• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Hooper: Kosova tani po shihet si një vend me liderë kokë-nxehtë

14 Shkurt, 2019
in INTERVISTË, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Me këtë vendim (qëndrimin mbi taksën), liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan. Intervistë​n me zotin Hooper e realizoi Arbana Vidishiqi.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hooper, Washingtoni është duke bërë trysni mbi Kosovën që të heqë taksën mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës. Por, qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset, duke thënë se vendimi është në të mirë të Kosovës dhe taksa mund të hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Si e shihni këtë qëndrim ‘kryeneç’, nëse mund ta quaj kështu, të qeverisë së Kosovës?

James Hooper: Të them të drejtën, e gjithë kjo më ka befasuar. Unë jam mësuar të bashkëpunoj me liderë të Kosovës, të cilët mendojnë në rrafshin strategjik dhe të cilët kanë ndjesi të shquar për komunitetin ndërkombëtar, të cilët dijnë se cili është hapi i mençur ndërkombëtarisht. Kurse kjo që ka ndodhur, mua më duket si hapi më kontraproduktiv i liderëve të Kosovës, për aq sa mbaj mend.

Me këtë vendim, ata pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Është e jashtëzakonshme, Kosova ishte në pozitën e fuqizimit ndërkohë që procesi i bisedimeve po vazhdonte me Beogradin dhe tani e kanë hedhur tutje atë pozicion të fuqishëm, kanë krijuar një kundërshtim me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka pasur fare nevojë të ekzistojë.

Tani kanë krijuar një spektakël publik, në të cilin Pentagoni, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, janë bashkuar në një mënyrë të cilën unë asnjëherë nuk e kam parë në historinë e diplomacisë amerikane, për t’ua tërhequr vërejtjen kosovarëve se duhet ta pezullojnë taksën.

Thënë sinqerisht, për mua kjo është shenjë e një forme të ngushtë dhe provinciale e të menduarit, dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën, shumë e rrezikshme. Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të futet në kënaqësinë e të menduarit në formë nacionaliste.​

Nëse kosovarët mendojnë se kështu duhet ecur përpara dhe nëse kjo është zgjedhja e tyre, atëherë ashtu qoftë, por qeveria amerikane është duke u thënë që nëse ecni në këtë rrugë, do ta humbni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Dhe ky bashkëpunim, është një vlerë strategjike, të cilën Kosova nuk guxon ta humbë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hooper, qeveria e Kosovës thotë se taksa është vendosur si përgjigje ndaj asaj që ajo e ka quajtur fushatë të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. A nuk e arsyeton një gjë e tillë vendimin?

James Hooper: Jo, nuk e arsyeton. Ndoshta në baza ekonomike dhe nacionaliste, mund ta shoh arsyen pse po bëhet kjo, por në baza diplomatike dhe të politikës ndërkombëtare, një gjë e tillë nuk ka fare kuptim. Kosova mund ta fitojë këtë argument në aspektin ekonomik, por gjithsesi e humb argumentin në rrafshin strategjik. Kosova aktualisht po i vë në rrezik interesat strategjike për të ndjekur lojëra taktike. Nga përvoja ime me liderët kosovarë në të kaluarën, ata kanë qenë lojtarë strategjikë, edhe me kusht që me raste mund të humbisnin ndonjë qëllim taktik. Kështu funksionon diplomacia dhe politika ndërkombëtare.

Kam përshtypjen se presidenti Thaçi e kupton këtë, dhe dëshiron ta çojë procesin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Beogradin përpara. Dhe këto zhvillime të fundit nuk do t’i ndihmojnë bisedimet.

Radio Evropa e Lirë: Por, kryeministri i Kosovës ka thënë se është i përkushtuar për vazhdimin e dialogut, dhe se taksa nuk duhet ndërlidhur me dialogun. Sipas tij, vendimi për taksën është vendim sovran i shtetit të Kosovës…

James Hooper: Saktë, dhe Kosova mund të marrë vendime të tilla, por ky vendim sovran i qeverisë së Kosovës, është duke vënë në rrezik interesat strategjike të Kosovës. Kryeministri mund të veprojë si të ketë dëshirë, nuk kam dëshirë t’i karakterizoj gjërat në nivel personal, sepse kam respekt për kryeministrin Haradinaj, por Shtetet e Bashkuara ia kanë thënë në mënyrën më të jashtëzakonshme publike: E ke gabim!

Kosova mund të ecë në rrugën që ka zgjedhur, është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa amerikanët janë duke thënë se po vihet në rrezik marrëdhënia me Washingtonin nëse ecni edhe më tej në rrugën që keni zgjedhur.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim pak më konkretisht për interesat strategjikë. Thatë më herët se Kosova pothuajse ka krijuar, dhe po e nënvizoj pothuajse, armik nga qeveria amerikane. Në kuptimin praktik, çka domethënë kjo?

James Hooper: Në kuptimin praktik, Kosova tani po shihet — në vend të një shteti me liderë të matur, me mendje të kthjellët dhe të arsyeshëm e praktikë – si një vend me liderë kokë-nxehtë, të cilët ndjekin agjenda nacionaliste dhe kjo bie në kontrast me Beogradin, i cili tani po tregohet më racional. Dhe ky është një ndryshim shumë i madh.

Serbia është parë gjithmonë si vend problematik, i cili nuk e ka tejkaluar ende epokën e Millosheviqit, por kjo tani po ndryshon gradualisht. Disi më duket sikur Kosova ka humbur kontaktin me Shtetet e Bashkuara dhe ka lejuar që ky ndryshim të ndodhë. Kjo fryma nacionaliste në të cilën është përfshirë Kosova është duke e dëmtuar shumë, shumë rëndë në Washington.

Radio Evropa e Lirë: Ta hedhim pak diskutimin në anën tjetër, pse Shtetet e Bashkuara, por edhe Bashkimi Evropian, insistojnë aq shumë në heqjen e taksës?

James Hooper: Sepse për të ecur përpara, përgjatë një rrugëtimi gjithsesi të vështirë, dhe me pengesa, duhet një ‘ngasës i mirë’. Gjasët për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, sipas mendimit tim, janë shumë të mira, për t’i zgjidhur çështjet me Serbinë.

Dhe e kuptoj çfarë ka dashur të arrijë kryeministri Haradinaj me vendimin për taksë – të ketë një pozicion me ndikim në dialog, por nuk funksionon kështu. Me të në fakt po rrezikohet marrëveshja, ndonëse unë mendoj se ajo ende ka mundësi të shpëtohet, por do të kërkojë pezullimin e taksës, pezullimin e menjëhershëm.

Radio Evropa e Lirë: Dhe nëse kjo marrëveshje përfshin ndryshim kufijsh?

Jame Hooper: Nuk do të doja të komentoj, apo spekuloj, mbi komponentet e marrëveshjes, e në to përfshihet edhe fakti nëse Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, nëse Kosovës i hapen dyert e BE-së, dhe nëse Kosova ka rrugën e hapur për në NATO. Një marrëveshje gjithëpërshirëse mund ta stabilizojë marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e marrë parasyshë gjendjen në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, është shumë e rrezikshme për Kosovën që të lejojë një fqinj armiqësor në kufirin verior të vazhdojë armiqësitë. Është në të mirë të Kosovës që ta zbusë dhe t’i jap fund asaj armiqësie, dhe kjo mund të bëhet përmes marrëveshjes. Marrëveshja nënkupton kompromis në të dyja anët, kjo është rruga përpara, ecni drejt një rezultati strategjik.

Related- Posts

27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa
KOSOVA

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

9 Nëntor, 2026
KOSOVA

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

8 Nëntor, 2026
KOSOVA

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.