• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kujt i intereson lufta indiano-pakistaneze dhe përçarja në Azi

30 Prill, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

  • Është në lindje e sipër radikalizimi i rrezikshëm i situatës në Azinë Jugore dhe Perëndimore
  • Në nivel global ekziston një mbingarkesë gjeopolitike dhe preokupim i fuqive të mëdha qoftë me problemet e tyre të brendshme qoftë me ato të jashtme, e më shpesh të dyja njëheri, e kësisoj ky rajon është plotësisht jashtë fokusit, gjë që është me rrezik.
  • Raportet diplomatike mes New Delhit dhe Islamabadit janë duke u shpërbërë me shpejtësi të paparë, janë dëbuar diplomatët pakistanezë, kufinjtë janë mbyllur, ndërsa marrëveshjet mbi ndarjen e ujit nga lumi Ind për furnzimin me ujë të Pakistanit janë pezulluar.
  • Nuk mund të përjashtohet edhe roli pas perdeve i fuqive të jashtme të cilët nuk është se e kanë problem të sakrifikojnë fatin e këtyre dy fqinjëve të mëdhenj nëse kjo është në përputhje me “interesa më të larta”. Sepse një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë në historinë botërore.

Pas sulmit të madh terrorist në Pahalgam, në Kashmir, me 22 prill 2025, në të cilin u vranë 26 civilë, tensionet mes dy fqinjëve, njëkohësisht dhe fuqi bërthamore, Indisë dhe Pakistanit arritën kulmin. Shumë më i lartë se ai i fundit, i vitit 2019 dhe sulmit terrorist në Pulwami (shteti Jama dhe Kashmir) në të cilin u vranë 44 ushtarë indianë dhe i cili u pasua me njëfarë dyluftimi ajror, për fat të mirë kohëshkurtër.

Megjithatë, kësaj here gjerat janë tejet ndryshe. Si në rajonin në fjalë, ashtu edhe në nivel global ku ekziston një mbingarkesë gjeopolitike dhe preokupim i fuqive të mëdha qoftë me probleme të brendshme ashtu edhe me ato të jashtme, e më shpesh si me njërin ashtu edhe me tjetrin. Kjo përbën rrezikun më të madh, sepse diplomacia ndërkombëtare është e orientuar plotësisht në zgjidhjen e çështjeve tjera të ndezura të natyrës globale (Gaza, Izrael, Iran- deri te luftërat tregtare dhe doganore të Donald Trumpit) e kësisoj edhe një angazhim i fortë – këtë herë në territorin turbulent të Azisë së Jugut, mungojnë edhe burimet cilësore edhe koha e adopitimit me sfidat e reja që po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Natyrisht në të gjithë këtë ndoshta ka që ç’ke me të edhe interesa tjera të errëta gjeopolitike të fuqive të mëdha – gjë për të cilën do të japim gjykimin tonë në fund të këtij teksti. Por ti marrim gjërat me radhë.

Tërbim dhe hakmarrje

Masakra e turistëve, shtetas indianë, në Pahalgam, shkaktoi në mënyrë të pritshme një valë tërbimi dhe hakmarrje. Përplasjet luftarake mes dy shteteve rriten dita ditës në këtë rajon konfliktuoz i cili territorialisht është nën sovranitetinb e Indisë të cilit New Delhi para disa vitesh i’a pati hequr autonominë gjë që përforcoi revoltën e popullsisë muslimane shumicë, por shkaktoi forcimin e mëtjeshëm të lidhjeve të Pakistanit me vendet muslimane – nga ato arabe, deri te Turqia ushtarakisht dhe politikisht e fortë dhe me ndikim.

Marrëdhëniet diplomatike mes New Delhit dhe Islamabadit pa shpërbëhen me shpejtësi të paparë, diplomatët pakistanezë janë dëbuar, kufinjtë janë mbyllur, ndëra marrëveshjet për ndarjen e ujërave nga lumi Ind – kryesor për furnizimin me ujë të Paksitanit, janë pezulluar.

New Delhi pohon se ka të dhëna infromative konkrete se sulmin “e ka orkestuar estabilishmenti ushtarak islamist pakistanez”. Kjo shkaktoi menjëherë frikë nga një konflikt potencial të armatosur mes këtyre dy shteteve zotëruese të bombave bërthamore, ndërsa ushtria pakistaneze shpalli menjëherë gjendjen e gatishmërisë së përgjithshme.

Por rreziku i vërtetë nuk gjendet ekskluzivisht në përgjigjen e fuqishme indiane, por në situatën e paqëndrueshme bërthamore që qëndron pas gjithë kësaj.

India pohon se informacionet më të fundit si dhe fotografitë në rrjetet shoqërore tregojnë se ushtria pakistaneze ka nisur dislokimin e pajisjeve ushtarake në Kashmirin pakistanez dhe ka aktivizuar bazat e tij ushtarake Pansi, Skat dhe Swat.

Mbifuqi ajrore e Indisë

Megjithëse në këtë moment më shumë na intereson gjendja e fuqisë bërthamore e të dy vendeve, megjithatë do t’a filloja me ato konvencionalet – dhe në këtë rast me ato ajrore, të cilat kanë rëndësi tejet të madhe në rastin e shpërthimit të një lufte konvencionale për të cilën ministri pakistanez i mborjtjes Khawaja Asif tha pardje se mund të fillojë për dy deri në katër ditë, por më vonë sqaroi se parashikonte se mund të fillojë në ditët në vijim.

Indija dhe Pakistani kanë në përbërje të flotave të tyre ajrore avionë më shumë se të respektuar të gjeneratës së katërt. Megjithatë, burimet ishtarake indiane bindin se fuqia e forcës së tyre ajrore është ku e ku më e fortë se ajo pakistaneze dhe përmendin “lulen” e avionëve luftarakë indianë Su-30MKI – një prej avionëve më të fuqishëm për arritjen e mbifuqisë ajrore në botë.

Burime të besueshme indiane pohojnë atë që analistët në mbarë botën bien dakord se, nëse shpërthen lufta, dallimet mes dy fuqive do të jenë të padiskutueshme në favor të Indisë. Në qendër të dominimit ajror indian është avioni luftarak madhështor Su-30MKI – makth i vërtetë nate për estabilishmentin mbrojtës pakistanez, krahas flotës së avionëve më modernë të prodhimit francez Dassault Mirage 2000 dhe Rafale, të cilët ua kalojnë avionëve në inventarin pakistanez. I zhvilluar në bashkëpunimin mes kompanisë industriale Hindustan Aeronautics Limited (HAL) dhe Sukhoi Design Bureaua, Su30MKI që nga vënia në përdorim në vitin 2002 përbën boshtin e flotës luftarake ajrore të Indisë (IAF). Sot, me më shumë se 260 Su30MKI në përdorim, India mund të mburret me flotën e avionëve Sukhoi, të cilët luajnë rol kryesor në mbifuqi, bombardimin strategjik dhe operacionet detare.

“I” në emërtimin Su30MKI nuk është vetëm germë simbolike – ajo përbën variantin idnian, i cili përfshin përzierje të teknologjisë nga Rusia, Franca dhe sistemet autoktone indiane. Planifikuesit e mbrojtjes indianë kanë kërkuar modifikime që bëjnë të mundura operacione të vazhdueshme në lartësi të mëdha dhe në terrene të vështirë si puna e Himalajeve. Performanca e Su-30MKI është mbresëlënëse. I lëvizshëm me dy motorë turbo të tipi AL-31FP, mund të arrijë shpejtësinë deri në Mach-2 dhe ka largësihedhje luftarake afro 1864 milje, e cila mund të zgjatet akoma më shumë me furnzimin në ajër. Është i armatosur me raketa të ndryshme ajër-ajër, ajër-tokë dhe raketa kundërdetare, ndërsa mund të mbajë deri në tetë tonë. Ka rëndësi sepse mund të lëshojë edhe raketa të prodhimit rus, si R-73 dhe R77, si edhe armët e zhvilluara në Indi, përfshirë edhe raketat ajër-ajër Astra dhe raketën supersonike BrahMos – gjithashtu e zhvilluar në bashkëpunim me Rusinë (emri BrahMos vjen nga lidhje e Brahmaputra dhe Moskva). Ky arsenal i gjërë e bën atë një nga platfomrat më të frikshme dhe më vrastare në Azinë Jugore.

Flota pakistaneze

Ushtria pakistaneze, përfshirë edhe arsenalin e saj bërthamor, konsiderohet e vjetëruar në krahasim me sistemet e përparuara indiane. Flota ajrore pakistaneze përbëhet kryesisht nga avionët amerikanë F-16 dhe avionët vendas JF-17 Thunder Block III të pajisur me raketa ajër ajër me rreze shumë të gjatë veprimi PL15- dhe ato me rreze të kufizuar veprimi deri në 145 kilometra, të cilat Kina i’a ka shitur Pakistanit në kuadrin e marrëveshjes me vlerë 1.525 miljardë dollarë që përfshinte edhe dorëzimin e 20 avionëve luftarakë J-10C. Megjithatë, kjo flotë konsiderohet e vjetëruar në krahasim me sistemin e avancuar Su-30MKI, superior në hapësira manovrimi dhe me sisteme të integruara armatimi. Madje edhe gjuajtësit pakistanezë të sofistikuar vështirë se mund të krahasohen me mundësitë e Su-30MKI në përballje direkte – pohojnë burimet e specializuara indiane.

Madje edhe në një shkëmbim hipotetik bërthamor, sistemet superiore indiane të dërgimit, avionët dhe mbrojtja raketore janë shumë në favor të New Delhit. Në rast të një konflikti konvencional forcat paksitaneze ndoshta do të pësojnë huymbje të mëdha të shpejta dhe të rënda – mendojnë burimet indiane.

(Diz)ekuilibër bërhamor

Politika bërthamore indiane është e orientuar në politikën e “përdorimit jo të parët”. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur shmangije të madhe nga kjo linjë, ose – thënë butë- fleksibilitet. Krerët e lartë shtetërorë të Indisë paralajmëruan se sulmi i madh terrorist, në mënyrë të veçantë ai i lidhuri me Pakistanin, mund të shkaktojë hakmarrje bërthamore në rrethana të caktuar, kryesisht në përdorimin e armëve kimike dhe biologjike.

Në Indi ekziston synimi përe triadën e plotë operative, të aftë për nisjen njëkohësisht të sulmeve bërthamore nga toka, deti dhe nga ajri, gjë që asaj i jep mundësi tejet të mëdha për përgjigje dhe kundërsulm. Raketat me rreze të gjatë Agni-V dhe tipi i ri Agni-VI nuk janë dizajnuar vetëm për Pakistanin,  por edhe për kërcënimin e një sërë qytetesh kineze – gjë që është edhe një shenjë se horizontet indiane po zgjerohen.

Mëegjithatë, ajo kryesorja që tani shkakton vëmendjen është kalimi i ekuilibrit të derivonshëm bërthamor të këtyre dy fqinjëve në favor të palës indiane.

Sipas raportit më të fundit mbi gjendjen e fuqive bërthamore që ka publikuar Federata e shkencëtarëve amerikanë (FAS), India tani për tani ka afërsisht 180 mbushje bërhamore, gjë që është më shumë se 170 mbushje që ka sipas vlerësimit Pakistani. Kjo diferencë ndoshta në shikim të parë nuk duket shumë, por numuri i përmenduar është mjaft i lartë sepse këtu nuk flitet për mijëra raketat që zotërojnë superfuqitë bërthamore, por ka më shumë rëndësi edhe prirja e përshpejtuar e ndryshmit. I hollë, por gjithsesi kyç në panoramën e Azisë së Jugut.

India ka hyrë në klubin e shteteve bërthamore në vitin 1974, kur kreu me sukses testin e saj të parë bërthamor, duke u bërë kësisoj vendi i gjashtë në botë që demonstronte aftësitë e tij bërthamore. Pakistani u bë i tillë në vitin 1978 kur testoi raketën e tij si përgjigje ndaj lëvizjeve indiane, duke i vënë këto vende në një garë të ndjeshme dhe të rrezikshme bërthamore. Gjatë pjesës më të madhe të dy dhjetëvjeçarëve të fundit Pakistani ka ruajtur një përparësi të butë, pjesërisht edhe për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore taktike të ideuara për neutralizimin e forcave më të fuqishme konvencionale indiane. Por gjithçka ndryshoi dukshëm, dhe, për Pakistanin në mënyrë shqetësuese dhe me shpejtësi, gjë për të cilën është i vetëdijshëm edhe New Delhi retorika e të cilit këtyre ditëve dëshmon qartë. Në raport me atë nga Islamabadi, i cili, për hir të së vërtetës po shfaq kurajo përsa i përket kundërvënies në rast të ndonjë sulmi eventual indian (e çfarë tjetër mund të bëjë), por gjithashtu mes rreshtrave mund të piqet edhe frika nga lufta me me fqinjin emadh dhe gjithnjë e më të përparuar teknologjikisht, i cili për shkak të forcës në rritje e sipër në të gjithë fushat po del gjithnjë e më shpejt nga skena rajonale dhe po kalon në atë globale ku po u bëhet shumë shteteve kyçe partner i dëshirueshëm dhe i respektuar.

Buxheti indian për mbrojtjen për vitin 2025-2026 vlerësohet të jetë rritur me 79 miliardë dollarë, gjë që është 10% më shumë se në vitin  parardhës. Buxheti pakistanez, përkundër kësaj, mundohet me afro tetë mijardë dollarë. Thënë shkurt, India tani shpenzon pothuajse dhjetë herë më shumë për ushtrinë sesa Pakistani.

India e ka zgjeruar arsenalin e saj me avionë luftarakë të tipit Rafale, me sisteme ruse të mbrojtjes antiraketore S-400 dhe me modernizimin gjithëpërfshirës të ushtrisë, forcave detare dhe ajrore të saj. Ndërkohë Pakistani, i tejngarkuar me mbajtjen e një ushtrie të madhe kazerme dhe kundërpërgjigje dinjitoze bërthamore, është gjithnjë e më shumë i detyruar të zgjedhë mes nevojave të tij për modernizimin, gjithnjë e më me pak burime të kufizuara.

Për shkak të rritjes së fuqishme ekonomike mbifuqia konvencionale indiane është gjithnjë e më e madhe, dhe e çiftëzuar me aftësitë bërthamore, tani po ndryshon me shpejtësi konfiguracionin e forcave rajonale. Në këtë proces New Delhi bashkëpunon teknikisht dhe ushtarakisht me një sërë shtetesh të botës: që nga ShBA-të dhe Rusia e deri te Franca dhe Izraeli.

Pakistani ka industrinë e tij të zhvilluar ishtarake, por është në mesin  e problemeve të mëdha ekonomike megjithëse edhe ai e ka diversifikuar anën ushtarako-teknike me një sërë fuqish të mëdha – që nga Kina, deri te ShBA-të, Japonia dhe Turqia, ndërkohë që vërehet bashkëpunim jo vetëm ushtarak por edhe politik dhe ekonomik me Rusinë këto vitet e fundit – gjë që deri vonë ishte privilegj i Indisë.

Gjykim

Zhvillimet tejet të rrezikshme të gjendjes së sigurisë mes Indisë dhe Pakistanit, degradimi i paparë i marrëdhënieve diplomatike dhe mbi të gjitha statusi i fuqive bërthamore të të dy palëve shqetësojnë jo vetëm fqinjët e fuqishëm aziatikë – Kinën, Rusinë, e pastaj edhe Japoninë, Iranin por edhe tërë botën. Sepse një luftë eventuale bërthamore mes këtyre dy shteteve, sipas disa vlerësimeve, do të merrte jetët e dhjetra milionë viktimave, por edhe do të shkaktonte rënien e temperaturës globale të ajrit me 2,5 gradë Celcius.

Situata ndërlikohet akoma më shumë edhe nga fakti se Pakistani është aleati ushtarak më i madh i Kinës dhe në këtë kuptim Kinës me shpejtësi po i afrohet edhe Turqia, sikurse nënvizuam në fillim të këtij teksti – e cila është tradicionalsisht e pakënaqur me politikën indiane ndaj Kashmirit dhe popullsisë muslimane sidomos pas ardhjes në pushtet të nacionalistëve  hindu nën drejtimin e kryeministrit Narendra Modi.

Meëgjithatë, këtu do ta drejtoja gishtin edhe në rolin e mundshëm në prapaskenë të fuqive të mëdha të cilat nuk e kanë problem tejet të madh të sakrifikojë fatin e këtyre dy vendeve të mëdha fqinjë nëse kjo është në shërbim të “interesave të larta”. Kjo ka ndodhur më shumë  se një herë dhe jo vetëm në këtë rajon. Për hir të së vërtetës shtrojmë pyetjen nëse Paksitani në këto kushte kishte si synim organizimin e një akti të tillë terrorist për të cilin dihej mirë se do të shkaktonte zemërimin e indianëve dhe të udhëheqjes së tyre shtetërore?

Sulmin nuk ka dyshim se e ka kryer grupimi deri tani i panjohur islamik, por a duhet detyrimisht të qëndronte pas tij Islamabadi i cili kohët e fundit ka pohuar se nuk i kontrollon të gjiha organizatat radikale në territorin e Kashmirit dhe se shkaku i shfaqjes së tyre qëndron te Indija dhe politika e saj në këtë rajon. Për më shumë, Islamabadi tani i bën thirrje Kinës dhe Indisë, por edhe vendeve perëndimore që të dërgojnë një inspektim neutral për të vërtuar gjoja faktet e Indisë mbi përzierjen e tij në sulmin në fjalë.

Nga ana tjetër, New Delhit i duhet patjetër një fajtor dhe ndëshkimi i tij në mënyrë që qeveria të justifikonte vendosmërinë e saj në luftën kundër terrorizmit në mbrojtje të sovranitetit indian, para së gjithash para popullit indian po jo vetëm para tij.

Në këtë rast është shumë e lehtë të parashikohet se mund  të vijë puna deri te një radikalizim i madh i situatës dhe shkatërrim të sistemit të sigurisë, jo vetëm të Azisë së Jugut. Sepse si India ashtu edhe Paksitani janë  antarë të organizatës rajonale me shumë ndikim Organizata e Shangait për Sigurinë (SCO) – sëbashku me Kinën, Rusinë dhe një sërë shtetesh të Azisë së Mesme. Kjo organizatë është halë në sy për Shtetet e Bashkuara të cilët te ajo, të vetëdijshëm për potencialin dhe ndikimin, deshën të përfshihen që në fillim, por një gjë të tillë e refuzuan bashkërisht Pekini dhe Moska duke nënvizuar karakterin rajonal të saj, por në fakt duke mos dashur që tu përzihen amerikanët  kudondodhur në “punët e tyre të shtëpisë”

Këtu do të shtoja gjtihashtu edhe faktin se pothuajse njëkohësisht me shpërthimin e kësaj krize me rrezik të lartë indiano-pakistaneze, ndodhi shpërthimi në portin e madh iranian Bandar Homeini në Veri të Gjirit Persik ku vdiqën më shumë se 120 veta, dhe shumë mijëra të tjerë u plagosën. Është fjala për portin kyç për koridorin ndërkombëtar të transportit Veri-Jug mes Rusisë, Azerbejaxhanit, Irani dhe më tej në jug drejt Pakistanit dhe Indisë, me të cilin shkurtohet ndjeshëm transporti i mallrave në raport me Kanalin e Suezit dhe te i cili, në kushtet e ndërlikuara globale gjeopolitike, llogarisin më shumë Moska dhe Teherani, por jo shumë më pak edhe Islamabadi dhe New Delhi. Ky i fundit është i rëndësishëm sepse nëpërmjet koncesionit indian mbi portin më jugor iranian Chabachar, ky vend mund  të transportojë ngarkesa në Veri, në Azi dhe më tej në Europë. Për këtë të parën, barrierë të pakalueshme natyrore përbëjnë Himalajet dhe vargmali i madh Hindukush, si dhe raportet tejet të ndëlikuara me Pakistanin.

Cili qëndronte pas shpërthimit në portin e lartpërmendur është engimë duke patur parasysh se është e vështirë të besohet në versionin e Teheranit se bëhej fjalë për një zjarr të rastësishëm në një prej magazinave. Gjoja shumë zjarre janë vënë ré në të njëjtën kohë, por edhe fakti se këtu ndodhet e baza ushtarake më e madhe iraniane. Pikërisht ky fakt te shumë persona ka shkaktuar dyshiime por ndonjë mundësi të përzierjes së izraelitëve megjithëse për këtë nuk ka kurrfarë të dhënash konkrete dhe as e ka shprehur kush zyrtarisht.

Por të gjithë e dinë sa është tensioni mes këtyre dy shteteve dhe sa do të dëshironte Izraeli që bisedimet mes ShBA-ve dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor, të cilët po zhvillohen pikërisht në këto javët e fundit, të dështonin. Në një situatë të tillë Trumpi, sipas shpresave të disave nga pushteti izraelit, do të duhej të ndërmarrë detyrimisht goditje ushtarake kundër objekteve bërthamore iraniane dhe kësisoj ta heqë “nga rendi i ditës” njëherë e përgjithmonë çështjen  e sigurisë kombëtare izraelite.

Pra, është duke u radikalizuar rrezikshëm gjendja e sigurisë në Azinë Jugore dhe Perëndimore – cilido që mund të qëndrojë pas saj. Prandaj është momenti i fundit që të parandalohet lufta indijano-pakistaneze e cila do të ishte katastrofale jo vetëm për këto dy vende. Do të destabilizonte tërë Azinë, e kur ajo destabilizohet, fuqitë me ndikim të cilët te ajo gjejnë burimet demografike dhe ekonomike të cilat ato i zotërojnë – nuk ka dyshim se do të destabilizohej e tërë bota. Nëse kjo i përshtatet nbokujt, këtë po ia lë secilit në veçanti të nxjerrë konkluzonet e veta.

Në një situatë të tillë dhe në këtë konstelacion forcash dhe raportesh, rreziqet nbga vlerësimet e gabuara bëhen tejet të larta dhe kësisoj ky, le ta quajmë incident lokal – shumë shpejt mund të rritet në një krizë të madhe.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/vojnopoliticka-analiza-zorana-metera-kome-odgovara-indijsko-pakistanski-rat-i-raskol-u-aziji/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026
FOKUS

Bëhet publike marrëveshja mes ShBA-ve dhe Iranit

17 Qershor, 2026
FOKUS

Diplomacia e Gazit dhe Algoritmeve: Dritëhijet e Tiranës zyrtare, a po e thyen tabunë evropiane me Azerbajxhanin?

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

18 Qershor, 2026

PDP e Tajvanit kritikohet për planin për të shtrënguar eksportet e çipave IA në kontinent

18 Qershor, 2026

Pse Nisma e Qeverisjes Globale demonstron një vitalitet kaq të fortë? 

18 Qershor, 2026

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

18 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.