120 deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë bërë betimin për mandatin e ri parlamentar, duke shënuar nisjen zyrtare të punës së përbërjes së re të parlamentit pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Paraprakisht, me 120 vota për, Kuvendi miratoi raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Në seancën konstituive u formua komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi pritet vijimi i procedurave për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, seanca u ndërpre pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të vazhduar negociatat politike lidhur me kandidaturën për president të Republikës së Kosovës.
Çështja e presidentit mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjeve politike mes Vetëvendosjes dhe partive opozitare, ndërsa me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit.
© 2026 Argumentum





























































