

Sipas tij, Prishtina duhet të kuptojë se vizita e Zelenskyt në Beograd duhet parë nga këndvështrimi i interesave strategjike të Ukrainës dhe jo vetëm përmes konfliktit politik Kosovë–Serbi.

Joseph i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar prej tij një reagim të ri zyrtar.“I bëj thirrje kryeministrit Kurti që të dalë me një deklaratë të fuqishme korrigjuese.”

Sipas profesorit amerikan, Kosova duhet të bëjë të kundërtën e asaj që po kërkojnë reagimet emocionale: të rrisë mbështetjen për Ukrainën.“Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën – jo t’ia kthejë shpinën!”

Joseph: Edhe unë jam i zhgënjyer nga deklaratat e Zelenskyt

Joseph nuk e fsheh zhgënjimin e tij me deklaratat e Presidentit Zelensky në Beograd.

Në vitin 2023, në një artikull të botuar në SAIS Review, “The Kyiv-Kosovo Catalyst”, ai kishte argumentuar se Ukraina duhet ta njihte Kosovën, duke e konsideruar një hap të tillë si të rëndësishëm edhe në përballjen me narrativën ruse.

Prandaj, thotë Joseph, edhe ai vetë është i zhgënjyer nga qëndrimi i shprehur nga Zelensky në Beograd.

Megjithatë, ai bën një dallim të rëndësishëm: vizita e Zelenskyt në Beograd nuk duhet të konsiderohet si një humbje strategjike për Ukrainën.

Sipas tij, Zelensky kishte arsye të forta për ta vizituar Serbinë.

“Jo, aspak”, përgjigjet Joseph kur pyetet nëse vizita ishte një gabim.

Ai argumenton se, pavarësisht se Beogradi nuk ndryshoi qëndrimin e tij ndaj sanksioneve kundër Rusisë, vetë fakti që Zelensky u shfaq në Beograd kishte një vlerë strategjike.

Sipas Joseph, imazhi i një lideri të lidhur ngushtë me Rusinë, duke pritur në Beograd Presidentin ukrainas, është një sinjal i fuqishëm për opinionin publik serb dhe rajonal.

“Kjo është poenta kryesore për liderët e Kosovës: të kuptojnë pozicionin strategjik të Ukrainës – në mënyrë që të avancojnë pozicionin strategjik të Kosovës.”

Kosova nuk ka pse ta duartrokasë vizitën, por duhet të duartrokasë Ukrainën

Joseph e pranon se vizita mund t’i ketë dhënë Vuçiqit mundësinë për të riafirmuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Por, sipas tij, kjo nuk duhet të jetë arsye për ta kthyer Kosovën kundër Ukrainës.

“Kosova nuk ka nevojë ta duartrokasë vizitën e Zelenskyt në Beograd; por ka nevojë të madhe për Kosovën me duartrokit Zelenskin, Ukrainën dhe luftën e vazhdueshme e të guximshme kundër agresionit rus.”

Në këtë pikë, Joseph e sheh mbështetjen ndaj Ukrainës si një element të interesit strategjik të Kosovës.

Ai kujton se Ukraina vazhdon të luftojë kundër një fuqie shumë më të madhe dhe se vetë Zelensky ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe ushtarak.

Prandaj, sipas tij, Kosova duhet të jetë “edhe më zhurmshëm, edhe më qartë, edhe më specifikisht” në mbështetjen e saj për Ukrainën.

Kërkesa për Përparim Ramën: “Rivendoseni flamurin e Ukrainës”

Një nga kritikat më të drejtpërdrejta të Joseph lidhet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për heqjen e banerit në mbështetje të Ukrainës nga Hotel Grand.

Joseph kërkon që ai të rikthehet. “Miku im, kryetari Rama, duhet që menjëherë ta rivendosë flamurin e Ukrainës në vendin ku ishte.”

Profesori amerikan u bën gjithashtu thirrje liderëve dhe figurave publike në Kosovë që të ndalojnë kritikat ndaj Zelenskyt.

Sipas tij, Kosova duhet të tregojë mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhet Ukraina, e cila përballet çdo ditë me sulme ruse.

Joseph kërkon hapjen e një Zyre Ndërlidhëse të Ukrainës në Prishtinë

Por profesori amerikan nuk kufizohet vetëm në kritika. Ai propozon edhe hapa konkretë për Prishtinën.

Joseph kërkon që Kurti të udhëzojë Ministrinë e Jashtme të Kosovës që të rishikojë politikën ndaj Ukrainës dhe të eksplorojë mundësitë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe teknologjisë.

Një nga propozimet e tij konkrete është që Kosova ta ftojë Ukrainën të hapë një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë.

Sipas Joseph, ky do të ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pavarësisht dallimeve mbi çështjen e njohjes.

Ai argumenton se Kosova mund të punojë me partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë shtetet baltike dhe vende të tjera evropiane, për ta avancuar këtë ide.

Energjia, një tjetër fushë ku Kosova duhet të veprojë

Joseph sugjeron gjithashtu që Prishtina të shprehë interes të qartë për përfshirjen në projektet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Sipas tij, kjo duhet parë si pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin energjetik dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Pyetja e tij është e drejtpërdrejtë: pse Serbia duhet të përfitojë nga mundësitë e gazit që nuk vjen nga Rusia, ndërsa Kosova jo?

Kritika e fortë ndaj Prishtinës: të drejtat e serbëve të Kosovës

Joseph e zgjeron kritikën përtej marrëdhënieve me Ukrainën.

Sipas tij, një nga problemet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës është mënyra se si Prishtina menaxhon marrëdhëniet me komunitetin serb. “Ky është dështimi më i madh i lidershipit të Kosovës – dështimi për ta kuptuar se interesat e Kosovës dëmtohen për aq kohë sa dëmtohen të drejtat e serbëve të Kosovës.”

Joseph e lidh këtë problem me mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën dhe përmend si shembull mundësinë e humbur për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, Kosova nuk mund të kërkojë mbështetje më të madhe nga vendet evropiane nëse vazhdon të ketë probleme të pazgjidhura lidhur me të drejtat e komunitetit serb.

Në këtë kontekst, ai përmend edhe marrëveshjen Shqipëri–Serbi për hapjen e konsullatave në Luginën e Preshevës dhe në Shkodër, duke e konsideruar atë si një hap që mund të kontribuojë në garantimin e të drejtave të komuniteteve.

“Vizita e Zelenskyt duhet të jetë alarm zgjimi për Prishtinën”

Në fund të intervistës, Joseph e sheh zhvillimin e fundit si një mundësi që Kosova të rishikojë politikën e saj të jashtme.

Për të, vizita e Zelenskyt në Beograd nuk duhet të prodhojë një distancim të Prishtinës nga Kievi, por një ofensivë të re diplomatike.

Kosova, sipas Joseph, duhet të forcojë marrëdhëniet me Ukrainën, të zgjerojë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe të sigurisë, të punojë më ngushtë me partnerët evropianë dhe amerikanë dhe të adresojë më seriozisht çështjen e të drejtave të serbëve në Kosovë,

“Veproni me përgjegjësi, jo emocionalisht. Jepini fund kaosit politik. Merrini seriozisht obligimet tuaja ndaj serbëve të Kosovës. Çojini përpara interesat strategjike të Kosovës”, thekson profesori amerikan.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.