Zoran Meter-geopolitika.news
- Gjithçka që do të themi më poshtë është pasojë e luftës gjeopolitike kyçe, të paparë më parë në histori, për rindërtimin e rendit ndërkombëtar dhe dominimin në të (përpjekja brutale e Hitlerit për imponim ushtarak dhe dominim global të racës ariane mund të jetë varianti i dobët i asaj që po përgatitet). Sepse, ka gjithnjë e më shumë shenja të asaj që shumë analistë botërorë na paralajmërojnë prej një kohe të gjatë: përgatitjet për një Luftë të Tretë Botërore të paevitueshme janë në majën e tyre, domethënë në fazën përfundimtare.
- Zaten edhe nuk meritojmë më mirë, kështu të zhytur në oqeanin global të hipokrizisë, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të çdo lloji – ku përfitimi, dëshira për dominim dhe hedonizmi janë bërë nxitësit kryesorë të veprimtarisë së njeriut. Fuqia e cila do të ishte në gjendje të niste procesin e kundërt e të përshpejtuar të kësaj kalbje, domethënë të thajë këtë oqean, nuk duket në horizont, dhe vështirë se do të jetë.
Nëpër Pekin, para dhjetë ditësh, defiluan njëri pas tjetrit presidentët e dy fuqive më tyë mëdha bërthamore botërore – i ShBA-ve, Donald Trumpi dhe ai i Rusisë, Vladimir Putini. Që të dy para udhëheqësit kinez Xi Jinping dukeshin si nxënës të cilët tani janë të detyruar të dëgjojnë atë që u thotë mësuesi. Tregues i qartë i asaj se bota po ndryshin me shpejtësi, dhe në të (para të gjithave) edhe roli i Kinës.
Ka ndryshuar në të, natyrisht, edhe roli i Europës. Ndërsa treshja kryesore gjeopolitike në Pekin negocionte për atë se çfarë duhej bërë më tej, në kontinentin tonë gjendja po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Jo për shkak të El Ninjos, e cila gjoja përsëri na kërcënoka për verën që është duke ardhur me temperatura të larta rekord, por për shkak të ashpërsimit të gjendjes së sigurisë në Lindjen e Europës dhe retorikës gjithnjë e më luftënxitëse të liderve të shteteve kryesore europiane dhe atë atyre në Bruksel nga njëra anë, dhe zyrtarëve të lartë rusë në anën tjetër.
Natyrisht, në kontekstin e luftës ukrainase dhe kërcënimeve si kurrë më parë të mëdha që ajo të përhapët jashtë kufinjve të saj, sepse në Rusi tashmë është përhapur nëpërmjet sulmeve gjithnjë e më të fortë dhe më të shpeshta ukrainase me dronë. Po fillojnë të “vringëllijnë” rrezikshëm edhe përdorimi i mundshëm i armëve të shkatërrimit në masë, gjë me të cilën dërgohen sinjale të qarta politike nëpërmjet testimit të armëve shkatrrimtare dhe fillimi i stërvitjeve ushtarake në rast kërcënimi me agresion. Theksi vihet të fjala “kërcënim”, gjë që në mënyrë logjike presupozon se përdorimi i saj nuk është as fillimi i detyruar i agresionit!
Paralelisht, në Lindjen e Afërt rritet përsëri probabiliteti i rinovimit të konfliktet ushtarak mes ShBA-ve dhe Iranit i cili që nga mesi i muajit prill gjendet në fazën as luftë dhe as paqe. Shoku global i naftës i shkaktuar nga kjo luftë kërcënon me shpejtësi krizën e paparë të naftës.
Për të gjitha këto do të përpiqem të flas diçka më shumë në këtë analizë. Le ta nisim me radhë.
Kaosizimi i botës
Gjithçka që do të themi më poshtë është pasojë e luftës gjeopolitike kyçe, të paparë më parë në histori, për rindërtimin e rendit ndërkombëtar dhe dominimin në të (përpjekja brutale e Hitlerit për imponim ushtarak dhe dominim global të racës ariane mund të jetë varianti i dobët i asaj që po përgatitet). Sepse, ka gjithnjë e më shumë shenja të asaj që shumë analistë botërorë na paralajmërojnë prej një kohe të gjatë: përgatitjet për një Luftë të Tretë Botërore të paevitueshme janë në majën e tyre, domethënë janë në fazën përfundimtare.
Personalisht mendoj se L3B tashmë ka nisur (formalisht jo, sepse zyrtarisht nuk luftojnë mes tyre superfuqitë), sepse momentalisht dy nga tri superfuqitë kyçe luftojnë luftërat e tyre, me kundërshtarë të cilët i mbështet superfuqia tjetër: Rusia me Ukrainën dhe nëpërmjet tyre në tërë Perëndimin (gjë që është fakt i pakundërshtueshëm, duke shënuar këtu se Perëndimi në luftërat në terren nuk merr pjesë me ushtarët e tij zyrtarë, por merr pjesë që ç’ke me të me teknikën e tij, me të dhënët e tij të zbulimit, me instruktorë ushtarakë dhe mjete financiare të cilat i kalojnë Ukrainës për mbajtjen e saj në sipërfaqe); dhe ShBA-të me Iranin (i cili është soje, në formatin politik dhe organizativ, nën pallton e Moskës dhe Pekinit – BRICS-i dhe Organizata e Shangait – SCO). Në këtë proces Moskën dhe Uashingtonin i lidh një fakt i vetëm: që të dy ishin të bindur se po përfshiheshin në luftëra që do të zgjasnin shkurt dhe se do t’i çonin në fitore kyçe të cilat do të kishin ndikim global gjeopolitik dhe në pozitën e tyre në të. Natyrisht, këto luftëra nuk janë përmbyllur ende e kësisoj rezultati i tyre akoma nuk njihet, por ajo që është tashmë e dukshme është se synimet e tyre filletare nuk janë arritur aspak – sëpaku jo në plotësinë e tyre.
Por ajo që mund të them me siguri është se as ShBA-të dhe as Rusia në këto luftëra nuk do të munden ushtarakisht, sepse me qëllimin e parandalimit të kësaj janë të gatshme të ndërmarrin hapa ekstremë që kanë të bëjnë me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Por se në cilën mënyrë do t’i përmbyllin ato dhe njëkohësisht të mbeten fitimtarë (sëpaku për sytë e qytetarëve të tyre, domethënë për përdorim të brendshëm), gjë të cilën përfundimisht e duan se s’bën – në këtë moment nuk e di askush.
Ajo që në këëtë kuptimin e fundit tani është e qartë, gjë e cila të shqetëson, po ulet pragu i përdorimit të armëve të lartpërmendura në nivel doktrinar për të dyja vendet. Përveç kësaj, gjë që nuk është me rëndësi – precedenti tashmë ekziston me Hiroshimën dhe Nagasakin. Kam fituar përshtypjen se në fakt Moska dhe Uashingtoni tani presin që Ai tjetri të bëjë lëvizjen e parë dhe të përdorë armën bërthamore kundër kundërshtarit të tij (Ukraina, Irani) në mënyrë që edhe ai të mundet.
Në vend të frikës së shëndetshme është në fuqi çmenduria dhe kontrolli i masave
Për këtë do të ishte e logjikshme të presupozohet se kujdesi në qarqet e larta politike tani është më se i nevojshëm. Por ai nuk ekziston, sepse – në mënyrë plotësisht iracionale për sigurinë globale – akoma nuk është arritur ai niveli i duhur i frikës nga katalizma pikërisht në radhët e politikanëve udhëheqës, dhe më pas, për pasojë, edhe në radhët e qytetarëve të zakonshëm. Në një përcpetim të tillë të sigurisë së gënjeshtërt, mediat kanë një rol (të madh) negativ.
Natyrisht, një detyrë e këtillë u është dhënë. Sepse, politikanëve, ndërsa zhvillojnë betejën kyçe për interesat e elitave sunduese (mbartësit e kapitalit të madh), kurrsesi nuk u interesojnë qytetarët në panik të cilët do të ishin të vetëdijshëm se pikërisht ata do të jenë viktimat më të mëdha të luftës në ardhje e sipër dhe katastrofës e cila është e paevitueshme në këtë rast (sepse asnjëra prej tri superfuqive në këtë rast nuk do të ketë “komoditetin” të lejojë humbjen e saj, sepse ajo do të ishte strategjike dhe afatgjatë, ndoshta fatale, domethënë vdekjeprurëse). Kësisoj më me shumë dëshirë qytetarëve u sigurohet të shohin Eurovizionin, të presin me padurim kampinatin botëror në futboll me birrë dhe patatina në duar, ose sëpaku të luftojnë mes vedi në rrjetet shoqërore rreth temave triviale të cilat ka kohë që nuk kanë lidhje me jetën reale, por të cilat politikanët dinë që ç’ke me të t’i shfrytëzojnë për orientimin e kontrollit të masave.
Këtu duhet të sjellim në kujtesë se Trumpi para pak kohësh, para nisjes së luftës me Iranin, foli plotësisht haptazi se ai nuk i njeh më rregullat ndërkombëtare sepse ato dëmtojnë interesat kombëtare amerikane, dhe se që tani do të udhëhiqet nga rregullat e tij, për të thënë më në fund se nuk i nevojiten kurrfarë rregullash dhe se do të udhëhiqet nga “intuita e tij”. Me fjalë të tjera e kaotizoi plotësisht botën, gjë e cila filloi “butësisht” me tarifat doganore dhe luftërat tregtare, vazhdoi me shfronësimin dramatik të Nikolas Maduros në Venezuelë, dhe kulmoi me luftën me Iranin dhe mënyrën e bërjes së saj dhe retorikën përkatëse (“kemi vrarë të gjithë udhëheqësit dhe do të vazhdojmë t’i vrasim”,”do t’a kthejmë një civilizim në epokën e gurit” etj).
Pikjërisht për këtë shkak – kaosit dhe paparashikueshmëisë së plotë – e konsideroj çmenduri injorimin tejet të gjatë politik dhe mediatik të frikës së “shëndetshme” nga skenarët katastrofikë luftarakë, sidomos në Europë dhe nga udhëheqësit e saj politikë. Sepse është pikërisht bashkimi Europian, si tërësi, hallka më e dobët në zinxhirin e lojtarëve globalë gjeopolitikë e cila nuk ka mjaftueshëm as fuqi vetjake mbrotjëse që kërkon momenti i tanishëm (dhe nuk do të ketë sëpaku në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, nëse do t’i ketë edhe atëherë, sepse Uashningtoni e ka bërë të qartë me dije se do të mbesë ai që do t’i sigurojë Europës çadrën bërthamore dhe pa këtë segment, si të vetin, asgjë tjetër nuk është me rëndësi në kuptimin e konkurimit të lojëtarëve të mëdhenj), as burimet e saj energjetike.
Për këtë edhe ishte e detyruar të nënshkruante marrëveshje tregtare dhe marrrëveshje të tjera me ShBA-të si me “Vëllain e madh”, të cilat janë gjithçka vetëm jo të përshtatshme për interesat e saj. Për këtë shpreson se kjo ka për të zgjatur sa të jetë Trumpi në pushtet dhe të kthehen demokratët. Por nuk ka për të qënë bash kësisoj. As Bideni nuk është e u përpoq kur erdhi në pushtet të hiqte tarifat doganore të Trumpit kundër BE-së për çelikun dhe aluminin megjithëse metropolet e Brukselit e prisnin një gjë të tillë.
Trumpi në Kinë
Duke filluar nga gjysma e dytë e majit Kina formalisht u imponua si qendër e trekëndëshit kryesor gjeopolitik. Trumpit thjesht iu desh të pranonte se përpjekja e tij në mandatin e parë dhe në këtë të deritanishmin, si dhe përpjekja e Joe Bidenit mes tyre për thyerjen e Kinës nëpërmjet kombinimit të kufizimeve tregtare, politike dhe ushtarake, nuk pati sukses.
Në mandatin e parë të Trumpit Kina u përgjigj në mënyrë asimetrike, e vetëdijshme se ende nuk ishte rritur në atë nivel për konfliktin me ShBA-të dhe dëshironte të fitonte kohë. Për këtë në fund pranoi edhe marrëveshjen tregtare e cila u përshtatej tejet më shumë interesave amerikane. Domethënë synimit të zvoglimit të deficitit amerikan në shkëmbimet reciproke tregtare. Në fund, suksesin e Trumpit e asgjësoi pandemia e Cxovid-19 për shkak të së cilës nuk u arrit të nënshkruhej pjesa tjetër e kësaj marrëveshje, ndërsa pandemia në fund doli si katalizator i humbjes së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Megjithatë, në mandatin e dytë të Trumpit, Kina ndaj tarifave të tij tejet të mëdha u përgjigj në mënyrë simetrike dhe bëri edhe lëvizje të tjera të cilat në fund e esëlluan Uashingtonin – si puna e kufizimit të eksporteve të metaleve të tokave të rralla në ShBA aq të nevojshëm për prodhime të teknologjisë së lartë dhe në sektorin më të ndjeshëm – atë të mbrojtjes. Pas kësaj tarifat doganore të Trumpit u zvogluan befasisht e gjithçka u bë gati për një samit të ri me Xi Jinpingun në Pekin.
Konkurencë e administrueshme
Ky takim ishte ideuar si përpjekje marrëveshjeje mes dy konkurentëve më të mëdhenj botërorë që rivalitetin mes tyre të shpien në gjendjen e “konkurencës së administrueshme” (pra, nuk bëhej fjalë për kurrfarë bashkëpunimi) nëpërmjet të cilit do të evitohej rreziku nga lëvizjet e paparashikueshme dhe incidenteve të cilët mund të kanë pasoja të paparashikueshme për të dy vendet edhe për botën mbarë, të cilat në kuptimin tregtar por edhe ekonomik varen shumë nga raportet mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Në këtë, me sa duket, pati arritje, sepse një gjë të tillë e theksojnë të dyja palët.
Megjithatë të bën përshtypje se në Pekin nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje reciproke mes të dy shteteve– gjë që është shenjë e qartë se prioriteti ishte ai që sollëm më lart. Kjo megjithatë tregon se të dy shtetet do të vazhdojnë edhe më tej të mbeten rivalë të mëdhenj dhe se tani si njëra palë ashtu edhe tjetra po i japin vetes njëfarë pauze më se të nevojshme për larjen përfundimtare të llogarive në mënyrë që të vendoset për sunduesin e ardhshëm të botës.
Për hir të së vërtetës u nënshkrua vetëm një marrëveshje mbi blerjen nga ana e kinezëve të 200 (nga 700 të parashikuar) të avionëve Boing për udhëtarë (gjithsesi këtu është fjala për kompani private).
Putini në Kinë
Nga ana tjetër, samiti i liderve kinezo-rusë, vetëm katër ditë pas Trumpit në Pekin, kishte karakter plotësisht të ndryshëm. Dy vendet janë partnerë strategjikë dhe qëllimi i takimit ishte thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dhe jo rregullimi i konflikteve dhe konkurencës reciproke, dhe se për këtë këta dy samitë ishin plotësisht të pakrahasueshëm me njëri tjetrin. Fakti se kjo ishte vizita e 25-të zyrtare e Putinit në Kinë dhe në përgjithësi takimi 50-të me udhëheqësin kinez- vërteton karakterin e marrëdhënieve të tyre.
Po guxoj të them se të gjitha përpjekjet për vendosjen e pykave në raportet mes Moskës dhe Pekinit nga ana e Perëndimit tani dështuan plotësisht. Dhe kjo jo vetëm për shkak të lëvizjeve të vetë Donald Trumpit, sidomos në mandatin e tij të dytë, por më shumë për shkak të ngjarjeve të lartpërmendura në Venezuelë dhe sulmit mbi Iranin. Kjo, më shumë se gjithçka tjetër, shpuri në forcimin e marrëdhënieve ruso-kineze deri në atë masë saqë ato në të vërtetë janë bërë bllok në skenën botërore i cili i koordinon lëvizjet ne lidhje me temat kryesore globale të politikës së jashtme. Dhe këtu në fakt nuk ka rëndësi se mes tyre nuk ekziston ndonjëfarë aleanc klasike ushtarake. Ekziston ajo gjithëpërfshirësja strategjike – gjë e cila do të thotë se afatgjatë dhe ç’është më e rëndësishmja ka të bëjë me të gjitha sferat kryesore: ekonominë, (energjetika është më e rëndësishmja në të por kurrsesi e vetmja), financa (tërë shkëmbimi i mallrave mes dy shteteve tashmë zhvillohet plotësisht në valutat reciproke) dhe mbrojtja (gjë e cila përfshin edhe bashkëpunimin tekniko-ushtarak dhe patrullimin e përbashkët të forcave detare dhe ajrore nëpër oqeanet botërore).
Këtu do ta drejtoja gishtin te fakti se në disa media perëndimore menjëherë pas përfundimit të takimit në Pekin nisën të theksonin faktin se nuk u nënshkrua marrëveshja mbi fillimin e ndërtimit të mega gazsjellësit Fuqia e Siberisë 2 dhe kjo tregohet si mossukses i madh. Megjithatë, as njëra palë dhe as tjetra nuk kanë pohuar se kjo marrëveshje do të nënshkruhej, porse mbi projektin po zhvillohen bisedime me rëndësi. Moska ndoshta fshehurazi e ka shpresuar një gjë të tillë duke patur parasysh humbjen nga ana e kinezëve të naftës venezueliane dhe fluksin e zvogluar të asaj iraniane dhe nga vendet arabe të Gjirit Persik. Por gjithsesi dihej se këtu ka një sërë çështjesh të ndërlikuara, si puna e çmimit përfundimtar të gazit për Kinën dhe metodologjia e përllogaritjes së shumës së tij dhe gjithçka tjetër.
Por gjithsesi këtu duhet vënë theksi te një shembull sa ai ka qënë me rëndësi, i cili, përveç kësaj – me siguri në fund të fundit ka për t’u realizuar, sikurse dhe gazsjellësi Fuqia e Siberisë 1, i cili gjithashtu ka qënë temë e bisedimeve të mundimshme mes Moskës dhe Pekinit.
Karakteri real i marrëdhënieve ruso-kineze
Duhet të fokusohemi shumë më tepër te faktet e njohura që flasin për karakterin e vërtetë të marrëdhënieve kinezo-ruse. Ja disa prej tyre: shkëmbimi tregtar mes dy shteteve në vitin 2013 ishte në shifrën 90 miliardë dollarë ndërsa në vitin 2024 – 240 miliardë dollarë. Për gjithsejt 11 vite një rritje me 150 miliardë dollarë. Rusia është bërë për Kinën eksportuesi kryesor i gazit (përfshirë edhe LNG), duke shtyrë nga ky pozicion partnerin shumëvjeçar të Kinës – Turkmenistanin. Rusia është ekportuesi më i madh i naftës në Kinë, duke shtyrë nga vendi i parë liderin shumëvjeçar Arabinë Saudite. Rusia është eksportuesi më i madh i qymyrit në Kinë, gjë me të cilën marrë sëbashku, është bërë partneri kryesor energjetik i cili i jep siguri strategjike në kohë të paqëndrueshme gjeopolitike (sëbashku me komponentin ushtarak të bashkëpunimit reciprok).
Pikërisht për këtë fakt Rusia tani është afërsisht partner i barabartë me Kinën, dhe jo më “vëllai i saj i vogël”, sikurse ishte në të vërtetë deri para pak kohësh në kontekstin e luftës ukrainase dhe sanksioneve të papara të cilët Moska nuk do të kishte qënë në gjendje t’i kapërcente (ose sëpaku je me kaq sukses) pa ndihmën e bollshme kineze. Në këtë barazi të re, Rusinë e shtyu Donald Trumpi me politikën e tij armiqësore ndaj Pekinit, dhe mbi të gjitha lufta e tij kundër Iranit dhe paraprakisht Venezuelës, të cilat më parë ishin furnizuesit e mëdhenj të Kinës me naftë bruto dhe mbi të gjitha siguronin parandalimin e vartësisë së saj ekskluzivisht nga energjentët rusë (gjë të cilën Kina nuk e do). Rusia tani është edhe eksportues i madh i prodhimeve bujqësore në Kinë, pothuajse i krahasueshëm me ato amerikane. Thënë në përgjithësi sikur u shprehën tani vonë analistët kinezë, Kina tani e sheh bashkëpunimin ekonomik me Rusinë si me perspektivë dhe të qëndrueshëm për një kohë të gjatë në ndryshim nga ai i pasigurtë dhe i paparashikueshëm të cilin e realizon tani me ShBA-të dhe Bashkimin Europian.
Përveç kësaj, edhe deklarata e nënëshkruar kinezo-ruse mbi vendosjen e botës multipolare flet më së miri për karaketrin e marrëdhënieve të tyre. Për këtë është e qartë se ky multipolarizëm në fund do të reduktohet ekskluzivisht në dy pole të kundërta: nga njëra anë ShBA-të me aleatët e saj europianë (dhe disa shtete nga pjesa tjetër e botës”, si Japonia dhe Koreja e Jugut) dhe në anën tjetër Kina dhe Rusia me të sajët.
Rendi i ri
Për këtë nuk të çudit aspak fakti që vetëm një ditë pas përfundimit të vizitës së Putinit në Kinë, nga Pekini erdhi lajmi mbi shkruarjen e shpejtë të Xi Jinpingut në një vizitë zyrtare në Poengjang, domethënë në Korenë e Veriut, pas disa vitesh bojkoti (Kina gjithmonë i’a ka ruajtur shpinën domethënë sigurinë e Pjongjangut por njëkohësisht nuk dëshironte të dëmtonte marrëdhëniet me ShBA-të dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të atëhershëm). Kjo është shenjë e qartë e koordinimit gjithnjë e më të madh mes Rusisë, e cila deri para disa vitesh ka nënshkruar marrëdhënie aleance më Korenë e Veriut (kjo e dyta madje dërgoi edhe forcat e saj ushtarake në rajonin rus Kursk në luftë kundër forcave ukrainase të cilat patën hyrë në të në muajin gusht të vitit 2024) dhe Kinës në formimin e trekëndëshit të ri gjeopolitik aziatik (të tre shtetet janë fuqi bërthamore) si kundërtezë e trekëndëshit nën dominimin amerikan në Indopacifik, të cilin, përveç ShBA-ve, e përbëjnë edhe Japonia dhe Koreja e Jugut. Këto dy vendet e fundit, më shumë Japonia, nuk e fshehin më dëshirën që edhe vetë të bëhen shtete bërthamore, gjë për të cilën Japonia shpesh paralajmëron mbi paparashikueshëmrinë e lëvizjeve të Koresë së Veriut e cila e zotëron këtë armë të shkatërrimit në masë.
Nga ana tjetër vetë ideja se Japonia mund të bëhet fuqi bërthamore (për realizimin e së cilës, madje edhe relativisht shpejt, Tokio padyshim i ka të gjitha njohuritë dhe mundësitë teknike) në Kinë krijon frikë të madhe duke patur parasysh eksperiencën historike negative me Japoninë militariste nga koha para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilën në Kinë patën vdekur 50 milionë njerëz.
Por historia është histori, e soje proceset e tanishme me siguri nuk kanë për t’a ndaluar. Gara për armatimin bërthamor do të nisë me shpejtësi të paparë. Përveç Japonisë, eventualisht edhe Koresë Jugut, në të do të përfshihen edhe një sërë vendesh të tjera. Me shumë mundësi Brazili dhe Turqia, me kalimin e kohës, edhe Arabia Suadite, në vartësi të zhvillimit të situatës në Lindjen e Afërt.
Çrregullohen planet e mëdha arabe
Në lindjen e Afërt, lufta amerikano-izraelite kundër Iranit, ka çuar në një sërë çrregullimesh tektonike. Besimi deri dje dukshëm i shprehur i monarkive kryesore arabe – Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), se mund të jetojnë të izoluara në njëfarë reje mjegullore të tyre, ndërsa Lindja e Afërt digjet në luftëra që nga Libia ndpërmjet Sirisë deri në Irak dhe në Jemen, dhe se mund të zhvillojnë lirshëm strategjitë e tyre afatgjata dhe të shtrenjta të tipit VIZION-2030 etj – tani është shpërbërë si mjegulla e pranverës.
Izraeli dhe ShBA-të duan tu bëjnë me dije arabëve të pasur se planet e tyre zhvillimore duhet detyrimisht të jenë të lidhura me interesat kombëtare izraelite dhe amerikane sepse përndryshe për ata nuk ka hapësirë. Kjo luftë tregoi qartë se këto dy vende kyçe të Gjirit janë të ballafaquara me rrezikun. Por u tregoi edhe diçka tjetër. Çadra amerikane e sigurisë nuk ishte e mjaftueshme për mbrojtjen e tyre nga Irani. EBA-të këtë brishtësi duan t’a kompensojnë me bashkëpunim strategjik akoma më të madh me ShBA-të dhe para pak kohësh edhe me Izraelin (gjë që është pozicion mjaft i rrezikshëm në rastin e vazhdimit të luftës amerikano-izraelite me Iranin sepse Teherani përsëri i kërcënon me kataklizëm ata fqinjë që do të ndihmojnë armiqtë e tij për realizimin e sulmeve), ndërsa Riadi ka vendosur t’a diversifikojë bashkëpunimin e tij për sigurinë, e kësisoj, përveç ShBA-ve, para dy vitresh ka lidhur aleancë ushtarake me Pakistanin i cili është shtet bërthamor si edhe Izraeli.
Tani po krijohet një konfiguracion i çuditshëm sigurie në rajon, dhe pritet vetëm përfshirja aktive e Turqisë që gjëja të bëhet akoma më konfuze. Sepse, Trurqia dhe Izraeli janë tejet armiqsorë ndaj njëri tjetrit, sidomos pas luftës izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa njëkohësisht Riadi dhe Ankaraja këmbëngulin të vendosin forma të reja për forcimin e bashkëpunimit (arabët dhe turqit tradicionalsiht nuk e duan njëri tjetrin gjë që është pasojë e zgjerimit të atëhershëm të Perandorisë Osmane në vendet arabe. Por nevoja i ndryshon gjërat dukshëm dhe me shpejtësi).
Europa dhe Rusia: lufta të cilën është e (pa)mundur të evitohet
Pra, gara e armatimeve, përfshirë edhe atë bërthamor, po bëhet e pandalshme. Kjo shihet edhe në Europë. Franca dëshiron t’i imponojë çadrën e saj bërthmore të sigurisë një numuri sa më të madh vendesh europiane. Këtu janë madje në lojë edhe Polonia dhe Finlanda. Parisi ka interesat e tij partikulare. I pakënaqur me planet gjermane që nëpërmjet militarizimit të madh dhe të përshpajtuar, të cilin Franca nuk është në gjendje t’a ndjekë financiarisht, të bëhet fuqia ushtarake europiane numur një dhe lider në BE, përveç në segmentin ekonomik, edhe në atë ushtarak.
Para pak kohësh, nën udhëheqjen e Francës, në Balltik u mbajtën stërvitjet ushtarake bërthamore të NATO-s në të cilat, përveç tjerash, është simuluar edhe sulmi mbi qytetin e dytë rus për nga madhësia Shën Pjetërburg.
Para dhjetë ditësh Rusia demonstroi me sukses hedhjen e raketës së saj më të fuqishme ndërkontinentale Sarmat, me karakteristika mbresëlënëse, e paprecedent sot në botë. Krahas deklarimit të Putinit se deri në fund të këtij viti njësia e parë e kësaj rakjete strategjike do të vihet zyrtarisht në dezhurn luftarak.
Ditën e vizitës së Putinit në Kinë, Rusia sëbashku me Bjellorusinë filloi stërvitjen bërthamore me synim trajnimin e pranimit të armës bërthamore në rast kërcënimi me agresion. Është e qartë se cilin agresion ka parasysh në radhë të parë Moska, tensionin gjithnjë në rritje në Balltik dhe kontekstin e rrëzimit gjithnjë e më të shpejtë të dronëve ukrainas në Lituani nga ku këta të fundit godasin objektet energjtike ruse në zonën e Leningradit. Megjithëse këta dronë gjoja i rrëzojnë avionet e NATO-s (F-16 rumun), ka shumë gjarë të paqarta. Mjafton të themi se para dy javësh në Lituani u shpall alarmi ajror (jo stërvitje) në kryeqytetin Vilnjus, e njëjta gjë më parë ndodhi edhe në Letoni dhe Estoni. Krerët lituanezë u strehuan me shpejtësi në vendstrehime, ndërsa një evakuim i ngjashëm u krye edhe në parlamentin e vendit.
Paralelisht me këtë, presidneti ukrainas Volodimir Zelenski javën e kaluar u shpreh se me komandën e tij të lartë ushtarake dhe me drejtorinë e shërbimit të sigurisë ka përcaktuar shënjestrat në territorin rus të cilat do të jenë nën goditjen e dronëve ukrainas në muajin qershor. Qëndrimin e tij në lidhje me zgjidhjen e problemit të luftës me Rusinë nëpërmjet forcimit të sulemeve të largëta në territorin e saj e mbështesin edhe liderët europianë, para të gjithëve edhe kancelari gjerman Friedrich Merz si dhe krerët e BE-së.
Në prag të takimit ministror të NATO-s në Suesi javën e kaluar, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute pyetjes së një gazetari nëse beson se Rusia po përgatit sulm bërhtmor mbi Ukrainën, i’u përgjigj se në këtë rast “përgjigja jonë do të jetë shkatrrimtare për Rusinë”.
Në ditën e nisjes së stërvitjes barthamore ruso-bjelloruse me 20 maj nga baza hapsinore amerikane në Vandenberg të Kalifornisë u krye hedhja operative provë e raketës së paaarmatosur ndërkontinentale Minuteman III, gjë për të cilën informoi Komanda globale goditëse amerikane e forcave ajrore – AFGSC. Është fjaal për raketën e cila, megjithëse është prodhuar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, ndërkohë shumë herë e modernizuar, është ende themeli i armatimit strategjik amerikan të forcave tokësore.
Konkluzion
Kemi thënë tashmë se lufta ukrainase është para së gjithash problem gjeopolitik dhe i sigurisë europiane, shumë më e madhe se lufta amerikane me Iranin. Në frontin ukrainas de facto përballen fuqia bërthamore Rusia dhe antarët europiane të NATO-s të cilët janë nën çadrën bërthamore të ShBA-ve e cila ndërkohë është tërhequr me dinakëri nga pjesëmarrja aktive në këtë lufta dhe ua ka lënë europianëve për zgjidhje (megjithëse padyshim ka fjalën kryesore në gjithçka).
Megjithëse askush në këtë aleancë ushtarake nuk mund ta dije me siguri se si do të sillej Uashingtoni në rastin e përshkallëzimti rus të luftës nëpërmjet goditjes (qoftë me armë konvencionale apo bërthamore) në ndonjë prej shënjestrave europiane të cilin Kremlini e ka detektuar si kërcënim për Rusinë në kontekstin e luftës ukrainase (qoftë nëse atje prodhohen dronë për Ukrianën apo bëhet trajnimi i ushtarëve ukrainas etj). Këtë nuk e di as Moska dhe me siguri nuk do të dëshironte t’a dinte përgjigjen në praktikë. Por nga ana tjetër a ia vlen Europës të testojë në praktikë sesi Rusia do të sillej nëse e ndjen se është vënë me shpatulla për muri dhe se Perëndimi me të vërtetë dëshiron të shkaktojë dështimin strategjik të saj?
Gjendja bëhet akoma më keq, e soje nuk të çudit fakti se gjatë qëndrimit të Putinit në Pekin erdhi lajmi se përfaqësuesit e Trumpit Jared Kushner dhe Steve Witkoff kësaj jave do të duhet të shkojnë në Moskë, pas një kohe të gjatë, që para nisjes së luftës me Iranin.
Moska gjithsesi po e humbet durimin me Trumpin. Ditëve të fundit në lidhje me këtë foli haptazi, dhe ashpër si kurrë më parë, edhe shefi rus i diplomacisë Sergej Lavrov. Nuk është arritur asgjë në bisedime me Trumpin, “fryma e Alaskës ka vdekur”, madje as është rinovuar puna normale e misionit rus në ShBA, ndërsa “Europa dhe Ukraina sillen ndaj Rusisë në mënyrë gjithnjë e më agresive” – janë disa nga fjalët të cilat këtyre ditëve përsërisin me radhë zyrtarë të lartë dhe analistë të afërt me Kremlinin nëpër televizionet shtetërore ruse dhe për këtë theksojnë ndryshimin e detyruar të qëndrimit rus në këtë luftë.
Sidoqë të jetë, nuk është e vështirë të konkludohet se Lufta e Ftohtë 2:0 jozyrtarisht ka nisur, dhe, sëbashku me këtë, edhe ndarjet e botës në blloqe të përshkruara më sipër. Për këtë dëshmon edhe dështimi i marrëveshjes kyçe bërthamore amerikano-ruse START 3 në muajin shkurt të këtij viti si edhe manovrat ushtarake gjithnjë e më të shpeshta të karakterit bërthamor dhe hedhjet provë të raketave vrastare bërthamore e cila gjithsesi implikon garat e pandalshme dhe të rrezikshme të armatimeve.
Stabiliteti i strukturës së re të dy blloqeve kundërshtare, në të cilin kësaj here është përfshirë edhe Kina, në ndryshim nga lufta e ftohtë origjinale e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, këtë herë është përfshirë edhe Kina – do të bazohet, për fat të keq, vetëm te frika nga njëri tjetri dhe jo nga marrëveshjet paqesore nëpërmjet të cilave përcaktoheshin “vijat e kuqe” të cilat nuk duhet t’ia shkelnin njëri tjetrit.
Nëse ndërkohë njëra palë arrin të realizojë përparësi të ndjeshme teknologjike ndaj tjetrës, stabiliteti i siguruar në mënyrë të tillë do të shëmbet menjëherë dhe do të nisë një fazë e re destabiliteti. E kësisoj në mënyrë ciklike, derisa nëpërmjet një teknologjie të së ardhmes (e këtu është fjala për të tanishmen) të mos e gëlltisë tërë botën, dhe ata të cilët do t’i mbijetojnë kësaj – do të kthehen në epokën e gurit.
Zaten edhe nuk meritojmë më mirë, të zhytur në oqeanin global të hipokrizisë, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të çdo lloji – ku përfitimi, dëshira për dominim dhe hedonizmi janë bërë nxitësit kryesorë të veprimtarisë së njeriut.
Fuqia e cila do të ishte në gjendje të niste procesin e kundërt e të përshpejtuar të kësaj kalbje, domethënë të thajë këtë oqean, nuk duket në horizonit, dhe vështirë se do të jetë.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA



























































