Zoran Meter-Geopolitikanews[i]
- Trumpi dhe Putini mund t’a kontrollojnë luftën ukrainase për një arësye fare të thjeshtë: Amerika me vite të tëra para shpërthimit të saj ideoi (dhe më në fund edhe sendërtoi) të gjitha bazat e mundshme që ajo të ndodhë e kësisoj mund t’a eleminojë kur të dojë, ndërsa Rusia është ajo që e ka shtruar rrugën për realizimin e synimeve të saj në Ukrainë me fuqi të madhe ushtarake së cilës forcat zyrtare të NATO-s kurrë nuk do të donin t’i kundërviheshin.
- A është fjala këtu për ardhjen e momentit të së vërtetës në raportet amerikoano-ruse, domethënë hyrjen në kulmin e tensionimit të tyre gjë e cila do të përcaktojë lëvizjet vendimtare? Mendoj se ky është pikërisht rasti, ja përse.
Raportet mes presidentit amerikan dhe atij rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë qënë përherë enigmë për analistët. Disa shprehen në mënyrë konstante mbi “kiminë” dhe mirëkuptimin e tyre të ndërsjelltë, të tjerë thonë se Putini e “ka në thes” Trumpin dhe se ky i dyti është i impresionuar nga i pari, ndërsa disa të tretë janë pasues të mjegullnajës sipas së cilës Trumpi është agjent i Putinit i cili është i detyruar të bëjë gjithçka e urdhëron ai.
Këtë tezën e fundit që në fillim të mandatit të parë të Trumpi e kanë përdorur shumë si rrëfim në hapësirën mediatike amerikane (dhe më pas në atë europiane) të kontrolluar nga ana e Partisë demokrate (dhe kjo është 90 përqind e mediave amerikane, domethënë ato të orientimit liberal) – dhe kjo është një stigmë (natyrisht asnjëherë e vërtetuar sepse nuk është e vërtetë dhe, sikur për ndonjë çudi të ishte e vërtetë –atëherë do të reagonin shërbimet amerikane të kundërzbulimit (FBI) dhe e tërë gjëja do t’a kishin prerë sipas mënyrës së tyre nëse nuk do të mund të vepronin ndryshe, dhe mundeshin me siguri), e cila e ka ndjekur Trumpin deri në fund të mandatit të parë dhe i’a ka bërë të pamundur veprimtarinë politike brenda ShBA-ve dhe në skenën ndërkombëtare në mënyrën si ai do të dëshironte, në përputhje me premtimet parazgjedhore.
Personalisht mendoj se njëfarë “kimie” mes Trumpit dhe Putinit me siguri ekziston, ata i lidh stili i qeverisjes i cili është padyshim autoritar (gjë që detyrimisht nuk përbën problem nëse pas autoritarizmit qëndrojnë kompetencat domethënë dija, vullneti i mirë për zgjidhjen e problemeve brenda vendit dhe të atyre ndërkombëtare, nëpërmjet eleminimit të shkaqeve themeltare dhe jo nëpërmjet “fikjes së zjarrit” i cili më pas, në çdo moment, mund të rindizet dhe mundësia e dëgjimit të këshillave të ekspertëve dhe më pas, mbi bazën e analizave profesionale nxjerrjen e konkluzioneve të sakta dhe ndërmarrjen e lëvizjeve praktike mbi bazën e këtyre konkluzioneve). Nëse ekziston e tërë kjo që sollëm më lart mes këtyre të dyve dhe në çfarë mase – këtë po i’a lë secilit në vetvete t’a gjykojë.
Megjithatë, ajo që është më e rëndësishmja, mendoj se të dy – si Trumpi ashtu edhe Putini – nuk ka dyshim se janë patriotë të vërtetë të cilët e duan vendin e tyre, mbrojnë intersat e tyre, dhe nuk duan t’i tradhëtojnë apo t’i shesin asnjëherë “për pesë aspra”.
Pra, as Putini nuk e “kontrollon” Trumpin as nuk është e kundërta. Respektohen (reciprokisht) duan dialog dhe synojnë kërkimin e zgjidhjes së problemit ukrianas me rrugë paqesore (padyshim) por gjatë këtij kërkimi nuk dëshirojnë t’i poshtërojnë vendet e tyre me vendime të këqija të karakterit afatgjatë (gjithashtu padyshim). Dhe këtu atëherë vimë të pyetja kryesore e cila do të zgjidhë (mos e dhëntë Zoti të mos e zgjidhë) luftën ukrainase: për të cilën nga të dy shtetet – ShBA-të dhe Rusinë, ajo përbën problem të vërtetë ekzistencial dhe jo “të stisur”? Dhe marrëveshja – kurdo që ajo të vijë- do të bazohet mbi këtë premisë dhe mbi asgjë tjetër.
Raporte nxehtë-ftohtë mbi zgjidhjen e luftës ukrainase
Pavarësisht nga variacioni i raporteve mes Putinit dhe Trumpit që në fillim të mandatit të dy të këtij të fundit në kuptimin nxehtë-ftohtë, kur bëhet fjalë për luftën ukrainase (presidenti paraardhës Joe Biden a priori refuzoi çfarëdolloj bisedimesh me kreun rus madje edhe ato të niveleve më të ulëta mes dy palëve) mund t’a thërrasin njëri tjetrin në telefon në çdo moment, për të penguar ecurinë e padëshiruar të ngjarjeve, të merren vesh për takime reciproke si dhe takime të delegacioneve të tyre etj.
Natyrisht, fakti se mund t’a thërrasin njëri tjetrin në telefon kur të duan, në vetvete, nuk është i domosdoshëm për rregullimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, por gjithsesi një gjë e tillë krijon hapësirë që të punohet mbi këtë dhe se dikur, kur të krijohen kushtet e nevojshme d.m.th. të krijohet ekuilibri përkatës i interesave – arrihet edhe marrëveshja mbi zgjidhjen e luftës ukrainase. Sepse pa bisedime amerikano-ruse, gjë e cila irriton shumë veta – kryesisht në Europë për shkak të politikave dhe strategjive plotësisht të gabuara që kanë ndërmarrë elitat politike në Europë në lidhje me angazhimin në luftën në fjalë dhe ku nëpërmjet retorikës së tyre histerike dhe lëvizjeve praktike ata vetë dhë në mënyrë të vetëdijshme i’a kanë mbyllur dyert dialogut me Moskën mbi zgjidhjen e kësaj lufte tejet të rrezikshme për vetë Europën – asnjë vatër krize në në botë, sidomos kjo ukrainasja nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqesore. Me fjalë të tjera: pa dialog dhe diplomaci ky konflikt luftarak ka qënë i dënuar të përfundonte me forcën e ushtrisë.
Meqënëse në këtë luftë gjithsesi e dimë se kush lufton direkt apo indirekt (kjo e dyta ka të bëjë me Rusinë dhe ShBA-të të cilat kanë tërhequr në lojë edhe të gjithë aleatët europianë në NATO) është e qartë se me çfarë do të përmbyllej një luftë e tillë totale, nëse nuk bëhet dialogu i domosdoshëm. Me kataklizmë – domethënë me luftë reciproke mes ShBA-ve dhe Rusisë pas së cilës asgjë nuk do të ketë rëndësi sepse edhe asgjë nuk do të mund të ndreqet.
Prandaj shoh dhe dëgjoj prej kohësh me neveri pseudoanalistë të ndryshëm kroatë dhe medemek ekspertë gjeopolitikë të cilët në të vërtetë nuk dinë të njohin asgjë jashtë kuadrit të shikimit bardhë e zi mbi botën të cilët nga lart, shtyhen mediatikisht në hapësirën publike si e vërtetë e pakundërshtueshme. Është e mundimshme t’i shohësh, shpesh edhe me keqardhje – sesi hidhen degë më degë në shtjellën e dezinformimeve, budallallëqeve dhe dëshmive të shtrembëruara të cilat më pas shpien rregullisht në konkluzione se ata në mënyrë të (pa)vetëdijshme gënjejnë vetveten dhe të tjerët. Përveç paaftësisë dhe mungesës së ekspertizës, natyrisht ka këtu edhe mjaft nepotizëm, karrierizëm dhe gjithçka tjetër, gjëra të cilat nuk duhet të kenë vend në të marrurit profesionalisht me gjeopolitikë, por gjithsesi le t’i lëmë mënjanë, sepse nuk e vlejnë t’i përmendësh, dhe historia heret apo vonë do t’i bëjë, këtë po e themi në mënyrë të butë, qesharakë.
ShBA-të dhe Rusia kontrollojnë luftën
Ajo të cilën njohësit e gjeopolitikës e dinë mirë është se as Trumpi dhe as Putini nuk duan që Ukraina të bëhet shkak për konflikt ushtarak mes dy superfuqive. Që të dy mund t’a kontrollojnë luftën ukrainase për një arësye të thjeshtë: Amerika me vite të tëra para shpërthimit të saj ideoi (dhe më në fund edhe sendërtoi) të gjitha bazat e mundshme që ajo të ndodhë e kësisoj mund ta eleminojë kur të dojë, ndërsa Rusia është ajo që e ka shtruar rrugën për realizimin e synimeve të saj në Ukraianë me fuqi të madhe ushtarake së cilës forcat zyrtare të NATO-s kurrë nuk do të donin t’i kundërviheshin.
Megjithëse për këtë vetë Rusia padyshim se mundohet dhe se edhe vetë pëson pasoja të rënda, të gjithë e dinë mire se ku shpie kjo luftë jo (vetëm) kundër Ukrianës, por për tërë Perëndimin në përgjithësi dhe me ngarkesën e sanksioneve të mëdha mbi shpinë, si dhe për shkak të raporteve specifike mes Moskës dhe Uashingtonit të cilët kanë edhe reperkusione globale, këtë luftë e bën “më njërën dorë të lidhur”, domethënë nuk përdor armën shkatrrimtare që e ka në dispozicion e cila ShBA-të, sikur të bëhej fjalë për luftën e tyre të cilën e kanë shpallur ekzistenciale pa shumë shpjegime për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, do të linte pas vetes vetëm hi dhe pluhur.
Emisari i Puninit sapo arriti në ShBA

Dje, disa media ruse informuan se lajmin sipas të cilit përfaqësuesi i veçantë i presidentit rus Vladimir Putin për investimet jashtë vendit, emisari i tij në negociata me palën amerikane dhe kreu i Fondit të fuqishëm të investimeve Kirill Dimitrijev arriti në ShBA dhe se të shtunën pritet të mbahet takimi i tij me kolegët amerikanë në Florida. Këtë lajm de facto e vërtetoi edhe CNN i cili zhvilloi një intervistë me zyrtarin e lartë rus.
Rusia është e interesuar për përfundim të shpjetë të konfliktet të armatosur në Ukrainë. Moska këmbëngul që t’a arrijë këtë nëpërmjet rrugës diplomatike. “Duam sa më shpejt ta përfundojmë këtë konflikt. Të gjithë duam që ky konflikt të përmbyllet në rrugë diplomatike”- tha ai.
I dërguari i Putinit shprehu bindjen se zgjidhja e krizës urkaianse është e afërt. Tha se kërkimi i një komproisi ecën sipas dinamikës normale dhe se ata që mendojnë ndryshe thjesht e kanë kuptuar gabim tërë situatën. Njëkohësisht theksoi se zgjidhja diplmatike në Ukrianë mund të arrihet vetëm nëse merren në konsideratë interesat e Rusisë.
Zëdhënësi i presidentit rus trajtoi në mënyrë të veçantë temën sipas së cilës forcat ruse në Ukrainë qëllojnë vetëm mbi objektivat ushtarakë. Gjithashtu deklaroi se samiti mes Trumpit dhe Putinit do të mbahet, por në një afat më të vonë nga ai i parashikuari në Budapest.
Rutte nuk ndan optimizmin me Dimitrijevin, u deklarua edhe “koalicioni i vullnetarëve”
“Gjatë konfliktit ukrainas Rusia ka pësuar humbje të mëdha njerzore dhe burime financiare dhe tani është i nëvojshëm një presion akoma më i madh ndaj Moskës”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një konferencë për mediat pas takimit të “koalicionit të vulletarëve” në Bruksel. Ai mendon se Moska arrin “rezultate periferike” në fushën e luftës me çmim shumë të madh, ndërsa Ukraina mbetet kurajoze, dhe Perëndimi vazhdin të veprojë.
E vërteta është se Putinit po i mbarojnë paratë, idetë dhe ushtarët. Presidenti Trump e ka thënë shumë mirë se duhet të qëndrojnë atje ku janë. Tani është koha të bëhet akoma më shumë presion ndaj Rusisë për të arritur një paqe të drejtë” – tha Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, të cilin e citon agjensia Haqqin.
Takimin e partpërmendur në Londër u kryesoi kryeministri britanik Keir Starmer i cili u bëri thirrje aleatëve që t’i sigurojnë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi dhe paraqiti taktikën e “presionit maksimal” mbi Rusinë. Kryeministri britanik mendon se ky koalicion, i përbërë nga 30 vende, duhet të rrisë përpjekjet dhe të eleminojë gazin dhe naftën ruse nga tregu, të përdorë pronën e ngrirë ruse për financimin e mbrojtjes ukrainase, të rritë mbështetjen për mbrojtjen antiajrore dhe të rrisë presionin ndaj Moskën nëpërmjet furnizimeve të rregullta me armë të largësihedhjes së madhe.
Shefi i Shtabit të forcave tokësore të ushtrisë franceze gjenerali Peirre Schill, deklaroi se Franca është e gatshme për të shpërndarë trupat e saj në Ukrainë si pjesë e ofrimit të garancive të sigurisë, ndërsa presidenti Emanuel Makron deklaroi në Londër se është i gatshëm të dërgojë avionët Mirage dhe raketat Aster në Ukrainë, si dhe të sigurojë trajnimin e ushtarëve ukrainas (info: faqja zyrtare e Pallatit Elizé).
Ndërkohë lufta në Ukrainë vazhdon me ashpërsi të pazvogluar. Ushtria ruse ka filluar një sulm pothuajse të paparë më parë kundër objektivave urkrainas, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, ndërsa ushtria ukrainase ka dëmtuar digën e liqenit artificial të Belgorodskit afër kufirit që ndan dy vendet.
Konkluzioni
Iniciativa e lartpërmendur “Koalicioni i vullnetarëve” si edhe gatishmëria e zyrtarëve politikë dhe ushtarakë francezë dhe britanikë për lëvizjet e mësipërme, në kuptimin praktik varet ekskluzivisht nga marrja e (mos)miratimit nga Donald Trumpi. Gjithçka rreth kësaj është vetëm propagandë e zyrtarëve europianë të cilët nuk vendosin për asgjë në mënyrë të pavarur kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve strategjike në luftën ukrainase. Trumpi është ai i cili në çdo moment, me një telefonatë të vetme në Kiev mund t’a përfundojë këtë luftë nëse do të dëshironte. Nuk ka lider europian që mund t’a pengojë atë.
Tani për tani Trumpi definitivisht nuk dëshiron, gjë që ishte e qartë edhe në “përmbysjen kopernikane” të tij për heqjen dorë nga samiti në Budapest të cilin e kishte propozuar vetë disa ditë përpara, dhe akoma më shumë me vendosjen e sanksioneve të tij të para kundër Rusisë qëkur ka filluar mandatin e dytë- kundër kompanive më të mëdha të naftës Rosnjeft dhe Lukoil. Duket qartë se Trumpi dhe “shteti i thellë” amerikan vazhdojnë të mendojnë se Putini mund të detyrohet të heqë dorë nga kushtet i tij të njohura për përfundimin e luftës dhe pranimin e atyre të Trumpit, të cilat (sa çudi!) janë identike me ato që kërkojnë edhe liderët europianë. Me këtë Trumpi, dy herë njëkohësisht, dërgon sinjale publike se nuk e përjashtin takimin me Putinin kur të krijohen kushtet e përshtatshme për një gjë të tillë. Pra, nuk ka dyshim se në këtë rast kemi të bëjmë me përpjekje për të rritur presionin me qëllim thyerjen e Putinit nëpërmjet sanksioneve të reja.
Sipas mendimit tim ky qëndrim është plotësisht i gabuar, por le t’ia lëmë kohës që të tregojë (pa)saktësinë e këtij pohimi dh t’i japim Trumpit “gjashtë muajt” e tij, aq sa në përgjigje drejtuar Putinit deklaroi se janë të nevojshme, për efektin e dhimbshëm të sanksioneve të reja që synojnë të dobësojnë ekonominë, ose më mirë të themi buxhetin e shtetit rus. Natyrisht me urimin që këto gjashtë muaj t’i presim gjallë dhe shëndoshë.
Normalisht, Putini u desh të përgjigjej ndaj heqjes dorë të Trumpit dhe vendosjes së sanksioneve dhe këtë e bëri, duke thënë më parë se Rusia është përherë e gatshme për vazhdimin e dialogut me ShBA-të. Por për këtë, për herë të parë dhe si kurrë më parë në mënyrë të ashpër paralajmëroi për përgjigjen ruse shkatrrimtare “madje edhe fatale”, nëse raketat Tomahowk fillojnë të fluturojnë në thellësi të Rusisë, në mënyrë që zëdhënësi i tij Dmitrij Peskov, vetëm një ditë më pas sqaroi se kjo ka të bëjë me të gjitha raketat me rreze të gjatë veprimi që i dorëzohen Ukrainës. Në këto rrethana të reja, Kirill Dimitrijevi arriti para dy ditësh në Shtetet e Bashkuara.
Dhe këtu jemi tani në fillim të këtij rrëfimi, domethënë analize. A është fjala për afrimin emomentit të së vërtetës në marrëdhëniet amerikano-ruse domethënë për hyrjen e tyre në kulmin e tensionimit i cili do të përcaktojë lëvizjet e tyre përfundimtare? Mendoj se pikërisht ky është rasti sepse një gjendje e tillë nuk mund të vazhdojë përjetësisht dhe se do të duhet që në një mënyrë ose në një tjetër të zgjidhet (e kësisoj më mirë sa më parë). Duke patur parasysh shkallën e arritur të deritanishme të këtyre raporteve, ku, përveç drejt deeskalimit mund të shkohet edhe në drejtimin plotësisht të kundërt, domethënë drejt një përshkallëzimi të paadministrueshëm – a nuk është atëherë më mirë të ekzistojë dialogu mes Moskës dhe Uashingtonit (qoftë edhe i dobët dhe prapa skene), pa vendosjen e kushteve parparake, domethënë: ose po ose jo?
Pyetjen i’a bëj para së gjithash atyre ekspertëve të mëdhenj të gjeopolitikës, domethënë atyre që e konsiderojnë veten të tillë dhe mediave të cilat u’a hapin dyrt katërsh. Do të ishte interesante të dëgjohej përgjigja e tyre për këtë pyetje të thjeshtë dhe domethënëse së cilës duhet t’i përgjigsh shumë thjesht- vetëm me “po” ose “jo”.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-mocni-putinov-izaslanik-stigao-u-sad-rjesenje-ukrajinskog-rata-je-blizu-je-li-to-bas-tako/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































