Zekerija Smajiç[i]
Liderët europianë janë si papagajtë! Nëse Zelenski në rrëfimet e tij në TV në mbrëmje kërkon “sanksione të reja kundër Rusisë” sanksionet vendosen shumë shpejt. Nëse ai thotë se rusët fundjavën e kaluar kryen “goditjen më të madhe që nga fillimi i invazionit” liderët europianoperëndimorë përsërisin njëri pas tjetrit të njëjtën gjë. Nëse ai në mbrëmje deklaron se kreu shtetëror rus bën bllof kur bisedon me Trumpin për planin paqesor, liderët kryesorë europianë njëri pas tjetrit përsërisin se Putini lufton deri në nënshtrimin e plotë të Ukrainës. Kështu vërtitet prej ditësh ky cirk politik.
Rruga, ose më mirë të themi qorrsokaku, i Bashkimit Europian drejt militarizimit të pakthyeshëm dhe ekonomisë së luftës – e nxitur nga frika propagando-psikotike nga gjoja konflikti i paevitueshëm me “Rusinë agresive” – mori në fillim të javës edhe një mbështjellje formalo-juridike.
Këshilli i çështjeve të përgjithshme i Bashkimit Europian (Ministrat për çështjet europiane) me 26 vota “pro” dhe një “abstenim” (Hungaria) votoi të martën (me 27 maj) vendimin e paralajmëruar me pompozitet mbi krijimin e fondit prej 150 miliardë eurosh për “forcimin e aftësive mbrojtëse nëpërmjet furnizimit të përbashkët me armatime, teknologji ushtarake dhe pajisje luftarake”. Mekanizmi kreditor për furnizime të përbashkëta është pjesë e planit ambicioz të Unionit për riarmatosjen e Europës (ReArm Europe) vlera e përgjithshme të të cilët, sikurse kemi thënë më parë është më e madhe se 800 milirdë euro.
Urdhëri për krijimin e instrumentit të ri financiar “Aksioni i Sigurisë për Europën-“SAFE”, ose thënë më thjeshtë “hua për armatime” do të hyjë në fuqi që me 29 maj, sepse Komisioni shfrytëzoi mundësinë ligjore për procedurë të përshpejtuar/shkurtuar e cila lejon të anashkalohet parlamenti Europian, e kësisoj për vendimin ishte e mjaftueshme shumica e cilësuar e shteteve antare.
Fundi i Europës së paqes dhe begatisë, fillimi i Europës së pasigurtë dhe frikës
Periudha e Bashkimit Europian “të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe begatisë”, sikurse propagandon në mënyrë të paskrupullt euroburokracia, ka përfunduar me nisjen e luftës në Ukainë, kur liderët europianoperëndimorë nuk ishin në lartësinë e konditave e duhura mendore të cilat mund t’i bënin të parashikonin sëpaku rreziqet elementare afatgjatë sipas parullës “paqe, stabilitet dhe begati”, jo vetëm në BE, si projekt liberal-globalist par exellence, por edhe brenda vendeve antare heterogjene si entitete formale sovrane.
Është fjala për paratë me kredi që Bashkimi Europian do të huazojë nga tregjet financiare në mbarë botën, dhe më tej, sipas kushteve të përshtatshme të tregut do t’ia huazojë qeverive të shteteve antare që e kërkojnë këtë. Emetimi i përbashkët i obligacioneve për financimin e furnizimeve me armë dhe materiale luftarake, dhe fleksibiliteti fiskal për vendet antare (megjithëse derregullimi në këtë sferë deri tani ishte vepër e dënueshme dhe sanksionohej me qindra milionë euro për çdo shkelës)- janë bërë kaq reale po aq sa para katër-pesë vitesh ishin të paimagjinueshme.
Për hir të së vërtetës, bisedimet mes shteteve antare zgjatën me javë të tëra kryesisht reth klauzolës “bli mallra europiane”, ose më mirë të themi a mundet që në furnizimet e përbashkëta të marrin pjesë edhe kompanitë jashtë BE-së. Kompromisi u arrit me marrëveshjen që vlera e mallrave të blera jashtë BE-së nuk duhet ta kalojë vlerën 35 përqind të vlerës së përgjithshme të mallrave të porositura. Kjo do të thotë se SAFE do të mund të financojë projektet në të cilët 65 përqind e blerjeve vjen nga sektori industrialo-ushtarak i BE-së dhe nga vendet e hapësirës ekonomike europiane (European Economic Aersa- EEA) – Islanda, Lihtenshtejni dhe Norvegjia, të cilët sipas marrëveshjes mbi EEA-në (e cila është shumë më tepër se marrëveshje standarte mbi tregtinë e lirë) kanë të gjitha të drejtat dhe detyrimet sikur të ishin pjesë e tregur të brendshëm të Unionit. Në 35 përqindëshin e furnizimit të përgjithshëm jashtë BE-së dhe EEA-së të financuara nëpërmjet programit SAFE mbetet i hapur edhe për nëntë vende që kanë statusin e kandidatit për antarsim: Shqipëria, Bosnjë e Hecegovina, Mali i Zi, Gjeorgjia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina dhe për kandidatin potencial Kosovë kur të nënëshkruajnë me BE-në marërveshjen për patneritet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Të drejtë për pjesëmarrje në sipërmarrjen SAFE ka edhe industria ushtarake e Britanisë së Madhe e cila një javë më parë nënshkroi një marrëveshje preeleminare precize mbi partneritetin me BE-në, përfshirë edhe bashkëpunimin ushtarak. ShBA-të nënkuptohet vetvetiu se janë partner i paebitueshëm në këtë projekt, megjithëse tani për tani është e paqartë sesi administrata “antieuropiane” dhe “proruse” dhe Pentagoni do të reagojnë ndaj dromcave në kuadër të 35 përqindëshit të buxhetit të stërmadh për armatosjen e ardhshme të Europës. Kam bindjen se një gjë e tillë, kështu siç është ideuar, nuk ka për të qëndruar në këmbë, sepse pa teknikën ushtarake amerikane, të dhuruar apo të blerë, Europa nuk mund të sigurojë një mbështetje të vlefshme për Ukrainën, sidomos kur thuhet se do t’a ndihmojë “sa të jetë e nevojshme!”. Nuk është rastësi që presidenti amerikan Donald Trump pikërisht në fillim të javës, disa orë para vendimit mbi SAFE, deklaroi se politika doganore, përfshirë edhe atë ndaj BE-së “është e orientuar në prodhimin vendor të tankeve dhe prodhimeve teknologjike, në vend të prodhimit të atleteve dhe bluzave sportive”.
Me hyrjen në fuqi të SAFE me 29 maj, po atë ditë fillon afati prej gjashtë muajsh deri kur qeveritë e të gjithë vendeve antare përdorues potencialë do të mund të aplikojnë për mjete kreditore të këtij fondi europian mbi bazën e planeve nacionale për armatosjen dhe investimet në industrinë ushtarake europiane. Fjalën e fundit përsëri do t’a ketë Komisoni, ose më mirë të themi presidentja e tij autoritare Ursula von de Layen, si edhe në rastin e mega-furnizimeve në kohën e pandemisë së Covid-19. (Për më shumë në publikimin e faqes tonë:
Shumë shpejt banka e sigurisë dhe e mbrojtjes.
Në mënyrë që plani mbi aftësitë mbrojtëse europiane nëpërmjet furnizimit të përbashkët të jetë i suksesshëm duhet pikësëpari të qëndrojë në dy këmbët e veta. Atë politiko-juridike e ka tashmë me miratimin e vendimit për SAFE, ndërsa atë financiaro-industriale do të duhet të ketë shpejt nëpërmjet bankës së ardhshme për mbrojtjen, sigurinë dhe rezistencën (DSRB) të bazuar në parimin sipas të cilit siguria kolektive kërkon edhe investime kolektive. Grupi zhvillimor ose njëfarë këshilli Inicues për formimin e bankës së ardhshme tashmë ekziston, ndërsa drejtori ekzekutiv i organit themelues është oficeri britanik i karrierës, antari i nderuar i administratës ë Sekretarit të përgjithëm të NATO-s, dhe drejtues i inovacioneve të aleancës, Rob Murray.
Duket se banka e ardshme do të formohet sipas modelit të bankës Europiane për Investime (EIB) të cilët e themeluan në vitin 1958 shtetet antare me seli në Luksemburg, e cila gjithashtu huazon para me kushte të përshtatshme për shtetet antare dhe projektet që mbështesin synimet e BE-së. Rreth 90% e huave miratohen brenda Unionit dhe asnjë euro nuk vjen nga buxheti i përbashkët. Model mund të jetë edhe banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD-BERZH) me seli në Londër të cilën e themeluan sëbashku në vitin 1990 qeveritë e vendeve antare, Bashkimi Europian si bashkësi dhe EIB e lartpërmendur. Misioni i kësaj banke në fillim ishte përballja me sfidat e momentit të jashtëzakonshëm në historinë europiane pas thyerjes së komunizmit. Më vonë, dhe kështu edhe deri sot, prioriteti i kësaj banke është arritja e begatisë jashtë BE-së nëpërmjet një sektori privat të administruar mirë dhe të qëndrueshëm në më shumë se 30 ekonomi kombëtare në tre kontinente, duke kombinuar kësisoj financimin, këshillimin dhe reformën e politikave ekzistuese (këtë të fundit lexojeni si “diktaturë e demokracisë”).
Në vend që të konkurojnë njëra tjetrën SAFE dhe DSRB do të veprojnë sëbashku duke u forcuar në mënyrë që të forcojnë bazën industrialo- mbrojtëse nëpërmjet tri shkallëve kryesore: sigurimin e kapitalit fillestar për qeveritë nëpërmjet një financimi afatgjatë dhe të lirë pa presione shtesë për bilancet kombëtare; nëpërmjet mbështetjes së qeverive në procesin e furnizimit të mençur, të thjeshtëzuar dhe të shpejtë me pajisje mbrojtje; dhe nëpërmjet çlirimit të kapitalit privat duke ofruar garanci të cilat u mundësojnë bankave tregtare financimin e kompanive industrialo-ushtarake në tërë zinxhirin e furnizimeve. “Me tejkalimin e financimit financimit privat dhe publik, Banka DSR u jep demokracive aleate fuqi financiare për përballimin me kërcënimet e sotme dhe përgatitjen e tyre për sfidat e nesërme”, shkruan Rob Murray në faqen zyrtare, tashmë publike, të bankës së ardhshme themelimi formal i së cilës do të bëhet gjatë muajit qershor. Kësisoj, SAFE do të krijojë një kërkim të përbashkuar për kapitale kreditimi dhe do të përpiqet për rreziqet politike në mënyrë që DSRB-ja t’u sigurojë kreditim furnizimi shteteve antare dhe sektorit ushtarako-industrial në mënyrë që euromilitarizimi të mbrohet nga termetet e tregut, ndërsa aftësia mbrojtëse e BE-së në çdo moment të mbahet në kulmin e mundshëm real.
Institucionet e BE-së, pra, nëpërmjet EIB-së dhe EBRD-së kanë eksperiencë të përgjithshme për grumbullimin dhe investimin e kapitalit në emër të vendeve antare, por për herë të parë në historinë e tyre i futen kësaj mënyre financimi të aftësive të përbashkëta mbrojtëse nëpërmjet furnizimit me gjithçka që kanë nevojë – që nga të paevitueshmit avionët e tanishëm pa pilot, dronët, teknologjitë antidron dhe sisteme kibernetike, që nga municionet e artilerisë, sistemet e mbrojtjes antiajrore, municione, uniforma…. Është vërtetë sfiduese, por djalli ka dalë nga shishja dhe do të duhet të arrijë shpejt deri edhe në Australi, Kanada, Japoni, Koreja e Jugut…që janë “demokraci liberale me industri të zhvilluar ushtarake dhe interes të përbashkët për strukturën europiane të sigurisë”, shkruan Murray në sajtin e tij promovues.
Lulëzimi i industrisë ushtarake
Nuk ka më kurrfarë dyshimi se euromilitarizimi i pakthyeshëm, industria ushtarake që ka marrë hov dhe më shumë se 800 miliardë euro të buxhetit ushtarak në pesë vitet e ardhshme, do të krijojnë në industrinë europiane me qindra mijëra vende të reja pune. Megjithatë, kërkesa tejet e madhe për fuqi të kualifikuar punëtore në një kohë të shkurtër njëkohësisht do të thotë edhe mungesë të saj sepse oferta ekzistuese as për nga numuri dhe as për nga arsimimi nuk mund t’u përgjigjet kërkesave të befta të industrisë industrialo-ushtarake. Vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje me 3 përqind të PBB-së nga 2% që është aktualja e synimit të NATO-s, do të kërkonte 760.000 punëtorë të kualifikuar në Europë, deklaroi kompania britanike e konsultimeve Kearney në analizën e para pa kohëve në lidhje me këtë fenomen. “Pavarësia e politikës mbrojtëse të BE-së do të jetë e mundur vetëm nëse pjesa nacionale e konsumit për mbrojtje të vendeve antare do të rritej dramatikisht, gjë që do të përkeqësojë akoma më shumë mungesën e personalit punues”, shkruan në raportin e tij Guido Hertel.
Rheinmetall-i gjerman, prodhuesi më i madh i municioneve planifikon të rrisë fuqinë punëtore me afro 30 përqind, domethënë deri në 9.000 deri në vitin 2028, para së gjithash me ingjinjerë zhvillimorë, elektroingjinjerë, elektronistë, saldatorë, tornitorë dhe profesione të tjera – informon Reuters-i britanik dhe konkludon se nuk është problemi te financat, por te burimet njerzore sepse në tregun real të burimeve njerzore në të vërtetë mungon fuqia punëtore me zanate dhe eksperienca që janë të nevojshme në industrinë ushtarake.
Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së arsimit të Britanisë së Madhe të publikuar të martën nënvizohet se ky vend planifikon të shpenzojë 3 miliardë funta (më shumë se 3,5 miliardë euro) për afëtsimin e fuqisë punëtore vendore për teknologjitë e reja. Bëhet fjalë për një strategji kombëtare për aftësimin e rreth 120.000 banorëve vendas të cilët do të mbushnin boshllëqet në tregun e punës dhe do të zvoglojnë vartësinë nga punëtorët e huaj. Potenciali është i madh sepse më shumë se një e pesta e britanikëve të aftë për punë nuk ka punë dhe madje as edhe e kërkon atë, ndërsa të dhënat më të reja zyrtare të Ministrisë së linjës tregojnë se shkalla e inaktivitetit të të aftëve për punë është në shifrën 21,4 përqind, dhe është në rritje të vazhdueshme që nga pandemia e Covid-19.
Nuk ka rrugë për kthim prapa
Që në fillim të invazionit rus në Ukrainë në fillim të vitit 2022, madje 78 përqind e shpenzimeve ushtarake të Bashkimit Europian kanë rrjedhur jashtë bllokut, dhe vetëm Shetet e Bashkuara kanë përfituar 63 përqind të këtij kulaçi- kështu tregojnë të dhënat e Komisionit Europian. Arësyeja është fragmentarizimi i sektorit europian të mbrojtjes mes shteteve antare. Tani BE-ja dëshiron t’i thotë fund kësaj hapërdarje, megjithëse çmimi përfundimtar i kësaj aventure të saj është tani për tani tejet i paparashikuar, ndërsa rrugë për kthim në të vjetrën nuk ka. Një gjë është plotësisht e qartë se Rusia nuk ka synim të heqë dorë nga Krimeja dhe katër enklavat ukraianse të cilët me kushtetutën ruse i janë bashkuar “atedheut mëmë”. Kjo do të thotë se lufta në Ukrainë do të vijojë edhe në të ardhmen, me Amerikën si aleate e europianëve, ose pa atë.
Në këtë moment më shumë shanse ka ky obsioni i dytë, gjë të cilën ndoshta edhe e nuhasin edhe ata liderë europianë për të cilët lufta është mjeshtria e vetme diplomatike, si puna e kancelarit të sapofronëzuar Friedrieh Merz, kryeministrit britanik, në funksion diçka më i vjetër, Keir Starmer dhe presidentit tashmë të konsumuar francez Emmanuel Macron. Natyrisht nuk mbetet prapa as presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen e cila dirigjon boritë e luftës duke premtuar se do të hahet me lugë floriri pasiqë Europa “të çlirohet nga Rusia”.
Të gjithë ata tashmë kanë bërë publike vizionet e tyre parimore mbi Ukrainën si fitimtare morale dhe ushtarake dhe, në përputhje me këtë, me menyrat e kolonialistëve të dëshmuar, kanë ofruar edhe aktet përkatëse të shkruara mbi rinovimin, rikonstruksionin dhe shfrytëzimin e mineraleve dhe pasurive të tjera ukrainase. Por, histeria antiluftë, kakofonia antiruse dhe dëshirat në letër të krerëve europianoperëndimorë nuk janë njësoj si realpolitika. Pikërisht këto skaje të lidhura mes tyre përbëjnë gurin kryesor ndarës jo vetëm mes aleatëve euroatlantikë (në radhë të parë mes Europës dhe ShBS-ve), por edhe mes vetë antarëve të BE-së, dhe ndërmjet Unionit dhe shteteve të tjera me ndikim si Kina, India, Brazili, Arabia Saudite, Meksika…
Në vend të mençurisë dhe analizës realpolitike të luftës në Ukrainë, elita politike europianoperëndimore, përfshirë edhe krerët e të gjithë institucioneve kryesore europiane, po veprojnë gjithnjë e më në harmoni me atë që flet Vollodimir Zelenski në TV-rrëfimet një natë më parë. Nëse si kërkon “sanksione të reja kundër Rusisë” sanksionet vendosen shumë shpejt. Nëse ai thotë se rusët fundjavën e kaluar kryen “goditjen më të madhe që nga fillimi i invazionit” liderët europianoperëndimorë përsërisin njëri pas tjetrit të njëjtën gjë. Nëse ai në mbrëmje deklaron se kreu shtetëror rus bën bllof kur bisedon me Trumpin për planin paqesor, liderët kryesorë europianë njëri pas tjetrit përsërisin se Putini lufton deri në nënshtrimin e plotë të Ukrainës. Kështu vërtitet prej ditësh ky cirk politik.
Gjermania e rrezikshme
Megjithatë, asgjë nuk është kaq e rrezikshme për Europën si toponim gjeopolitik dhe për sigurinë e qyeytarëve të saj, sikurse ishte zhvendosja urgjente e javës së kaluar të brigadës së koracuar gjermane në Lituani, jo larg kufirit rus. Ky është formacioni i parë jashtë truallit gjerman që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore sepse angazhime të këtij lloji nuk i’a lejuan aleatët kundër fashizmit gjerman, mes të cilëve edhe ish BRSS, trashëgimtari juridik i të cilit është Rusia e sotme – shtet me rëndësi historike në kufirin e së cilit, pas 85 viteve, erdhën përsëri helmetat gjermane.
Megjithëse mediat liberalo-globalste e minimizuan me qëllim apo pa dashje këtë ngjarje, koha do ta tregojë se deri në çfarë mase Gjermania ka dalë ushtarakisht dhe gjeopolitkisht nga kontrolli dhe deri në çfarë kufinjsh synon të arrijë. Në mënyrë retorike, qeveria e Mertzit haptazi dëshiron vetëm “të rinovojë mbi fuqinë ushtarako-industriale në Europë” dhe të jetë rojtare e saj “nga çdo agresion”. Megjithatë, gjatë historisë së gjatë të gjeopolitikës europiane dhe nëpërmjet llogarive të papërfunduara territoriale, Gjermania në dy luftëra botërore është treguar sfiduese e pakursyer. Vërtetë që u mund, por me pasoja të rënda dhe me llogari të papërfunduara.
Megjithëse nuk mendoj se jam prognozues i mire i çfarëdolloj konflikti të ri në të cilin, përsëri, Gjermania mund të jetë shkaktare, kam lirinë dhe të drejtën që t’i frikësohem realisht mbifuqisë ushtarake gjermane. Dhe kjo jo vetëm për shkak të frazës së njohur të mareshallit të famshëm sovjetik G. Zhukovit të thënë me 8 maj 1945 në Berlinin e nënshtruar: “E çliruam Europën nga fashizmi, këtë ata nuk do të na e harrojnë kurrë”.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/prorocanstvo-zukov-je-u-berlinu-rekao-oslobodili-smo-europu-od-fasizma-to-nam-nikada-nece-zaboraviti/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA