• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home JO VETEM LAJM

A ishte i suksesshëm Samiti i NATO-s? Pse Zaluzhnyi thotë se Rusia nuk po e humbet luftën? A është afër paqja?

13 Korrik, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

  • Rusia për pëson dëme, ndërsa Putini akoma bën me dije se konflikti nuk do të përshkallëzohet dhe se Rusia vazhdon të jetë e hapur për negicioata. Por thotë edhe se ai do të forcohet, ose nga “operacion special luftarak” do të shndërrohet në luftë të vërtetë- çfarëdo që të thotë kjo, sepse edhe deri tani nuk është luftuar me llastiqe. Ukrainasit e dinë më mirë se të gjithë se çfarë dëshiron të thotë Putini me këto fjalë.
  • “Vijat e kuqe” të Rusisë ka kohë që janë shkelur, por reaksionet e fuqishme të Kremlinit, përveçse në formën e sulmeve të shkurtëra por intensive ajrore mbi Ukrainë nuk ka patur edhe përkundër kërcënimeve për ndëshkimin e Kievit. Kjo pavendosmëri e tij në perëndim më së shpeshti trajtohet si turbullirë, frikë ose dobësi – shumë shpesh që të gjitha këto.
  • Kohë më parë, në një prej analizave tona, kemi shkruar se Rusia në fund të fundit do të jetë e detyruar ta përshkallëzojë luftën në mënyrë që të fitojë dhe që ajo të përceptohet vërtetë si e tillë, ose do të pranojë humbjen. Edhe njëra edhe tjetra me pasoja serioze edhe për vetë atë. Në gjithë këtë punë, Perëndimi rrezikon shumë duke përllogaritur më shumë këtë të dytën. Por a është kjo përllogaritja e vërtetë? Sepse, nëse nuk është, do të jetë vonë për të kërkuar fajtorin. Sepse atëherë kjo nuk ka për të qënë me rëndësi.

Rusia është quajtur kërcënim afatgjatë në deklaratën përfundimtare pas samitit të 36-të dyditor të aleancës së NATO-s në Ankara. Gjithashtu është përfshirë edhe detyrimi i ndihmës për Ukrainën.

Deklarata, një nga më të shkurtërat në historinë e kësaj aleance, pohon angazhimin për mbrojtjen e përbashkët, cilëson Rusinë si kërcënim afatgjatë, deklaron furnizimin me pajisje të reja mbrojtje me vlerë 50 miliardë dollarë dhe pranon paketën e ndihmës për Ukrainën në shifrën 70 miliardë euro për këtë vit.

Në fakt aleatët pohuan angazhimin  e tyre për vënien në jetë të vendimeve të Samitit të Hagës të vitit 2025, si dhe detyrimet e tyre për mbrojtjen kolektive sipas nenit 5. të Kartës Euroatlantike. Sikurse nënvizohet në deklaratë, NATO-ja do të vazhdojë të zbatojë aksesin e kundërpërgjigjes dhe mbrojtjes me “360 gradë”.

Përsa i përket Ukrainës nënvizohet se Ukraina “kontribuon në sigurinë transatlantike” dhe se “aleatët e NATO-s theksojnë mbështetjen e tyre mbi të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”.

Donald Trumpi pas takimit me  Vollodimir Zelenskin në periferinë e samitit deklaroi se sulmet ukrainase kundër rafinerisë ruse të naftës janë “përshkallëzim që mund të ndihmojë në përfundimin” e luftës. Sekretari i shtetit Marco Rubio shtoi se Shtetet e Bashkuara diskutojnë mbi “aftësinë e Ukrainës për të goditur në thellësi të Rusisë, në mënyrë që Rusia të shohë se sa e vështirë është të mbrojë hapësirën e saj ajrore”. Trumpi në këmbim bëri qartë me dije se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës licencën për prodhimin e predhave të sistemit të mbrojtjes antiajrore “Patriot”.

Gjithçka nga këto më sipër, sa do të thonë këto për Ukrianën dhe sa për Europën – do të përpiqem ti paraqes në këtë analizë, gjë për të cilën do të shfrytëzoj informacionet publike të aksesueshme dhe shqyrtimin dhe intepretimin tim personal.

Zalluzhnij flet nga Londra

Ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe dhe ish komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valerij Zalluzhnij, në artikullin e tij të publikuar në median britanike The Telegraph bën thirrje të mos mendohet se Rusia e ka humbur luftën.

“Gjithnjë e më shumë analistë perëndimore pohojnë tani se Rusia efektivisht e ka humbur luftën. Ky është interpretim i rrezikshëm i përparimit të luftës. Kjo mbështet pritjen e interpretimit të ngjarjeve nëpërmjet prizmit të disa sukseseve në fushën e luftës, në vend të marrjes parasysh pamjen më të gjërë strategjike”, thotë diplomati ukrianas dhe kandidati i mundshëm për president të këtij vendi.

Thotë se zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur depërtime të shpejta në fushën e luftës dhe se lufta ka hyrë në fazën e cfilitjes. Sulmet ukrainase kundër Rusisë, megjithëse shkaktojnë dëme reale për Moskën, “janë të shtrenjtë, të ndërlikuar teknologjikisht dhe në përfundim shkaktojnë masa hakmarrjeje” të cilat mund të jenë të fuqishme. Dhe “asnjera palë nuk mund të presë se kjo formë lufte do të shpjerë në ecuri vendimtare strategjike”.

Ajo që thotë Zalluzhnij është në përputhje me tekstin e publikuar kohët e fundit në median “National Security Lournal” të cilin e kemi publikuar në portalin tonë me titullin “Kievi e ka shndëruar Rusinë në arenë lufte por kjo nuk mjafton për fitoren: dështim i administruar me inavacione”.  Në këtë artikull, mes tjerash nënvizohet se “Ukraina  ka shkaktuar dëme reale thellë në Rusi – djeg rafineri, gjuan konvojet e lëndeve djegëse, shndërron prapavijën në fushëbetejë gjë të cilën Moska vërtetë nuk mund t’a injorojë. Por sulmet nuk mund ta detyrojnë ushtrinë ruse të braktisë Donjeckun, ndërsa Rusia mund  ta durojë ndëshkimin i cili diku tjetër mund të rrëzonte shumë qeveri dhe të vazhdojë të përparojë në fushën e betejës. Konkluzioni ngashnjyes perëndimor – se teknologjia e lirë mund të zëvendësojë rezistencën e fuqishme – mund të jetë gabimi më i rrezikshëm ndër të gjithë të deritanishmit”.

Zaluzhnij merr në konsideratë pamjen e gjërë

Por le t’i kthehemi për pak Zalluzhnit. Ai në median e lartpëmendur britanike thotë se në fushën e betejës është shfaqur diçka që është afër ekuilibrit: Rusia nuk mund  ta marrë Ukrainën, ndërsa Ukraina nuk mund të rikthejë më nën kontroll territioret e saj.

“Faktor vendimtar është se cila shoqëri mund të mbështesë për një kohë më të gjatë ngarkesën ekonomike, ushtarake dhe psikologjike të një konflikti afatgjatë, dhe ndërkohë të ruajë mbështetjen ndërkombëtare të nevojshme për vazhdimin e saj. Kjo, dhe asnjë sukses tjetër i veçantë, do të përcaktojë atë se si dhe kur do të përfundojë kjo luftë”, mendon Zalluzhnij.

Ajo për të cilën paralajmëron Zalluzhnij, me siguri nuk është në përputhje me narrativin e lindur dhe dominues por plotësisht të gabuar të mediave pedrëndimore  (të cilin tejet shpesh e marrin edhe shumë analistë kroatë në paraqitjet e tyre në mediat tona) mbi fitoren e Ukrainës mbi Rusinë. Për këtë si mbështetës dominues i cili vërteton tezën e mësipërme, shfrytëzohen një sërë videosh mbi sulmet e efektshme ukrainase kundër infrastrukturës energjetike ruse. Megjithatë, si gjithmonë, këtu ka një “grremç”.

Në fakt, në Rusi, nuk ekziston ndalimi i shfaqjes me përmbajtje mbi sulmet ukrainase kundër objekteve ruse në rrjetet shoqërore të atjeshme (sëpaku deri tani), ndërsa në Ukrainë prej disa vitesh është në fuqi ligji sipas të cilit shkelja e këtij ndalimi përbën vepër penale. Për këtë shumë rrallë na vinë video mbi sulmet ruse kundër infrastrukturës kritike ukrainse, dhe kur arrijnë – kjo bëhet në mënyrë selektive, më së shpeshti në kontekstin e theksimit të sulmeve ruse ndaj objekteve të banimit, pra objekteve civile.

Por Ukraina ditët e fundit po shkatërrohet sistematikisht nëpërmjet sulmeve ajrore, me raketa dhe me dronë, të fuqishme si kurrë më parë

Çfraë synohet të arrihet?

Ekziston edhe një arësye tjetër e narrativit të lartpërmendur mbi “fitoren” ukrainase, e shpehur kjo në mënyrë të veçantë këto dhjetë ditët e fundit. Është fjala për përpjekjen për të ndikuar në dy vendimet kryesore të samitit në aleancës së NATO-s në Ankara dhe të cilët më në fund u miratuan sikurse u tha në hyrje të kësaj analize.

Dëshirohej të bëhej për vete Trumpi nëpërmjet krijimit të pamjes se Ukraina tani po e fiton luftën kundër Rusisë, dhe për këtë është gjeopolitikisht e dobishme t’i ofrohet asaj ndihmë e gjithanshme.

Para së gjithash dy gjëra: e para t’i sigurohen asaj mjete financiare nga ana e antarëve të NATO-s nëpërmjet iniciativës gjermane mbi ndarjen e 70 milionë eurove gjithsejt për vitet 2026 dhe 2027; dhe e dyta, jo më pak e rëndësihme– t’i dërgohen  asaj raketat amerikane për sistemin ajror Patriot për mbrojtjen mbi të gjitha Kievit nga sulmet gjithnjë e më të fuqishme dhe më të shpeshta ruse si hakmarrje për sulmet e përmendura ukrainase kundër infrastrukturës ruse.

Trumpi është i zemëruar, falenderon vetëm Turqinë

Trumpi vazhdon të jetë i zdmëruar me NATO-n, para së gjithash në kontekstin e mungesës së mbështetjes së Amerikës në luftën kundër Iranit dhe synimeve të saj për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa liderët europianë ishin të tmerruar dhe shpresonin se samitin do të shpëtonte nga dështimi vetëm Erdogani i cili ka raporte të mira me Trumpin  dhe të cilin Trumpi e respekton.

Kjo u duk qartë artëherë kur Trumpi falenderoi Erdoganin dhe njëkohësisht lajmëroi edhe zhbllokimin e mundshëm të dërgesave amerikane për Turqinë të avionëve të gjeneratës së pestë F-35, nga të cilat Izraelit “i ngrihen qimet përpjtë”, sepse pohon se F-35 që posedon ai dhe jo Turqia, “janë garant i ekulibrit në Lindjen e Afërt” (sigurisht garant në përfitim të Izrealit, gjë për të cilën nuk duhet harruar se Izraeli është i vetmi në rajon që zotëron bombën atomike e për këtë Turqia vështirë se do t’i orientonte F-35 në sulme kundër Izraelit sado që do ta dëshironte një gjë të tillë).

Natyrisht, Trumpi si politikan dhe biznesmen me eksperiencë di të dozojë dhe të balancojë më së miri zemërimin e tij, e për këtë në kontekstin e tërë NATO-s e me shumë kënaqësi kanalizoi zemërimin me vëllim të plotë kundër Spanjës,. E cila, njëkohësisht, është më e zëshme se antarët e tjerë dhe ka refuzuar të mikpresë avionët amerikanë për pjesmarrje në luftën e lartpërmendur (megjithesë edhe disa të tjerë bënë të njëjtën gjë- Italia dhe Franca), të cilin Madridi e kritikon haptazi. Sepse NATO gjithsesi i shërben Trumpit si “bankomat” në kuadrin e politikës së promovimit të blerjes së armëve moderne amerikane në raport me ato europiane, gjë për të cilën një rol me rëndësi luan edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte (para pak kohësh në koridoret diplomatike europiane është quajtur “sufleri i Trumpit”).

Përsa i përket Patriotëve për Ukrainën, duhet të kujtojmë se ShBA-të këtë pranverë e kanë  stopuar dërgimin  e tyr për Ukrainën madje edhe pse ato kishin arritur në truallin europian me këtë detinacion – dhe kjo ndodhi për shkak tyë zhvillimeve të paparashikueshme në rajonin e Lindjes së Afërt. I riorientoi për mbrojtjen e bezave të tij uishtarake në Gjirin  Persik dhe në Izrael.

Megjithatë, para dy ditësh nisi një përshkallëzim i ri i mundshëm i luftës amerikane me Iranin, ndërsa Trumpi paralajmëroi edhe sulme të reja kundër Iranit, kështuqë mbetet për t’u parë sesi do të zhvillohen ngjarjet. Si mund të dërgojë në këto kushte raketa Patriot kur dihet se industria amerikane prodhon gjkithsejt 600 copë në vit? Ukrainës i nevojiten me mijëra nëse mendon se do të mbrohet nga raketat balistike ruse, dhe për ato hipersonike të cilat janë të vështira edhe për sistemet Patriot.

Vetëm prodhimin e licensuar të raketave për Patriot-in, e ndoshta është fjala për raketat PAC-s, amerikanët me siguri mund të fillojnë në Ukrainë. Tani këtu është fjala për një muaj a dy, tre muaj ose më shumë – nuk ka rëndësi (për qytetarët ukrianas me siguri që ka). Shumë më tepër rëndësi ka fakti sesi do të reagojë Rusia duke patur parasysh deklaratat e Kremlinit se do të ndjekin me vëmendje samitin e NATO- në Ankara. Megjithatë, mes ndjekjes me vëmendje dhe ndërmarrjes së diçkaje konkrete nëse vendimet e rivalit nuk të pëlqejnë, ka dallim të madh. A do të jetë Moska serioze në lidhje me këtë çështje nëse më në fund realizohet ky prodhim, këtë vetëm mund t’a hamendësojmë, Sepse “vijat e kuqe” ruse ka kohë që janë shkelur ndërsa reaksione të fuqishme, përveçse në formën esulmeve të shkurtëra por intensive ajrore mbi Ukrainë, nuk ka patur edhe përkundër kërcënimeve për ndëshkimin e Kievit. Kjo pavendosmëri e tij në perëndim më së shpeshti trajtohet si turbullirë, frikë ose dobësi – shumë shpesh që të gjitha këto, gjë nga e cila më pas vjen edhe reaksioni luftarak i Ukrainës pas të cilit qëndron Perëndimi.

Kryeministrat bullgarë dhe çekë refuzojnë të financojnë Ukrainën

“Dhelpra” ukrainase me eksperiencë Zalluzhnij, sikurse thamë më sipër, e sheh luftën ukrainase në një kontekst shumë më të gjërë nga ai që këmbëgul mediatikisht Zelenski dhe aleatët e tij europianë. Përse e bën këtë publikisht, duhet pyetur ai. Besoj se pikërisht për shkak të qëllimeve politike të lidhura me mundësinë e kandidaturës së mundshme për president të Ukrainës të cilat duhet të mbahen në të ardhmen. Mendoj se në një të ardhme jo shumë të largët.

Që gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë këtë e tregon edhe lajmi i cili nuk është shumë në harmoni me deklaratën e përbashkët pas samitit në Ankara. Kryeministri bullgar Rumen Radev refuzoi të financojë Ukrainën, duke u thënë gazetarëve në periferitë e samitit se vendi i tij nuk mund t’i ofrojë më ndihmë dikrekte Ukrianës në formën e armëve, por mund të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake.

“I kemi shterruar kapacitetet për ofrimin e ndihmës ushtarake. Kam parasysh armët dhe municionet e magazinave. Kemi siguruar 13 paketa të një ndihme të këtillë. Ajo që mund të bëjmë është të pranojnë pajsijet ushtarake për riparim dhe restaurim. Kjo është mbështetja jonë”, tha Radevi.

Tha se qeveritë paraardhëse bullgare kanë ofrruar në mënyrë të vazhdueshme ndihmë financiare, humanitare, mjeksore dhe ushtarake për Ukrainën. Por Radevi i kritikoi ato për vëmendje të pamjaftueshme për zhvillimin e ekonomisë bullgare dhe mbushjen e buxhetit shtetëror.

Me pas edhe kryeministri çek Andrej Babish deklaroi se Praga nuk do të marrë pjesë në iniciativën e NATO-s  që këtë vit t’i kalohen Ukrainës 70 miliardë euro ndihmë financiare, dhe vitin  e ardhshëm sëpaku po kjo shumë, por gjithsesi nuk do të bllokojë vendimin për dhënien e mjeteve financiare.

Sikurse nënvizon dhe shkruan Bloombergu, Italia nuk dëshiron të pranojë marrëveshjen për detyrimin e NATO-s për ofrimin e ndihmës dhënë Ukrainës, ndërsa njëkohësisht një numur i madh antarësh të NATO-s ende nuk mund të gjejnë paratë për rritjen e ndarjeve në buxhet për mbrojtjen në masën e 5% të PBB-së, gjë që është marrë vendim në samitin e vitit të kaluar të aleancës.

Ndërkohë në Poloni ka shpërthyer një skandal politik, mbasi para dy ditësh zëvendëskryetari nga opozita i parlamentit (Seim-it), deklaroi se është njoftuar se qeveria majtiste e kryeministrit Donald Tusk në fshehtësi, pa dijeninë e parlamentit, në muajin mars të këtij viti ka dërguar në Ukrainë sistemet e shtrenjta dhe të vlefshme Patriot mbasi Pentagoni ka bllokuar dërgesat amerikane për shkak të luftës me Iranin – dhe me këtë akt e ka lënë Poloninë  pa mbrojtje ajrore.

Po asaj Ukraine me të cilën javët e fundit Polonia diskuton ashpër për shkak lavdërimeve në adresë të organizatave të mundura ukrainase gjatë Luftës së Dytë Botërore që kanë bashkëpunuar me Wermaht-in gjerman, dhe të cilat, mes shumë të tjerëve kanë vrarë edhe afro 50.000 polakë (civilë) në rajonin perëndimor Volyn. 

Konkluzion

Le të presim  pra, “fitoren” e Ukrainës kundër Rusisë se sa janë të këndshme konkluzionit nga Ankaraja. Për më shumë, as më vonë dhe as më heret por në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, me 4 korrik, Trumpi me iniciativën e tij thirri në telefon Vladimir Putinin dhe bisedoi me të madje për një orë e gjysëm – supozohet, më shumë për po këtë Ukrainë.

Ndërkohë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik hoqi befasisht pezullimin për Rusinë, duke i hapur rrogë soje sportistëve rusë dhe paraqëuses së tyre në klubin Olimpik të lojërave në Los Anxhelos të cilat do të mbahen  në vitin 2028. Një gjë e tillë vështirë se do të ishte e mundur pa dakordësinë e amerikanëve. Kjo u duk më së miri edhe në kampionatin botëror të futbollit sesa e madhe ishte fuqia e Trumpit për të ndikuar në të gjithë sferat e mundshme.

Në përfundim le t’i kthehemi fillimit të këtij teksti. Zalluzhnij sheh pamjen e gjërë të luftës ukrainase, ndërsa Zelenski mbi të gjitha ndërton PR-në e tij – shumë më tepër për nevojat euroipiane sesa vetë Ukraina në fund të gjithë kësaj mund të fitojë.

Nëse në këtë moment zyrtarët kryesorë europianë do t’i thonin Zelenskit që të ndërpriste sulmet në thellësi të Rusisë dhe të ulet në tryezën e negociatave, nuk ka dyshim se ai do ta bënte këtë menjëherë. Tani për tani zyrtarët e lartpëmendur mendojnë se nuk kanë shumë arësye për këtë (nëse do të kenë më shumë pas samitit të Ankarasë këtë do t’a shohim). Rusia pëson dëme, ndërsa Putini ende bën qartë me dije se nuk do ta përshkallëzojë konfliktin dhe se Rusia është e hapur për negociata. Por thotë edhe se do t’a forcojë, ose më saktë do ta shndërrojë në luftë të vërtetë nga “operacion special” – çfarëdo të thotë kjo, sepse edhe tani nuk po luftohet me llastiqe. Ukrainasit ditët e fundit e dinë më mirë se kushdo çfarë kutpimi kanë këto fjalë të Putinit.

A po realizohet tani ajo fraza e famshme – sipas së cilës Perndimi do ta ndihmojë Ukrainën në luftë “deri në ukrainasin e fundit”, apo po ecet drejt përfundimit  të luftës në të cilin secila palë do të shpallë fitoren për veten e saj (Rusia nuk do ti kthejë territoret e pushtuara, ndërsa Ukraina e ka poshtëruar Rusinë me shkatërrimin e sektorit të saj kryesor energjetik) e kësisoj është më e lehtë të mbyllet?

Vështirë t’i japësh përgjigje kësaj pyetje. Opinioni publik ukrainas do të pranojë gjithçka, atij lufta i ka ardhur në majë të hundës, ndërsa sulmet e tanishme shkatrrimtare në thellësi të Rusisë atij vetëm do t’i ndihmonin. Njëkohësisht, për Putinin është problem që opinioni publik rus përfundimin e mësipërm të luftës vështirë se mund t’a pranojë si fitore të rusëve. Më shumë si poshtërim të cilin vështirë se mund t’a kapërcejë. Në Rusi zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të mbahen në muajin shtator, po ashtu si edhe në SëhBA.

Në një prej analizave të kahershme kam shkruar se Rusia në fund të fundit do të detyrohet ta përshkallëzojë luftën që të fitojë në mënyrën ku si e tillë – fitimtare, do të ishte e pranuar nga të gjithë, ose do të pranojë humbjen. Si njëra ashtu edhe tjetra kanë posoja serioze për atë. Natyrisht, në gjithë këtë lojë, edhe Perëndimi rrezikon tejet shumë duke përllogaritur më shumë këtë të dytën. 

Megjithatë shtrohet pyetja; a është kjo llogaria e vërtetë? Sepse, nëse nuk është, atëherë do të jetë vonë të kërkohet fajtori. Nga ana tjetër, atëherë kjo nuk do të ketë kurrfarë rëndësie.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/blic-analiza-zorana-metera-je-li-nato-samit-uspio-zasto-zaluznji-kaze-da-rusija-ne-gubi-rat-je-li-mir-blizu/

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

94 ditë protestë, tensione me policinë para Kryeministrisë: Protestuesit kërkojnë qeveri tranzitore

1 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

GJETHET E VJESHTËS DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE

1 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

KASH mbështet Bekim Sejdiun për President të Kosovës: “Figurë që bashkon dhe përfaqëson me dinjitet shtetin”

31 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

KRIZA E CEUTËS: Raporti policor ngre dyshime për rolin e Marokut

2 Shtator, 2026

Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

2 Shtator, 2026

Rusi–Gjermani, përshkallëzim i ri diplomatik: Moska thërret të ngarkuarën me punë gjermane

2 Shtator, 2026

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

2 Shtator, 2026

Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin egjiptian

2 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.