• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

PORTRET I PAAUTORIZUAR

12 Nëntor, 2026
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Ramë Lahaj, fisniku i skenave lirike, zëri që shpërthen nga shpirti e ndez me dritë çdo zemër

Në sallë dëgjohen vetëm frymëmarrjet e shpejtuara të atyre që padurimi i mban të mbërthyer në një dritim të pakur, në një pritje të drithërimtë çasti. Dëgjohen hapa, hapa që duket sikur dalin nga thellësia e tokës e prekin qiellin. Në çastin që ndalojnë, një zë dhe një diell i vezullimtë shpërthejnë njiherash. Gjithçka mbulohet me dritë dhe thirrje të etershme, duke ndezur çdo prani dhe zemër që bëhet dëshmitar dhe përjetues e një akti galaktik.

Është ai, Ramë Lahaj, hiri dhe shkëlqimi i kushtrimshëm i këngës, momenti kur zgjohën rrënjët e epikës dhe harliset pranverimi lirik.

Thirrja e dheut dhe heshtja e parë

Ai është zëri që u mbrujt në gurgullimat e burimeve të shkëmbinjve, atje ku era e malit përplaset me heshtjen e lashtë të shekujve. Prej shpirtjes së tij të këndimshme ia behin zëra që bartin në timbrin e tyre thirrjen e tokës, mallin e pamatë të mërgimit dhe dritën e brishtë të vatrës. Në këtë gjeografi të shpirtit, ku gjuha e plisit shëmbëllen dhimbje dhe mrekulli. Me të frymon një virtuozitet i epërm artistik. Si një yll shndri.

Përpara se skenat e mëdha të botës të ndiznin dritat e tyre vezulluese, përpara se Covent Garden, Vjena apo Parisi të jehojnë nga duartrokitjet frenetike, ishte vetëm një djalosh që guxoi t’i sfidonte kufijtë e horizontit të tij, të dëshmonte ardhjen nga kohjet e kushtrimeve që therin qiellin si kreshta.

Ramë Lahaj hyri në art jo si një udhëtar i zakonshëm, por si një kalorës i dërguar për t’i kujtuar botës se shpirti shqiptar di të ngrihet deri në kupë të qiellit, atje ku tingulli bëhet lartësi e pastër eteri, bekim etërish.

Fisniku i skenave lirike dhe i shpirtit

Ramë Lahaj nuk është thjesht një zë, ai është një monument i gjallë i shpirtit tonë, i përkatësisë sonë identitare. Kur ai ngjitet në skenë, aty nuk flet vetëm teknika e përsosur e një tenori të madh, por flet vetë eteri, shpirti i dheut tonë që ngrihet në majat më të larta të artit botëror.

Në dritën e skenave lirike, ai shfaqet si një fisnik që del nga kohja e hyjninmit të artit, i mbështjellë nga një sharm që buron nga thjeshtësia dhe madhështia e një artisti që nuk i harron kurrë rrënjët e tij. Zëri i tij është një urë magjike që lidh dy botë, thellësitë e errëta dhe plot mallëngjim të shpirtit njerëzor me lartësitë e altareve, atje ku nota bëhet lutje dhe dritë.

Kur Ramë Lahaj, si farkëtar legjendash mëkoi me diell këngën lirike shqiptare dhe arbërore, ai nuk e interpreton thjesht atë, ai e stolis me arin e ndjesisë së pastër dhe me shkëlqimin e hyjshëm të virtuozitetit. Çdo frazë muzikore, çdo ngritje e diapazonit të tij është si një penelatë drite në një pikturë madhështore, ku tradita jonë bashkohet me universalitetin e operës botërore. Zëri i tij bën që malet tona të jehojnë në sallat më prestigjoze të globit, duke i dhënë identitet, krenari dhe një përjetësi poetike çdo note.

Në sytë dhe zërin e tij, artdashësi gjen pasqyrën e një dashurie të madhe për artin dhe atdheun, një romantizëm i gjallë që nuk zbehet kurrë, por vazhdon të ndriçojë skenat e botës me shpirtin krenar të shqiptarit.

Kalorësi i betejave magjepsëse të shpirtit

Në koncertet e tij recital dhe turnetë ndërkombëtare, siç është edhe cikli i njohur “Passion & Origin” – Pasion dhe Origjinë, Ramë Lahaj e shndërron këngën arbërore dhe shqiptare në një ambasadore të shpirtit tonë kombëtar. Ai nuk e trajton kurrë folklorin apo traditën, si diçka të largët apo thjesht etnografike, por i jep asaj dimensionin e një kryevepre klasike.

Mënyra se si ai e përcjell këtë pasuri shpirtërore mund të lexohet përmes disa shtyllave artistike dhe emocionale, si kapërcimi i hovshëm nga skena botërore te rrënjët. Në programet e tij, tenori ndërton një urë harmonike ku arjet e mëdha të operës botërore ndërthuren natyrshëm me perlat e muzikës shqiptare dhe arbërore. Kjo e bën traditën tonë të flasë një gjuhë universale, të kuptueshme dhe madhështore për çdo lloj publiku kudo në botë.

Magjia e interpretimit live dhe bashkëpunimi me orkestrat prestigjoze, një natyrshmëri që mishëron trupëzimin e harmonishëm të eternes me toksoren. I shoqëruar nga ansamble dhe orkistra të zgjedhura, Lahaj ruan pastërtinë melodike të këngëve të vjetra, por u jep atyre një fuqi vokale prej tenori dramatik/lirik që i ngrit sallat në këmbë. Këngë të dashura si “Luleborë”, “O vendi im”, apo kolazhe me motive të mirëfillta popullore e arbërore, vijnë me një dimension të ri, ku ndërthuren malli, dhimbja dhe krenaria.

Arkitekti i urave emocionale për diasporën

Për shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, në Vjenë, Cyrih e gjetkë, koncertet e Ramë Lahajt janë kthyer në një ritual identiteti. Kur ai interpretim shpërfaqet me fuqinë e tij emocionale, salla shpesh bashkohet në një kor të vetëm me artistin, duke e kthyer koncertin në një përjetim të përbashkët malli dhe dashurie për atdheun.

Përmes skenave që ai ka ngritur në hapësirën shqiptare, ai fton artistë me famë botërore për të dëshmuar bukurinë e traditës sonë, duke e institucionalizuar ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë muzikore arbërore e shqiptare në nivelet më të larta të artit skenik.

Në çdo skenë, Ramë Lahaj dëshmon se shpirti shqiptar mund të ngjitet në majat më të larta të Parnasit botëror, pa humbur kurrë ngrohtësinë e vatrës dhe të dhimbjes njerëzore qëmbajtëse të këngës sonë të lashtë.

“Ramë Lahaj International Opera Festival”

I inaguruar si një ëndërr e bërë realitet nga vetë tenori Ramë Lahaj, Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF) është shndërruar në ngjarjen më prestigjioze të muzikës klasike dhe operistike në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Edicionet e tij, që zhvillohen çdo verë në Prishtinë dhe qytete të tjera, kanë sjellë një frymë afrimiteti të artit botëror me traditën vendase.

Çdo edicion i RLIOF vjen me një mesazh të fuqishëm shpirtëror dhe paqeje, duke u udhëhequr nga motoja “Ëndërr pa kufij, Operë pa mure” apo “Luani muzikë, jo luftë”. Festivali përcjell mesazhin se arti është gjuha universale e shpirtit njerëzor, një mjet integrimi dhe paqeje që kapërcen çdo ndarje gjeografike apo politike.

Dimensini i një shpirti

Festivali nuk është vetëm një mbrëmje e vetme gala, por një cikl i pasur aktivitetesh dhjetëditore deri në dyjavore që përfshijnë, Natën Gala, ku vetë Ramë Lahaj ngjitet në skenë me artistë të shquar ndërkombëtarë dhe miq të tij, duke interpretuar ajet më të njohura operistike botërore.

Por një artist i profilit të lartë, një shpirt i bukur nuk mund të matet plotësisht në përmasën e tij pa ndarjen që ai i bën hapsirave për talentet e reja, atyre që ndjekin ëndrrën si Odiese drejt Itakave të përmbushjes. Përmes mbrëmjeve si “Klasikët e rinj” apo “Gjenerata e Re”, festivali krijon një platformë të fuqishme për mbështetjen e talenteve të rinj shqiptarë.

Të udhëhequra nga emra të njohur të skenave botërore, si trajnerë e bas-baritona të njohur. Këto kurse u japin mundësi studentëve dhe artistëve të rinj të përsosin teknikën e tyre vokale pa pasur nevojë të udhëtojnë larg nga vendlindja.

Gjithashtu i i rezervon një vend privilegji, figurave të mëdha të trashëgimisë sonë, siç ka qenë cikli dedikuar primadonnës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, etj.

Lahaj si një lobues i përmbushjes së ëndrrës kosovare

RLIOF ka ndryshuar rrënjësisht peizazhin kulturor të Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e turizmit dhe artit elitar evropian. Nëpërmjet anëtarësimit në rrjete prestigjoze evropiane të operës, si platforma FEDORA, festivali promovon vlerat tona në përmasa evropiane.

Personalitetet botërore të operës që vizitojnë Prishtinën bëhen ambasadorë të rinj të kulturës dhe të mikpritjes shqiptare kur kthehen në skenat e mëdha të Nju Jorkut, Vjenës, Milanit apo Londrës.

Përmes çdo edicioni, Ramë Lahaj po hedh themelet e një traditë të re, duke i dhënë zë dhe jetë aspiratave të rinisë shqiptare për t’u shprehur përmes bukurisë së pakushtëzuar të artit skenik.

Shqiptari i skenave prestigjoze

Karriera ndërkombëtare e tenorit lirik Ramë Lahaj është një rrugëtim i jashtëzakonshëm nga një vend pa traditë të hershme operistike drejt tempujve më prestigjiozë të muzikës klasike në botë. Me një zë me ngjyrë tipike italiane (all’italiana) dhe prani karizmatike skenike, ai ka ndërtuar një profil të spikatur në Evropë, Amerikë dhe Azi, duke u vlerësuar si një prej tenorëve më të rëndësishëm të gjeneratës së tij.

Skenat, rolet dhe momentet kyçe të suksesit të tij ndërkombëtar ndahen në disa kryeqendra kryesore, ku Londra ka shënuar disa nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Royal Albert Hall (2014) – Debutimi i tij i parë i bujshëm në kryeqytetin britanik ndodhi në këtë sallë ikonike, ku interpretoi rolin e Rodolfos në kryeveprën La Bohème të Giacomo Puccinit.

Në Royal Opera House – Covent Garden (2019–2021), Lahaj u rikthye në skenën elitare të Covent Garden për të interpretuar Alfredo Germont në La Traviata të Verdit, në një seri prej 17 shfaqjesh, e më pas sërish si Rodolfo në La Bohème (2021) nën regjinë e Richard Jones, duke marrë vlerësime të larta nga kritika britanike.

Vjena gjithëpoaq ka qenë një pikë kyçe e paraqitjeve të tij në Evropën Qendrore. Përveç angazhimeve të hershme në Austri, si Salzburger Landestheater me rolin e Dukës së Mantovës te Rigoletto. Ai ka mbajtur koncerte prestigjioze recital në sallat kryesore të kryeqytetit austriak, si Wiener Konzerthaus, ku ka sjellë programin e tij të njohur “Pasion dhe Origjinë”, duke ndërthurur repertorin operistik me këngën shqiptare.

Ndërsa në Metropolitan Opera të Nju Jorkut kanë dirigjuar e performuar bashkëpunëtorë të ngushtë të ftuar prej tij në festivalin e Prishtinës, vetë Ramë Lahaj ka korrur suksese të mëdha në skenat kryesore të bregut perëndimor të SHBA-së. Në Los Angeles Opera (2019), mën drejtimin e maestro James Conlon dhe regjinë e Marta Domingo, Lahaj shkëlqeu në rolin e Alfredos në La Traviata. Në Seattle Opera, ai realizoi debutimin e tij të shumëpritur në këtë teatër prestigjioz me rolin e Mario Cavaradossit në operën Tosca të Puccinit, si dhe me La Traviata.

Paris, Madrid, Berlin dhe teatrot e mëdha evropiane

Sukseset e tij shtrihen gjerësisht në teatrot më me emër të kontinentit. Në Opéra National de Paris (Bastille), Interpretoi me sukses rolin e Alfredos në La Traviata (2018), duke u konsoliduar në skenën franceze. Në Teatro Real de Madrid, spikati me rolin lirik të Nemorinos në operën L’elisir d’amore të Donizettit (2019), si dhe në Gran Teatre del Liceu të Barcelonës si Pinkerton në Madama Butterfly. Në Staatsoper Unter den Linden (Berlin) interpretoi rolin e Alfredos në kryeqytetin gjerman. Ka debutuar gjithashtu me sukses në Teatro Massimo di Palermo (Rigoletto), Teatro Petruzzelli di Bari (Tosca dhe Il Corsaro), Opera Australia (Sydney Opera House), Teatr Wielki (Opera Kombëtare Polake në Varshavë), L’Opéra de Montréal (Kanada) dhe Opera Hong Kong.

Një nga momentet përcaktuese të karrierës së tij ishte viti 2016, kur fitoi çmimin e tretë në konkursin prestigjioz botëror të operës “Operalia”, të themeluar nga legjenda Plácido Domingo. Ky vlerësim i hapi dyert e të gjitha teatrove kryesore dhe solli bashkëpunime të vazhdueshme koncertore krah vetë Domingos në skena të tilla si Elbphilharmonie në Hamburg.

E etershmja e një zëri që pulson në çdo përjetim

Perdja bie, duartrokitjet shuhen, hapat çapiten në ikje, tekaty ku rreh dhe frymon zemra shqiptare, në sallat madhështore të metropoleve të botës, dhe dritat e skenës zbehen ai është shndërruar në gjëndje, emocion, kujtesë vizuale, dithërimë shpirti. Gjithçka e kësaj magjepsje është aty e lëvizshme e përjetueshme. Jehona e atij zëri mbetet aty, si gjurmë drite që vesh me aureol të gjithë ata që mbajtën frymën ndërsa ai zbriste eterin në skenë. Ramë Lahaj mbetet dëshmia e gjallë se arti i vërtetë nuk njeh gjeografi, se shpirti i bukur i një populli mund të flasë gjuhën e universumit pa humbur kurrë ngrohtësinë e vatrës dhe madhështinë e asaj që e identifikikon.

Në sytë, zërin dhe hirin e tij kreshnik, artdashësi gjen pasqyrën e një dashurie të madhe që nuk venitet kurrë, një romantizëm i përjetshëm që vazhdon të udhëtojë mbi kokat tona, duke shpuar retë e kohërave dhe duke prekur, qoftë edhe për një çast të vetëm, pafundësinë e eterit dhe flakur çdo fijëz ndijimi.

Ramë Lahaj nuk është thjesht një zë, ai është një monument i gjallë i shpirtit shqiptar, një kalorës i skenave ndërkombëtare që mbart në çdo rrahje të kordave vokale bukurinë e papërsëritshme të rrënjëve të tij. Kur ai ngjitet në skenë, aty nuk flet vetëm teknika e përsosur e një tenori të madh, por flet vetë epika jonë, kushtrojnë kreshtat kreshnike, gjëmon shpirti i dheut të etërve shpirtblatuar, që ngrihet në majat më të larta të artit botëror.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

29 Tetor, 2026
SOCIALE / KULTURË

Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

27 Tetor, 2026
SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PORTRET I PAAUTORIZUAR

12 Nëntor, 2026

Raporti BE-Rusi në kontekstin e Ukrainës: marrëveshje apo skenar fatal

12 Nëntor, 2026

Nuk mjafton vetëm protesta dhe revolta, duhet edhe alternativa e ndryshimit!

12 Nëntor, 2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin mbi luftën në Ukrainë

12 Nëntor, 2026

Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është mision historik që do të realizohet patjetër

12 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.