Kroacia vjen në Shqipëri me një program kulturor katërditor, që do të sjellë në vëmendje muzikën, teatrin, letërsinë, trashëgiminë, artizanatin, folklorin dhe gastronominë kroate.
Java Kulturore Kroate do të zhvillohet më 26–29 shtator, duke ofruar një program ku traditat e trashëguara ndër breza ndërthuren me krijimtarinë bashkëkohore.
Në program është përfshirë Ad Gloriam Brass, që do të sjellë një repertor nga muzika klasike, jazz, swing dhe kolonat zanore.
Pjesë e programit do të jetë edhe shfaqja “Kafe në mesditë”, e dramaturgut kroat Miro Gavran, e cila trajton me humor dhe emocion marrëdhënien mes një nëne dhe djalit të saj.
Në fokus do të jetë edhe Fjalori Juridik Shqiptaro-Kroat, që sjell në vëmendje gjuhën, terminologjinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa aktiviteti “Nga Kroacia me Dashuri” do të prezantojë traditat e qytetit të Pagut përmes muzikës, valleve, kostumeve popullore, dantellës, zakoneve dhe gastronomisë tradicionale kroate.
Katër ditët e programit do t’i ofrojnë publikut mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të kulturës kroate përmes artit, trashëgimisë dhe traditave.
Java Kulturore Kroate zhvillohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të organizuara në Shqipëri, me synimin për të sjellë për publikun kulturën, artin dhe traditat e vendeve të ndryshme.
Hyrja në aktivitetet e programit është e lirë.
Ndiqni kalendarin e plotë të aktiviteteve për të gjitha eventet e Javës Kulturore Kroate:
© 2026 Argumentum
















































