• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026
in Editorial, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL

“Unë erdha, u krye.”

Me këto fjalë hyri në Kuvend të enjten kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke konfirmuar se sipas tij sanksioni amerikan i vendosur në vitin 2021 ndaj tij nuk ekziston më.

Pak më vonë, Partia Demokratike deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte hequr sanksionimin që i ndalonte hyrjen në territorin amerikan kryetarit të saj. Vetë Berisha deklaroi se kishte pasur komunikim zyrtar nga autoritetet amerikane, ndërsa këmbënguli se nuk kishte qenë kurrë “non grata”, por subjekt i një sanksioni vizash.

Më pas erdhi edhe sqarimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Top Channel. Në përgjigjen zyrtare thuhej se DASH kishte lëshuar përjashtime (waivers) për disa nga përcaktimet e nenit 7031(c), mbi të cilin ishte bazuar vendimi i vitit 2021, sepse këto përjashtime i shërbejnë një “interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”.

Teknikisht, Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron se bëhet fjalë për një “waiver” dhe jo për anulimin e vendimit të vitit 2021. Por përtej terminologjisë diplomatike, zhvillimi përbën sinjalin më të fortë deri më sot se raporti mes Uashingtonit dhe Sali Berishës ka hyrë në një fazë të re.

Dhe pikërisht këtu fillojnë pyetjet.

Sepse në majin e vitit 2021, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaronte publikisht se Sali Berisha ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe se veprimet e tij minonin demokracinë shqiptare. Bashkë me të u sanksionuan edhe bashkëshortja, djali dhe vajza e tij.

Për një pjesë të madhe të opinionit publik shqiptar, ajo deklaratë u interpretua si fundi politik i Berishës.

Por çfarë ndodhi realisht?

Vendimi amerikan nuk e largoi Berishën nga politika.

Përkundrazi.

Ai shkaktoi një tërmet politik brenda Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Filloi Foltorja. Partia Demokratike u nda në disa kampe. U zhvilluan dy kuvende. Nisën beteja politike dhe gjyqësore që vazhdojnë edhe sot.

Në fund, rezultati është i njohur.

Basha u largua.

Berisha u rikthye.

Dhe Partia Demokratike doli nga ky proces më e përçarë se kurrë.

Nëse do të kërkonim një bilanc të ftohtë politik të pesë viteve të fundit, do të duhej të pranonim një realitet të pakëndshëm: shpallja “non grata” nuk e eliminoi politikisht Berishën. Ajo eliminoi unitetin e opozitës.

Për vite me radhë, opozita shqiptare ishte e përfshirë në luftë me vetveten. Ndërkohë, qeveria përfitoi nga fragmentimi i kundërshtarit të saj kryesor dhe konsolidoi pushtetin.

Sot, edhe pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së, partia vazhdon të vuajë pasojat e asaj përçarjeje.

Nga ana tjetër, drejtësia nuk ka prodhuar ende një përfundim përfundimtar.

SPAK e mori të pandehur Berishën në dosjen “Partizani”. Ai kaloi muaj në arrest shtëpiak. Procesi gjyqësor vazhdon.

Por pesë vite pas vendimit të DASH, ende nuk ekziston një verdikt përfundimtar që të mbyllë politikisht dhe juridikisht debatin që u hap në vitin 2021.

Dhe sot, kur vetë administrata amerikane flet për përjashtime nga kufizimet e vendosura atëherë, dilemat bëhen edhe më të mëdha.

Nëse në vitin 2021 Departamenti Amerikan i Shtetit ishte aq i bindur për seriozitetin e akuzave, çfarë ka ndryshuar sot?

Nëse Berisha konsiderohej një figurë që minonte demokracinë përmes korrupsionit, pse pesë vite më vonë po krijohen përjashtime në emër të interesit kombëtar amerikan?

Nëse vendimi ishte kaq i fortë, pse rezultati politik përfundimtar është krejt i kundërt me atë që pritej?

Dhe mbi të gjitha: çfarë mesazhi po i jepet publikut shqiptar?

A duhet ta shohë qytetari shqiptar “non grata”-n si një instrument që bazohet mbi prova dhe standarde të pandryshueshme?

Apo si një instrument politik, interpretimi dhe zbatimi i të cilit mund të ndryshojë sipas interesave strategjike të momentit?

Këto pyetje bëhen edhe më të forta po të kujtojmë se Sali Berisha nuk është një politikan i zakonshëm në historinë shqiptare.

Ai ishte presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste.

Ishte lideri nën të cilin Shqipëria hapi marrëdhënie të reja me Shtetet e Bashkuara pas rënies së komunizmit.

Ishte presidenti i parë shqiptar që u prit në Zyrën Ovale nga Presidenti George Bush.

Ishte kryeministri gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ishte në pushtet kur Shqipëria priti Presidentin George W. Bush në vizitën historike të vitit 2007, disa muaj përpara shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye, shpallja e tij “non grata” në vitin 2021 pati një peshë shumë më të madhe se një sanksion i zakonshëm administrativ.

Ajo u perceptua si një dënim politik dhe moral i një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.

Pesë vite më vonë, Berisha është ende në krye të opozitës.

Madje mund të thuhet se ai fitoi pothuajse të gjitha betejat politike që pasuan shpalljen e tij “non grata”.

Ndërsa opozita mbeti e fragmentuar.

Sot, ky vendim, qoftë ai një heqje e plotë e kufizimeve apo thjesht një përjashtim i pjesshëm nga to, vjen në një moment të pazakontë për Shqipërinë.

Prej 12 ditësh, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në skenën e një proteste të pazakontë, ku mijëra të rinj e të reja, nën sloganin “Revolucioni i Flamingove”, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimin përfundimtar nga politika të figurave që kanë dominuar tranzicionin shqiptar për më shumë se tre dekada.

Mes emrave që përmenden nga protestuesit nuk është vetëm Edi Rama, por edhe Sali Berisha, si simbol i një klase politike që sipas tyre ka konsumuar ciklin e saj historik.

Në këtë klimë pakënaqësie dhe mosbesimi ndaj elitave tradicionale, zhvillimet e fundit në raportin mes Uashingtonit dhe kreut të Partisë Demokratike marrin një peshë të re politike.

A po asistojmë thjesht në një zbutje të kufizimeve të vendosura ndaj Berishës, apo në një normalizim më të gjerë të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe opozitës shqiptare?

Dhe nëse ky është rasti, a po sinjalizon Uashingtoni se është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Demokratike si një alternativë e mundshme qeverisëse, pavarësisht debatit që ka shoqëruar figurën e liderit të saj gjatë viteve të fundit?

A po sinjalizon SHBA se është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën shqiptare pavarësisht se kush e drejton atë?

A mos vallë po përgatitet terreni për një rikthim të së djathtës në pushtet pas më shumë se një dekade në opozitë?

Askush nuk ka sot përgjigje përfundimtare.

Por një gjë është e sigurt.

Pesë vite pas shpalljes “non grata”, historia duket se ka bërë një rreth të plotë.

Berisha është sërish në krye të Partisë Demokratike.

Opozita vazhdon të paguajë çmimin e përçarjes.

Drejtësia ende nuk ka thënë fjalën e fundit.

Dhe vetë administrata amerikane po flet sot për përjashtime nga kufizimet që dikur u paraqitën si një akt i vendosur kundër korrupsionit.

Prandaj pyetja nuk është më vetëm çfarë ndodhi me Sali Berishën.

Pyetja është çfarë ndodhi me Shqipërinë gjatë këtyre pesë viteve.

Dhe nëse vendimi i vitit 2021 prodhoi më shumë paqartësi sesa qartësi, më shumë përçarje sesa reformim dhe më shumë pikëpyetje sesa përgjigje, atëherë shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime.

Nga politika shqiptare.

Nga drejtësia.

Dhe po, edhe nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Kryesore

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.