• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

9 Qershor, 2026
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

(Ad hoc analizë sociologjike)

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku,

sociolog

Paranteza ime e hedhur në titull, e shikuar me dioptrinë sociologjike, bëhet kureshtare për lexuesin dubioz edhe për faktin se të gjithë fokusin e zhvendos nga fituesi elektoral te projekti i nisur dhe i identifikuar politikisht si “Republika e Tretë”. Në këtë kuptim, paranteza nuk e mohon fitoren e LVV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, por sugjeron se projekti i asaj që shquhet si “Republika e Tretë”, por që ende nuk po qarkullon publikisht si slogan, pësoi një “goditje të rëndë dhe serioze”.

Kur sjellim argumentin e “goditjes serioze dhe të rëndë”, aludimi ynë i referohet prolongimit të realizimit të synimeve dhe ambicies për ta ndryshuar ngadalë, por sigurt dhe me mjete demokratike, “arkitekturën” e Kushtetutës aktuale ahtisariane. Që, dorën në zemër, është koha për ta thënë edhe publikisht, se; është shndërruar në një “këmishë” tejet të ngushtë, si për proceset ashtu edhe për zhvillimet dinamike aktuale që po ndodhin në Kosovë dhe rreth Kosovës. Pra, ambicia dhe synimi për të filluar instalimin e këtij projekti, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur LVV-ja kishte marrë 51.3% të elektoratit kosovar, me zgjedhjet e 7 qershorit duket tashmë se është kthyer dy hapa prapa.

E themi kështu edhe për shkak se ideja e fillimit të instalimit dhe realizimit të kësaj narrative, e dikush do të thoshte edhe kauze e misioni i Albin Kurtit, ishte shumë më e volitshme kur LVV-ja kishte dominim dhe epërsi absolute hegjemone në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sesa tani kur ka një fitore johegjemonike dhe me mundësi të kufizuara.

Dhe kjo “zhveshje” e pakalkuluar sa dhe si duhet nga të qenit hegjemon absolut i skenës politike të fut në “shtigjet” e dyshimit dhe të dilemave interesante që duhet të kenë përgjigjet e duhura. E para, se projekti për “Republikën e Tretë” ose nuk është serioz dhe përdoret vetëm për “mirëmbajtje” të pushtetit. E dyta, se LVV-ja ende nuk është e gatshme që e vetme t’u futet “betejave” politike për realizimin e këtij synimi me ambicie kombëtare. E treta, se ky subjekt hegjemon është në kërkim të një partneri të fuqishëm e kredibil për ta implementuar këtë mision, që për të është edhe interes kombëtar. Dhe e katërta, se Albin Kurti, si ideator, është duke pritur një moment më të volitshëm që, me gjasa, do të krijohet pas përfundimit të “kaosit të kontrolluar” global që është duke ndodhur në gjithë botën.

Në gjykimin tim, meqë nuk kemi përgjigjen e saktë në këto përpjekje, ka gjasa që këto opsione apo edhe dyshime të (pa)bazuara të jenë qëllimisht të lëna të hapura edhe për një fakt. E ai fakt ka të bëjë me taktikën apo strategjinë e njohur kur një fitues hegjemon zakonisht bën: “Një hap elektoral para, e dy hapa politikë prapa.” Që, në situatën tonë aktuale politike, do të mund të interpretohej edhe kështu: “Një mandat më shumë për liderin, por një hap prapa për Republikën e Tretë”, ose Një hap para në  marrjen e legjitimitetit të dalur nga zgjedhjet dhe dy hapa prapa në procesin e fillimit të ndryshimit kushtetues.

Më 7 qershor, Kosova i dha Kurtit edhe një mandat për qeverisje, por jo edhe mandat për “Republikën e Tretë”.

Tani, nëse nisemi nga akti dhe fakti se zgjedhjet e vitit 2026 prodhuan një realitet pak a shumë identik, që nënkupton një “legjitimitet” të ri weberian, ku nga lideri kërkohet që kjo fitore (qoftë ajo edhe “fitore e Pirros”!) të mund të shndërrohet në një konsensus gjithëkombëtar, kuptojmë se jemi në rrugë të mbarë edhe për sfidat tjera dinamike që e presin Kosovën edhe në planin e jashtëm…

Duket paksa utopike kjo strategji hipotetike, mirëpo, me fjalë të tjera, votuesit kosovarë edhe kësaj here shprehën vullnetin e tyre për t’i besuar Kurtit si lider, por jo aq sa ai ka pritur për t’ia deleguar rindërtimin dhe fillimin e ndryshimit të rendit aktual institucional të Kosovës.

A i hasi “gozhda në sharrë” “Republikës së Tretë”?

Dhe nëse tani analizojmë ad hoc projektin për “Republikën e Tretë”, kuptojmë se ky projekt është paraparë, në gjykimin tim, të realizohet në tri etapa: ajo e protestimit, që identifikohet me kohën kur LVV-ja ishte në margjinat opozitare; ajo e qeverisjes, që ka të bëjë me periudhën gjashtëvjeçare të pushtetmbajtjes; dhe faza e tretë, që ka të bëjë me fillimin e implementimit gradual të projektit në fjalë, që duket se i ka hasur “gozhda në sharrë” me zgjedhjet e qershorit. Thënë më ndryshe, i tërë ngërçi institucional apo mosmarrëveshjet politike që u “prodhuan” artificialisht në këta tetëmbëdhjetë muaj janë bërë ajo “gozhda në sharrë” për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

Pra, zgjedhjet e qershorit prodhuan një situatë simptomatike, ku qytetarët e Kosovës ia dhanë votën për të vazhduar qeverisjen e Kurtit 4, por nuk ia dhanë edhe mandatin për hegjemoninë e projektit të “Republikës së Tretë”. Megjithatë, siç thuhet, fitues i vërtetë nuk është gjithherë subjekti që fiton zgjedhjet dhe bëhet hegjemon i krijimit të institucioneve paszgjedhore, por subjekti apo partia që arrin ta fitojë besimin dhe “mendjen kolektive” të qytetarisë së një vendi.

Por, një fitore absolute, p.sh. me mbi 60%, ashtu siç pretendonte apo edhe shpresonte LVV-ja, pa asnjë dyshim do ta triumfonte tërësisht projektin e “Republikës së Tretë”. Fakt ky që nuk ndodhi, për fatin e opozitës, ngase ajo, me një fitore të tillë absolute të LVV-së, de facto dhe de jure do të “pensionohej” përgjithmonë.

Pra, fitorja relative e LVV-së, që në një mënyrë është një “fitore e Pirros”, e pamundëson në këtë fazë të emancipimit të shoqërisë kosovare atë që njihet në sociologjinë elektorale si “hegjemonizim kulturor dhe institucional”.

Së këndejmi, në gjykimin tim, kam guximin të konstatoj se “odisejada” për projektin e “Republikës së Tretë” do të vazhdojë edhe me konstelacionet e dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo nënkupton se ky projekt, që në “gjeopolitikën” e LVV-së mund të shihet si një revolucion institucional i papërfunduar, fitoi mbështetje të konsiderueshme qytetare, por jo atë masë kritike elektorale të nevojshme sabpër ta përmbyllur ciklin e synuar transformues të Albin Kurtit.

Epilogu:

Në gjykimin tim, nëse zgjedhjet e 7 qershorit do të këndvështrohen përtej statistikave dhe mandateve, atëherë mund të argumentohet se ato nuk prodhuan një humbës klasik dhe as një fitues absolut. Ato më shumë “prekën” kufirin e projektit transformues që e synon dhe e punon pa ndalur Albin Kurti, sesa humbjen e vetë LVV-së si bartëse dhe artikuluese e heshtur dhe e pashpallur (ende) në publik.

Në këtë kuptim, mund të thuhet se Vetëvendosja fitoi si forcë elektorale, ndërsa “Republika e Tretë” nuk arriti të fitojë statusin e një projekti të pakontestueshëm shoqëror dhe institucional në mendjet e kosovarëve.

Dhe pikërisht ky dallim ndërmjet fitores zgjedhore dhe fitores historike mbetet ai çelësi sociologjik për ta kuptuar domethënien e vërtetë të këtyre zgjedhjeve.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.