• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Arkëmorti në bulevard nuk është mesazh i protestës paqësore

    Kryeministri Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk sheh as majtas, as djathtas. Ky është kontributi më i madh që PS do t’i japë vendit

    Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë, thekson miqësinë strategjike me Amerikën

    Ambasada Ruse reagon ndaj deklaratave të Gonxhjes dhe Ballës: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

    Kalimi i protestës në dhunë fizike, Rama: Duhet akoma durim e pastaj vjen reflektimi

    Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

    Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

    Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

    Tensione dhe përplasje para Kuvendit gjatë protestës së qytetarëve

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator, thotë gjykata

    REL: Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

4 Prill, 2026
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pashkët janë kulmi, qendra dhe zemra e gjithë vitit liturgjik të Kishës. E edhe kremtimi më solemn i fesë së krishterë, që vijon me tetëditshin dhe e zgjat 50 ditë kohën liturgjike të Pashkëve, duke përfshirë festën e Ngjitjes në qiell, deri në solemnitetin e Rrëshajëve.

R.SH. / Vatikan

Etimologjikisht fjala hebrake “Pesach” do të thotë “kalim“, shqip Pashkë. Data është e lëvizshme sepse varet nga hëna e plotë e pranverës, ndërsa zanafilla e saj lidhet me botën hebraike, në veçanti me festën e Pesach, gjatë së cilës kremtohej kalimi i Izraelit, përmes Detit të Kuq, për të dalë nga skllavëria e Egjiptit, në liri.

Pashkë: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

Kuptimi i qengjit dhe i vezëve

Pashkët janë kulmi i Treditshit pashkvnor, qendra dhe zemra e gjithë vitit liturgjik. E edhe kremtimi më solemn i fesë së krishterë, që vijon me tetëditshin dhe e zgjat 50 ditë kohën liturgjike të Pashkëve, duke përfshirë festën e Ngjitjes në qiell, deri në solemnitetin e Rrëshajëve.

Kuptimi i fjalës “Pashkë”?

Rrjedh nga greqishtja: pascha, e edhe nga aramaishtja pasah. Do të thotë “të kalosh përtej”, pra “kalim”. Me këtë fjalë judenjtë kujtonin kalimin përmes Detit të Kuq, nga skllavëria në Egjipt, në liri. Për të krishterët është kremtimi i kalimit nga vdekja e Jezu Krishtit, në jetë.

Cila është zanafilla e kësaj feste?

Tek hebrenjtë, Pashkët (Pesach) fillimisht lidheshin me veprimtarinë bujqësore, kryesisht me kremtimin e korrjeve të para të fshatit, duke nisur nga gruri. Festimet e tjera, vetëm sa për t’i përmendur, ishin Festa e Javëve, me korrjen e grurit në fillim të qershorit dhe festa e çadrave, domethënë vjelja e rrushit, në shtator.

Më vonë, Pashkët nisën të kremtohen si festë vjetore e çlirimit të hebrenjve nga skllavëria, kuptim që iu shtua tjetrit, arratisjes nga Egjipti dhe shtalkave të dyerve, që ishin lyer me gjak qengjash, në mënyrë që engjëlli shfarosës, siç na e kujton Bibla, duke kaluar pranë atyre shtëpive, t’i kursente të parëlindurit.

Edhe sot hebrenjtë e kremtojnë darkën e Pashkëve sipas një urdhri të saktë, të quajtur Seder. Me këtë rast hahen ushqime të hidhura, për të kujtuar hidhërimin e skllavërisë egjiptiane dhe mrekullinë e lirisë të sapofituar.

Në kohën e Jezusit, izraelitët shkonin çdo vit për t’i kremtuar Pashkët në Jerusalem. Edhe Krishti shkoi atje. Vdekja e tij ndodhi kur kremtoheshin Pashkët e hebrenjve. Për të krishterët, ai është qengji i Pashkëve që të shpëton nga vdekja, buka e freskët, që të bën të ri (shih 1 Kor 5,7-8).

Pse hahet mish qengji?

Tradita e të ngrënit të qengjit të Pashkëve vjen nga Pesach, Pashkët hebraike. Qengji është pjesë e zanafillës së kësaj feste. Në veçanti, kujtohet koha kur Zoti i dha popullit të Izraelit kumtin se do ta çlironte nga skllavëria në Egjipt. E i tha: “Sonte do të kaloj nëpër Egjipt dhe do ta godas për vdekje çdo egjiptian të parëlindur, si ndër njerëz, ashtu edhe ndër bagëti”. Kështu, i dha urdhër popullit të Izraelit që t’i shënonte dyert e veta me gjak qengji, në mënyrë që të mund të dallonte kë të godiste me ndëshkimin e tij, e kë jo. Për më tepër, në të kaluarën kishte një urdhër në lidhje me Pashkën hebraike. Urdhëri thoshte të bëhej flijimi i qengjit në ditën e 14-të të muajit judaik të Nisanit dhe të konsumohej flijimi i Pesakut po atë natë.

Me krishterimin, simboli i qengjit të flijuar për shpëtimin e të gjithëve është simbolikisht vetë Krishti, ndërsa flijimi i tij ka vlerën e shëlbimit. Një nga traditat e kuzhinës së Pashkëve është përgatitja e mishit të qengjit me bajame.

 Pse data e Pashkëve është e lëvizshme

Sepse është e lidhur me hënën e plotë pranverore. Datimi i Pashkëve në botën e krishterë ka qenë shkak i polemikave serioze ndërmjet Kishës Lindore dhe asaj Perëndimore. E para përbëhej nga hebrenj të konvertuar dhe kremtonte menjëherë pas Pashkës hebraike, domethënë në mbrëmjen e hënës së plotë, 14 nisan, muaji i parë i vitit hebre, gjithmonë në ditë të ndryshme të javës. Vetëm me Koncilin e Nikesë, në vitin 325, u bë e mundur që të festohej në të njëjtën ditë në të gjithë krishterimin, pra duke adoptuar ritin perëndimor e duke e caktuar të dielën pas hënës së plotë të pranverës. Sot festimi bie ndërmjet 22 marsit dhe 25 prillit, duke u quajtur kështu Pashkët e ulta ose të larta, në varësi të periudhës në të cilën ndodh.

Duke qenë festë e luajtshme, përcakton edhe datën e festimeve të tjera, që lidhen me të, si Kreshmët, Java e Madhe, Ngjitja në qiell, Rrëshajët. Kisha kërkon që katolikët të ndjekin Urdhrin e Pashkëve, domethënë të rrëfehen dhe të marrin Kungimin të paktën një herë gjatë periudhës së Pashkëve.

Çfarë thonë Ungjijtë? Nga varrimi “i përkohshëm” deri në Ringjalljen e Jezusit

Pas vdekjes në kryq, varrimi i Jezusit ishte veprim i përkohshëm, pasi  ishte ora e mbrëmjes e, me perëndimin e diellit, afrohej e shtuna hebreje, kur dihej se ishte i ndaluar çdo aktivitet. Korpi i Jezusit u mbështoll me një çarçaf të bardhë dhe u vendos në varrin e ri, gërmuar në shkëmb, që i përkiste Jozefit të Arimateas, anëtar i Sanhit, por tani ndjekës i Jezusit. Veprimet e nevojshme për këtë lloj varrosjeje, që nuk bëhej në tokë, ishin spërkatja e trupit me parfume dhe pomada konservante dhe mbështjellja me fasha a benda (një shembull për këtë kemi në historinë e Lazrit të ringjallur nga vetë Jezusi). Këto veprime u shtynë për pas Shabatit nga gratë e devotshme, të cilat pasi përgatitën erëzat dhe panë se ku ishte vendosur trupi i Jezusit, më në fund, u larguan.

Pas Parashevës (mbrëmja e së shtunës) domethënë menjëherë pas varrimit të Jezusit, priftërinjtë dhe farizenjtë shkuan te Pilati duke i kujtuar se çka kishte thënë “ai mashtrues, kur ishte ende gjallë: “Pas tri ditësh do të ringjallem”. Prandaj urdhëroni që varri të ruhet deri në ditën e tretë, që dishepujt e tij të mos vijnë e ta rrëmbejnë e pastaj t’i thonë popullit se u  ringjall”. Pra, ky mashtrim i fundit do të ishte edhe më i keq se më parë!”. E Pilati, vetëm sipas Ungjillit të Mateut, autorizoi vulosjen e varrit dhe vendosi disa roje për ta kontrolluar.

Si kaloi e shtuna, kur të gjithë kishin pushim, Maria Magdalena, Maria e Kleofës dhe Salomea përfunduan përgatitjen e parfumeve dhe shkuan te varri herët në mëngjes për të përfunduar vajosjen e trupit dhe mbështjelljen; gjatë rrugës pyetën njëra-tjetrën kush mund t’i ndihmonte të lëviznin gurin e rëndë rrethor, që mbyllte grykën e ultë të varrit, i cili kishte dy dhoma të gërmuara në shkëmb, një atrium të vogël dhe qelinë e varrimit; kjo e fundit kishte një lloj platforme të ngritur prej guri, mbi të cilën ishte vendosur kufoma. Kur arritën, sipas Ungjijve, ra një tërmet, e një engjëll verbues zbriti nga qielli, iu afrua varrit, e rrokullisi gurin dhe u ul mbi të; Rojeve, tmerrësisht të frikësuara, u ra të fikët. Por engjëlli iu drejtua grave të habitura dhe u tha atyre: “Mos kini frikë, unë e di se ju kërkoni Jezusin që u kryqëzua; nuk është këtu, u ringjall së vdekuri dhe ja,  po shkon para jush në Galile; ju do ta shihni atje”. Duke vazhduar me historinë e Ungjillit të Mateut, gratë ikën për t’u dhënë lajmin dishepujve.

Duhet mbajtur mend se Ngjallja e Jezusit u shpall nga disa gra të cilat, sipas ligjit të lashtë hebre, nuk ishin në gjendje të dëshmonin, prandaj meqë ishin të pranishme në këtë ngjarje, i pranuan si lajmëtare dhe dëshmitare të një ngjarjeje historike të shoqërisë hebraike. Kur gratë arritën te apostujt dhe treguan se çfarë kishte ndodhur, ata vrapuan drejt varrit, me Pjetrin dhe Gjonin përpara. Gjoni, më i riu dhe më i shpejti, mbërriti i pari te varri, por u ndal te pragu, pasi pa qefinin përtokë. Pas tij arriti Pjetri, që hyri i pari dhe zbuloi se çarçafi ishte në tokë, ndërsa qefini që vihej te koka e të vdekurve, qe flakur në cep. Pastaj hyri edhe Gjoni e të dy kuptuan dhe besuan atë që vetë Jezusi kishte thënë më parë për Ringjalljen e tij.

Si përgatitet liturgjia e Natës së Pashkëve?

Për Shën Augustinin, Pashkët janë “nëna e të gjitha Netëve të shenjta, gjatë të cilave bota mbarë rri zgjuar”. Gjatë kësaj nate, Kisha kremton Ngjalljen e Krishtit, duke pagëzuar të krishterët e rinj (catechumens) dhe duke u kërkuar atyre që, tashmë të krishterë, të përtërijnë së bashku angazhimet e Pagëzimit të tyre.

Vigjilja e Pashkëve është kremtim i ndërlikuar dhe unitar, që zhvillohet në katër çaste të njëpasnjëshme:

1) Liturgjia e Dritës e cila fillon me bekimin e zjarrit, përgatitjen dhe ndezjen e qiriut si “drita e Krishtit” dhe procesionin, me të cilin hyn në kishën e errët, që më pas ndriçohet nga qirinjtë e besimtarëve të ndezur nga qiriu i Pashkëve. Pason njoftimi solemn i Pashkëve, i thënë edhe me fjalën latine fillestare Exultet;

2) Liturgjia e Fjalës me nëntë lexime, shtatë nga Besëlidhja e Vjetër dhe dy të fundit nga Besëlidhja e Re;

3) Liturgjia e Pagëzimit;

4) Liturgjia Eukaristike. Riti zhvillohet natën, simbol i njerëzimit që, pa Krishtin, është i zhytur në errësirën e injorancës dhe të gabimit, të mëkatit dhe vdekjes.

Pse hahen vezët?

Tradita e zbukurimit të vezëve nis që nga të krishterët e parë, të cilët i lyenin vezët me ngjyrë të kuqe, për të kujtuar gjakun e Krishtit, e i dekoronin edhe me kryqe apo simbole të tjera (traditë që vazhdon edhe sot në vendet ortodokse dhe të krishtera lindore). Simbolika e vezës është e qartë: nga veza vjen jeta e cila, nga ana e saj, shoqërohet me rilindjen e Krishtit e, rrjedhimisht, me Pashkët. Në të vërtetë, vezët e zbukuruara sipas kësaj simbolike do të ishin të përshtatshme edhe për Krishtlindje, me rastin e lindjes së Krishtit, por sipas disa studimeve, traditën e vezëve e forconte një zakon tipik i Pashkëve: Kreshma, periudha dyzet ditë para Pashkëve, në të cilën besimtarët kërkohet të agjërojnë dhe të abstenojnë. Gjatë kësaj periudhe ndalohet ngrënja e mishit.

Në të kaluarën, e edhe sot, në kishat e krishtera lindore, ishte e ndaluar edhe ngrënia e vezëve. Ndonëse ishte e vështirë të detyroheshin pulat të mos bënin vezë gjatë asaj periudhe, kështu që të krishterët e hershëm nisën të grumbullonin një mori vezësh, që nuk mund t’i hanin.

Nevoja për të bërë diçka me to lindi traditën e zierjes së tyre derisa të bëhen të forta si shkëmbinjtë, dhe më pas të lyhen me ngjyra të shenjta dhe simbolike. Lindi kështu, tradita e vezëve të Pashkëve!

Çfarë kuptimi ka bekimi i Pashkëve Urbi et Orbi?

Urbi et Orbi është shprehje latine, që do të thotë “Për qytetin (Romën) dhe për botën”. Bekimi Urbi et Orbi është bekimi i parë që jep Papa nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, menjëherë pas zgjedhjes së tij në Konklav.

Po këtë bekim Papa jep edhe për Krishtlindje e për Pashkë turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, e edhe në raste të veçanta.

Bekimi, i shoqëruar zakonisht me një mesazh, përfshin faljen e të gjitha mëkateve të përkohshme për të gjithë ata që janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit dhe për ata që e marrin atë përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit.

Related- Posts

A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)
SHQIPËRI

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

17 Qershor, 2026
SOCIALE / KULTURË

Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

23 Prill, 2026
KOSOVA

Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Funerali i Ali Khameneit: Demonstrimi i madh i forcës së Republikës Islamike pas luftës me SHBA-në dhe Izraelin

6 Korrik, 2026

Trump do të takohet me Zelenskyn dhe al-Sharaan në samitin e NATO-s

6 Korrik, 2026

“NATO, mbas Ankaras, Samit nderimi dhe sprove për Tiranën”!

6 Korrik, 2026

Kryeministri Rama: Arkëmorti në bulevard nuk është mesazh i protestës paqësore

5 Korrik, 2026

Putin dhe Trump zhvillojnë telefonatën e 14-të që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë Ukrainën dhe sigurinë globale

5 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.