• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

 “Hallva e Ftohtë” e Zgjerimit!

4 Shkurt, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Në fakt, këtu e 30 vite më parë ishte “ kulaç i ngrohtë” . Antarësimi i shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore në fillimin e viteve 90 në BE dhe NATO  ishte prioriteti absolut i Perëndimit pas shembjes së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë. Kjo u realizua mbi bazën e  “ Marrëveshjeve Europiane ose Asociimi” dhe të Kritereve themelore të Samitit të BE-së në Kopenhagen më 2003. Ndërsa, në vitin 1999, pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, BE dhe SHBA-të lançuan Procesin e Stabilizim – Asociimit së bashku me Paktin e  Stabilitetit të Europës Juglindore.

Procesi historik i Zgjerimit përparoi shumë mirë dhe pa problem, duke arritur kulmin e vet në vitin 2004, kur krahas NATO-s, në BE u antarësuan 8 vende ish lindore;  ndërsa më 2007 Rumania dhe Bullgaria dhe  në fund Kroacia  më 2013.

Mirëpo, paskësaj, në vitin 2004 dhe më tej, në vendet antare të BE-së filloi të shfaqej  “ lodhja” ( fatigue) nga Zgjerimi i mëtejshëm. Aq sa në vitin 2014, sapo hyri në zyrë, ish Presidenti i Komisionit Europian, Juncker deklaroi ngrirjen e këtij  procesi, duke e çliruar atë më vonë, por më shumë “ nga halli se sa nga malli”

Aktualisht, Zgjerimi drejt Ballkanit Perendimor  është ngadalësuar aq shumë, sa rrezikonte  të mos figuronte si term në  Projekt Deklaratën për Samitin Informal BE/Ballkan Perendimor të Brdos më 6 Tetor 2021. Vetëm në minutat e fundit u arrit kompromisi që të përfshihej, por pa asnjë datë konkrete. Fakt është  se në Francë, një në dy vetë është kundër zgjerimit të mëtejshëm, ndërsa në Gjermani, Holandë, Danimarkë  ky skepticizëm është dhe më i madh.

Në këto kushte, në fjalimin  prezantues në Parlamentin Europian në Strasburg në Janar, Presidenti Macron foli kryesisht për “ qartësimin “ e situatës, për një “ perspektivë të sinqertë” dhe “ përkatësinë në Europë” të Ballkanit Perendimor, ide të cilat pritet të sqarohen në Konferencën  kushtuar rajonit në fund të muajit Qershor.

Nisur nga sa sipër, ka shumë insinuata dhe aludime nga të gjitha anët, përfshirë dhe politikanët tanë kryesorë, të cilët nuk lenë rast pa fshikulluar dhe satirizuar vetëm BE-në për sipas tyre dështimet e saj. Ndërkohë, janë fare të pakta analizat tërësore të kësaj gjendjeje, duke kaluar në pozicione të pastra populiste, vetëm ose kryesisht me denoncime dhe mohime.

Ndaj, le t’i shohim me radhë 10 shkaqet kryesore të alergjisë, lodhjes, padurimit dhe zhgënjimit nga Zgjerimi, si në vendet antare të BE-së dhe në ato kandidate.

Këtu po shprehem dhe mbi bazën e përvojës së punës si diplomat, duke u marrë drejtpërsëdrejti me këtë dosje 5 vjet në Berlin, 10 vjet në Belgjikë/Luksemburg  dhe pesë vitet e fundit si publicist dhe ekspert i pavarur po në Bruksel.

Koha shumë e gjatë e procesit të Zgjerimit ka shkaktuar humbjen e durimit në vendet e BE-së dhe sidomos në ato të Ballkanit Perendimor. Konkretisht, antarësimi i 10 vendeve ish-lindore zgjati gjithsejt 16 vjet nga paraqitja e kërkesës zyrtare. Kroacia e pati më të gjatë vetëm për shkak të bllokimit nga Slovenia për 5 vite rresht. Ndërsa në vendet e Ballkanit Perendimor, dhe tani, plot 21 vite nga fillimi i këtij procesi, vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar negociatat, por me ndërprerje dhe pa perspektivë të qartë e të afërt kohore. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin ende çeljen e negociatave me plot pasiguri, në rastin tonë 12 vite pas kërkesës zyrtare. Ndërsa Kosova ende nuk ka bërë liberalizimin e vizave; sa për B-H, sepse atje gjërat po shkojnë dhe më mprapsht.

Gjatë kësaj periudhe të stërzgjatur kohore, axhenda europiane  është mbushur me tematika të tjera problematike ulëritëse; pas vitit 2007, shpërthyen krizat financiare në disa vende të BE-së, terrorizmi ndërkombëtar dhe sidomos kriza e azilit nga viti 2015 e tutje, ku vendet tona janë “ kontributorë” të mëdhenj. Për pasojë, Zgjerimi praktikisht ra nga kreu drejt fundit të  renditjes, madje në disa vende dhe “ prapa liste” Kjo mbasi ai tani perceptohej se jo vetëm nuk lehtësonte, por vetëm se e rëndonte më shumë gjendjen.

Po gjatë 30 viteve të fundit, vendet e BE-së, dikur kampione të begatisë dhe mirëqenies social-ekonomike janë prekur dhe mbërthyer nga kriza dhe probleme të shumta e të mprehta sociale – papunësia, varfëria, diskriminimi, etj. Kështu, tashmë dhe në vende të pasura si Luksemburgu dhe Gjermania, ¼ e banorëve jetojnë në nivelet e varfërisë! Problem i madh shqetësues atje mbetet papunësia, sidomos te rinia. Port e ne, papunësia te të rinjtë deri në 30 vjeç është dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së! Kështu që dhe Zgjerimi duket se nuk ofron asnjë zgjidhje por vetëm andralla; ndaj, ai konsiderohet “luks” i panevojshëm.

Forcimi i populizmit dhe ekstremizmit në disa vende europiane me peshë, sidomos në Francë, Itali, Gjermani, Holandë dhe gjetkë  që e kanë shpallur “ non-grata” zgjerimin, sidos drejt Ballkanit Perendimor. Për pasojë, zgjerimi nuk josh dhe nuk frymëzon si më parë, nuk jep vota, por vetëm se hap dhe shton telashet. Madje, partitë ekstremiste kanë venë në dyshim dhe vetë arkitekturën e sotme të BE-së. Në Francë Le Pen thotë se BE-ja “mishëron të këqiat më të mëdha të socializmit dhe të liberalizmit.” Ndonëse ata tanimë nuk janë më për daljen nga BE-ja, nëse vijnë në pushtet, ata do ta revizionojnë tërësisht atë.

Zhgënjimi me vendet antare nga ish-lindja dhe rajoni përbën me të drejtë një ndër shkaqet e tjera madhore të alergjisë ndaj zgjerimit. Kështu, 4 vendet e Visegradit, dikur pararojë në shembjen e komunizmit dhe reformave sot janë “në luftë” me BE-në lidhur me shtetin e të drejtës, lirinë e medias dhe problematika të tjera; madje Hungaria tani flet për “ demokracinë iliberale”. Edhe Slovenia duket se ka filluar të lundrojë në ato “rryma të ftohta”. Po ashtu, shtete të BE-së nga rajoni kanë përdorur veton bllokuese  ndaj vendeve fqinje, duke ua shtyrë procesin e antarësimit me vite. Greqia bllokoi Shkupin për 15 vite, Slovenia Kroacinë 5 vjet dhe në gati dy vitet e fundit Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, nuk ka garanci se dhe vendet e tjera kandidate kur të antarësohen nuk do t’i referohen kësaj metode në fusha të tjera; sepse në vendet tona, kompromisi, lëshimi, toleranca dhe mirekuptimi vazhdojnë të konsiderohen shenja dobësie dhe jo demokracie.

Ose shihni sa probleme kanë krijuar Bullgaria dhe Rumania, antarësimi i të cilave  ishte “dilemë hamletiane” Por BE-ja u tregua fleksibel, dhe me premtimin/ besën  që i dhanë ato dy vende i pranoi më 2007. Koha tregoi se BE-ja gaboi, dhe pse “pa dashje”!  Apo në rastin e vendit tonë që 11 vite më parë BE-ja i liberalizoi vizat me premtimin se nuk do të lejohej azili i paligjshëm. Mirëpo, faktikisht qeveria ka kapitulluar dhe azili i paligjshëm “po bën kërdinë”! Ai është dhe do të mbetet ndër kushtet dhe problemet më përvëluese për antarësimin në BE. Për pasojë, po e pëson dhe Kosova.

Më tej, në vend të shijonin të mirat e premtuara nga Zgjerimi, vendet e BE-së po e pësojnë  prej tyre. Kjo për shkak të “eksportimit” te to të punës së zezë, krimit, korrupsionit, drogës, prostitucionit dhe dukurive të tjera negative. Për fat të keq, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër të parat në këtë “ listë të zezë” duke çbërë praktikisht dhe ndikimet pozitive të artit, kulturës, dhe letërsisë sonë. Vërtet  nuk janë vetëm shqiptarët autorë të krimeve të përbindshme dhe se përqindja është aq e kaq. Mirëpo, fakti është se perceptimi publik, që në botën e sotme krijohet duke sfiduar dhe shifrat sado të sakta për ne është tejet negativ dhe pa ndonjë përmirësim. Ndonëse dhe vendet e tjera antare të BE-së kanë plot shqetësime në këto fusha, pranohet gjerësisht se krimi i organizuar shqipfolës është bërë sfidë herkuliane për organet e zbatimit të ligjit, sidomos në Francë, Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe gjetkë. Kush banon  në këto dhe të tjera vende e prek dhe e  ndjen nga afër këtë realitet të zymtë kudo ku shkon, qoftë dhe në një kafene.

Ndikim tjetër japin problemet e brendshme në venet e BE-së. Ndaj është gjykuar që përpara zgjerimit nga jashtë, të bëhet reformimi ose “thellimi” i BE-së nga brenda. Sepse me të drejtë ekziston droja se kur me 27 vende antare komunikimi në takime dhe samite është  tejet i vështirë, mendoni kur të jenë 33 vende! Ndaj, Franca dhe Presidenti Macron kanë hedhur me kohë idetë e tyre mbi këtë temë, të cilat pritet të qartësohen më tej pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në atë vend. Këto ide shkojnë deri në kthimin nga e para të procesit të negociatave kur një vend kandidat nuk përmbush në dinamikë kushtet dhe kërkesat, kategorizimi i BE-së “me dy shpejtësi” ose “tri rrathë koncentrikë” etj.

Shkak tjetër i rëndësishëm është se ndryshe nga 20 vite më parë, është bërë e qartë se antarësimi në BE nuk ka rezultuar të jetë më çelësi magjik i zgjidhjes së problemeve të kahhershme, i demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal. Dihen tashmë krizat dhe konfliktet e shumta në çdo vend të rajonit që njihen dhe nga publiku europian. Prirjet e afrimit me fuqi të tjera jashtë BE-së dhe kalimi “prapa liste i shtetit të së drejtës janë dëshmia më e qartë e këtij realiteti. E shohim te dialogu i dështuar Beograd – Prishtinë dhe në marrëdhëniet dypalëshe në rajon deri te fiasko diplomatike e “Ballkanit të Hapur”.

Vitet e fundit ka ndikuar dhe dobësimi i rolit të Komisionit Europian në favor të  vendeve antare. Kjo dhe në përgjigje të kritikave nga populistët dhe ekstremistët të cilët akuzojnë “burokracinë e Brukselit” me lloj lloj epitetesh. Por dhe në emër të demokracisë, mbasi Komisioni nuk zgjidhet direkt nga populli. Këu ka patur ndikimin e vet dhe rritja e mungesës së besimit te shumë vende antare lidhur me funksionimin e Komisionit Europian. Ky i fundit po shigjetohet  për njëanshmëri, klientelizëm, favoritizëm dhe subjektivizëm në raportet e tij vlerësuese, veçanërisht për Ballkanin Perendimor. Ndaj dhe këto 3 vitet e fundit, propozimet e Komisionit për çeljen e negociatave janë refuzuar nga Këshilli. Ndër vendet antare ka drojë dhe dyshime deri te “blerja” e komisionerëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Kohët e fundit disa eurodeputetë kanë kërkuar hetim parlamentar për Komisionerin e Zgjerimit,  Varhelyi lidhur me deklarime dhe qëndrime personale, jashtë vijës zyrtare dhe të vetë Komisionit në Bosnie. Ai u prononcua po nga pozita personale dhe kur mbështeti “Ballkanin e Hapur” dhjetorin e kaluar, mbasi  BE-ja njeh vetëm Tregun e Përbashkët Rajonal.

Entusiazmi për Zgjerimin ka rënë  ndjeshëm dhe për faktin se u pa në praktikë se ai nuk jep garanci nga ndërhyrjet e vendeve të treta, si Rusia, Kina, etj. Në fakt, këto dhe të tjera vende kanë kohë që janë të pranishme në forma dhe formate të ndryshme jo vetëm në Ballkan por dhe në  vende antare të BE-së e NATO-s. Shihni Hungarinë, Bullgarinë, Greqinë, Qipron, për të mos përmendur ndonjë vend tjetër të madh, ku lobet dhe prania ruse janë vetë evidente. Nga vendet kandidate, Serbia ka shkuar aq larg sa të bëhet dhe pjesë e Bashkimit Euro-Aziatik! Shkurt hesapi, askush nuk garanton se duke hyrë në BE, do të shpëtojmë nga rreziqet e jashtme. Madje, për të qenë të sinqertë, këta “ gogolë” me emra të ndryshëm po shërbejnë më shumë si “ gjethe fiku” për të mbuluar dështimet tona. Ok, interesat gjeopolitike kërkojnë përshpejtimin e procesit të antarësimit të vendeve të rajonit në BE. Veçse kjo, jo në dëm të përmbushjes së kushteve dhe kritere përkatëse politike, ekonomike dhe demokratike të BE-së; vërtet që BE-ja është klub interesash, por mbi të gjitha është bashkësi vlerash! Pastaj, dhe gjeo-politikisht, çfarë interesi ka psh BE-ja të pranojë Serbinë kur ajo nuk  njeh Kosovën dhe genocidin ndaj saj?

Së fundi, gjatë 22 viteve të fundit, BE dhe SHBA kanë hartuar dhe zbatuar strategji dhe plane të shumta veprimi për rajonin tonë, duke investuar me miliarda euro në të gjitha fushat. Filloi më 1999 me Paktin e Stabilitetit që më 2008 u kthye në Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) me qendër në Sarajevë, SEECP, CEFTA, Procesi i Berlinit dhe vitin e kaluar me Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Zonën e Lirë Ekonomike. Këto kanë dhënë rezultatet e tyre, në radhë të parë në përgatitjen e terrenit të duhur politik, ekonomik dhe ligjor të bashkëpunimit rajonal dhe zgjerrimit. Nuk është e vërtetë se ato dhe 15 nisma të tjera rajonale nuk kanë dështuar. Natyrisht kanë patur mangësi, por këtu pjesa më e madhe e fajit bie mbi politikat dhe politikanët e vendeve tona. Sepse kanë krijuar kriza pa fund, me premtimin për përmirësimin e situatës, duke abuzuar me sensibilitetet e BE-së dhe SHBA-ve.  Ndonëse liderët tanë në 20 vitet e fundit kanë ardhur e riardhur në pushtet me premtimin e bujshëm  për ta luftuar atë, korrupsioni ka vazhduar të rritet me ritme galopante.

Por dhe BE-ja ka gjynahet e veta në këtë mes. Kryesisht për mungesë efektiviteti. Vendimi më i fundit i Gjykatës së saj të Auditorëve lidhur me dështimin e fondit prej 700 milion Euro për sundimin e ligjit në Ballkanin Perendimor është dëshmia më e freskët, por ka dhe plot shembuj të tjerë. Në fakt, BE-ja nuk ka ditur ose nuk ka mundur të zbatojë drejt parimin e “kulaçit dhe kërbaçit” në vendet e rajonit. Madje, në disa raste përfaqësitë e saj  diplomatike atje, nga partnerë janë kthyer në palë duke u bërë “njësh” me qeverinë! Gjithsesi, le të shpresojmë se “kulaçi i ngrohtë” i Zgjerimit të mos katandiset në  “ hallvë të ftohtë”

Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Tags: EUJorgji KoteShqiperiazgjerimi

Related- Posts

OP/ED

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

13 Nëntor, 2026
OP/ED

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026
OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.