• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Më 10 Tetor mbushet  një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza me ndërmjetësimin e suksesshëm të SHBA-ve dhe Presidentit Trump. Me shumë tam tame, bujë dhe premtime për ta kthyer shumë shpejt Rripin e Gazës në një oaz të madh  paqeje dhe begatie, nëpërmjet zbatimit të  Planit të Paqes me 20 pika! Madje, në 21 shkurt 2026, në ngut e sipër  u zhvillua në Uashington me shumë pompë dhe bujë ceremonia e themelimit të Këshillit të Paqes për Gazën.  

Mirëpo, tani realiteti në rajon dhe në Gaza është larg atij vizioni që  ka mbetur iluzion. Gaza është ende një rajon ku sundon kamja, mjerimi,  uria, dhuna, vrasjet, sëmundjet, krizat humanitare, dëshpërimi dhe mosbesimi për të ardhmen. Në vend të deklarimeve euforike për sukses të madh  në Gaza nuk është krijuar asnjë korridor humanitar transporti dhe banorët janë lënë në mëshirë të fatit. Përditë ka shkelje të armëpushimit nga ushtria izraelite dhe kolonët radikalë në Bregun Perendimor, edhe pse atje  nuk operon Hamasi. Siguria është për tokë, ndërsa për besimin e ndërsjellë si parakusht për një armëpushim as që bëhet fjalë.

Pas 7 tetorit 2023, janë vrarë  mbi 73.000 palestinezë të pafajshëm dhe janë plagosur 170.000 të tjerë, shumica gra, të moshuar dhe fëmijë. Vetëm gjatë vitit në vazhdim ushtria izraelite  ka vrarë 1400 palestinezë. Gjithashtu, Izraeli nuk ka rinovuar aktivitetin e 37 organizatave ndërkombëtare humanitare që shpërndajnë ndihma të ndryshme, ushqime, veshje, barna, etj, duke i shtuar shumë vështirësitë në këtë drejtim. Ndërkohë që 1,5 milion vetë kërkojnë strehim. Po ashtu, Forca Ndërkombëtare e Stabilitetit  (ISF) nuk është ngritur ende. Ndaj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres thotë me trishtim të thellë se “në Gaza nuk ka thjesht një krizë humanitare, por një  krizë të  njerëzimit dhe njerzllëkut“  

Edhe financimi dhe zbatimi i projekteve për rindërtimin e  Gazës ka mbetur  shumë prapa; kështu, nga 71 miliarddollarë të nevojshme deri tani janë premtuar vetëm 18 miliard dollarë. Ndërkohë, siç e përmendi edhe Kordinatori i Këshillit, diplomati i lartë bullgar, Nikolai Mlladenov kërkohen urgjent 2,45 miliard Euro për 66 projekte ne 6 muajt e ardhshëm, por pa asnjë premtim. Ndaj, të Dërguarit e Posaçëm të Presidentit Trump, Kushner dhe Witkoff  janë vënë edhe vetë në lëvizje për sigurimin e kësaj shume, duke u bërë thirje edhe vendeve të tjera.

Pas këtij prezantimi të zymtë, më poshtë po ndalemi në pesë shkaqet kryesore të prapambetjes lidhur zbatimin në përgjithësi të Planit të Paqes në fjalë.

Së pari, vetë Këshilli dhe Bordi i Paqes në Gaza u krijua me shumë ngut dhe pa strukturat, objektivat dhe procedurat e nevojshme të funksionimit të tij. Madje Ai Këshill u fetishizua dhe u mendua si një mbivendosje dhe zëvendësuese e OKB-së, kur në fakt në çdo aspekt as që mund të krahasohet me “ çatinë diplomatike të botës”. Duke filluar nga dokumenti themeltar, Karta e OKB-së e cila 128 faqe, ku përshkruhen të gjitha parimet, forumet dhe procedurat organizative, ndërsa ai i Bordit të Paqes ka vetëm 8 faqe me disa parime të përgjithshme por asgjë më tepër.

Pastaj, kur sheh historikun e themelimit dhe funksionimit të OKB-së dhe mbi 10 filialeve të saj që mbulojnë të gjitha fushat jetike të politikës, ekonomisë, tregtisë, sigurisë, fëmijve, bujqësisë, ushqimit, arsimit, kulturës, drejtësisë, etj përvojën e saj 80 vjecare, anëtarësinë e saj me 195 vende, strukturat, komisionet dhe forumet e tjera të specializuara në Nju Jork, Vjenë, Gjenevë, Romë, Bruksel, Paris, etj mund të kuptohet fare lehtë se OKB-ja dhe filialet e saj nuk arrihen dot nga  ndonjë forum tjetër, ca më pak nga Këshilli i Paqes për Gazën i miratuar nga vetë KS i OKB-së.

Ndërkohë, perceptimit dhe dyshimeve të mësipërme  ia “vuri kapakun“ mandati i përjetshëm i kryesimit të tij, i vetos nga Presidenti Trump dhe mungesa e rregullave mbi rolin dhe përgjegjësitë e barabarta mes vendeve deri te kryesimi me rotacion, siç ndodh në OKB. Edhe pagesa unikale  1 miliard Dollarë dhe pa asnjë diferencim për një vend të përhershëm në Këshill  i kundërvihet praktikave të OKB-së, ku secili vend paguan një kuotë të caktuar, sipas popullsisë dhe nivelit  ekonomik.

Më në fund, këtë realitet kokëfortë  e kuptoi Presidenti Trump, i cili  duke vlerësuar përvojën dhe strukturat e saj komplekse planetare ka pohuar qartë se Bordi i Gazas  nuk synon as mbivendosjen dhe as zëvendësimin e OKB-së.

Shkaku tjetër i rëndësishëm i prapambetjes së  Këshillit të Paqes është  dëshira për vëmendje dhe spektakël, mungesa e trurit dhe mendimit diplomatik nga Presidenti Trump. Kjo ndodh mbasi Trump i sheh konfliktet dhe krizat ndërkombëtare  kryesisht, për të mos thënë vetëm si shanse dhe mundësi për ujdi fitimprurëse, pavarësisht nga pasojat e mëtejshme.

Gjithashtu,  ndryshe nga tradita e mëparshme e paraardhësve, Presidenti Trump nuk ka dhe as nuk i do personalitete diplomatike emblematikë, si Kisinger, Ambasadori i ndjerë Holbrooke, etj. Madje, Trump nuk i ka fare për zemër diplomatët dhe ekspertët, as takimet, forumet dhe samitet, sidomos ato shumëpalëshe. Eksperti i mirënjohur i kësaj fushe, Nicholas Westcott, thotë se Trump po i shkel parimet dhe procedurat  e diplomacisë tradicionale shumëpalëshe me të dyja këmbët, duke i zëvendësuar ato me postimet në “ Truth Social”, me ujdi, tërheqje vëmendje, spektakle, ultimatume, premtime në ajër, forcë, para, bujë dhe shfaqje. Këto dy vitet e fundit janë larguar nga Departamenti i Shtetit mbi 1500 ambasadorë dhe diplomatë, ekspertë të fushave përkatëse, përfshi ata të Lindjes së Mesme;  duke i zevendësuar me përfaqësues biznesi, kryesisht  nga  rrethi i tij i ngushtë familjar  dhe miqësor. Kështu, Steve Witkoff dhe Kushner janë ndërmjetësues  në katër konfliktet e sotme kryesore, edhe pse, siç e kanë pohuar edhe vetë, nuk ia thonë nga diplomacia dhe nuk i njohin truket e saj.

Më tej, Trump vuan nga padurimi strategjik me pasoja të dëmshme gjeopolitike. Dihet tashmë fati i premtimeve dhe ultimatumeve të tij të shumta për  përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve, pastaj brenda tre muajve dhe me radhë; e njëjta histori ndodhi edhe me Iranin, ku ai premtoi një luftë jo më të gjatë se  3 – 4 javë, por tani kanë kaluar muaj dhe fundi as i dihet dhe as i shihet. Dy nga profesorët e njohur të kësaj fushe, Thomas Jäger dhe Philip Gassert thonë se “ Trump fillon një veprim pa ia ditur fundin. Ai vepron në mënyrë impulsive, pa durim strategjik, pa plan dhe pa një qëllim të caktuar”.

Pikërisht këtë ngut dhe padurim strategjik,  Trump e shfaqi edhe në rastin e Gazës. Ende pa filluar zbatimin e Marëveshjes të arritur me aq mundim për armpushimin më 7 Tetor 2025 dhe themelimin në shkurt të  Këshillit/Bordit të Paqes, vetëm një javë më vonë, ai ndërpreu bisedimet diplomatike me Iranin dhe filloi bombardimet ndaj tij; kure kishte më të lehtë dhe më të sigurt të vazhdonte bisedimet qetë me Iranin dhe ndërkohë të përqëndrohej me procesin e paqes në Gaza. Mirëpo, ai u nis me naivitet nga ideja e gabuar se maksimumi brenda 3 – 4 javëve do t’i mbyllte hesapet me Teheranin, do ta asgjënsonte lidershipin e tij, do ta ndryshonte rregjimin dhe aq. Pa asnjë ide dhe përgjigje  se çdo të ndodhte më pas dhe sidomos nëse planet e tij nuk realizoheshin apo Irani e kthente luftën ushtatake në luftë asimetrike, duke futur në lojë ekonominë dhe tregtinë ndërkombëtare për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe Ngushticën e Hormuzit. Këtë të fundit ai e injoroi si rrezik, megjithë paralajmërimet e gjeneralëve të tij dhe ja ku jemi sot, atij konflikti askush, as vetë Trump nuk ia di fundin, se  nuk po shihet asnjë dalje nga konflikti.

Pasojë tjetër e dështimit të deritanishëm në Gaza është  gjendja dhe atmosfera në atë rajon shpërthyes, rigjallërimi i Huthëve të cilët dukej se kishin rënë squk, sulmet e tyre të kohëve të fundit dhe gjendja e nderë as luftë as paqe me Iranin; mbyllja e Ngushticës së Hormuzit u konsiderua se pati efektet e një  bombe atomike ekonomike, për shkak të rolit të saj jetik në tregtinë botërore të naftës. Por edhe aleatët e SHBA-ve në Gjirin Persik, ndryshe nga një vit më parë, duken të dekurajuar nga zgjatja e gjendjes së luftës me Iranin dhe të kërcënuara prej tij, skeptikë, pa besim dhe entusiazëm për paqe të qëndrueshme në Lindjen e  Mesme.

Problemi dhe pengesa tjetër e madhe është se në Gaza nuk mund të ketë  paqe dhe begati ekonomike pa trajtuar në mënyrë tërësore çështjen palestineze sipas konceptit të zgjidhjes me dy shtete, çka kundërshtohet  nga SHBA-të dhe Izraeli. Madje ky i fundit ka dalë edhe kundër idesë amerikane që pas çarmatosjes së Hamasit, Izraeli të tërhiqet nga Gaza. Tani Tel Avivi këmbëngul që Hamasi të bëjë jo vetëm çarmatosjen, por edhe dorëzimin e armëve dhe vetëm atëhere Izraeli mund të tërheqë trupat nga Gaza, çka ka krijuar probleme dhe tensione të reja.

Ndërkohë, shumë vende europiane dhe shtete të tjera perendimore janë shprehur hapur dhe zyrtarisht në mbështetje të njohjes së Palestinës dhe zgjidhjes me dy shtete. Në fakt, edhe pse jo në formë të shprehur por të nënkuptuar, ajo është pjesë e Planit të Paqes me 20 pika, duke përfshirë reformimin e Autoritetit Palestinez, zgjedhjet e reja  dhe administrimin e Gazës prej tij. Tërheq vëmendjen fakti se sondazhet më të fundit në shumë vende perendimore tregojnë rritjen e ndjeshme të përqindjes së  njerëzve kudo në favor të çështjes palestineze. Gjithsesi, në Gaza  kërkohet “të ndahet shapi nga sheqeri” dmth terroristët nga pjesa tjetër e ndershme dhe e pafajshme e popullsisë palestineze.  Ndaj çdo përpjekje për zgjidhje jashtë konceptit me dy shtete do ta pengojë, vonojë dhe vështirësojë arritjen e  paqes në Gaza; madje edhe armëpushimin do ta kthejë thjesht në  pauzë midis dy luftrave.

Nisur nga ky shqetësim madhor, ditët e fundit, 500 ish ministra, kryeministra, presidentë dhe drejtues të Parlamentit Europian i kanë kërkuar me një Letër BE-së që të jetë shumë më aktive dhe të vendosë sanksione ndaj Izraelit, i cili po vazhdon me programet e kolonizimit të Bregut Perendimor. Në kuadrin e Projektit  E  – 1,  ai do të ndërtojë 1200 banesa pranë Jerusalemit. Zbatimi i këtyre planeve ogurzeza do të vështirësojë akoma më shumë konceptin e zgjidhjes me dy shtete.  

Së fundi, nisur nga sa sipër,  SHBA dhe aleatët e saj bashkë me BE-në lipset të shtojnë angazhimin dhe dhe masat përkatëse për përshpejtimin e procesit të paqes në Gaza sipas Planit me 20 pika. Duke u kujdesur për një lidhje dhe realizim në vijimësi të të gjithë komponentëve të atij Plani. Më konkretisht, të përfundojë çarmatosja e Hamasit dhe tërheqja e trupave ushtarake të Izraelit, pastaj dorëzimi i armëve dhe fillimi i rindërtimit të Gazës. Ndërkohë, të bëhet reformimi i Autoritetit Palestinez dhe zgjedhjet e reja, me qëllim që ai Autoritet, me  mbështetjen e faktorit ndërkombëtar të administrojë edhe Rripin e  Gazës.

Po aq, madje akoma më e rëndësishme është që këto demarshe dhe reforma madhore të çojnë me konsensusin e të gjitha palëve, mbi të gjitha të SHBA-ve dhe Izraelit në njohjen e Palestinës dhe zbatimin e konceptit të zgjidhjes me dy shtete; në harmoni, në paqe, siguri, mirëbesim dhe bashkëpunim të gjithanshëm me njera tjetrën. Si formula dhe alternativa më e sigurt e suksesit të vërtetë dhe afat-gjatë për të dyja këto shtete, për Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.