Industria e fuqishme ushtarake dhe pozita gjeopolitike e kanë transformuar Turqinë nga një partner problematik në shtyllë kryesore të mbrojtjes atlantike në dyert e Orientit. Samiti i NATO-s në Ankara është kurorëzimi i kursit të pavarur gjeopolitik të Erdoganit i cili, edhe përkundër sanksioneve të mbetura për shkak të blerjes së sistemeve antiajrore ruse S-400 e detyroi Uashingtonin dhe kryeqytetet europiane të pranojnë realitetin e ri në të cilin Turqia është bërë arkitekti kryesor dhe udhëheqësi teknologjik i sigurisë europiane.
“Mos ban si i fortë! Mos u ban budallë!”, e paralajmëronte Trumpi kolegun turk Rexhep Taip Erdogan në letrën, e cila në vaktin e saj, i pati shokuar qarqet diplomatike. Ishte kjo në vitin 2019, kur presidenti amerikan kërcënoi haptazi se do t’a asgjësonte plotësisht ekonominë e këtij kombi euroaziatik nëse Ankaraja nuk i përmbushte kërkesat e Uashingtonit. Në atë periudhë turbulente, dy liderët u përplasën pothuajse në të gjitha frontet: që nga mbështetja direkte që i ofronte Uashingtoni forcave kurde në Siri, nëpërmjet mbylljes së hapësirës amerikane në Turqi, e deri te sanksionet rigoroze të cilat Shtetet e Bashkuara i vendosën Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve antiajrore ruse S-400. Kjo blerje u konsiderua si kërcënim direkt dhe i papranueshëm ndaj arkitekturës së sigurisë së aleancës Veriatlantike.
As marrëdhëniet me partnerët europianë në atë kohë nuk është se ishin më të mira. Erdogani kërcënonte rregullisht me hapjen e kufinjve për miliona refugjatët të cilët do të përmbytnin Europën, ndërsa kriza diplomatike arriti kulmin kur presidenti turk ishte një hap afër dëbimit të dhjetë ambasadorëve perëndimorë sepse kishin bërë thirrje publike për lirimin e “filantropit” të burgosur Osman Kavale.
Sot, në verën e vitit 2026, këto kriza të thella diplomatike duken si një e kaluar e largët dhe pothuajse e harruar. Turqia në sytë e Perëndimit nuk konsiderohet më si aleat i paparashikueshëm dhe i pakëndshëm e cila qëndron në dy karrike, duke i’u afruar Moskës ndërsa ndërkohë troket në dyert e kryeqyteteve europiane. Ndërkohë Ankaraja është transformuar në shtyllë kryesore e mbrojtjes atlantike në vetë dyert e Lindjes së Afërt dhe Detit të Zi, duke u pozicionuar kësisoj si partner i paaanashkalueshëm në sektorin e sigurisë globale.
Këtë ndryshim radikal të paradigmës e pohoi edhe vetë Donald Trumpi para disa javësh, kur deklaroi zyrtarisht pjesmarrjen në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili mbahet në Ankara, duke theksuar se këtë e bën ekskluzivisht me ftesën e mikut të tij Erdogan. Lideri republikan madje paralajmëroi se do të mund t’a befasojë aleatin turk me dritën jeshile për shitjen e motorëve kyç reaktivë, teknologji e cila është e domosdoshme për Ankaranë për zhvillimin e avionëve të saj të gjeneratës së pestë, gjë të cilën Turkija po përpiqet pa sukses ta bëjë që prej disa vitesh.
Ky harmonizim i rëndësishëm i kartave të politikës së jashme të Ankarasë, sikurse theksojnë analistët kryesorë, ka nisur menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale turke në vitin 2023. E përballur me krizën dramatike inflatore, Turqisë iu desh të ndreqte urgjentisht marrëdhëniet me vendet e rajonit, ndërsa këmbëngulte të zinte pozicionin e ndërmjetësit neutral në luftën ukrainase dhe konflikteve kronike në Lindjen e Afërt. Kjo përmbysje pragmatike i solli Ankarasë pikë të mëdha diplomatike, ndër të cilat ndajmë në mënyrë të veçantë marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, e arritur në bashkëpunim me Kievin, Moskën dhe Kombet e Bashkuara, gjë me të cilën u evitua kriza globale ushqimore.
Në prapavijën e këtyre sukseseve diplomatike, industria ushtarake turke përjetoi një ekspansion të paparë. Prodhimi i avionëve turq pa pilot u bë një prej faktorëve kyç të mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa ky sukses operativ tërhoqi vëmendjee e veçantë të antarëve të tjerë të NATO-s. Aleatët tani kërkuan me ngut ndryshimet në strategjinë kolektive të mbrojtjes në momentin kur Trumpi kërcënon me zvoglimin e trupave amerikane në truallin europian. Të dhënat statistikore ilustrojnë qartazi këtë afrim gjeopolitik: që nga më shumë se 10 miliardë dollarë, aq sa është eksporti turk i prodhimeve të industrisë ushtarake në vitin 2025, dhe më shumë se gjysma janë realizuar me partnerë brenda aleancës së NATO-s.
Kjo është strategji jashtëzakonisht logjike dhe e ideuar miurë, sepse Turqia nuk zotëron burime të saj të naftës, gazit dhe as ka energji me bollëk, por zotëron pozicion tejet të rëndësishëm gjeografik. Ankarasë i është dashur të gjejë mënyra alternative në mënyrë që të materializonte këtë rëndësi gjeografike, dhe imponimi i saj si partner kyç industriual në sferën e mbrojtjes doli se ishte zgjidhje ideale.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, e përshkroi këtë dukuri si “revolucion industrila mbrojtës” turk, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë kompani të tilla si “Arca”, të cilat me agresivitet kanë depërtuar sukseshëm në tregjet ushtarake të Europës Lindore. Turqia nuk dëshiron më të jetë blerës pasiv i teknologjisë perëndimore; ajo tani ka vendosur kooperim aktiv me Italinë, krijon lidhje të forta me sektorin privat në vendet perëndimore dhe fillon programe të përbashkëta mbrojtje me Spanjën. Ankaraja i përdor këto kanale alternative në mënyrë që të sigurojë prani afatgjatë në tregun kërkues europian. Zyrtarë nga zyra e presidentit turk nënvizojnë me krenari se Turqia nuk është më shtet i cili fizikisht ruan kufinjtë e jashtëm të aleancës së NATO-s, por është bërë edhe aktor themelor në të gjithë çështjet strategjike dhe me këtë edhe e së ardhmes së aleancës.
Megjithatë, në rrugën drejt integrimit të plotë, Ankaraja ka ende një guralec në këpucë. Është fjala për sistemet e famshme antiajrore S-400, të cilët ekspertët teknikë të NATO-s i konsiderojnë absolutisht jo kompatibël me sistemet e Aleancës për shkak të rrezikut të lartë nga spiunazhi elektronik dhe mbledhja e të dhënave nga ana e Moskës. Mbasi pagoi me një çmim marramendës prej 2,5 miliardë dollarësh këtë teknologji të shtrenjtë ruse, në fakt këto sisteme Turqia nuk i ka vënë kurrë në funksionim operativ. Bateritë tejet të shtrenjta të raketave janë maganizuar në një lokacion të fshehtë, larg syve të publikut. Pashfrytzueshëmria reale e tyre brenda sistemit ajror të inegruar të NATO-s u bë e dukshme gjatë konflikteve të fundit në të cilët ishin të përfshirë edhe ShBA-të, Izraeli dhe Irani. Kur katër projektilë shkelën hapësirën ajrore turke, ata nuk i goditën sistemet tashmë turke S-400, por i neutralizuan sistemet mbrojtëse nën komandën e NATO-s.
Në mënyrë që të kompensojë të gjithë këto deficite, Italia, në kuadrin e planeve mbrojtëse të Aleancës ka dislokuar sistemet e saj moderne antiajroe në Konja, në qendër të Anadollit. Njëkohësisht, Aleanca ka demonstruar angazhim të fortë për forcimin e kufinjve të Turqisë me dërgimin e baterive të tjera raketore Patriot në bazën ushtarake në Incirlik. Duke patur parasysh se probleme të tilla zgjidhen përkohësisht nëpërmjet ekucioneve të sigurisë, por gjithsesi nuk eleminojnë problemin politik, mediat truke prej muajsh spekulojnë mbi mënyrat kreative me të cilat Ankaraja synon ta zgjidhë në mënyrë elegante këtë problem të ngarkesës ruse.
Nëj nga obsionet i cili përmendet më shumë dhe më shpesh, është dislokimi potencial i sistemeve S-400 në Somali, shtet me të cilin Turqia mban marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike. Lajmeti mediatike sugjerojnë se Erdogani gjatë një vizite të para pak kohëve në Turkmenistan madje i dëshmoi presidenti Vladimir Putin mundësinë e rikthimit fizik të baterive të diskutueshme në Rusi, megjithëse Kremlini shumë shpejt e përgënjështroi zyrtarisht ekzistencën e një kërkese të tillë.
Administrata amerikane mbetet e palëkundur kur bëhet fjalë për procedurat formale ligjore. Sipas ligjeve në fuqi në Uashington, Turqia nuk mund të ketë dhe as të përdorë operativisht sistemet S-400 nëse dëshiron të rikthehet në programin prestigjoz të avionëve luftarakë F-35. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Donald Trumpi e përjashtoi me urgjencë Ankaranë nga ky konsorcium ndërkombëtar menjëherë mbasi në truallin turk aterruan pjesët raketore ruse. Megjithëse rikhtimi i plotë në F-35 nën sanksionet aktuale ende nuk qëndron foret mirë në këmbë, Turqia tani fokusohet në një synim pragmatik: marrjen e motorëve reaktivë amerikanë të cilët do të nisë flotën e saj ajrore në zhvillim e sipër.
Analistët ushtarakë dhe financiarë mendojnë se pikërisht ky koncesion është kompromisi më i mundshëm. Në këtë arranzhim teknologjik qëndron edhe testi real i gatishëmrisë së Uashingtonit dhe Ankarasë për të hapur një kapitull plotësisht të ri në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
Brenda estabilishmentit amerikan të politikës së jashtme vërehet njëfarë zbutjeje e retorikës. Disa zyrtarë të lartë dhe ish përfaqësues dipolmatikë paralajmërojnë se disa lëvizje të shteteve të pavarura shpesh janë të prirura për interpretime dhe politizime të tepruara. Blerja e sistemit rus S-400 përkohësisht e prishi pamjen e gjërë të besnikërisë turke, sepse në të njëjtën periudhë aleatë të tjerë brenda NATO-s i dislokuan kapacitetet e tyre ushtarake në mënyrë që të mbronin Turqinë nga kërcënimet potenciale ruse të cilat vinin nga fushëbetejat siriane.
Parë nga perspektiva e sotme, bashkëpunimi mes Ankarasë dhe Moskës kur nuk është se ka qënë aq i thellë dhe ideologjik sa është intepretuar kjo në Perëndim. Treguesi më i mirë për këtë është bashkëpunimi jashtëzakonisht korrekt, pragmatik dhe ushtarak të cilin Turqia e mban vazhdimisht me Ukrainën. Turqia e ka transformuar rolin e saj brenda aleancës në shumë aspekte, në mënyrë të veçantë nëpërmjet marërdhënieve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, por gjithsesi ajo ruan ende me xhelozi pozicionin e saj të neutralitetit strategjik, duke mbajtur kanale të hapura të komunikimit drejt Rusisë, por ashtu edhe Kinës. Mbajtja e një balancë të këtillë është detyrë tejet e ndërlikuar, por Ankaraja deri tani ka arritur të notojë me sukses në këto ujëra të paqeta.
Ekspertë të pavarur shohin shenja të qartë dhe të njëmendta të largimit gradual të Ankarasë nga Moska. Kj prirje është bërë e qartë sidomos pas rënies dramatike të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, i cili gëzonte mbështetjen e fortë të Rusisë, dhe në vendin e të cilit erdhi një strukturë e re administrative e afërt me interesat kombëtare dhe të sigurisë turke. Medgjithëse Turqia gjatë dy viteve të para të invazionit rus në Ukrainë pati një përfitim të rëndësishëm ekonomik nga izolimi perëndimor i Rusisë, Ankaraja në këta muajt e fundit e ka zvogluar në mënyrë sistematike vartësinë energjetike nga Moska. Kjo është arritur me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh dypalëshe me vendet fqinjë, ndërsa ndërkohë bankat turke dhe organet rregullatore kanë nisur kontrolle rigoroze, duke mbyllur në mënyrë efikase hapësirën për kompanitë ruse dhe individët të cilët, nëpërmjet territorit të Turqisë, anashkalojnë sanksionet financiare ndërkombëtare.
Ky evolucion në sjelljen turke nuk është vetëm rezultat i ndryshimit të kursit të politikës së jashtme turke, por përbën edhe një paketë të gjërë të kërkesave eksplicite të cilat Donald Trumpi i ka vënë Ankarasë si kusht për resetimin e marrëdhënieve me Uashingtonin. Është domethënës fakti se diversifikimi i burimeve turke të energjisë dhe distancimi gradual erdhi menjëherë mbas vizitës së Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor 2025. Megjithëse detajet e bisedimeve pas dyerve të mbyllura nuk u bënë publike në mënyrë të plotë, lëvizjet e bëra në terren flasin qartazi për natyrën e marrëveshjeve të arritura.
Ende nuk është e qartë sesa e irriton Vladimir Putinin ky afrim i përshpejtuar i Ankarasë me strukturat e NATO-s, por është fakt i pakundërshtueshëm se presidenti rus nuk e ka vizituar Ankaranë që prej pothuajse gjashtë vitesh. Ankaraja përpiqet edhe më tej të pozicionohet si mediator ideal mes Moskës dhe Kievit, por edhe vetë pëson dëme direkte nga aksionet ushtarake ruse, si puna e sulmeve të para pak kohëve në të cilët është goditur anija që transportonte metan në Odesë dhe është shkatërruar baza e avionëve pa pilot Bayraktar në afërsi të kryeqytetit ukrainas.
Samiti i NATO-s në të cilin vend organizator është Turqia, erdhi në një moment kur brenda NATO-s po zhvillohen debate serioze mbi strukturën e saj shumëvjeçare. Ministria turke e mbrojtes thekson se periudha nëpër të cilën po kalojmë nuk duhet konsideruar si krizë e aleancës, por si proces i nevojshëm adoptimi me mjedisin radikalisht të ndryshuar të sigurisë. Ankaraja beson fort se Uashingtoni nuk ka synim real të tërhiqet plotësisht nga aleanca, por presioni amerikan ka si qëllim t’i detyrojë aleatët europianë të ndërmarrin përgjegjësi tejet më të madhe për sigurinë e tyre. Turqia, në këtë kontekst, ofron kapacitetet e saj si zgjidhje reale për dificitet europiane. Dijetarët turq para pak kohësh kanë bërë publike ekzistencën e planeve të avancuara brenda aleancës për dislokimin e një korpusi të ri shumëkombësh me seli në Turqi, si dhe nisjen e inciativës së sigurisë në Detin e Zi, e cila përfshin misione të përbashkëta për pastrimin e minave në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Edhe përkundër benefiteve të qarta gjeopolitike dhe ushtarake, marrëdhëniet e Truqisë dhe Europës kontinentale vazhdojnë të jenë të ngarkuara me mosbesimin e thellë historik. Europa dhe NATO padyshim që kanë nevojë për Turqinë në planin gjeostrategjik, por administrata brukseliane dhe institucionet kyçe të Bashkimit Europian vazhdojnë të shprenin vetëpërmbajtje kur vjen puna për integrimin e Turqisë në inicitiavat e përbashkëta europiane për mbrojtjen. Kryqytetet europianë ruajnë një shkallë të lartë përbuzje ndaj regjimit të Erdoganit, pa marrë parasysh ftohjen e marrëdhënieve me Rusinë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmëroi publikisht se Europa rrezikon të bjerë nën ndikimin e jashtëm malinj të boshtit trepalësh të përbërë nga Rusia, Kina dhe Turqia, gjë e cila parë në një periudhë afatgjatë do të ndërlikojë stabilitetin dhe mënyrën e jetësës së qytetarëve europianë. Erdogani iu përgjigj këtyre kritikave në stilin e tij të njohur dhe të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se Europës i nevojitet tejet më shumë Turqia sesa Turqisë i nevojitet Europa.
Samiti i mbajtur në kryqytetin turk ka famën një prej takimeve më të paparashikueshme në historinë e Aleancës. Presioni që vjen nga pala amerikane, dhe i cili ka të bëjë me rritjen drastike të buxhetit për mbrojtjen, është bërë konstante e cila do të shpjerë në konflikte të ashpra verbale gjatë takimeve zyrtare. Në shënjestër të kritikave të Uashingtonit gjenden edhe vende si puna e Spanjës, e cila vazhdon edhe më tej të mbajë një qëndrim pak a shumë të përmbajtur ndaj rritjes së beftë të buxhetit.
Gjithsesi faktori kryesor i samitit do të jetë sjellja e Donald Trumpit, i cili në Ankara vjen me synimin e qartë që të kritikojë të gjithë ata që nuk i ofruan mbështetje adekuate operacioneve ushtarake dhe interesave amerikane në rajonin e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit. Trumpi në prag ta ardhjes deklaroi haptazi se nuk do të kishte marrë pjesë në këtë samit sikur të mos kishte marrë ftesën direkte nga ana e liderit turk Erdogan, të cilin momentalisht e rreshton ndër partnerët e tij më të afërt dhe më të besueshëm në skenën ndërkombëtare.
Gjatë vitit të kaluar dhe në mënyrë të veçantë gjatë samitit paraardhës në Hagë ku presidenti aemrikan imponoi në kuptimin e vërtetë të fjalës buxhetin deri në pesë përqind të PBB-së për mbrojtjen, qeveritë europianë ishin të detyruara ta pranonin këtë realitet të ashpër. Uashingtoni nisi të realizojë kërcënimet e tij me tërheqjen e pjesshme të efektivëve ushtarakë amerikanë nga kontinenti europian, gjë e cila u bë simbol i hendekut të thellë mes dy brigjeve të Atlantiku. Sekretari i përgjithëm i NATO-s Mark Rute investoi përpjekje të mëdha, nganjëherë edhe poshtëruese, që ta mbante Trumpin brenda orbitës së aleancës, por tani përballet edhe me rezistencën e hapur të disa qeverive europiane të cilat nuk dëshirojnë më të tolerojnë sulmet e vazhdueshme verbale nga Shtëpia e Bardhë.
Tensionet mes Uashingtonit dhe administratës së kryeministres itialiane Giorgia Meloni janë bërë plotësisht pubike, ndërsa presidenti francez Emanuel Macron nuk e fsheh zemërimin e shkaktuar nga fakti se tërheqja e trupave amerikane nga Europa po realizohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime paraprake ose planifikim të përbashkët me aleatët në terren. Kurrë më parë në historinë e aleancës së NATO-s nuk ishte shënuar një sasi kaq e madhe pakënaqësie dhge mosbesimi reciprok në prag të një samiti zyrtar.
Shtetet europiane, parë në tërësi, nuk janë a priori kundër rritjes së ndarjeve buxhetore për ushtritë e tyre, por presioni nga Uashingtoni i shtyn drejt zvoglimit të vartësisë shumëvjeçare nga çadra e sigurisë amerikane. Brenda qarqeve europiane të mbrojtjes mbizotëron konsensusi i përgjithshëm se NATO-ja, e mësuar nga eksperiencat e hidhura nga fronti ukrainas, duhet të kalojë me urgjencë nga faza e aleancës së fokusuar për kundërpërgjigje në fazën e organizimit e cila është e aftë të ruajë për një periudhë të gjatë ekonominë e luftës.
Analistët kryesorë ushtarakë deklarojnë se në konfliktet moderne kapaciteti i industrisë vendase të prodhimit të armatimeve dhe municioneve ka njëlloj rëndësi, në mos më shumë, se shifra nominale në buxhetet ushtarake. Megjithatë, realiteti i egër tregon e një pjesë e madhe e teknologjisë e cila është e domosdoshme për barazimin me armatimet e teknologjisë moderne vazhdon të jetë njëqind përqind e varur nga furnizimet dhe licensat amerikane.
Për të zbutur këto tensione të thella dhe për ta bërë pjesëmrrjen e Trumpit në samit sa më efektive, Mark Rutte deklaroi se në Ankara do të nënshkruhen me ceremoni marrëveshje nga fusha e mbrojtjes me vlerë dhjetra miliardë dollarë. Këto arrahzhime janë nominalisht të dizajnuara për synimin e rritjes së kapaciteteve të përgjithshme të aleatëve europianë, por në thelb janë të lidhura me kordon abdomikal me industrinë ushtarake amerikane, gjë që është pikërisht ai lloj retorike dhe marrëveshjesh biznesi që dëshiron të dëgjojë Shtëpia e Bardhë. Është ironik fakti se lufta në Ukrainë, e cila përbën arësyen primare të tërë këtyre përpjekjeve industriale dhe financiare, njëkohësisht ndryshon edhe koordinatat strategjike të vetë Aleancës.
Nga njëra anë, çështja ukrainase mbetet prioriteti ushtarak absolut i NATO-s, megjithëse ky konflikt nuk monopolizon më agjendën komplete ndërkombëtare. Për europianët procesi i ndihmës për Kievin nuk reduktohet në sigurimin e fluksit të vazhdueshëm të muncioneve dhe dhënien e mesazheve deklarative mbi mbështetjen ushtarake. Liderët europianë do të dëshironin mbi të gjitha që Trumpi përfundimisht edhe formalisht të braktiste politikën e tij të ekuidistancës mes viktimës dhe agresorit, të cilën e mbështet me këmbëngulje ndërsa në prapaskenë përpiqet të imponojë ndonjë zgjidhje të pranueshme nëpërmjet negociatave. Këto përpjekje të deritanishme diplomatike nuk kanë dhënë kurrfarë rezultateh të prekshme në terren, por po ashtu ende nuk është parë që Uashingtoni e ka vënë tërë potencialin ushtarak dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara në anën e Kievit, me përjashtim të miratimit dhënë shteteve europiane, që me shpenzimet e tyre, të transferojnë armët e tyre moderne në ushtrinë ukrainase.
Nga ana tjetër, forcat e armatosura ukrainase zhvilluan, në kushte reale lufte, aftësi operative të admirueshme dhe unike në sfera specifike, sikurse është përdorimi masiv dhe drejtimi taktik i avionëve pa pilot. Ajo që në fillim të luftës ishte vetëm një çështje eksperimentale në zhvillim e sipër, sot është shndërruar në nivel ekspertize në të cilin Kievi ruan superioritetin në krahasim me çdo ushtri tjetër moderne në botë. Për këtë shumë analistë të kthjellët në Europë mendojnë se pranimi eventual i Ukrainës në antarsim me të drejta të plota në aleancën e NATO-s, nga këndvështrimi i praktikës së pastër luftarake, do të përbënte për Aleancën një fitore të madhe dhe vlerë të papërshkrueshme strategjike dhe jo barrë sikurse paraqitet kjo politikisht.
Edhe përkundër argumenteve luftarake, Donald Trumpi shfaq haptazi preferencë ndaj modelit turk të pragmatizimit dhe drejtimit autoritar të shtetit. Vetë përzgjedhja e Ankarasë si vend oprganizator i këtij samiti historik mbart me vete konotacione të forta politike, sepse me të edhe simbolikisht mbyllet edhe periudha shumëvjeçare e mosbesimit dhe sanksioneve të hapura që e kishin origjinën te blerja e sistemeve raketore ruse. E përballur me restriksionet amerikane për shitjen e teknologjisë së lartë, Turqia ishte e detyruar të zhvillonte industrinë vetjake ushtarake, dhe dronët e saj patën përparësi në krahasim me disa aktorë kryesorë rajonalë të konfliktit, gje më të cilën Ankaraja tregoi se zotëron kapacitete për veprimtari të pavarur.
Turqia sot kontrollon në mënyrë sovrane kalimin nëpër ngushticat e rëndësishme strategjike dhe aksesin në Detin e Zi, zotëron uishtrinë e dytë për nga madhësia në tërë aleancën e NATO-s dhe po profilizohet si lojtar kyç dhe i paanashkalueshëm në trekëndëshin Europë, Lindje e Afërt dhe Kaukaz. Në këtë moment, marërdhëniet personale dhe politike mes Erdoganit dhe Trumpit gjenden në kulmin e tyre historik, e soje është plotësisht e qartë se presidenti turk do ta shfrytëzojë këtë klimë të përshtatshme në mënyrë që të ndikojë për heqjen e embargos dhe të sigurojë një integrim tejet më të madh të kompanive turke në strukturat mbrojtëse europiane.
[i] https://bosna.hr/trijumf-erdoganove-doktrine-turska-na-samitu-u-ankari-postaje-nezaobilazni-bedem-i-lider-novog-nato-a/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































