• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Ndryshime në ligj/ Zv/ministrja Voda: Shtetësia shqiptare fitohet edhe nëpërmjet origjinës mbi bazë shtetësie

6 Gusht, 2019
in FOKUS, NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, theksoi sot se projektligji “Për Shtetësinë”, do t’i jap mundësi shtetasve të huaj, që faktojnë se në tre breza kanë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare dhe të marrin me pasaportë shqiptare.

Zv/Ministrja Voda sqaroi dhe tre risi që ofron ligji, si lidhjen me territorin, lidhjen e gjakut dhe heqja e nënshtetësisë për shkaqe që lidhen me pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Në intervistën për ATSH, zëvendësministrja sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar.

“Ligji “Për Shtetësinë” nisi si ide për të ndryshuar ligjin ekzistues, por duke parë problematikat që lidhen me këtë çështje, ne menduam që të krijonim një ligj të ri, që i përket legjislacionit të brendshëm të vendit. Ka disi risi në fakt, ku përshembull ne kemi futur konceptin e origjinës, si një nga mënyrat e përfitimit të shtetësisë”, tha Voda.

“Te koncepti origjinë, kemi futur lidhjen e gjakut deri në tre breza. Pra, të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë, por që arrijnë të provojnë se kanë një lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare, do të mund ta përfitojnë nënshtetësinë shqiptare. Pra, lidhjen deri në shkallë të tretë e kemi bërë duke patur parasysh origjinën dhe jo etninë”.

“Ky është koncepti i ri i lidhjes së gjakut, ndërsa kemi futur dhe një koncept tjetër, që i takon lidhjes me territorin. Sipas këtij koncepti, fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë, por me prindër që nuk njihen apo që nuk kanë shtetësi shqiptare, do përfitojnë shtetësinë shqiptare. Ky është modeli amerikanë për të luftuar pa shtetësinë edhe pse ky model është marrë pjesërisht duke ju adaptuar situatës në vendin tonë”, tha Voda.

“Kemi raste që prindër shqiptarë kanë lindur fëmijë jashtë vendit dhe kanë hasur vështirësi në regjistrimin e fëmijëve të tyre. Ne dimë raste të shumta sakrifice, të prindërve që jetojnë në Greqi apo vende të tjera dhe që hasin vështirësi në regjistrimin e fëmijëve të tyre. Prandaj, ne kemi mundësuar që çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Kjo e drejtë nuk i hiqet edhe pas moshës 18 vjeç”, bëri të ditur ajo.

“Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare dhe po ashtu garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësi të tjera, pra ligji garanton dhe dy shtetësinë”, sqaroi zv.ministrja.

“Një e veçantë tjetër në interes të sigurisë kombëtare është dhe ajo e lidhjes me organizatat terroriste. Ne kemi futur edhe rastin kur shtetasi heq dorë vullnetarisht, por edhe kur i hiqet edhe pa kërkesë. Këto raste janë kur vërtetohet kur personi është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Në këtë rast kjo bëhet me kërkesë të Ministrit të Brendshëm”, tha Voda.

Po ashtu, theksoi zv/ministrja të huaj të martuar me shtetas shqiptarë, që provon se ky shtetas ka ndenjur më shumë se një vit në territorin shqiptarë edhe ky shtetas merr pasaportën shqiptare.

Voda bëri të ditur se “në kuadër të procesit të hartimit të këtij projekt-ligji, është analizuar kuadri ligjor ndërkombëtar i ratifikuar nga Republika e Shqipërisë dhe kuadri ligjor në fuqi, si dhe ai i miratuar që nga data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 8389/1998. Gjithashtu, u analizuan problematikat e ndeshura në praktikë, gjatë zbatimit të këtij projektligji dhe pas vlerësimit të ndryshimeve që duhet të bëheshin në ligjin nr.8389/1998, u arrit në konkluzionin që duhet të hartohet një projektligj i ri “Për shtetësinë””.

“Në hartimin e këtij projektligji, Grupi Ndërinstitucional i Punës ka studiuar legjislacionin ndërkombëtar, legjislacionin e disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe legjislacionin kombëtar të miratuar, që nga hyrja në fuqi e ligjit nr.8389/1998, objekt shfuqizimi”, tha Voda.

“Projektligji i propozuar ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë, duke parashikuar edhe fitimin e shtetësisë me origjinë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, si pjesës që ka emigruar në mënyrë të hershme, por dhe pjesës që ka emigruar pas ndryshimeve që ndodhën në vendin tonë, pas viteve ‘90, dhe që dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, por që njëkohësisht kanë mbajtur dhe ruajtur lidhje gjuhësore, kulturore dhe të traditës me Shqipërinë”, vijon Voda.

“Projektligji ka përcaktuar kritere më të qarta, për fitimin e shtetësisë shqiptare, të cilat ndryshojnë në varësi të mënyrës së fitimit dhe të kategorisë së të huajve, duke përcaktuar kritere të ndryshme, përshembull për refugjatët apo personat në mbrojtje plotësuese. Në rastin e rifitimit të shtetësisë shqiptare janë përcaktuar kritere më të lehtësuara, duke qenë se personi ka qenë shtetas shqiptar, dhe ndaj tij nuk mund të aplikohen kritere të njëjta me shtetasit e huaj, por gjithsesi duke respektuar parimin e mos diskriminimit”, shton ajo.

“Projektligji parashikon dhe rregullon fitimin e shtetësisë me natyralizim, si rast të veçantë, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor, pasi një gjë e tillë ka munguar, duke bërë që të mos ndiqet një procedurë e përcaktuar dhe e unifikuar për të gjitha rastet, në institucionet përgjegjëse”, vijon Voda.

“Janë parashikuar kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe në veçanti për fëmijën, ku përmendim se është rregulluar rasti i heqjes dorë për fëmijën me prindër të divorcuar. Në këtë rast, kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, bëhet nga prindi, të cilit i është lënë përgjegjësia prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, duke zgjidhur problematikën e lidhur më pëlqimin e prindit tjetër, kur ai nuk gjendet, apo “refuzon” dhënien e pëlqimit”, tha Voda.

“Projektligji parashikon procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, duke përcaktuar qartë institucionet përgjegjëse, ku paraqitet dhe shqyrtohet kërkesa. Janë rishikuar dhe ndryshuar afatet procedurale për shqyrtimin e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, pas analizës së bërë për shmangien e problematikave të shkaktuara në drejtim të vonesave, apo kapërcimit të afateve për shkaqe objektive, të lidhura në veçanti me verifikimet që bëhen për përmbushjen e kushteve ligjore pranë institucioneve përkatëse”, theksoi Voda.

“Është parashikuar heqja e shtetësisë shqiptare në rastet kur shtetasi shqiptar që e ka fituar shtetësinë me natyralizim përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues së Republikës së Shqipërisë. Humbja e shtetësisë shqiptare në këtë rast, zbatohet vetëm për shtetasit që e kanë fituar shtetësinë shqiptare me natyralizim dhe nëse personi nuk rrezikon të mbetet pa shtetësi, duke respektuar njëkohësisht detyrimet që ka vendi ynë në kuadër të aderimit në konventat e shtetësisë dhe të reduktimit të pashtetësisë”, tha ajo.

“Shtetësia shqiptare hiqet me dekret të Presidentit të Republikës, vetëm pas kryerjes së procedurave të verifikimit nga institucionet përgjegjëse ligj zbatuese. Vetë shtetësia është marrëdhënie të drejtash dhe detyrimesh. Pra, nëse një person që ka fituar shtetësinë in fidem, nuk përmbush detyrimet mund të humbasë shtetësinë, por gjithmonë duke respektuar parimet kushtetuese dhe detyrimet ndërkombëtare”.

“Për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë, në projektligj por dhe për të lehtësuar kriteret për rifitimin e saj, është vlerësuar e nevojshme përcaktimi i një afati, për shtetasit shqiptar që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Nëse ata nuk e fitojnë shtetësinë e premtuar, duhet të paraqesin kërkesë për rifitimin e shtetësisë shqiptare brenda një  afati të arsyeshëm, por jo më shumë se dy vjet nga heqja dorë, me përjashtim të rasteve, kur shtetasi nuk ka mundur të respektojë këtë afat, për shkaqe objektive. Në këtë rast, kushtet që duhet të plotësojë personi janë më të favorshme, krahasuar më shtetasit e huaj”, tha Voda më tej.

“Gjithashtu, për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë, është parashikuar si dispozitë kalimtare dhe e drejta për të rifituar shtetësinë shqiptare, mbi bazën e kërkesës së personave që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij projektligji dhe nuk kanë fituar shtetësinë e premtuar. Me qëllim që për këtë kategori të mos zbatohet afati dy vjeçar i përcaktuar në projektligj, është vlerësuar që ky rregullim të bëhet në dispozitat kalimtare”, vijoi ajo.

“Projektligji përbëhet nga katër krerë dhe 25 nene.  Ky projektligj është hartuar nga Grupi Ndërinstitucional i Punës, i ngritur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, në të cilin ka patur përfaqësues të strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Kulturës”, sqaroi Voda.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Grupit Ndërinstitucional të Punës, ka marrë pjesë si i ftuar me qëllim diskutimin e problematikave të ndeshura në zbatim të ligjit nr. 8389/1998, përfaqësues nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, theksoi Voda, teksa sqaroi se është marrë mendimi dhe i ministrive që preken direkt apo indirekt me këtë ligj./ata

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

9 Nëntor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

9 Nëntor, 2026
FOKUS

G7 në Paris: Krizat ndërkombëtare, siguria detare dhe inteligjenca artificiale në qendër të agjendës

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

COP31 nis në Turqi: Liderët botërorë përballen me sfidën e financimit klimatik dhe tranzicionit energjetik

9 Nëntor, 2026

G7 në Paris: Krizat ndërkombëtare, siguria detare dhe inteligjenca artificiale në qendër të agjendës

9 Nëntor, 2026
27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

9 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.