Zoran Meter[i]
- Ursula von der Leyen dhe ekipi i saj gjithnjë e më shpesh duken, parë nga pozitat e kafshëve tona shtëpijake – ngjashëm me ato të cilave bishti u’a drejton kokën në rrotullimin e kotë përreth boshtit të saj.
- Adolf Hitleri në armatosjen e përshpejtuar të Gjermanisë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, i’a nisi nga zeroja. Gjendja në ekonominë gjermane kur ai erdhi në pushtet ishte katastrofale (interesant, edhe tani ekonomia gjermane ka probleme të mëdha dhe është në recesion që prej tre vitesh me radhë)
- Elitat amerikane do t’u lënë atyre europiane vetëm dromcat në lidhje me prodhimin e armatimeve moderne – dhe vështirë se këto të fundit do të jenë në gjendje të rezistojnë.
- Mbi kokat e qytetarëve të pafajashëm europianë (të cilët askush nuk i pyet për çështje thelbësore, ndërsa në zgjedhje u ekspozohet iluzioni i argëtimit me të mirat e demokracisë gjëmëmadhe europiane, gjithnjë e më shpesh sipas modelit rumun të para do kohëve) – bie ngakresa gjithnjë e më e madhe e këtyre politikave të kota të cilat askush nuk ka kurajon t’i ndalojë.
Kurrsesi nuk po ka stabilitet dhe paqe brenda strukturave të Bashkimit Europian, gjë e cila më pas, e kjo është logjike, projektohet edhe në shtetet e tij antare. Tensionet rriten, ndërsa iluzioni i kohezionit të brendshëm i cili këmbëgulet të shpërfaqet për jashtë gjithnjë e më shumë po zbehet, e kësisoj gjithnjë e më vështirë po kapërdihet ajo “formula çudibërëse” e Brukselit “mbi unitetin nëpërmjet dallimeve”.
E majta kundër së djathtës dhe anasjelltas, ndërsa në mes të ashtuquajturit centristë të cilët as vetë nuk e dinë se çfarë duan përveçse të qëndrojnë në pushtet dhe të kontrollojnë proceset – natyrisht – para së gjithash rrymat e parave, të cilat nuk duan t’i lëshojnë nga duart.
Mosmarrëveshje ka shumë: që nga raporti ndaj Donald Trumpit në lidhje me të gjithë çështjet me rëndësi, nga ato ideologjike që kanë të bëjnë me politikën e jashtme tregtare amerikane ndaj BE-së; nëpërmjet paketave sanksionuese që futen kundër Rusisë pas invazionit të saj në Ukrainë dhe numuri i të cilave është tetëmbëdhjetë (në të cilët tani po punohet pa sukses kur vjen puna për elementët kyç të cilët në vetvete duhet të përmbajnë idetë e Komisionit Europian gjë që më së miri ishte e dukshme në stopimin e Trumpit në samitin e javës së kaluar në Kanada kur erdhi puna për sanksione të reja lidhur me naftën që eksportohet nga Rusia, domethënë uljen e mëtejshme të çmimit kufi gjë që ishte edhe synimi kryesor i kësaj pakete) më së miri e tregojnë ata jo të efektshmet për synimet (gjeo)politike që duhen arritur, e njëkohësisht shkatrrimtare për interesat ekonomike europiane; madje deri te ato që kanë të bëjnë me buxhetet e larta (5%) për mbrojtjen gjë për të cilën këmbëngul Donald Trumpi dhe zyrtarët e NATO-s (para të gjithëve Sekretari i përgjithshëm Mark Rute) që sapo u harmonizua në samitin e Aleancës Veriatlantike në Hagë (për këtë do të flasim më shumë më poshtë në këtë tekst)
Pra, shkurt, Bashkimi Europian po përballet me probleme gjithnjë e më të mëdha të natyrës politike, ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes, e për pasojë të këtyre – dhe jo më pak të vogla- edhe ata të natyrës sociale.
Sepse, mbi kokat e qytetarëve të pafajashëm europianë (të cilët askush nuk i pyet për çështje thelbësore, ndërsa në zgjedhje u ekspozohet iluzioni i argëtimit me të mirat e demokracisë gjëmëmadhe europiane, gjithnjë e më shpesh sipas modelit rumun të para do kohëve, ose sipas modelit të “demokracisë së kontrolluar” sovjetike, sipas së cilës gjithçka është e lejueshme në kuadrin e strategjisë politike të dhënë – (lexo) ruajtjen e gjendjes dhe rendit ekzistues!) ) –në fund të fundit bien të gjithë mosukseset e politikave strategjike, të cilat duket se janë gjithnjë e më pak, e më shumë ka asish që u adoptohen në mënyrë servile kërkesave të vëllait të vogël, por shumë të fuqishëm, nga matanë oqeanit.
Dhe këtë politikë të çmendur askush nuk ka kurajon t’a ndalojë.
Rezistencë e re dhe aktuale: lufta për ruajtjen e “agjendës së gjelbër”
Në Bruksel vazhdon kryengritja e socialistëve (grupimi i dytë më i madh në Parlamentin Europian) jo vetëm kundër përpjekjes së presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen për të zbutur agjendën e gjelbër të BE-së, por këmbëngulin të pengojnë edhe zvoglimin e mjeteve financiare buxhetore të destinuara për aftësimin e të rinjve të të të papunëve. Mbi këtë problem shkruante të hënën edhe POLITICO.
Von der Leyenit, nga Partitë popullore europiane, të qëndrës së djathtë, i nevojiten socialistët si pjesë e koalicionit centrist në mënyrë që të miratohen ligjet në Parlamentin Europian. Kjo është për të një sinjal ndjellakeq se qendra e majtë po përgatitet tashmë për lojë më të ashpër rreth buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili quhet Kuadri Shumëvjeçar Financiar (KShF). Lufta do të varet nga fondi social – me vlerë 142,7 miliardë euro në buxhetin për 2021-2017 – i cili nevojitet për luftën kundër varfërisë dhe mbështetjen e grupimeve të brishta. Von der Leyeni dëshiron që këto para të orientohen më shumë në mbrojtje dhe zgjerim të industrisë.
“Nuk e kuptoj KShF, buxhetin e bashkësisë, pa një fond të tillë që është Fondi social europian”, tha Iratxe García Pérez, kryetare e socialistëve dhe demokratëve në parlamentin Europian gjatë seancës së parë plenare. “Komisioni nuk do të ketë çek të bardhë nga grupimi socialist”, paralajmëroi ajo, duke lënë të kuptohet se fondi në fjalë është vija e kuqe në bisedime. Shtoi gjithashtu për POLITICO-n: “Duhet të adoptohemi me sfidat e reja, dhe konkurueshmëria është pjesë e kësaj, por jo me çmimin e braktisjes së kohezionit social. Bujqësia, industria dhe uzinat gjithashtu kanë përfitim nga konsumi social”.
Javën e kaluar, socialistët dhe liberalët kërcënuan me heqjen e mbështetjes së shumicës formale proeuropiane për Von der Leyenin pasiqë ajo qëndroi në mënyrë kontraverse në anën e së djathtës për heqjen e ligjit kundër greenwashig.
Nga të fryjë era
Temën në fjalë do t’a mbyllja me konstatimin se elitat politike eurtopiane në politikat e tyre të konsistencës (ekzistencës) janë si bora para diellit të pranverës. Rrotullohen si mulliri me erë apo flugeri – në drejtimin në të cilin fryen era.
Ato, natyrisht nuk kanë strategji të tyren, por u duhet të adoptohen asaj që u kërkohet nga ana e zotërve të vërtetë që zotërojnë kapitalin e madh dhe financat (këtyre të fundit elitat politike u kanë shërbyer gjithmonë si mall konsumi, sikurse ndodh gjithandej nëpër botë).
Megjithatë, problemi i elitës së tanishme politike në Bruksel qëndron në faktin se zotërit e tyre, të cilët drejtojnë proceset ndërsa politikanët e realizojnë në praktike – tani, në rrethana gjithnjë e më të ndërlikuara gjeopolitike janë të detyruar për një reset-im më të ashpër të strategjive të tyre. Ky reset-im edhe për nga struktura (rëndësia) e tij edhe për nga vëllimi nuk mund të qëndrojë i padukshëm- dhe për këtë shkakton lëkundje të vazhdueshme. Sepse globalizmi, te i cili ata vetë kanë pas këmbëngulur për dhjetëvjeçarë të tërë tani ka vdekur, dhe një gjë e tillë parashikohet edhe për tranzicionin e gjelbër, sëpaku deri në ndonjëfarë kohësh më të mira.
Ja çfarë ndodh në të vërtetë. Zotërit e vërtetë brenda BE-së, tani, nën ndikimin e elitave amerikane dhe britanike i japin përparësi orientimit të fokusit të politikës ekzekutive në çështje të mbrojtjes, domethënë të armatimit. Si pasojë, kjo gjë i detyron politikanët drejtues në Bruksel në heqjen dorë nga prioritetet e deritanishme për të cilat betoheshin për vite me radhë.
Për këtë edhe Ursula vod der Leyen dhe ekipi i saj brenda Komisionit Europian gjithnjë e më shpesh duken, parë nga pozicioni i kafshëve tona shtëpijake – si ata të cilëve bishti u’a drejton kokën në rrotullimin e çmendur rreth boshtit (sikur koka e qenit përpiqet të kapë me dhëmbë bishtin e tij, gjë që natyrisht është punë prej Sizifi). Pra, duken si të çmendur, të detyruar të heqin dorë edhe nga vetvetja para qytetarëve të tyre të cilët për vite madje edhe dhjetëvjeçarë të tërë i kanë ushqyer me prioritet krejtësisht të tjera dhe ideologji të çuditshme – si puna e atyre sipas të cilave qëndrimi (mbijetesa) e vlerave të vazhdueshme europiane është detyrim për të gjithë.
Jam pothuajse i sigurtë se, sikur zotërit e vërtetë europianë që drejtojnë nga hija, t’u kërkonin të nënshtruarve të tyre politikë që nga liberalë të shndërrohen në fashistë – ata do të bëheshin të tillë brenda natës.
Shtyrja përpara e militarizimit është proces i pandalshëm
Pra, nuk është fjala dhe as që mund të bëhet fjalë për kurrfarë konsistence të udhëheqësve politikë europianë. Detyra e tyre kryesore, tani që e kanë marrë në dorë, është të nguten për militarizimin, domethënë të ndihmojnë kompleksin ushtarako-industrial europian për prodhimin e armëve dhe ky është një proces i pandalshëm. Në këtë kuptim u duhet të heqin dorë nga disa norma dhe rregulla, të cilat në kuadrin e agjendës së gjelbër, i’a imponuan industrisë europiane – para së gjithash asaj automobilistike, një pjesë e së cilës do të orientohet në prodhimin e teknikës luftarake dhe armatimeve – si puna e Volkswagen-it gjerman (analogji me Luftën e Dytë Botërore).
Megjithatë, zotërinjtë europianë shumë shpejt do të ndeshen me kërkesat kryesore të elitave amerikane të prapavijës të cilat do t’ua dërgojë Donald Trumpi, madje ndoshta u’a ka dërguar që në samitin e tanishëm të NATO-s, të cilat mund të përmblidhen kështu: duhet të militarizoheni shumë shpejt nëpërmjet rritjes së buxhetit të mbrojtjes sepse askush nuk do t’u mbrojë më, por kurrsesi në atë mënyrë sa të lini mënjanë armatimet moderne amerikane. Domethënë duhet të vazhdoni t’i blini, ndërsa industria ushtarake europiane duhet të orientohet për prodhimion e armatimit të lirë (për investitorët kaherë jo atraktiv) si puna e municioneve, armëve të artilerisë dhe tankeve.
Për diçka të tillë duket se i paralajmëroi elitat europiane, në një intervistë për Financial Times para pak kohësh, edhe ish ministri amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin duke thënë Amerika dhe Europa duhet të punojnë sëbashku për armatosjen. Nuk ka asgjë të çuditshme – Lloydi është lobist direkt i kompleksit ushtarako-industrial, e kësisoj është tashmë e ditur se ai “5%” i ndarë për armatosjen e Europës (për hir të së vërtetës jo menjëherë por deri në vitin 2035) në një pjesë të mirë do të përfundojë në xhepat e korporatave amerikane të mbrojtjes dhe të atyre që promovojnë interesat e tyre. Por elitata europiane do të donin gjithashtu të prodhonin armë moderne sepse pikërisht ato sjellin fitime të mëdha. Megjithatë, për një gjë të tillë nuk ka më kohë (“ariu” rus është te dera dhe nuk ka synim t’a ndalë luftën në Ukrainë prandaj duhet të dëgjojmë Uashingtonin, ndërsa amerikanët na kërcënojnë me tërheqjen e tyre nga arkitektura europiane e sigurisë), as para të cilat duhen gjetur dikund.
Natyrisht, paratë do t’i marrin nga fondet sociale të lartpërmendura dhe nëpërmjet kredive të majme bankare të cilat gjithashtu dikush do të duhet t’i paguajë ndonjëherë. Vetëm se shtrohet se pyetja në ç’mënyrë, nëse kryesorja e prodhimit industrial reduktohet në prodhimin e armëve. Vështirë se do t’a eksportojnë nëpër botë, sepse përveç që do t’u duhet të mbushin depot e tyre të zbrazura, tregu botëror do t’u përkasë amerikanëve dhe lojtarëve të tjerë të kategorisë së rëndë gjeopolitike. Ndoshta për këtë do të jenë të detyruar edhe vetë t’i përdorin për qëllime luftarake nëpër fushatat luftarake kundër rivalëve – kush e di?
Si e pati zgjidhur punën Adolf Hitleri
Ishte pikërisht Adolf Hitleri që bëri të njëjtën gjë. Edhe ai ndërmorri armatosjen e përshpejtuar të Gjermanisë në prodhimin e tankeve, avionëve dhe anijeve duke e nisur, në kuptimin e plotë të fjalës, nga zeroja. Gjendja në ekonominë gjermane kur ai erdhi në pushtet ishte katastrofale (është interesante se edhe sot ekonomia gjermane është në probleme të mëdha dhe në recesion që prej tre vitesh)
Prandaj futi shtetin në borxhe me hua të mëdha bankare, e pastaj, duke patur parasysh se gjithsesi borxhi duhej kthyer – nisi makinerinë e tij të luftës kundër fqinjëve me shpresë se do të përfitojë nga pasuritë dhe burimet e tyre natyrore (natyrisht një gjë të tillë e bëri nëpërmjet një komponenteje të fortë ideologjike e cila përhapi nacionalizmin gjerman, sepse ideologjia është i vetmi kyç për nxitjen e masave të gjëra dhe pa të askush nuk të shkon në luftë- këtë e dinë mirë të gjithë). Epilogu është. Natyrisht, i njohur, me siguri askush në Europë nuk do të donte t’a provonte.
CNN i NYT deshën t’ia prishin piknikun Trumpit
Njëkohësisht, ndërsa në Hagë mbahej samiti i NATO-s, CNN-ja dhe The Ney York Times në një mëngjez deshën t’i “vinin stërkëmbcën” Trumpit nëpërmjet publimimit të lajmit të pakëndshëm se sulmet e së dielës nuk e kanë asgjësuar potencialin bërthamor iranian. Në këtë lajm, mediat në fjalë, gjithsesi jo mbështetëse të Trumpit, mbështeteshin, as më shumë as më pak, por në burime nga shërbimet amerikane të zbulimit.
Trumpi këtë lajm menjëherë e quajti të gënjeshtërt, ndërsa vetë samitin e shndërroi në një triumf personal (gjë që nuk ishte e vështirë për ta para besnikëve europianë nga të cilët u prit si mbret) në atë mënyrë saqë shumë vetë, si puna e sekretarit Marco Rubio, këtë tubim dyditor, e quajnë tashmë “Samiti i Trumpit”.
E përse jo? Çfarë kërkoi e arriti në gjithçka! Mori 5%-shin e kërtkuar të buxhetit të europianëve për mbrojtjen d.m.th. theu rezistencën e fundit të dobët që shfaqej te disa vende (Spanja, Sllovakia). Përveç kësaj bisedoi me kreun ukrainas Vollodimir Zelenski duke i premtuar vetëm kohë të vështira, ndërsa antarsimi i Ukrainës në NATO nuk u përmend në asnjë fjali, madje as në deklaratën e shkurtër të bërë publike në mbyllje të samitit. Europa, tani pa Amerikën, do të duhet të vazhdojë më tej t’i ofrojë ndihmë Kievit dhe t’a zgjidhë punën se në çfarë drejtimi do të ecë lufta e atjeshme. Paketa e famshme e 18-të europiane e sanksioneve kundër Rusisë as që u zu në gojë.
Në të njëjtën kohë, nga Kongresi amerikan vinë propozime paralele të “sukseseve” të Trumpit (në vartësi nga cila parti politike, më saktë përfaqësuesit e cilës parti, vinë). Njëri është që Donald Trumpi, për suksesin e sulmeve në Iran, të propozohet për çmimin Nobel për paqe, ndërsa tjetri është që kundër tij të nisë impeachment– i për fillimin e një operacioni jashtë vendit pa miratimin e Kongresit.
Kjo është pra bota në të cilën jetojmë dhe e cila – ndoshta këtë e kanë marrë vesh edhe të verbërit – nuk po ecën në drejtim të mirë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-pobuna-protiv-ursule-trumpov-sumit-slomio-zadnji-otpor-teska-vremena-za-zelenskog/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA