• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kë mbështet BE-ja në vend të Ballkan i Hapur?

21 Dhjetor, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Që BE-ja nuk e  njeh Balkanin e Hapur, kjo u pa së fundi  dhe kur Kryeministri Rama pyeti virtualisht gjatë Samitit të Ballkan i Hapur më 21 Tetor  Komisionerin e BE-së, Oliver Verhalyi nëse kishte ndonjë të re lidhur me mbështetjen e saj.  Pyetje fare e kotë, mbasi pikërisht më 14 dhe 17 Dhjetor, BE-ja nuk tha asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur në dy takimet e saj të nivelit më të lartë  në Bruksel.

Eshtw fakt kokëfortë që megjithë marketingun e sforcuar politik të lidershipit të tij, mbi 2 vjet nga lançimi, Ballkani i Hapur ka mbetur vetëm  nismë tripalëshe me plot kundërshtira;  madje, dhe  në Tiranë, Beograd dhe Shkup ka goxha skepticizëm nga opozita, shoqëria civile, ekspertët, etj.

Pavarësisht nga tam tamet dhe pompa propagandistike, është fare e qartë se me përjashtim të prononcimeve të ndonjë zyrtari europian që gjithsesi janë individuale, apo dhe të ndonjë shteti antar i BE-së,  (gjysëm) Ballkani i Hapur nuk figuron  në fjalorin dhe axhendën zyrtare të BE-së. Dhe pse në këto 26 muaj të Mini-Schengenit që brenda një «  nate vere » ndryshoi etiketën në « Ballkan i Hapur, kur sidomos Kryeministri Rama dhe qeveritarë të tjerë nuk kanë lënë samit rajonal, ndërkombëtar e deri në tribunën e lartë të OKB-së pa u përgjëruar për këtë nismë, sipas tyre epokale !  Vetëm në këto 6 muajt e fundit, Ballkani i Hapur ka mbizotëruar në fjalimet e Ramës në 15 samite rajonale dhe ato  të BE-së!

Thënë troç, ky përbën një dështim të madh në  sigurimin e mbështetjes së vërtetë politike dhe financiare të BE-së, « çelësi i artë » për të bindur tri « vendet rebele » dhe opinionin publik në të gjashtë vendet për leverdinë e Ballkanit të Hapur. Mirëpo, kush ka punuar dhe e  njeh diplomacinë i di mirë pasojat negative të mungesës së referencave ndërkombëtare për një nismë të kësaj natyre. Ca më tepër kur bëhet fjalë për një JO të qartë diplomatike të BE-së ndaj Ballkanit të Hapur, por që fatkeqësisht liderët e tij nuk po duan ta shohin dhe dëgjojnë.

Kjo JO e butë europiane u shpreh një vit pas lançimit të Mini- Schengenit, në Samitin e datës 9 Nëntor 2020 në Sofje, në kuadrin e  Procesit të Berlinit, nën  kryesimin Bullgaro/Maqedonas. Mini-Schengeni nuk u përmend fare në Përfundimet e atij Samiti. Përkundrazi, në Pikën 11 dhe 12 shkruhet shprehimisht se «  liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perendimor u dakordësuan lidhur me krijimin e Tregut të Pëerbashkët Rajonal, si gur themeli i bashkëpunimit ekonomik dhe miratuan Planin e Veprimit 2021 – 2029 që bazohet në 4 liritë themelore të BE-së. Ky Plan Veprimi shtrihet dhe në fushën e dixhitalizimit, ekonomisë së gjelbër, novacionit dhe industrisë. Po ashtu, të gjashtë liderët ballkanikë  miratuan Planin e Veprimit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale. «

Në vijim, Tregu i Përbashkët Rajonal ( Western Balkans Common Regional Market) përmendet në paragrafët 10 dhe 11 dhe të Deklaratës së  Samitit të Brdos më 6 Tetor të këtij viti nën Presidencën sllovene të BE-së. Por, asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur! Dhe në të dy rastet këto deklarata kanë patur pëlqimin e 6 liderëve të Ballkanit Perendimor ! Tejet e çuditshme se si ata nuk i janë referuar fare këtij fakti, por vazhdojnë «  avazin e Mukes »

Dikush mund të thotë se këto dy samite ishin informale e pa vendimarrje. Edhe pse nuk është tamam kështu, sepse atje tatohet pulsi dhe marrin formë vendimet e ardhëshme në forumet zyrtare, le t’i referohemi Takimit të datës 14 Dhjetor  Bruksel, ku  Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, dmth ministrat e jashtëm të BE-sër rikonfirmoi këtë Jo. Në Deklaratën e tij përfundimtare  nuk gjen  asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur. Ndërsa në Paragrafin 10, Këshilli  nënvizon se « fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë  thelbësorë të zgjerimit europian dhe stabilizimit në rajon mbi bazën e rregullave dhe normave të BE-së. Këshilli mirëpret përparimin e bërë dhe riafirmon rëndësinë e Tregut të Pëbashkët Rajonal për forcimin e  bashkëpunimit rajonal dhe nismat e tjera gjithëpërfshirëse. « Çdo koment është i tepërt. Asnjë fjalë nga Rama- Vuçiç- Zaev ndaj këtij forumi të lartë, përfundimet e të cilit u miratuan dhe nga Samiti i BE-së më 17 Dhjetor, vetëm 3 ditë përpara Samitit në Elbasan dhe Tiranë. Ndaj ishte e pakuptimtë pyetja ndaj Komisionerit Verhalyi nëse BE-ja mbështet Ballkanin e Hapur!!!

Le ta ritheksojmë se të tri dokumentat e mësipërme  nënvizojnë se këtë nismë e kanë miratuar  të gjashtë liderët e rajonit, madje ata  duhet të përshpejtojnë punën për zbatimin e Planit të Veprimit 2021 – 2024, i cili le ta themi, përmban të gjitha projektet dhe marrëveshjet për të cilat flet dhe Ballkani i Hapur. Aty qartësohet në detaje Tregu i Përbashkët Rajonal, duke përmendur dhe mbështetjen financiare ndaj tij në kuadrin e Planit të Investimeve prej 30 miliard Euro.

Tani, idhtarët e Ballkanit të Hapur mund të pretendojnë se ky i fundit  është njësi/mekanizëm për zbatimin e Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët. Mirëpo, BE-ja në të tre këto samite e ka bërë të qartë se për këtë qëllim ajo mbështet dhe bashkëfinancon fuqishëm me rreth 60 vende të tjera Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC)  me qendër në Sarajevë që aktualisht drejtohet nga politikanja shqiptare, Majlinda Bregu. Po ashtu nënvizohet roli përcaktues i CEFTA, e krijuar në vitin 1992 e cila ka kontribuar ndjeshëm në antarësimin e jo pak, por 8 vendeve ish – lindore në BE dhe tani aty janë 6 vendet tona. CETA ka dhe sekretariatin e saj me seli në Bruksel, të cilin e kemi kryesuar dhe ne në vitin 2018. Çuditërisht si RCC-ja dhe CETA nuk përmenden pothuajse fare te Ballkani i Hapur, edhe pse drejtuesit e tyre  ishin dhe në Tiranë/Elbasan!

Me këtë gjuhë folën në shtator në  Tiranë dhe ish Kancelarja Merkel dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me mirësjelljen e njohur diplomatike të rastit, ato dhe të tjerë thanë se çdo nismë rajonale është e mirëpritur, por me kusht që të jetë gjithëpërfshirëse, siç është Tregu i Përbashkët Rajonal me « anekset » e veta. Karakterin mospërfshirës të Ballkanit të Hapur që e bën atë jofunksional e përmendi dhe Zëvendës Ndihmësi i Departamentit Amerikan,  Escobar në një forum rajonal të paradokohshëm. Sa për Komisionerin Verhalyi, personalisht ai e mbështet Ballkanin e Hapur, por kur vjen puna te « letrat », në Raportin e Komisionit Europian mbi Zgjerimin në fund të Tetorit,  ai ka nuk ka thënë asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur, por vetëm për Tregun e Përbashkët Rajonal!

Po përse BE-ja nuk e njeh dhe nuk e mbështet institucionalisht Ballkanin e Hapur, ndonëse bazat, synimet dhe objektivat janë të njëjta me Tregun e Përbashkët Rajonal? Ja disa shkaqe kryesore mbi bazën dhe të përvojës time  diplomatike të gjatë me problematikat rajonale dhe të BE-së, veçanërisht në Berlin dhe Bruksel.

Së pari,  sepse Ballkani i Hapur, është e vetmja nga gati 20 nismat e deritanishme rajonale që filloi dhe vazhdon të  mos jetë gjithëpërfshirëse për shkak të problematikave të shumta e të nxehta tashmë të  trajtuara gjerësisht.  Dy vitet e funksionimit të tij kanë treguar se  në vend të bëhej pjesë e zgjidhjes dhe lehtësimit të ngërçit ballkanik, ai  është kthyer në pjesë të problemit; madje, më keq akoma në një « mollë të madhe sherri » dhe « mes vedi ». Në këto kushte, duke iu shtuar këtij  katalogu shpërthyes axhendash, ai bëhet «  too much » dhe për vetë BE/SHBA-të. Ja pse në të tria forumet e lartpërmendura theksohet me të madhe se « nismat rajonale duhet të synojnë forcimin e   konsensusit dhe kompromisit politik dhe social-ekonomik, duke reflektuar parimin e  gjithëpërfshirjes ».

Së dyti, pavarësisht nga fjalët, nuk është fare e vështirë për t’u kuptuar se Ballkani i Hapur lindi dhe vazhdon si  një formë e hapur karshillëku ndaj BE-së.  Kështu, Samiti i parë i Mini-Schengenit me 10 Tetor 2019 dhe dy të fundit si Ballkan i Hapur më 28 Qershor dhe 29 Korrik 2021 u organizuan fill pas shtyrjes së çeljes së negociatave me ne dhe Maqedoninë e Veriut. Ky fakt, i përforcuar nga disa pohime dhe qortime alla populiste euroskeptike, nuk mund të mos krijonte dyshime, perceptime dhe hamendësime negative  lidhur me Ballkanin e Hapur, si një trysni dhe alternativë «  nën mëngë »ndaj BE-së. Kjo u pa qartë dhe më 2 Korrik në Samitin e Forumit të Presmës në Ohër, kur Kryeministri Rama e tha pa dorashka se «  ne nuk mund të na tregojë BE se çfarë të bëjmë në rajon !!! Po, na e tregon që çke me atë punë, nëse duam të jemi pjesë e saj! Ndërsa Zaev në Samitin e  21 Dhjetorit u shpreh se kur dështon BE-ja duhet në në rajon të veprojmë !

Veç  sa sipër,  duke e analizuar dhe politikisht problemin, BE-ja e di se  përfituesja më e madhe, jo vetëm ekonomike dhe tregtare, por mbi të gjitha  politike është Serbia; brenda vendit për marketing politik dhe për të rritur kuotat zgjedhore të Vuçiç, ndërsa jashtë vendit për të pudrosur e zbukuruar imazhin e saj gjoja moderues në dëm të Kosovës. Kësisoj, nuk do shumë mend për të kuptuar se  Mini-Schengeni, duke u paraqitur si  nismë serbe e pagëzuar në  Novi Sad e që nuk ka të krahasuar me fshatin Schengen midis Francës, Gjermanisë dhe Luksemburgut dhe tani Ballkani i Hapur është goxha «  kulaç » për Serbinë; edhe pse BE-ja e ka llastuar ca si shumë Beogradin, paçka se ky i fundit nuk e ka për gjë të  kullosë veç BE/SHBA-së dhe në livadhe të tjera Euro-Aziatike. Ca më keq,  në këmbim, Serbia po tregon sidomos ndaj Kosovës vetëm «  kërbaç »

Shkaku tjetër kryesor është se kur  BE-ja nuk ka kursyer asgjë për rajonin, megjithë difektet dhe vonesat, politikisht, teknikisht dhe financiarisht, përse duhet të bëhen protagonistë dhe shpëtimtarë në rajon të tjerët e sidomos Serbia, duke sfiduar dhe lenë në hije BE-në ?  Kësa i thonë «  dhentë dhe dhitë e Zeres, por nami i Hasan Qerres »

Së fundi, të gjithë aktorët dhe faktorët e lartpërmendur, së bashku me dyshimet dhe hamendësimet e njohura që nuk janë kursesi «  mite » por realitete dhe sensibilitete strategjike ndikojnë ndjeshëm dhe në mosarritjen e konsensusit të nevojshëm apo qoftë dhe të një shumice të cilësuar që mungon brenda  BE-së për «  Ballkan i Hapur » Në një kohë kur ky konsensus i plotë  ekziston pa asnjë problem për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Nisur nga sa sipër, megjithë qëllimet e shpallura dobiprurëse dhe të ngjashme, Ballkani i Hapur është mbivendosje e panevojshme e Tregut të Përbashkët Rajonal; mirëpo, ndryshe nga ky i fundit, ai nuk e ka besueshmërinë dhe konsensusin e nevojshëm si brenda dhe jashtë tij dhe vështirë se do ta ketë dhe në një të ardhme të afërt.  Natyrisht ai mund të vijojë dhe kështu si forum tripalësh ; madje Kryeministri Rama njoftoi se në Samitin e  ardhshëm do të ftojnë dhe 3 shtete antare të BE-së. Por dhe sikur  13 apo 23 vende të vijnë, sërish ngërçi do të mbetet pa knsensusin e plotë dhe të nevojshëm për njohjen e Ballkan i Hapur. Ndaj, gjëja më e mirë do të ishte shkrirja e natyrshme e tij te Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perendimor, «  pasardhës » shumë më bindës, efektiv  dhe i sigurt i Procesit të Berlinit.

Argumentum.al

Tags: BEJorgji Koteopen balkanTirane

Related- Posts

OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026
OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026
OP/ED

Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

18 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermania dhe Franca prezantojnë sot nismën për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE 

5 Qershor, 2026

Të jesh antiglobalist s’do të thotë të jesh anti-amerikan!

5 Qershor, 2026

Ajatollah thotë se Irani i dha ‘goditje vendimtare’ ‘armikut keqdashës’

4 Qershor, 2026

Përplasja mes Trumpit dhe Netanjahut, e stisur apo reale?

4 Qershor, 2026

Putin: Rusia kontrollon plotësisht Luhanskun dhe avancon në Donetsk e Zaporizhzhia, flet për marrëveshje paqeje me Ukrainën

4 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.