• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

100 Vjet Banka e Shqipërisë: Një Shekull Qëndrueshmëri, Zhvillim dhe Progres

11 Nëntor, 2025
in EKONOMI, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë kremtoi sot 100-vjetorin e themelimit të saj, një moment historik që shënon jo vetëm jetëgjatësinë e institucionit, por edhe rolin vendimtar që ka luajtur në stabilitetin financiar, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në sistemin ndërkombëtar financiar. Me këtë rast, u organizua një konferencë shkencore e nivelit të lartë me temën “Një shekull banking qendror: Nga themelimi institucional te roli si ankorë rajonale”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë dhe ekspertë të fushës së ekonomisë dhe financës. Diskutimet u fokusuan mbi sfidat që përballen ekonomitë e vogla dhe të mesme në një mjedis global gjithnjë e më të fragmentuar, me zhvillime të shpejta teknologjike dhe ndryshime gjeopolitike.

Konferenca u zhvillua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, zj. Delina Ibrahimaj, si dhe përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit. Të pranishëm ishin gjithashtu guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të bankave qendrore, anëtarë të bordeve drejtuese, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues të rretheve akademike, të sistemit bankar dhe financiar, medias dhe stafit të Bankës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, i cili përshëndeti eventin, e vlerësoi Bankën e Shqipërisë si një institucion të konsoliduar, që ka përballuar sfida të shumta gjatë rrugëtimit të saj një shekullor. Ai e cilësoi këtë institucion si model i institucioneve të pavarura në vend, duke theksuar rëndësinë e standardeve të tij për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në sistemin financiar ndërkombëtar. Rama kujtoi përpjekjet e Ismail Qemalit për krijimin e Bankës në vitin 1925, duke e konsideruar këtë hap “një deklaratë të dytë pavarësie, këtë herë për pavarësi ekonomike”. Kryeministri gjithashtu nënvizoi sfidat e politikës monetare në botën moderne, ku kjo nuk matet më vetëm me normën bazë të interesit, por edhe me pritshmëritë për stabilizim dhe normalizim ekonomik, duke kërkuar transparencë, kreativitet dhe vigjilencë në përballjen me befasitë gjithnjë e më të pranishme në jetën e ekonomive globale.

Pas pandemisë globale dhe luftës në Europë, Rama u shpreh se sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se politika monetare nuk matet më vetëm me normën bazë por matet detyrimisht edhe me pritshmëritë drejt normalizimit.

“Kjo do të thotë transparencë, kreativitet dhe kurajo hap pas hapi me vigjilencë dhe pa panik nga befasitë gjithmonë e më të pranishme në jetën e përditshme të vendeve dhe fshatit tonë global”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, Rama tha se sfida e Bankës tonë Qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikoj përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmen dhe të vazhdojë të provojë se është në lartësinë e duhur për sa i takon funksionit të saj bazë tradicional.

Ndërkohë që vendi hedh me shpejtësi hapat në procesin e integrimit, Rama theksoi se duhet menduar se çfarë duhet të bëjmë më shumë për të mos u gjendur para pamundësisë për t’i mbyllur grupkapitujt, ndërkohë që hapësira e kohës që kemi është shumë e ngushtë.

“Bota po ndryshon me një shpejtësi marramendëse dhe të rejat që penetrojnë globalisht por edhe lokalisht botën e financave, të parasë, janë vërtetë të atilla që tronditin deri në themel atë që deri pak kohë më parë dukeshin çështje të zgjidhura.

“Bankat Qendrore duhet të mendojnë bashkërisht për ekuilibrat përtej kufijve kombëtarë. Sot digjitalizimi me AI dhe zhvillimet në botën e parasë, pagesat e menjëhershme, bankat digjitale, kriptomonedhat sjellin me vete oportunitete të jashtëzakonshme dhe dilema të jashtëzakonshme po ashtu”, tha Rama.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në fjalën e tij në konferencë, theksoi se prioritet i Bankës për vitet e ardhshme do të jetë forcimi i stabilitetit financiar dhe përafrimi i plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian. Ai vuri në dukje se digjitalizimi dhe zhvillimet teknologjike në fushën e financës, si asetet digjitale dhe teknologjia blockchain, kërkojnë kujdes të shtuar nga autoritetet rregullatore për të balancuar përfitimet dhe rreziqet. Sejko vlerësoi se, pavarësisht pasigurive që sjellin tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi i tregtisë ndërkombëtare, Shqipëria ka përpara një mundësi të madhe zhvillimi përmes procesit të integrimit europian. Ai nënvizoi se Banka e Shqipërisë luan një rol aktiv në këtë proces, duke drejtuar punën për disa kapituj të acquis të BE-së dhe duke kontribuar në përafrimin e plotë të sistemit financiar me atë europian.

Një nga arritjet më të rëndësishme të fundit, sipas Sejkos, është anëtarësimi i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro (SEPA), që lehtëson ndjeshëm pagesat ndërkufitare dhe forcon lidhjet ekonomike me Bashkimin Europian. Ai theksoi se përpjekjet e bankës do të përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, forcimin e institucioneve financiare dhe përgatitjen e vendit për fazat e reja të integrimit.

“Pavarësia, profesionalizmi dhe transparenca do të mbeten themelet e politikave tona, ndërsa integrimi europian është drejtimi që do të udhëheqë zhvillimin financiar të Shqipërisë”, deklaroi Sejko.

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, e pranishme me një videomesazh, e cilësoi 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë si një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij. Georgieva vlerësoi se pavarësia e bankave qendrore është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare dhe se kjo nuk mund të merret si e mirëqenë, por duhet mbrojtur dhe kultivuar përmes mandatit të qartë, kuadrit ligjor, transparencës dhe komunikimit me publikun. Ajo nënvizoi se përvoja e Shqipërisë tregon se institucionet e pavarura janë më të përqendruara në ruajtjen e stabilitetit financiar, mbrojtjen e integritetit dhe reagimin ndaj krizave. Sipas Georgievës, Shqipëria po përballet me sfida të reja, përfshirë fragmentimin gjeopolitik, transformimin digjital, rolin e Inteligjencës Artificiale dhe zhvendosjet demografike, dhe Banka e Shqipërisë ka një rol thelbësor në përgatitjen e vendit për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

Përveç konferencës dhe diskutimeve, me rastin e përvjetorit u emetua edhe një monedhë numizmatike prej argjendi me vlerë emërore 100 lekë, simbol i 100 vjetëve të historisë dhe stabilitetit të Bankës.

Konferenca përfshiu katër sesione shkencore që trajtuan sfida aktuale dhe perspektiva të reja për ekonominë dhe financat globale. Sesioni i parë, “Një botë me më pak tregti dhe kapital më të shtrënguar: A është një riformësim i ekonomisë?”, trajtoi fragmentimin gjeo-ekonomik dhe rikonfigurimin e tregtisë, duke analizuar ndikimin e likuiditetit global më të shtrënguar dhe shmangies së rrezikut mbi tregjet në zhvillim dhe ato të Evropës Jugore. Diskutimet nënvizuan nevojën për bashkëpunim rajonal më të thellë si një mënyrë për të përballuar polarizimin global.

Sesioni i dytë, “Zgjedhjet strategjike të Evropës dhe sfidat”, vendosi fokusin tek Evropa dhe roli i saj si ankora e zhvillimit të tregtisë, financave dhe institucioneve në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrën se si Evropa mund të shërbejë si gur themeli i konvergjencës politike, sociale dhe ekonomike për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sesioni i tretë, “Sfidat e politikës monetare”, analizoi mënyrat se si bankat qendrore mund të ruajnë besueshmërinë dhe të ankorojnë pritshmëritë në një mjedis global të fragmentuar. Diskutimet përqendruan vëmendjen te ekuilibri midis stabilitetit monetar dhe atij financiar, kufijtë e autonomisë së politikës dhe ndikimi i bankave qendrore më të mëdha në vendimmarrjen monetare.

Sesioni i katërt, “Monedha të qëndrueshme, pavarësia dhe e ardhmja e parasë”, eksploroi transformimin e shpejtë të financave digjitale dhe ndikimin e monedhave digjitale të bankave qendrore (CBDC), stablecoin-eve dhe infrastrukturave të reja të pagesave. Pjesëmarrësit diskutuan potencialin transformues të këtyre teknologjive, duke vlerësuar si mundësitë ashtu edhe rreziqet për stabilitetin financiar, pavarësinë monetare dhe përfshirjen financiare.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Vijon në ditën e shtatë protesta e të rinjve në Tiranë, tensione dhe përplasje me policinë

19 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

KSHM dënon dhunën gazetarëve gjatë protestave në Tiranë dhe u bën thirrje BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së të dalin në mbrojtje të lirisë së medias

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kremlini: Putin, Trump dhe Xi mund të zhvillojnë një takim trilateral në Kinë muajin e ardhshëm

19 Tetor, 2026

Franca vendos shtetrrethime në zona të tensionuara pas protestave dhe grabitjeve

19 Tetor, 2026
Kosove Shqiperi

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

19 Tetor, 2026

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.