• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Zelensky në Beograd: “Thikë pas shpine” për Kosovën?

8 Gusht, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti nga Beogradi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se qëndrimi i Kievit nuk ka ndryshuar. Deklarata vjen në një kohë kur Kosova ka qenë një mbështetëse e fortë politike, diplomatike dhe humanitare e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus, ndërsa Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane ndaj Moskës. Ky kontrast ngre pikëpyetje të forta mbi reciprocitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbi peshën që vazhdojnë të kenë interesat historike mbi solidaritetin e krijuar nga lufta.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd, së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur nga Kosova në vitin 2008, Prishtina i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kosova po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Ndërkaq, Vuçiq tha se me udhëheqësin ukrainas ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak.

“Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta, kjo është çështje tjetër”, tha Vuçiq, i cili e mirëpriti Zelenskyn në vizitën e parë zyrtare të presidentit ukrainas në Serbi.

Vuçiq njoftoi se në Serbi, në mesin e shtatorit, do të hapet një fabrikë dronësh, në bashkëpunim me partnerë izraelitë.

“Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë shumë fabrika të tyre të dronëve”, shtoi ai.

Zelensky vizitoi Serbinë, shtet që është një nga të paktat vende në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ne duam paqe dinjitoze”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për arritjen e paqes.

“Çdo mundësi që ekziston në Uashington, Pekin, kryeqytetet e Evropës, mes partnerëve tanë në Lindjen e Mesme, në vendet e Gjirit dhe në të gjitha kryeqytetet e tjera dhe qytetet kryesore në mbarë botën”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se shteti i tij po zhvillon çdo lloj bashkëpunimi që mund t’i ofrojë popullit të tij qëndrueshmëri më të madhe dhe mundësi për t’u përballur me të gjitha sfidat e kësaj lufte.

Ai tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj BE-së për secilën prej 21 paketave të sanksioneve, por vlerësoi se kjo nuk është e mjaftueshme.

Zelensky tha se në raketat balistike ruse ka qindra mijëra komponentë që në Rusi mbërrijnë nga çdo kontinent.

“Vendosni sanksione ndaj furnizimit me komponentë për prodhimin e armëve ruse. Dhe është e rëndësishme që Rusisë të mos i jepet mundësia të fitojë miliarda”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas nuk iu referua faktit se Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por është një nga të paktat vende evropiane që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Vuçiq tha gjithashtu se Serbia nuk do të kundërshtonte që Ukraina të pranohej e para në Bashkimin Evropian.

“Ne kurrë nuk do të krijojmë problem, kurrë nuk do të themi na pranoni ne të parët, ne kemi filluar më herët”, tha presidenti serb.

Serbia dhe Ukraina po vendosin bashkëpunim, ndërsa të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht lidhjeve të Beogradit me Kremlinin.

Për çfarë u bisedua?

Zelensky tha se me Vuçiqin kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe për çështje që mund të forcojnë infrastrukturën.

“Ekzistojnë projekte konkrete zhvillimore dhe infrastrukturore, siç janë projektet e rindërtimit në Ukrainë, të cilat mund t’i zbatojmë së bashku”, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se autoritetet serbe i kishin premtuar më herët Zelenskyt se do të kujdeseshin për rindërtimin e një qyteti më të vogël që ishte goditur gjatë luftës.

“Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se Serbia ka ndarë ndihmë të konsiderueshme për Ukrainën.

Ai tha se beson se Ukraina do të jetë më e kënaqur në periudhën e ardhshme sa i përket ndihmës humanitare nga Serbia, para së gjithash për sektorin energjetik, me pajisjet që nevojiten për dimër.

“Besoj se pas përfundimit të luftës, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i madh edhe në planin e politikës së jashtme, në mënyrë që së bashku të mund të eksportojmë në tregje të treta, veçanërisht në kontinentin afrikan dhe aziatik”, tha Vuçiq.

Të dy udhëheqësit shprehën bindjen se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për tregti të lirë mes dy vendeve.

Gjatë vizitës së Zelenskyt u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Serbisë dhe Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve për bashkëpunimin në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

Zelensky mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa në aeroport e priti ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjelloviq Handanovq, ndërsa Vuçiq u takua më vonë me të gjatë një darke të organizuar.

Vizita ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërsa Zelensky mbërriti në Serbi tri javë pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, në të cilin Vuçiq ishte i vetmi udhëheqës që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët.

Në atë dokument thuhej se nevojitet rritje e presionit ndaj Rusisë me qëllim përfundimin e pushtimit të saj në Ukrainë.

Interesat historike mbijetojnë mbi realitetin e luftës

Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova kanë treguar një mbështetje të pakushtëzuar politike, diplomatike, ekonomike dhe humanitare ndaj Ukrainës që nga viti 2022, pas agresionit rus ndaj saj. Të dyja kanë qenë të qarta në qëndrimin e tyre në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah politikës së vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Edhe pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, Prishtina ka treguar një solidaritet dhe mbështetje të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës gjatë luftës. Kosova i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, ka ofruar mbështetje humanitare dhe ka qenë e hapur për të ndihmuar qytetarët ukrainas të prekur nga lufta.

Nga ana tjetër, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i është bashkuar sanksioneve evropiane ndaj Rusisë pas agresionit dhe pushtimit të Ukrainës. Beogradi vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Moskën, edhe pse njëkohësisht deklaron se respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Megjithatë, vizita e Zelenskyt në Beograd dhe deklarata e tij se Ukraina nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën tregojnë se, pavarësisht realitetit të ri të krijuar nga lufta në Ukrainë, Kievi vazhdon të ruajë qëndrimet e tij të vjetra politike.

Kjo është një dëshmi se si shtetet dhe lidhjet e vjetra historike vazhdojnë të ruajnë peshën e tyre në politikën ndërkombëtare, pavarësisht kontekstit aktual me të cilin përballet sot Ukraina.

Në rastin konkret, Ukraina kërkon mbështetje ndërkombëtare për integritetin e saj territorial dhe kundërshton ndryshimin e kufijve me forcë, ndërsa në rastin e Kosovës vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të mosnjohjes.

Në të njëjtën kohë, Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Pra, edhe në kushtet e një lufte që ka ndryshuar ekuilibrat në Evropë, interesat kombëtare dhe marrëdhëniet historike vazhdojnë të jenë përcaktuese në politikën e jashtme të shteteve.

Kjo tregon edhe një herë se në marrëdhëniet ndërkombëtare solidariteti nuk sjell gjithmonë reciprocitet dhe mbështetja nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimeve politike.

Në fund, çdo shtet vazhdon të mbrojë interesat e veta strategjike, edhe kur rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë në mënyrë dramatike.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026
FOKUS

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026
FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.