• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Përplasja mes Trumpit dhe Netanjahut, e stisur apo reale?

4 Qershor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjedhja në publik e bisedës dramatike telefonike në të cilën Donald Trumpi e akuzon Benjamin Netanjahun për çmenduri për shkak të invazionit në Liban zbulon të çarat e thella mes Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Mediat amerikane dhe botërore bënë publike dje detaje eksplozive të bisedës telefonike në të cilën presidenti amerikan Donald Trump humbi plotësisht durimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Shkak për këtë reaksion të ashpër ishte invazioni tokësor izraelit në Liban. Informacionin në fjalë, me nënshkrimin e gazetarit të tij kryesor Barak Ravid, e publikoi fillimisht portali “Axios” i njohur për lidhjet jashtëzakonisht të afërta me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa mediat analizojnë nëse kjo përplasje verbale sinjalizon ndryshim real në politikën e jashtme të Uashingtonit ndaj Tel Avivit, në qarqet e analistëve është pritur me një dozë skepticizmi. Arësyeja qëndron në faktin se pothuajse të gjithë informacionet ekskluzive mbi negociatat në lidhje me ndërprerjen e zjarrit, marrëveshjen paqesore dhe Iranin dhe sigurinë rajonale vinë rregullisht pikërisht nga ky kanal mediatik, gjithmonë në momentin kur kjo i përshtatet politikisht administratës amerikane.

Vetëm në një periudhë të shkurtër, opinioni publik u informua mbi një seri manovrash të tilla mediatike. Në fund të majit, “Axios” informoi se marrëveshja me Iranin është e mundur “50/50”, në mënyrë që më pas të nxirrte detaje konkrete të marërveshjes gjoja në parim. Analistët me ditë të tëra studjuan pikat e këtij akti, por në vend të nënshkrimit pasoi shkëmbimi i goditjeve luftarake mes ShBA-ve dhe Iranit, ndërsa Izraeli intensifikoi ofensivën në Liban. Disa ditë më vonë, i njejti burim mediatik, hodhi përsëri në publik lajmin se marrëveshja është gati dhe se pritet vetëm parafirimi i Trumpit.

Këto informacione nuk është se janë detyrimisht të shpikura, bisedime vërtetë bëhen, por hedhja e këtyre “ballonëve provë” ka synim të qartë në fushën e diplomacisë publike dhe ekonomisë globale. Çdo lajmërim mbi zvoglimin potencial të tensioneve stabilizon në moment tregun financiare dhe ul çmimin e naftës. Nga ana politike, Trumpi përballet me presion serioz për të përfunduar konfliktin në të cilin është tërhequr nën ndikimin direkt të Izraelit. Duke e bindur Uashingtonin për të hyrë në këtë konflikt me përmasa të gjëra kundër Iranit – gjë të cilën administratat paraardhëse e kanë refuzuar kategorikisht pa arritjen e një synimi përfundimtar në formën e eleminimit të këtij kërcënimi rajonal, Netanjahu shpenzoi kapitalin e tij historik si lider i cili ka një zgjidhje për Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan njëkohësisht bën një fushatë intensive nëpër rrjetet shoëqrore, duke e bindur opinionin publik se fundi i luftës është afër dhe se Irani pranon marrëveshje nën kushtet amerikane. Pikë kryesore e marrëveshjeve mbetet Libani, duke patur parasysh se Irani këmbëngul për një marrëveshje ku të përfshihet edhe Hejzbollahu. Trumpi pohoi publikisht se i ka kërkuar Netanjahut të ndalë operacionin e madh ushtarak në Bejrut dhe  kryeministri izraelit të urdhërojë tërheqjen e trupave. Megjithatë, Netanjahu u përgjigj nëpërmjet një mesazhi publik i cili injoron plotësisht këto pohime, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë me goditjet kundër Libanit nëse goditjet nëpër qytetet e tij nuk ndalojnë.

Pikërisht në këtë hendek komunikues vjen puna deri te rrjedhja e kontrolluar e informacionit mbi grindjen e ashpër. Kur Uashingtonit i nevojityet t’i tregojë publikut se ai i mban në dorë frerët në bisedime dhe kontrollon lëvizjet e aleatit të tij kryesor në Lindjen e Afërt, në media arrijnë detaje mbi zemërimin e presidentit. Megjithatë, bashkësia e gazetarëve dhe e analistëve shtrojnë, me të drejtë, pyetjen: a do të përkthehen këto fjalë të ashpra në lëvizje konkrete politike, si përshembull zvoglimi i mbështetjes ushtarake, logjistike apo diplomatike për Izraelin?

Një format i njëjtë është zbatuar edhe në raportet me Rusinë, kur nga Shtëpia e Bardhë rridhnin rregullisht informacione mbi atë se Trumpi ishte “i frustruar”, ose “i zemëruar” nga veprimet e Vladimir Putinit. Por këto frustrime private nuk e ndryshuan strategjinë zyrtare, e cila përqëndrohej në distancimin gradual nga ndihma direkte dhënë Ukrainës në mënyrë që të evitohej humbja e mbështetjes në radhët e zgjedhësve amerikanë. Në rastin e Izraelit, situata është identike, edhe përkundër fjalëve të rënda, pas dyerve të mbyllura, politika zyrtare mbetet e pandryshuar.

Një raport i tillë nuk është specifik vetëm për administratën e tanishme. Pothuajse asnjë president amerikan në historinë e re nuk ka patur raport të mirë personal me Netanjahun. Episode të tilla janë shënuar në vitin 1996, kur Bill Clintoni, pas një takimi të pakëndshëm me kryeministrin izraelit, komentoi para ekipit të tij: “Kush mendon se është ai? Cila është superfuqia këtu?”. Gjatë bisedimeve mbi vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor, Clintoni në një shpërthim frustrimi goditi me kokë receptorin e telefonit. 

Vite më vonë, gjatë një Samiti G20 në Kanë, është rregjistruar, nga mikrofoni rastësisht i hapur, një bisedë mes Barack Obamës dhe Nicolas Sarkozisë. Kur presidenti francez u ankua se nuk mund t’a duronte më Netanjahun sepse është gënjeshtar, Obama i’u përgjigj: “Ti po më thua se të ka ardhur në majë të hundës, por mua më duhet të bashkëpunoj përditë me të”. Po ashtu ishte edhe me Joe Bidenin gjatë krizës në Gaza, mediat informonin mbi thirrjet telefonike të ndërprera dhe fjalët aspak të zgjedhura që përdorte Bideni në qarqet private për liderin izraelit. Megjithatë, këto kritika kurrë nuk u ngritën në rangun e politikës shtetërore. Shtetet e Bashkuara nuk e ndalën dërgimin e armëve dhe as nuk e hoqën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për këtë rrjedhjet e fundit të informacioneve mbi reaksionin e Trumpit duhen konsideruar në kontekstin e politikës së brendshme dhe raporteve me opinionin e tij publik. Netanjahu udhëhiqet nga dinamika e tij e brendshme dhe atmosfera parazgjedhore në Izrael, ku antarët e  kabinetit djathtist garojnë me deklarata radikale mbi asgjësimin e Libanit, të bindur se mund të vazhdojnë testimin e kufinjve të durimit të Uashingtonit.

Megjithatë, mbijetesa afatgjatë e kësaj mbështetje pa kushte amerikane është në pikëpyetje. Vetë Trumpi e pranoi para pak kohësh se përceptimi i Izraelit në shoqërinë amerikane po ndryshon me shpejtësi. Ndërsa më parë lobi izraelit kishte kontroll absolut mbi Kongresin, sot nuk është më kështu. Izraeli ndoshta po fiton beteja luftarake, por po humb luftën në fushën e marrëdhënieve me opinionin publik, gjë që parë në një afat të gjatë i sjell dëme serioze interesave të tij.

Të dhënat e anketimeve publike pohojnë mbi përmbysje të thellë gjenerative dhe politike brenda ShBA-ve. Menjëherë mbas sulmit të Hamasit, mbështetja e qytetarëve amerikanë për Izraelin ishte 47%, përkundër 20% të atyre që mbështesnin palestinezët. Sot, për herë të parë në historinë mdoerne, përqindja e amerikanëve që simpatizojnë palën palestineze (35%) ia kalon asaj që mbështesin palën izraelite (34%).

Kjo prirje udhëhiqet me distancimin masiv të votuesve të partisë demokrate nga politika zyrtare e Tel Avivit, si dhe qëndrimet e gjeneratës së re brenda partive udhëheqëse amerikane, e cila nuk ndjen më detyrim historik apo ideologjik ndaj aleancës pa kushte me Izraelin.

[i] https://bosna.hr/sukob-trumpa-i-netanyahua-fingiran-ili-stvaran/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026
FOKUS

Pakistani, vendi kyç për parandalimin e kaosit rajonal

1 Qershor, 2026
FOKUS

Protektorati Digjital: Si e Konsolidoi Akti i BE-së për AI Monopolin e Silicon Valley

30 Maj, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.