• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Fundi i Çekisë së Havelit?

7 Gusht, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sofija Kordiç- ideje.hr[i]

Dikur shembull i egalitarizmit, Çekia është sot vendi në të cilin e ardhmja e fëmijës varet nga pasuria e prindërve të tij. Në shenjestër të qeverisë janë gazetarët, shoqëria civile dhe të drejtat e njeriut, ndërsa klientelizmi dhe përplasjet kulturore sipas skenarit trumpist kanë zëvendësuar idealet e presidentit të parë çek Vaclav Havel.

“Nuk e kuptoj sesi ju çekët, në vend që të udhëhiqni Europën e Mesme – sepse mendoj se i kani kushtet sepse jeni të arsimuar, keni njerëz të mrekullueshëm nga të cilët mund të mësoni, nga Masarykovi te Haveli – në vend të kësaj të premten shkoni të kultivoni karrota dhe më pas uleni pranë zjarriut dhe bëni sikur jeni në ndonjë livadh në Teksas… Teksa shoh qeverinë çeke dhe konstatoj se disa njerëz të cilët i kam pas njohur adoptohen, kam frikë së dështimi do t’u vijë shumë shpejt, e ndoshta do të bëheni më keq se në Sllovaki. A e dini përse? Sepse te ju nën regjimin komunist ishte shumë më keq se te ne”, deklaroi para pak kohësh Magda Vásáyrová, ylli i dikurshëm i filmit sllovak, politikane dhe diplomate sllovake.

Sadoqë kjo mund të tingëllojë anekdoteske, e thjeshtëzuar dhe stereotipike, Vásáyrová në themel paralajmëron me të drejtë Çekinë se po rrëshqet me shpejtësi në atë që në zhargonin popullor quhet orbanizimin dhe oligarkizim i një shoqërie. Fuqia politike, mediatike dhe ekonomike është e përqëndruar një duart e një numuri tejet të vogël njerëzish.

Rritja e (pa)barabartë

Shoqëria çeke bazohet në idenë se suksesi i nënshtrohet aftësisë dhe zellit të individit. Sociologu Daniel Prokop, themelues i agjensisë PAQ Research e cila merret me studimin e varfësisë dhe pabarazisë sociale, pohon se realiteti është shumë më ndryshe. Në librin e tij “Rritje e drejtë” nënvizon se shteti favorizon pronën para punës, sepse në Çeki nuk taksohen të ardhurat nga pronat dhe kapitali. Taksohet puna, e kësisoj një numur gjithnjë e më i vogël së pasurish, rreth 1%, zotërojnë pasuri gjithnjë e më shumë, afro 35% të pasurisë së përgjithshme. Kjo është ndjeshëm më tepër se mesatarja europiane, në nivel të ngjashëm si, përshembull në Kazakistan, Shtetet e Bashkuara ose në Kolumbi. Paralajmërohet se prona shpesh shndërrohet në fuqi politike, gjë që mund të turbullojë proceset demokratike. Çekia sipas mendimit të Prokopit është parajsë taksore për të ardhurat nga pronat dhe kapitalet.

Kjo është prirje shqetësuese, megjithëse Çekia vazhdon ende të jetë ndër vendet elitare të Bashkimit Europian. Çekia moderne për dekada të tëra është njohur si vendi me pabarazitë më të vogla sociale në Europë, në sajë të trashëgimisë së sistemit socialist, ndarjes relativisht të barabartë të pagave dhe shtetit të fortë social pas vitit 1989. Megjithatë, këta vitet e fundit çmimet e banesave kanë kërcyer përpjetë, të rinjtë dhe familjet e reja gjithnjë e më vështirë po arrijnë të kenë banesën e tyre, ndërsa qeratë janë rritur më shumë se pagat. Praga për nga PPL është ndër rajonet më të pasura të Europës, ndërsa pjesë të rajoneve të Çekisë Veriore dhe Moravi-Silezisë, kanë mbetur ndjeshëm prapa. Ata që zotërojnë  prona të patundshme, sidomos në Pragë, e kanë rritur ndjeshëm pasurinë e tyre, ndërsa ata të cilët nuk kanë të tilla kanë mbetur prapa, ndërsa lëvizshmëria shoqërore është shumë më e ulët se para njëzet vitesh.

Talente të humbura

Preokopi paralajmëron se në shoqërinë e pabarazisë gjithnjë e më të theksuar humbasin me mijëra talente nga familjet më pak të pasura, dhe kjo për shkak të sistemit arsimor të keq dhe diskriminues. Një pjesë e madhe e pronës trashëgohet dhe kalohet ndërmjet gjeneratave, gjë e cila ndikon të pozicionin e startit të fëmijëve. Ky sociolog pohon se Çekia me këtë ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e shoqërisë, sepse sistemi i arsimit nuk u shkon për shtat fëmijëve nga çereku i poshtëm i shpërndarjs social-ekonomike. Nuk është fjala vetëm për fëmijët e romëve, por në përgjithësi për fëmijët nga familje pak të arsimuara ose të varfëra.

Nëse fëmija nuk ka arsimimin e duhur dhe prindër deri diku të pasur të cilët janë të gatshëm të investojnë para dhe kohë për t’i përzgjedhur atij shkollën përkatëse të mesme dhe të paguajnë përgatitjet afatgjatë për provimet e pranimit, fëmija nuk ka shanse për një arsimim të mirë. Rezultati i kësaj është sistemi në të cilin e ardhmja e fëmijës nuk përcaktohet vetëm me suksesin e tij për edhe më prapavijën familjare. Pikërisht për këtë Prokopi e ka titulluar librin e tij “Rritje e drejtë”, përkundër sistemit i cili forcon pabarazinë. Për më shumë është i paefektshëm në këndvështrimin e begatisë së ekonomsië çeke.

Oligarkija kundër lirisë së mediave dhe të drejtave të njeriut

Aspekti më i dukshëm i orbanizimit të shoqërisë çeke është pronësia e disa oligarkëve mbi mediat opinionbërëse (mainstream). Është miratuar ligji me të cilin hiqet parapagesa për televizonin radion kombëtare çeke në mënyrë që qeveria t’i kontrollojë më lehtë, gjë për të cilën buxheti i shërbimit publik do të jetë 15% më i ulët. Financimi nga buxheti, nën qeverisjen e populistëve dhe ekstremistëve, shpie direkt në kontrollin e programit. Ka disa herë që mijëra qytetarë protestojnë në Pragë sëbashku me gazetarët e televizionit dhe radios publike për shkak të vendimeve të qeverisë. Është organizuar edhe grevë paralajmëmruese, gjithashtu paralajmërohen edhe masa më radikale, protesta publike, përpjekje të ngadalsimit të disa pjesëve të ligjit dhe është rritur presioni ndërkombëtar.

Shumë agjensi, projekte dhe programe, të cilët deri tani ishin në kontrollin e qeverisë dhe e kryenin me shumë sukses punën e tyre janë kaluar nën kontrollin e ministrive, janë hequr, ose u janë zvogluar aktivitetet. Bëhet fjalë kryesisht për agjensi që merren me të drejtat e njeriut, integrimin e emigrantëve, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Shqetësim të madh ka ngjallur edhe heqja e funksioneve të koordinatorit kombëtar pranë qeverisë për parandalimin e keqpërdorimit të drogave dhe zhvendosja e politikës koordinuese në vartësi të Ministrisë së shëndetsisë. Moedli çek ndaj drogave për dekada të tëra është konsideruar si më i suksesshmi në Europë.

Qeveria ka tërhequr edhe ratifikimin e deklaratës së Stambollit, gjë e cila gjithashtu tregon qartë sesa ka devijuar pushteti i ri në krahasim me drejtimin e Çekisë të cilën e udhëhiqte Vaclav Haveli. Presidenti i parë mbështeti shoqërinë civile, të drejtat e njeriut si vlerë universale, moralin dhe ndërgjegjen në politikë. Ishte ndër shtetarët e parë europianë i cili paralajmëronte se zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë kundër natyrës.

Automobilistët kundër artistëve

Qeveria e oligarkut Andrej Babish, lideri i partisë populistë ANO, ka bërë koalicion me dy parti ekstremiste. “Automobilistët” (Motoristé sobê) janë djathtistë trumpistë, luftëtarë kundër Green Deal-it (Marrëveshja e gjelbër) dhe emigrantëve. Partia e demokracisë së drejtpërdrejtë (SDP) e cila grumbullon në gjirin e saj racistët më drejtimin e Tomio Okamurës, presidenti aktual i parlamentit të cilin imuniteti i deputetit e pati shpëtuar nga ndjekja penale për shkak të përhapjes së urrejtjes racore. Kjo qeveri ka bërë përmbysjen më të madhe në kulturë dhe politikën e financimit të shoqërisë civile të viteve nëntëdhjetë, duke kufizuar financimin dhe forcuar kontrollin ndaj organizatave jofitimprurëse. Autorja kryesor e e këtij plani Natálie Vachatová, këshilltare e Babishit, të cilën opinioni publik e konsideron me orientim prorus. 140 organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar se këto rregulla stigmatizojnë organizimet me financime ndërkombëtare. Sjellin në kujtesë ligje të ngjashme me “ligjet për agjentët e huaj” në Rusi, Sllovaki dhe Hungari.

Ministri i kulturës, Oto Klempir nga partia “Automobilistet”, ka zvogluar buxhein e ministrisë së tij me 11 milionë euro. Pagat në sektorin e kulturës prej një kohe të gjatë janë nën mesataren, por tani i ka goditur akoma më shumë skenat, teatrib, orkestrat dhe institucionet rajonale të pavarura. Klempiri është i njohur në opinionin publik edhe për shkak të rolit të tij në reformën e mediave publike. Në vitet tetëdhjetë ka qënë informator i Shërbimit famëkëq çek të sigurimit, StB, dhe deri në vitin 2025 ka qënë frontmen të grupit funk-rap J.A.R. por pas antarsimit në partinë e Automobilistëve ëshë larguar nga grupi.

Para pak kohësh në festivalin popullor folkloristik në Strazhnice, në krahinë  e tij të lindjes, është fërshëllyer teksa po fliste në skenë. Publiku nuk e lejoi të fliste, e ai më vonë, në media, i quajti spektatorët fshatarë të dehur. Në ditë më vonë, Petr Macinka, lideri i automobilistëve, zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme u shfaq pa lajmëruar në skenën e po këtij festivali. U fërshëllye akoma më shumë me thirrjet “Zhduku këndej”. Macinko më vonë, në fejsbuk shpjegoi se rezistenca ndaj Klempirit është përjetuar si sfidë sepse ai vetë ka kërkuar nga drejtori i festivalit në fjalë që të fliste. Publikun i cili e fërshëlleu e porositi se po e politizojnë festivalin dhe nuk dinë çfarë bëjnë, megjithëse publiku mendon se është pikërisht ai që me ardhjen e tije  ka bërë një gjë të tillë. Pas kësaj ngjarje marrëdhëniet mes Automobilistëve dhe skenës kulturoro-artisktike u përkeqësuan akoma më shumë.

Ministri kundër protestuese

Shefi i diplomacisë Maciko është një njëfarë lufte të hapur me presidentin Peter Pavel që nga janari i vitit 2026, kur Pevali refuzoi të emëronte Filip Turekun, president nderi i Automoblistëve si ministër të mjedisit. Tureku është influencer, ish shofer garash automobilistike, sipërmarrës me të ardhura të pashpjeguara, njeri të cilin ish partnerja e akuzon për dhunë dhe përdhunim. Është edhe adhurues i ideologjisë naziste, gjë të cilën e ka shprehur për vite me radhe në mënyrë të hapur në rrjetet shëqorore. Macinko, nëpërmjet këshilltarëve i dërgoi presidentit Pavel SMS në të cilën i kërkonte të emëronte Turekun, duke paralajmëruar se, nëse nuk e bën një gjë të tillë, “do të djegë të gjitha urat në mënyrë e cila do të hyjë në tekstet mësimore të politologjisë”. Paveli këto mesazhe i vlerësi si shantazh, i bëri publike, kërkoi analizë juridike dhe rastin i’a kaloi për kompetencë policisë.

Konflikti më i ri shpërtheu për shkak të përpjekjeve për të përjashtuar presidentin Pavel, ish gjeneral dhe ish zyrtar i lartë i NATO-s, nga samiti i paradokohëshëm i kësaj organizate në Ankara. Babishi, i cili pati humbur garën me Pavelin në vitin 2023, u përpoq me këtë të ndryshonte praktikën e cila vlente prej dekadash. Paveli iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cile me një vendim  të shpejtë dhe të parakohëshëm urdhëroi që t’i mundësohej pjesëmarrja në samitin e NATOs, gjë të cilën Mcinko e quajti përpjekje për puç kushtetues. Ky konflikt është vetëm pjesë e një problemi më të gjërë, ose më mirë të themi interpretimesh të ndryshme rreth kompetencave të presidentit. Analistët e përshkruajnë si konflikti më i shprehur institucional mes presidentit dhe qeverisë në politikën çeke.

Macinko nuk e fsheh adhurimin për Donald Trumpin dhe, në mënyrë akoma më të zjarrtë se qeveria paraardhëse liberal-konservatore e Peter Files, mbështet regjimin e Benjamin Netanjahut. Ambasadën çeke dëshiron t’a zhvendosë në Jerusalem, dhe para pak kohës, gjatë një vizite në Izrael deklaroi se Çekia është vendi më i sigurtë europan, dhe një prej më të sigurtëve në përgjithësi për izraelitët, sepse në të nuk ka emigrantë nga vendet islamike. Kundërshton sanksionet europiane kundër ministrit racist izraelit Itamar Ben Gvir, politikan i cili në të kaluarën është dënuar në Izrael për shkak të mbështetjes që i ka dhënë një organizate terroriste. Është për të ardhur keq se as adhuruesit e politikës së Havelit për të drejtat e njeriut nuk reagojnë ndaj deklaratave të Macinkos kur është fjala për islamofobi dhe mbrojtjen me çdo çmim të fanatikëve izraelitë.

Sharlatanë dhe të dëmshëm

Nëpër ministri emërohen sharlatanët, të bindurit, ndërsa këshilltarë dhe asistentë të deputetëve emërohen njerëz nga orghanizatat ultrakonservatore dhe ideologë të rrezikshëm. Kësisoj, influenceri tetëmbëdhjetë vjeçar Adam Shejn, i cili e konsideron veten si Çarli Kirku çek, është emëruar në zyrën për marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e mjedisit. Ministrinë në fjalë në fakt e drejton Filip Tureku, dhe jo i emëruari Igor Çerveny. Turekun, pasi presidenti e refuzoi dy herë ta emërojë ministër, Babishi e emëroi si komisar të qeverisë për politikën klimaterike dhe Green Deal-in. U hoq Drejtoria për mbrojtjen e klimës në Ministri, u eleminuan  masivisht vende pune ekspertësh, u shpall revizionimi i strategjisë klimatike, ndërsa administrata kundërshton haptazi ndalimin e shitjes së automobilëve me djegije të brendshme dhe rregullat e zvoglimit të emetimit të gazrave të dëmshëm.

Tomio Okomua, lideri i SDP-së, partia tjetër në koalicionin qeveritar të Babishit, sëbashku me ish kryeministrin dhe presidentin Vaclav Klaus (njëkohësisht edhe patron i Macinkos) foli në konferencën të cilën, në Bundestagun gjerman, e organizoi Alternativa për Gjermaninë (AfD). AfD-ja në Gjermani diskriminohet, deklaroi Okamura dhe uroi organizatorët hyrje të shpejtë në qeverinë gjermane. Vaclav Klausi, mik i shpeshtë i AfD-së, dënoi “demonizimin” e partisë të cilën shërbimi gjerman i sigurisë vitin e kaluar e ka shenjuar si ekstremistë. Disa folës kujtuan deklaratat e tij sipas të cilave, sikur të ishte gjerman, do antarsohej në AfD. Në fjalimin, në të cilin  fitoi edhe oivacionet e publikut, kritikoi demokracinë liberale, Bashkimin Europian dhe ideologjinë e gjelbër.

Në dhjetëvjeçarët e pavarësisë Çekinë e kanë shenjuar dy vizione për shoqërinë, njëra e Havelit, tjetra e Klausit. Megjithësë Klausi në grumbullimin e AfD-së të përmendur më sipër, u ankua se, për shkak të qëndrimeve të tij, nuk ka akses në mediat publike në Çeki, vizioni tij tani për tani po fiton. Gjithçka që paralajmëronte Haveli po vërtetohet, tregu i lirë pa kufizime morale dhe shoqërore shpi në korrupison, kapitalizëm mafioz, kliemntelizëm dhe formim të strukturave oligarkike. Portali i pavarur “Denik referendum” paralajmëron se urrejtja demonstrative ndaj normave, sulmet ndaj qytetarëve të orientuar majtas dhe liberalë, provokacionet dhe skandalet të përfaqësuesve më të lartë të Automobilistëve nuk janë qëllim në vetvete. Bëhet fjalë për stilin trumpist të komunikimit publik dhe largim i vëmendjes nga rënia e institucioneve publike, që u shërben atyre si një platformë për luftëra kulturore.

Qendra për analiza ekonomike dhe të tregut deklaron se në Çeki 300.000 fëmijë rriten në familje të ekspozuara me përjashtimin ose varfërinë. Ky rrezik transmetohet në mënyrë sistematike, nga njëra gjeneratë te tjetra. Ndërsa shoqëria çeke, nëse nuk dëshiron të dështojë më shpejt se ajo sllovake, duhet të gërmojë themele të reja të cilat nuk duhet të bazohen vetëm në gjithëfuqinë e tregut dhe idenë se suksesi përcaktohet vetëm nga aftësia dhe zelli i individit.

[i] https://ideje.hr/kraj-havelove-ceske-babis-stvara-zemlju-nepravde/

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026
FOKUS

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026
FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.