• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Absurdet ruse në luftën ukrainase që po çudisin mbarë botën

28 Tetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-[i]

Lufta ukrainase është luftë absurde në shumë gjëra, dhe kjo e bën gjithsesi historikisht unike në llojin e vet. Po paraqes, sipas mendimit tim, katër nga shembujt më të dukshëm të këtij absurdi, megjithëse jam i sigurtë se mund të gjenden edhe shumë më tepër.

I pari: dy fuqitë bërthamore, ShBA-të dhe Rusia – të cilat luftojnë reciprokisht mes tyre në terrenin ukrainas si forca proxy (ndërmjetësuese) në një fushëbetejë me implikime tejet të mëdha – i ekuilibrojnë me shumë vëmendje lëvizjet e tyre në mënyrë që të mos dëmtojnë shumë njëra tjetrën dhe kësisoj të vijë puna deri te përshkallëzimi i paparashikueshëm dhe i padëshiruar. Sepese atë është shumë e lehtë t’ia fillosh por tejet e vështirë (ndoshta edhe e pamundur) t’a ndalësh.

I dyti: ndërsa luftojnë me njëra tjetrën, paralelisht edhe negociojnë mvi atë se çfarë dhe cilat armë nuk(mundet) t’i dërgojnë ShBA-të ushtrisë ukrainase, cilët objektiva Kievi (nuk)mund të godasë në Rusi etj etj..

I treti: Rusia nuk dëshiron të përdorë potencialin e saj më të fuqishëm ushtarak në mënyrë që të mos i shkaktojë humbje vendit (Ukrainës pra) kundër të cilit e ka nisur ajo vetë luftën, gjë e cila bën që të vazhdojnë të vriten edhe një numur i madh ushtarësh rusë, ndërsa ushtria ukrainase gjithnjë e më shpesh me dronë me rrëze të gjatë veprimi po asgjëson sektorin  energjetik- strategjikisht i rënësishëm për Rusinë – gjë e cila sfidon haptazi madje edhe doktrinën  bërthamore të vitit të kaluar (mbi kushtet e krijuara, domethënë mbi kërcënimet reale nga ana e kundërshtarit që justifikojnë, domethënë shpien në një përgjigje bërthamare nga ana e rusëve).

I katërti: njëkohësisht Rusia (e cila, në ndryshim nga ShBA-të, përgjaket direkt) është e detyruar të pranojë shtetin me të cilin lufton proxy (pra ShBA-të) si ndërmjetës paqesor për ndalimin e po kësaj lufte – sikur të bëhej fjalë për ndonjë vend neutral.

Këtë të fundit Moska, natyrisht, nuk e bën pa vetëdije por gjithsesi i di mirë se vetëm me ShBA-të (Donald Trumpin personalisht) mund të luajnë rolin ndërmjetësues, sepse thjesht asnjë shtet tjetër i botës nuk e ka atë potencial. Cili është ai vend i botës që mund t’i bëjë presion ShBA-ve për të bërë lëshime dhe pranuar disa kushte që nuk i shkojnë atyre për shtat për ndalimin e luftës? Uashingtoni thjesht asnjëherë nuk do të pranonte që mbi drejtimin e procesit negociues në luftën të cilën de facto ata udhëheqin, si ndërmjetës të jetë përshembull Kina, India apo Brazili. Nga ana tjetër, Rusia kurrë nuk do të pranonte që këtë t’a bënte Britania e Madhe, Franca apo cidildo vend tjetër brenda Perëndimit të bashkuar- i implikuar thellë tashmë në konfliktin ukrainas në një mënyrë apo në një tjetër, duke patur parasysh se ata bëjnë çfarë u thotë Trumpi. Dhe e bëjnë pa kurrfarë kundërshtimi. Pra, Nuk ka kurrfarë kuptimi që Rusia të bisedojë me liderët europianë, sepse ata nuk vendosin për asgjë në mënyrë të pavarur. Atëherë këtë është më mirë t’a bëjnë direkt ShBA-të – dhe ky është qëndrimi i Moskës, gjë e cila është krejtësisht logjikshme dhe e kuptueshme.

Është tjetër punë nëse Moska është e bindur ose jo, në atë që mund të bëjë Trumpi nga këndvështrimi i tij për t’a përfunduar në mënyrë të drejtë luftën në Ukrainë? Personalisht besoj se ajo nuk është e bindur, por gjtihsesi i’a vlen të bëhen përpjekje, sepse, sikurse u tha më lart, rrugëzgjidhje tjetër thjesht nuk ka. Edhe vetë presidenti rus Vladimir Putin shumë herë personalisht, që nga ardhja e Trumpit në pushtet (madje edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore vitin e kaluar), ka folur publikisht se nga ana e ruësve do të ishte joserioze të mos i ofrohej Trumpit rasti që të negociojë me Moskën rreth përfundimit të luftës ukrainase qoftë edhe nëse ato do të përmbylleshin pa sukses.  Kësisoj askush në Moskë nuk ka shumë iluzione, ose më mirë të themi nuk dëshiron të vrapojë buzë greminës dhe të krijojë përshtypjen se me Trumpin gjithçka do të zgjidhet me sukses dhe se përnjëherësh kanë “për të lulëzuar trëndafilat” në raportet e ngrira thellë amerikano-ruse gjatë viteve të shkuara. Dhe për arësye se një “befasi” e mundshme negative nuk do të ishte pa dhimbje edhe për ata vetë edhe për qytetarët rusë.

Kreu shtetëror rus në lidhje me këtë çështje vepron si në atë fjalën e urtë popullore sipas së cilës shpresa vdes e fundit domethënë se i’a vlen të bëhen përpjekje për të siguruar me përgjegjësi intersat vitale, sepse për metodat radikale gjithsesi ka gjithmonë kohë. Pra, iluzione nuk ka ose sëpaku nuk ka tejet shumë, sepse Trumpi, sikurse e konstatojnë me të drejtë zyrtarët më të lartë rusë, para së gjithash është president i Amerikës dhe jo i Rusisë, dhe ai në mënyrë primare kurdoherë kujdeset të mbrojë interesat kombëtare amerikane. Në këtë kontekst Putini i tërheq vëmendjen atij, se edhe ai nga ana e tij, duhet të kujdeset për mbrojtjen e interesasve ruse dhe se për këtë, dhe nga kjo, në kontekstin e përmendur duhet gjetur kompromisi. A e kupton këtë Trumpi apo jo, diçka më shumë më vonë në këtë tekst.

Trumpi është produket i “shtetit të thellë” amerikan

Megjithëse shumë veta nuk bien dakord me mua kur pohoj se mandati i dytë i Trumpit është ekskluzivisht produkt i të ashtuquajturit shtet i thellë dhe jo i fuqisë dhe vullnetit të tij (sado që ato mund të jenë reale në sendërtimin e synimeve personale)- domethënë sipas bindjes time të thellë është pikërisht kështu.

Në ndryshim nga mandati i parë (kur në të vërtetë konsiderohej “anomali” ose kandidat dhe fitimtar i padëshiruar), qysh para fushatës zgjedhore për mandatin e dytë, Trumpit, papritmas, i’u hoqën nga rruga të gjitha pengesat e pakapërcyeshme për kandidaturën. I’u ndëprenë (i’u ngrinë, gjë që është shumë me rëndësi dhe interesante sepse gjithmonë mund të “shkrihen”, pra të vijojnë!) proceset gjyqsore të mëparshme, tejet të pakëndshme, për Trumpin dhe lirinë personale të tij, si dhe ndalim kanididimi për disa shtete demokrate; Partia demokrate, edhe përkundër rejtingut për faqe të zezë, këmbënguli për të sëmurin dhe të pafuqishmin Joe Biden si kandidat të saj, duke e zëvendësuar “në pesë minutat e fundit” me tejet jopopulloren Kamala Harris; në mënyrë të befasishme ndryshoi retorika e mediave mainstream të cilat deri në atë moment, në kuptimin e vërtetë të fjalës, e satanizonin Trumpin, në mënyrë që përnjëherësh nisën t’i japin jashtëzakonisht më shumë hapësirë për paraqitjen e qëndrimeve të tij dhe të programit të tij parazgjedhor; u përfshinë në ekipin zgjedhor të Trumpit miljarderë kyç nga bota e energjetikës, teknologjisë IT dhe mediave; shumë qetësisht, për kundërshtimin e pritshëm pas shpalljes së fitores së Trumpit, Partia demokrakte dhe presidenti atëbotë ende aktual Joe Biden (armiku i betuar i Trumpit, urrejtjen e ndërsjelltë as që përpiqeshin t’a fshihnin) nuk ndërmorrën bash asgjë në lidhje me kundërshtimin e saj, megjithëse për muaj me radhë më parë ishte krijuar përshtypja se nuk do t’a lejonin ardhjen e Trumpit në pushtet sepse në këtë rast mund të niste lufta civile e gjithçka tjetër.

Me fjalë të tjera, ndodhi menjëherë dorëzimi i qetë i pushtetit, pa kurrfarë protesta të qënësihme të rrugës e le më pastaj trazira nëpër qytetet kryesore të cilët i drejtojnë demokratët, dhe si ishin punët kur Trumpi nisi mandatin e tij të parë (kujtojmë vetëm antifën, afroamerikanin e vrarë nga policia Georg Floyd dhe nisjen e protestave masive të zezakëve dhe lëvizjeve të tjera majtiste dhe antiracore si puna e BLM – Black Lives Matter – detyrimi për të rënë në gjunjë të lojtarëve në stadiumet europiane dhe amerikane në kuptimin “që të gjithë jemi George Floyd) dhe gjithfarë lëvizjesh të tjera tejet të ideologjizuara që synonin destabilizimin e  sistemit politik të Trumpit të cilin ai e udhëhiqte dhe simbolizonte. Përnjëherësh të gjitha këto u zhdukën, ndërsa Trumpi qetë qetë erdhi me banim në Shtëpinë e Bardhë, nxorri që andej Bidenin sëbashku me orenditë e tij, dhe këtë simbol të fuqisë amerikane, e shndërroi në  Trump Tower-2, në të cilën sillet si perandor i vërtetë amerikan (imperator).

Pra, nëse ndokush më argumenton me fakte sesi ndodhi e gjitha kjo, pa miratimin, e sëpaku një pjese të rëndësishme, të “shtetit të thellë” jam i gatshëm të pranoj publikisht gabimin tim.

Më poshtë do të argumentoj akoma më shumë se përse jam i bindur se Trump 2.0 është produkt i “shtetit të thellë” dhe ndonjëfarë manipulimesh prapa skene ruse dhe hakerësh për manipulime dhe ndikime në zgjedhjet amerikane. Rusët nuk janë në gjendje të ndikojnë as në ato në fqinjësinë e tyre,  në vendet që vetëm tani vonë e kuptuan se ç’do të thotë të kenë shtetin e tyre  (shembulli më i mirë është pikërisht Ukraina, kur përveç që dy vendet kishin lidhje shumë të afërta, jeton edhe një bashkësi e stërmadhe, 7 milionëshe, ruse sëpaku dy herë më shumë sesa bashkësia urkaianse ruso-gjuhësore në Moskë e Ukrainës pararevolucionare), e si atëherë mund t’a bënin në shërbimet e sigurisë amerikane në rrjetin e ShBA-ve kur ndiqet çdo lëvizje e personave, organizatave apo shteteve armike të dyshimtë).

Në mandatin e parë të Trumpit Rusia është shpallur shtet armik

Qysh në vitin 2017 (pra në mandatin e parë të Trumpit), doktrina strategjike amerikane për sigurinë kombëtare e përcaktonte Rusinë si rivalin më të madh global amerikan (jo vetëm në një nivel të ulët nën nivelin e “armikut” gjë e cila në fakt do të thoshte luftë me këtë shtet) edhe para Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe organizatave të ndryshme terroriste, islamike, të cilët ndërkohë “u zhdukën” si kërcënimi primar për sigurinë kombëtare amerikane. Pra kjo ndodhi në një kohë kur askush në botë (përveç ndoshta strukturave të fuqishme në ShBA) as që e përfytyronte dot shpërthimin e luftës ukrainase e cila nisi vetëm me 24 shkurt 2022, në kohën e administratës së Bajdenit. Por ishte krijuar një rrëfim mediatik, i nxitur nga lojërat prapa skene, se Rusia ka vendosur Trumpin si fitues të zgjedhjeve, dhe se Trumpi dhe Putini duhen publikisht, se ai është i zhgënjyer me udhëheqësin rus, e gjithçka tjetër.

Pas shfronëzimit të Trumpit të padëshiruar dhe ardhjes në pushtet të Joe Bidenti erdhi puna deri te përshkallëzime dramatike të raporteve amerikano-ruse, dështimi i samitit Biden-Putin në muajin qershor të vitit 2021në Zvicër, paralajmërimet e fundit ruse dhe në fund ai i Putinit, në fund të po atij viti, lidhur me pranimin e kërkesave ruse për sigurimin e sigurisë straegjike ruse (dhe europiane) mbi këto baza gjë që shumë shpejt u hodh poshtë dhe e cila më vonë rezultoi me fillimin e invazionit rus në Ukrainë.

Strategjia e “shtetit të thellë” amerikan të cilën në admionistratën Biden e përfaqësonin këshilltari i tij për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe shefi i dimplomacisë, domethënë sekretari i shtetit Antony Blinken – politikanë të fuqishëm që krijuan politikën e jashtme amerikane (në mënyrë të veçantë atë ndaj Moskës), synuan në dhënien e goditjeve të rënda Moskës nëpërmjet sanksioneve të papara historikisht, krahas vendimit për ngrirjen e aktivave shtetërore ruse në depozitat amerikane dhe europiane. Paralelisht nisën procesin e ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën “derisa kjo të jetë e nevojshme” – duke detyruar me lëvizje të njëjta edhe të gjithë aleatët europianë dhe aziatikë (me përjashtim të Turqisë e cila e kundërshtoi një gjë të tillë megjithëse edhe ajo vetë e dënoi ashpër invazionin  rus). Gjatë dërgimit të armatimeve gjithnjë e më moderne amerikane në Ukrainë ata përdorën metodën “tërhiq e mos këput” (përgatitje afatgjata mediatike dhe sasi rreptësisht të kontrolluara dhe mundësi të kontrolluara luftarake të këtyre armëve), duke ekulibruar me shkathtësi buzë përshkallëzimit me Rusinë e cila në këtë fazë madje edhe haptazi kërcënonte me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Megjithatë, le ta quajmë kështu – “politika e butë” – e administratës Biden, nuk dha rezultatet e dëshiruara për plot tre vite qëkur nisi lufta. Nuk solli humbjen e paralajmëruar strategjike të Moskës, gjë që si parakusht duhej të ishte kundërofensiva ukrainase në verën e vitit 2023, e cila Moskën do të duhej t’a detyronte të nënshkruante paqen sipas kushteve të Kievit (lexo:Uashingtonit), të shkaktonte probleme të mëdha ekonomike dhe sociale në Rusi për shkak të sanksioneve të ashpra si dhe protesta masive të qytetarëve  të pakënaqur dhe mossuksesi i fushatës ushtarake të Putinit dhe rënien radikale të standartit të jetesës.

Meqënëse asnjë nga këto nuk ndodhën, ndërkohë që lufta direkte mes dy fuqive bërthamore është e pamundur, edhe si obsion, për të dyja palët – “shteti i thellë” amerikan, gjihnjë sipas mendimit tim, i’u drejtua pikërisht Trumpit të urryer më parë i cili do të përpiqej t’a zbuste Putinin me kiminë e padyshimtë që cila ka ekzistuar përherë mes tyre (kjo kimi – dhe këtë dëshiroj t’a theksoj edhe njëherë- kurrsesi nuk do të thotë se  ata të dy nuk janë patriotë dhe nacionalistë, dhe se janë të gatshëm të shesin intereat e vendeve të tyre për llogari të njëfarë dashurie të ndërsjelltë imagjinare. Këtë mund t’a mendojnë vetëm analfabetët gjeopolitike dhe ata që nuk njohin historinë dhe ngjarjet).

Nëse kjo kimi nuk ka sukses, Trumpi do të ketë duar të lira për forcime të reja të presioneve, madje edhe më të rrezikshme ndaj Putinit, sesa e ka bërë këtë administrata e Bidenit – por, sipas mendimit tim – edhe këtu pa kaluar kufirin i cili ShBA-të do t’i tërhiqte në konflikt direkt luftarak me Rusinë për shkak të Ukrainës.

Dhe tani u kthehemi asaj se çfarë mendoj unë për atë që karakterizohet si radikalizimin e përshpejtuar i raporteve mes ShBA dhe Rusisë.

Trumpi që në nisje ka luajtur një lojë të rremë

Që në fillim të hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi, për mendimin tim, luan lojë të rremë. Thënë më mirë, luan një lojë pokeri të ndërlikuar në të cilën i ka manipuluar plotësisht kundërshtarët e tij. Në fillim e nisi me sulme kundër kreut ukrainas Volodimir Zelenski duke e akuzuar si tregtarin më të madh, i cili sa herë që viziton ShBA-të, merr kur kthehet çantën me paratë e taksapaguesve amerikanë; pohoi se lufta as do të kishte filluar nëse ai do të kishte qënë në vend të Bidenit; aleatët europianë i poshtëroi në kuptimin e vërtetë të fjalës duke i vënë të gjithë në radhën e shërbëtorëve të Bidenit të cilat Amerikën dhe Europën e kanë shtyrë në Luftën e Tretë botërore me Rusinë dhe nuk kanë kurrfarë kartash të qarta në duat e tyre etj … etj.

Kulminimi i politikës gjoja antiukrainase dhe antieuropiane të Trumpit ishin thjesht një shfaqje televizive publike me fund të pakëndshëm ndaj Zelenskit gjatë vizitës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe shumë shpejt pas kësaj do të nisë bisedimet e para amerikano-ruse në Riad të cilët shokuan tërë botën.

Me këtë Trumpi dëshironte të arrinte dhe në të vërtetë edhe e arriti, për këtë jam i sigurtë, dy gjëra:

sëpari, mbështetje akoma më të madhe nga Putini dhe dëshirën që sa më parë të zgjidhë probliamin e luftës ukrainase dhe të kthejë në normalitet raportet amerikano-ruse të cilat deri atëherë ishin shumë të këqija;

dhe e dyta, paralalisht shkaktoi frikë të paparë në radhët e shteteve kyçe europiane se mos Trumpi i lë në baltë dhe “një nga një” përballë me Rusinë e cila tashmë ndjehet fitimtare. Rezultat i kësaj ishte përmbysja kopernikane e pozicioneve të udhëheqësve europianë (të cilët e urrenin haptazi Trumpin dhe, gjatë fushatës zgjedhore, madje edhe e fyenin në nivelin personal) në raport plotësisht praj vasali ndaj Trumpi dhe pranim jokrittik të gjithçkaje që ai u kërkonte (nga një marrëveshje për mbrojtjen tejet të papërshtatshme në muajin korrik, deri te marrëveshja e njëjtë tregtare të cilën, në Skoci, në emër të BE-së e nënshkroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pa pyetur paraprakisht asnjë prej antarëve të Unionit nëse ishin dakord ose jo me të. Këta, përveç disa kundërshtimeve të veçuara të zyrtarëve politikë të rangut të ulët ose ekspertëve nga sfera e shkencave ekonomike, nuk u përzinë shumë rreth kësaj sepse e dinin se më këtë i’a zinin për të madhe jo Ursulës, por Trumpit.

Ndërkohë, Trumpi, pas nisjes së takimeve fillestare mes delegacioneve amerikane dhe ruse dhe madje edhe pesë vizita të të dërguarit të tij personal Steve Witkoff të Punini në Moskë (gjë që ishte shenjë e qartë se bisedimet po shkonin në drejtimin e pritshëm nga Trumpi- paraprakisht Moskës dhe Kievit u ofroi planin e tij të paqes pothuajse detyrues rreth të cilit Moska shprehu disa vërejtje dhe pika nën të cilat nuk mund të shkohej) shumë shpejt e pau se gjërat nuk po shkonin në drejtimin e dëshiruar nga ShBA-të.

Për këtë një prej shanseve më të fundit për sukses ishte takimi i tij direkt me Putinin, gjë që edhe ndodhi në Alaskë. Por edhe atëherë jo në formatin dypalësh (kokë më kokë), por në shoqërinë e personazheve kyçe të të dyja palëve, të përfshirë që më parë në procesin e negocimeve. Sepse nuk ishte as në interesin e Trumpit dhe as të Putinit, që pas takimit të akuzoheshin mediatikisht për ndonjëfarë bisedimesh prapa skene në dëm të palëve të treta qoftë edhe nëse ato nuk ekzistonin.

Fryma e Alaskës është asgjësuar. Apo ndoshta ende jo?

Në ditën e Shën Mërisë, me 15 gusht të këtij viti në Alaksë u mbajt samiti i përmendur i cili rrëmbeu vëmendjen e tërë botës. Rezultatet e vërteta të tij fshihen edhe sot e kësaj dite – ose për shkak të ecurive të dobëta, ose për shkak të delikatshmërisë së asaj për të cilën, ndoshta, është arritur marrëveshje.

Ajo që u muar vesh atëbotë ishte pranimi nga ana e Trumpit të tezës së Putinit se kërkesa për paqe në Ukrainë nuk mund të plotësohet pa eleminimin e shkaqeve të vetë luftës, gjë që ishte lëvizje e madhe e Trumpit në raport me qëndrimin e mëparshëm, si edhe ajo që, duhet arritur paqe e qëndrueshme dhe jo ndërprerje e përkohëshme e luftës. Me fjalë të tjera, në Alaskë u arrit largimi nga rrëfimi global shumëvjeçar amerikan “mbi arritjen e paqes nëpërmjet forcës” dhe u kalua në sintagmën e arritjes së paqes “nëpërmjet ekuilibrit të interesave” dhe dialogut mes të barabartësh mes Moskës dhe Uashingtonit.

Por lumturia zgjati vetëm një ditë. Që pas takimit të Trumpit me udhëheqësit kryesorë europianë, si edhe me Ursula von der Leyenin dhe Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten, Trumpi e ktheu përmbys rrëfimin dhe i’u rikthye formulës së lartpërmendur të paqes nëpërmjet forcës.

Domethënë u muar vesh me liderët europianë se ata do të intesifikojnë blerjen e armëve amerikane (në përputhje me marrëveshjen e lartpërmendur) dhe atëherë ata vetë do t’ia dërgojnë Ukrainës, ndërsa ShBA-të tërhiqen definitivisht nga kjo.

Lëvizje brilante e Trumpit e cila, sëpaku sipas mendimit të tij, e kalon rrezikun e luftës ukrainase nga ShBA-të te aleatët europianë, të cilët tani duhet të vendosin vetë gjoja mbi mënyrën e zgjidhjes së luftës domethënë dëshirojnë t’a ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën ose jo.

Ky qëndrim i Trumpi për tërhjeqjen formale gjë që në praktikë nuk është e vërtetë (dërgesat e armëve amerikane pas kësaj në të vërtetë janë zvogluar sepse varen nga paratë europiane që janë gjithnjë e më pak, si dhe vullnetitn për kalimin e tyre pa garanci të forta që rezultatet në fund do të japin  frytet e dëshiruara, por navigacioni informativ satelitor amerikan në ndihmë të Ukrainës është ende i pranishëm, madje dhe më i fortë) nuk mund t’a kënaqë Putinin. Për këtë ai që në fillim të muajit shtator vendosi intensifikimin e sulmeve ajrore ruse në thellësi të Ukrainës – kryesisht mbi objektivat energjetikë dhe ushtarakë.

Me fjalë të tjera procesi i bisedimeve sipas drejtimeve të Trumpit sipas parimit “merre ose lëre” jo vetëm që hyri në pozicion pat, por de facto edhe u vjetërua.

Për këtë Uashingtoni, në marrëveshje me aleatët europianë, vendosi të lejojë Ukrainën për sulme me dronë në largësi kundër infrasrukturës energjetike ruse. E kuptuan se mënyra e deriatëhershme e bërjes së luftimit nëpërmjet cfilitjes i leverdiste Moskës dhe se ajo mund ta vazhdonte atë edhe për një kohë të gjatë, ndërsa problemet për Ukrainën, por edhe për Europën, po bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Konkulduan  se deri te paqa mund të shkohet nëse fillon asgjësimi i burimeve të buxhetit rus dhe me këtë edhe financimi i luftës- pra nafta. Dhe kjo jo vetëm nëpërmjet goditjeve të sakta me dronë ukrainas (të cilët i udhëheqin  satelitët amerikanë sepse Ukraina nuk e ka një mundësi të tillë) por edhe sanksione shtesë kundër “flotës ruse në hije”, gjë që vështirëson eksportin e naftës ruse.

Pikërisht pas këtyre ngjarjeve nisi të shtrohej pyetja nëse samiti në Alaskë ishte përfundimisht i vdekur?

Kësaj pyetje është e vështirë t’i japësh përgjigjë. Asnjëra palë – as Moska dhe as Uashingtoni – ende nuk guxon zyrtarisht të shpallë se fryma e samitit të Alaskës ka vdekur. Këtë para pak kohësh e bënë vetëm zyrtarë të veçantë të rangut të ulët rusë, si puna e zëvendësministrit rus të punëve të jashtme Sergej Rjabkov, por përgënjështrimi mbi “vdekjen e frymës së Alaskës” erdhi menjëherë të nesërmen nga Kremlini (zëdhënësi i Putinit Dmitrij Peshkov). Duke patur parasysh se një prej diplomatëve me më ekspreiencë dhe më të fuqishëm për “devijimin” e mësipërm nuk pësoi asnjë pasojë politike dhe as mori ndonjë vërejtje (“para përjashtimit”) mund të supozohet se për një pohim të tillë ai ka patur paraprakisht miratimin nga lart. Ose më mirë të themi se ajo kishte si qëllim presionin e Putinit mbi Trumpin.

Lojëra me raketat Tomahawk

Jo shumë kohë më vonë u bënë aktuale edhe kërcënimet e Trumpit në drejtim të Putinit, me të cilin i pari është “shumë i zhgënjyer”, mbi mundësinë e dërgimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi Tomahawk për Ukrainën, gjë për të cilën ishte gati të jepte lejen menjëherë. Megjithatë, edhe në Moskë edhe në disa media të veçanta perëndimore deklarata interpretohet më së shpeshti ndoshta si mjeti i fundit i presionit ndaj Putinit për të bërë lëshime dhe për t’iu afruar arritjes së marrëveshjes.

“Benzinë shtesë zjarrit” duhej t’i hidhte edhe deklarata e ministrit amerikan të luftës Pete Hegseth në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel me 15 tetor, kur tha se Amerika dhe aleatët e saj sëbashku duhet t’i ofrojnë ndihmë më të madhe ushtarake Ukrianës, se europianët duhet të blejnë akoma më shumë armë amerikan, dhe se ministria e tij (Pentagoni) në këtë kuptim është e gatshme të bëjë gjithçka i kërkohet që të tregohet se Amerika është vendi i vetëm në botë që i zgjidh problemet në mënyrën e tij dhe se këtë do t’a bëjë edhe ndaj Rusisë me aktivizimin e politikës së përmendur më lart të “arritjes së paqes me ndihmën e forcës”. Por megjithëse në këtë takim nuk u përmendën dërgesat e Tomahawkëve, këto fjalë të Hegsethit do të duhej, nga pozitat e Uashingtonit, ndoshta, të ishin të mjaftueshme për “zbutjen” përfundimtare të Putinit.

Megjithatë, vështirë të jetë kështu. Rusia nuk pranon të bisedohet me të “nga lart”. Putini që më përpara është përgjigjur se Toamahwkët në Ukrainë do të ishin “shkatrrimtarë për raportet amerikano-ruse”, ndërsa unë do të guxoja të thoja – definitivisht do të shpinin edhe në humbjen e pozicionit të ndërmjetësit nga ana e Trumpit gjë që për të cilën u fol në hyrje të këtij teksti dhe që ai kurrsesi nuk dëshiron t’a humbasë.

Përveç kësaj, megjithëse kjo nuk është shenjuar si kërcënim (por e kuptuan si të tillë të gjithë në botë sepse ishte e qartë se ky ishte synimi i saj). Putini në samitin e shteteve të ZND-së në Dushnabej (Taxhikistan) tha se sëshpejti do të ndodhë demonstrimi i armës më të re dhe më të fuqishme ruse. Nuk hyri më gjatë në detaje përse bëhej fjalë, por vetëm konstatoi se ajo mund të përdoret nga ajri dhe nga deti. Krejtësisht e mjaftueshme për të nxitur fantazinë e rusëve, dhe shqetësimin e profesionistëve perëndimorë, përfshirë edhe atyre të Pentagonit. Sepse deklarata të këtij titpi nga ana e Putnit nuk janë “fjalë të hedhura në erë”. Janë vërtetuar gjithmonë në praktikë, si në rastin e shfaqjes së raketave me rreze të gjatë veprimi Kalibr (versioni bashkëkohor i Toamahwkut amerikan, gjë që ishte befasi e madhe për Perëndimin, e cila u demonstrua për herë të parë pak kohë pas ndërhyrjes ruse në Siri në mbrojtje të presidentit të atëhershëm Bashar Assad), për të vijuar më pas me raketat hipersonike balistike me rreze të mesme Kinxhal, pas shfaqjes para pak kohëve të raketave me rreze të gjatë veprimi Oreshnik.

Përveç kësaj, dorëzimin e raketave Tomahawk Kievit do t’a konsideronte si kalim të luftës urkainase me ndërmjetësinë amerikano-ruse në konfrontim direkt amerikano-rus nga e cila vështirë se mund të ketë kthim pas. Sepse, dorëzimi i Tomahawkëve Ukrainës (vend i cili nuk është antar i aleancës së NATO-s) de facto do të thoshte përdorim i parë i një arme strategjike amerikane. (është Tomahawk sepse mund të transportojë koka me mbushje bërthamore megjithëse gjoja raketa të tilla në ShBA nuk ka më, por kjo nuk do të thotë se ato mund të rishfaqen) kundër një fuqie tjetër bërthamore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Një gjë e tillë do t’i zhvlerësonte plotësisht marrëveshjet, rregullat dhe kufizimet e deritanishme, të cilat janë zbatuar në këtë fushë dhe kanë përcaktuar kuadrin e sjelljes së ShBA-ve dhe Rusisë (më para BRSS) në sferën  e sigurisë strategjike reciproke globale.

Më besoni, të gjitha këto gjëra i di fort mirë edhe Donald Trumpi, e akoma më shumë edhe “shteti i thellë” i cili qëndron pas tij.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-ruski-apsurdi-u-ukrajinskom-ratu-koji-sokiraju-svijet/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026
FOKUS

Bëhet publike marrëveshja mes ShBA-ve dhe Iranit

17 Qershor, 2026
FOKUS

Diplomacia e Gazit dhe Algoritmeve: Dritëhijet e Tiranës zyrtare, a po e thyen tabunë evropiane me Azerbajxhanin?

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Këshilli Europian vendos kontakt diplomatik me Rusinë

18 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

18 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen historike për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

18 Qershor, 2026

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

18 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.