Presidenti amerikan, Donald Trump, mbërriti sot në Evropë për të marrë pjesë në samitin e G7, vetëm pak ditë pasi arriti një marrëveshje me Iranin që synon t’i japë fund luftës.
Pamjet televizive treguan presidentin Trump duke zbritur nga avioni presidencial “Air Force One” në aeroportin e Gjenevës, përpara se të nisej drejt vendit ku po zhvillohet samiti në brigjet e Liqenit të Gjenevës.
Pasojat politike dhe ekonomike të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Teheranit pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve gjatë takimit treditor të liderëve botërorë.
Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.
Në samitin e G7 marrin pjesë liderët e shtatë ekonomive më të industrializuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Takimi zhvillohet në qytetin turistik Evian, pranë Liqenit të Gjenevës, ku liderët do të diskutojnë gjithashtu çështje të sigurisë globale, ekonomisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
























































