• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Negociatat u çelen, por si dhe kur do mbyllen?

20 Korrik, 2022
in Highlights, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Analiza e “Argumentum”

Kjo pyetje lind natyrshëm pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në të zhvilluar  më 19 Korrik në Bruksel, çka shënoi dhe çeljen zyrtare të negociatave të antarësimit; duke i dhënë fund pritjes për Shkupin dhe Tiranën, përkatësisht per 17 dhe  8 vjet!.

Një ditë kjo  e mirë dhe e  gëzuar për të gjithë, miqtë dhe dashamirësit tanë dhe BE-në, e shumëpritur prej kohësh. Është padyshim meritë e qeverisë dhe mazhorancës, por dhe e opozitës dhe forcave të tjera politike, shoqërisë civile, medias, dhe publikut të gjerë kudo.

Megjithatë, të jemi realistë, kjo është një arritje sa e shënuar aq dhe e vonuar, sepse për të arritur në këtë “gur kilometrik“ u deshën mbi 13 vjet pas kërkesës zyrtare për antarësim; ndaj  nuk ka vend dhe sebep për festë triumfale dhe shampanjë.

Përkundrazi, 19 Korriku është më shumë një ditë reflektimi të thellë, për të gjithë, por veçanërisht klasën tonë politike shqiptare të të dy krahëve. Sepse, me përjashtim të  2 – 3 viteve të fundit, është ajo tërësisht përgjegjëse për këtë vonesë historike zhgënjyese dhe të mundimshme.

Veç kësaj, çelja e negociatave me BE-në tashmë ka humbur shumë nga “magjia“, frymëzimi dhe forca e saj joshëse për disa shkaqe që po i përmendim shkurt më poshtë:

Së pari, koha tejet e gjatë që na është dashur për t’ia mbërritur kësaj dite. Nëse vendet e tjera u antarësuan brenda 15 viteve nga paraqitja e kërkesës zyrtare, ne kemi shpenzuar të njëjtën kohë vetëm për çeljen e negociatave! Mirëpo, ndërkohë, kanë rrjedhur shumë ujra, të cilët kanë turbulluar dhe vetë BE-në. Kjo e fundit i ka forcuar dhe shtuar ndjeshëm kërkesat e saj për shkaqe që i kemi analizuar më parë; ajo ka nxjerrë mësime nga pësimet, ndaj për këtë nuk ka pse e kritikojmë.

Së dyti, ndryshe nga më parë, kur këto negociata zgjatnin maksimumi 5 vjet, dhe pse teorikisht kjo mbetet e pandryshuar, praktikisht nuk ka më data dhe afate, madje as indikative ose të përafërta; sepse ritmin e tyre nuk do ta përcaktojnë më shumë negociatorët teknikë, se sa ecuria pozitive e reformave tona të brendshme.

Rikujtojmë se Mali i Zi, 10 vjet pas nisjes së negociatave, ka mbyllur vetëm 4, ndërsa Serbia vetëm tre kapituj, ndonëse ka 8 vjet që ka çelur negociatat!

Së treti, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht mbas miratimit të Metodologjisë së re të Zgjerimit të Komisionit Europian më 5 Shkurt 2020. Kjo metodologji, që synon rritjen e besueshmërisë, drejtimit politik, dinamikës dhe parashikueshmërisë së proceseve, e thekson më shumë kondicionalitetin/kushtëzimin dhe kontrollin në çdo etapë të të 35 kapitujve negociues, tashmë të bashkuar në 6 grupe ( clusters).

Për pasojë, nëse një vend nuk ecën sipas zotimeve në një fushë të caktuar, Komisioni, ka të drejtë t‘i bllokojë ato pa afat, si dhe të japë opinion negativ për kapituj të caktuar, duke ndërprerë punën deri në riparimin e difekteve.

Nëse kjo pastaj “bëhet rrugë“, atëhere kalohet në sanksione më të rënda, deri në “rrëzimin nga kategoria“ dmth heqjen dhe të statusit kandidat dhe kthimin në pikën fillestare ( reversibility). E kundërta, nëse gjërat shkojnë sipas premtimeve dhe afateve, nuk do të mungojë “kulaçi“, dmth shpërblimi edhe me fonde monetare.

Për shkak të vetos bullgare, kjo metodologji nuk ka filluar ende nga zbatimi, madje duket sikur është lënë në harresë; por, efektet e saj do të fillojnë të ndihen dhe të vijojnë gjatë gjithë procesit negociues.

Së katërti, ndryshe nga më parë, veç Komisionit Europian, tashmë negociatat dhe gjithë dinamika e procesit do të jenë nën vëzhgimin e rreptë politik dhe teknik të vendeve antare, tashmë jo vetëm të MPJ-ve, por dhe parlamenteve  dhe aktorëve të tjerë përkatës; këto të fundit mund të ndërpresin negociatat dhe proceset e tjera, duke propozuar masat përkatëse, çka do ndikojë në kohëzgjatjen e procesit.

Natyrisht zyrtarët europianë kanë të drejtë të thonë, po ju pse merrni anën negative, mendoni dhe pozivisht që gjërat do të ecin mirë e normalisht. Ok, por ja që përvoja e 25 viteve të fundit në rajon, me të gjitha vendet, brenda dhe midis tyre, nuk të jep asnjë shans për optimizëm, qoftë dhe i moderuar.

Ndaj dhe BE-ja nuk ka pranuar të shënojë asnjë afat, por të mjaftohet vetëm duke e përmendur kalimthi zgjerimin, duke i mëshuar më tepër “perspektivës“ europiane!

Kësisoj, askush nuk mund të thotë dot, as sot, as nesër, se sa mund të zgjasin këto negociata. Kjo mbasi megjithë përparimet dhe hapat e hedhura, vendi ynë ka shumë hendeqe dhe deficite të mëdha me vendet e BE-së në të gjitha planet demokratike,  politike, ekonomike dhe institucionale! Te ne, sipas burimeve të BE-së, pengesat dhe problemet më të më të mëdha që do të marrin kohë të gjatë  janë azili i paligjshëm, korrupsioni, krimi i organizuar, koncensionet, tenderat dhe PPP-të, administrata problematike dhe e tejpolitizuar publike, arsimi, mjedisi, etj; për ironi të fatit, në vend të përmirësimeve, qoftë dhe kozmetike, azili i paligjshëm dhe korrupsioni po shtohen me ritme galopante, përballë “kapitullimit pothuajse pa kushte“ të qeverisë; ato do të na qëndrojnë si “çekan te koka“ gjatë gjithë procesit të negociatave. Por dhe në drejtësi dhe gjyqësor  ku pretendohet se ka përparim, qoftë dhe nga raportet e mëparshme të BE-së, kur “të hapen petët e lakrorit“ do të dalin shumë probleme të funksionalitetit të tyre, sundimin e ligjit, etj.

Nuk dua ta helmoj më shumë atmosferën me shumë e shumë kushte të tjera që përmenden në Kornizën Negociuese të Negociatave, e cila, sipas rregullave të BE-së duhet bërë publike; sidomos Çështjen e Detit me Greqinë, që duket se na i ka “futur të dyja këmbët në një këpucë“ me këtë temë që i ngjan një “ bombë me sahat“

Së pesti, dhe vetë negociatat në formatin e deritanishëm rrezikohet të spostohen në plan të dytë me zhvillimet e pritshme lidhur me diskutimin dhe miratimin e idesë së hedhur më 9 Maj në Strasburg nga Presidenti Macron dhe ai i Këshillit Europian Charles Michel për  krijimin së shpejti të Komunitetit ( Gjeo)Politik Europian.

Ky Komunitet ka gjasa ta lerë në hije dhe  vetë procesin e zgjerimit dhe antarësimit.

Kësisoj, ai përbën dhe një koperturë politike të vonesave të mundshme në këtë proces, me justifikimin se nuk ka pse të kufizohemi vetëm të zgjerimi për realizimin e objektivave strategjike të BE-së; sidomos tani pas rrezikut rus dhe kinez. Edhe pse në parim zgjerimi nuk përjashtohet, fakt është se tash e tutje logoja ose kryefjala do të jetë “përkatësia“ dhe “asociimi“, me destinacion antarësimin, por jo detyrimisht dhe pa e ditur askush se kur. Ca më tepër që klima dhe mjedisi kudo në Europë nuk është aspak miqësor ndaj antarësimit të rajonit tonë; për të mos thënë se ai është kthyer në alergji, lodhje dhe “municion“ për forcat populiste, ekstremiste dhe euroskeoptike.

Kësisoj, Komuniteti Politik Europian i akomodon mirë pozicionet dhe i amortizon sulmet dhe goditjet e tyre ndaj forcave moderatore dhe tradicionale pro-europiane dhe  pro – integruese.

Për pasojë, tani e tutje nuk do të kenë  rëndësinë e mëparshme negociatat teknike, por proceset dhe rezultatet në praktikë, që të jenë efektive, të prekshme, të matshme dhe të kontrollueshme nga BE-ja, me metodën e  “kulaçit dhe kërbaçit“  

Nisur nga sa sipër, trysnia e jashtëzakonshme europiane për zhlllokimin e vetos bullgare, që mund e duhej të ishte bërë më parë, më tepër se sa për negociatat, u bë për të shpëtuar imazhin dhe besueshmërinë e BE-së; sidomos me shtimin e rrezikut rus dhe kinez dhe ndaj kritikave të shumta se  nuk e mban fjalën.

Nëse këto negociata nuk do të ishin çelur qoftë dhe formalisht, atëhere do të hidheshin hije dyshimi dhe mbi vetë idenë e krijimit të Komunitetit Politik Europian dhe “narrativat“ e tij; sepse krititikët do të thonin se  kur BE-ja nuk ishte në gjendje të hiqte një veto, atëhere si mund t‘i besojmë asaj  për Komunitetin politik?

Me këtë rast,  akomodohen dhe kritikat dhe shqetësimet lidhur me depërtimin rus dhe kinez, mbasi të gjithë do të jemi në Komunitetin Politik Europian.

Së gjashti, me krijimin e Komunitetit Politik do të bjerë dhe trysnia ndaj BE-së për të përshpejtuar procesin e antarësimit, sepse në fund të fundit, duke perifrazuar Presidentin Macron, edhe në rast se nuk banojmë në një shtëpi, jemi bashkë në një rrugë apo rrugicë.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u sqaruar në javët dhe muajt në vijim, deri në Dhjetor, kur pritet të shqyrtohet në detaje dhe të miratohet krijimi i këtij  Komuniteti.

Së fundi dhe më e rëndësishmja, që procesi i negociatave, të jetë sa më i shpejtë në kohë, klasa jonë politike, qeveria, opozita, media, shoqëria civile, etj lipset të ndryshojnë rrënjësisht kënvështrimet, qasjet dhe mentalitetin e tyre, në funksion të përparimit të negociatave dhe refomave. T‘i harrojmë 2-3 vitet e fundit “të mjaltit“ kur hiqeshim si fitimtarë dhe viktima, që ankoheshim gjithandej  se BE-ja po na trajtonte pa të drejtë e po na vononte. Ky është kapitull i mbyllur. Tani është momenti historik t’i futemi seriozisht punës,  me konsensus maksimal politik, me reforma të vërteta, po, po, reforma dhe për  Brukselin, Parisin, Berlinin… pra për të 27 vendet antare të BE-së. 

Veçse kujdes, në BE nuk do të hyjnë vetëm qeveria dhe diplomacia ( siç ishte përbërja e delegacionit tonë në Bruksel më 19 Korrik), por gjithë Shqipëria, dmth opozita, media, ekonomia, grupet e interesit, dhomat e tregtisë, etj. Mazhoranca të heqë dorë nga gjuha e drunjtë populiste dhe euroskeptike, nga kunjat, thumbat dhe batutat; gjithashtu  ajo të rishohë planet e veprimit e t’i verë në zbatim, duke dhënë qysh sot mesazhe konkrete të vullnetit të mirë; duke filluar me tërheqjen e disa projekt-ligjeve të kundërshtuara nga BE-ja, si ai i amnistisë fiskale, i medias, etj, përpara se të kalojnë “në sitën“ e saj e të na kthehen mprapsht, me të papritura dhe pasoja të pakëndshme. Le të shpresojmë, aq sa mundet, që mesazhet dhe ndjesa e Kryeministrit Rama më 20 Korrik në Tiranë nuk janë më për show apo sa për të “larë gojën“ por do të “përkthehen“ në vazhdimësi në akte dhe fakte konkrete.

Festa mbaroi, tani kërkohet punë dhe përpjekje të pandërprera me reformat dhe negociatat; këto të fundit jo më si krushqi, dasëm, martesë apo ndeshje futbolli; por si një vrapim kolektiv në distancë të gjatë dhe me pengesa. Nuk na kërkohen rekorde, shkëlqim apo të dalim mbi të tjerët;  boll të “plotësojmë normat“ për këtë garë, ta përfundojmë atë në kohë, ama jo “me shpejtësi breshke“ si deri tani, pa vonesa dhe mungesa; me qëllim që përgjigja e pyetjes së shtruar qysh në titullin e shkrimit  të mos shtyhet në kalendat greke.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025
Bota

Miqtë e rinj të Moskës: Talebanët dhe Koreja e Veriut brenda, Azerbajxhani dhe Armenia jashtë

4 Korrik, 2025
Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i BRICS 2025: Çfarë e pret bllokun, ndërsa udhëheqësit mblidhen në Brazil?

6 Korrik, 2025

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025

Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

6 Korrik, 2025

Forumi i Alumni-ve nga Universitetet Saudite në Ballkan

6 Korrik, 2025

Gjenden vegla druri 300.000-vjeçare në Kinën Jugperëndimore

6 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.