• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Të rithemelojmë Akademinë e Shkencave!

2 Mars, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Letra e hapur

Nga Artan Fuga

“Të nderuar kolegë profesorë, doktorë, pedagogë dhe drejtues të njësive shkencore dhe universitare!

Ndjesë që po ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, por rëndësia e çështjes më detyroi ta kapërcej veten dhe vetëpërmbajtjen etike dhe t’ju drejtohemi kolektivisht!

Unë ju ftoj energjikisht të merrni pjesë gjallërisht, aktivisht, me mendje të kthjellët dhe zemër të qetë në shansin e madh që të gjithë ne kemi sot, tani, për të kontribuar për reformim-rithemelimin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, e cila, sot, sikurse e dini, është një institucion i mpakur, i atrofizuar, jashtë çdo funksioni të vlefshëm shoqëror, e mbyllur në vetvete, dhe që nuk respekton më asnjë kriter shkencor, madje edhe etik në funksionimin e saj!

Ky rast na ka ardhur të gjithëve sepse me kërkesën dhe këmbënguljen time, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka dërguar në të gjitha universitetet dhe qendrat e mëdha shkencore të vendit dy platformat e kundërta, atë të grupit zyrtar të Akademisë, të drejtuar nga Skënder Gjinushi, dhe platformën e përpunuar nga unë pas një pune shumëvjeçare të kryer sipas modeleve perëndimore dhe demokratike. Është fjala për atë reformë rithemeluese, të cilën Akademia e Shkencave prej vitesh po e censuron, nuk e merr në shqyrtim dhe e denigron.

Nuk ka më mirë sesa përpara se të kthehet në ligj, një platformë që ka të bëjë me organizimin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme shkencore të marrë aprovimin e komunitetit shkencor të vendit.

Këmbëngulja ime për këtë ka ardhur nga fakti sepse jam i bindur që më mirë se vetë universitarët, kërkuesit shkencorë dhe pedagogët askush nuk mund të jetë në gjendje të japi mendime të vyera për riorganizimin e shkencës dhe të arsimit. Nga ana tjetër, kjo ishte e vetmja rrugë e drejtë e mbetur përpara meje sepse brenda Akademisë të Shkencave sundon një mjedis mbytës, një atmosferë parazitizmi, është pra një mjedis i dhënë pas privilegjeve pa menduar thellë për kontributet që ky institucion ka borxh e detyrë t’i kthejë shoqërisë.

Asnjë reformim nuk mund të bëhet me të vërtetë në një mjedis ku sundojnë metodat e një grupi antireformator, që prej vitesh ka mundur t’i imponohet Asamblesë dhe të kalojë nga farsa në farsë duke e vyshkur dhe rrudhur këtë vlerë kombëtare që duhet të ishte në pararojë të mendimit shkencor dhe intelektual të vendit. Kjo është e kuptueshme. Nuk mund ta reformojnë Akademinë e Shkencave ata që e kanë sjellë në këtë ditë të hallit, ndonëse prej vitesh opinioni shkencor i vendit shpreh hapur dhe qartë pakënaqësinë e tij me atë që ndodh në këtë Akademi.

Grupi i punës me në krye Skënder Gjinushin, në vend të propozonte dhe paraqiste rrugët e ndryshimit të thellë në Akademinë e Shkencave, zgjodhi për arsyet e veta rrugën e pajtimit dhe konsensusit me frymën e vjetër sunduese në atë institucion.

Kjo është arsyeja që grupi, që i imponohet në mënyrë të paligjshme Akademisë të Shkencave, jo vetëm ka ndërmarrë një sërë masash antiligjore dhe antireformatore, por dhe me zërin e ndokujt, i cili nuk asnjë status të flasë në emër të Akademisë të Shkencave, është shqetësuar dhe ngritur kundër praktikës që platformat për reformim të përzgjidhen nga komuniteti shkencor dhe universitar i vendit.

I ka hutuar, goditur, habitur, tronditur, fakti që fati i Akademisë të Shkencave nuk është sot në dorën e uzurpuesve të saj, por në dorën tuaj!

Akti më i turpshëm që mund të bëjë një institucion shkencor është pikërisht të ngrihet kundër mendimit të lirë shkencor, kundër debatit të lirë, kundër shkëmbimit të ideve duke vendosur mbi lirinë e mendimit totalitarizmin e vjetër dhe të ri institucional.

Kë përbuzin akademikët në atë Asamble? Profesorët e universiteteve shqiptare?

Për çfarë bërtasin akademikët se i “paskan prerë në besë”, pikërisht sepse gjykimi ka ardhur te pedagogët, doktorët, shkencëtarët e vendit?

Çfarë e dinë veten një pjesë jo e vogël akademikësh?

Mos kujtojnë se koha e shkuar u ka lënë atyre trashëgim drejtimin, komandën mbi dijet, ruajtjen e lidhjeve okulte midis tyre, kapjen me thonj pas dogmave ideologjike, honoraret e marra pa punë dhe pa kontribut?

Mos kujtojnë ata se nuk kanë të drejtë t’i gjykojnë shkencëtarët dhe pedagogët shqiptarë?

Mos mendojnë se me mekanizma bizantinistë, në kurriz të komunitetit shkencor të vendit, kanë të drejtë të kooptojnë ata njerëz që duan të lidhur me mijra fije nepotizmi për t’a përdorur buxhetin publik në atë Akademi për interesa dhe perspektiva personale?

Unë e akuzoj rëndë sot përpara jush Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si institucion, pikërisht për atë se ka keqpërdorur paranë publike, nuk ka kryer detyrat e saj, ka dalë nga shinat e misionit fisnik që duhet të kishte.

Atje, unë, veç kërcënimeve, fyerjeve, presioneve që kam pësuar personalisht, kam parë edhe mbetjet e një mendësie totalitariste që shfaqet në mënyrën e funksionimit të saj. Unë e akuzoj, pikërisht si mbetje dhe mbeturinë totalitare!

Ata duan një Akademi Shkencash të plakur nga vitet e natyrshme të moshës, unë mendoj se ka vend që të hapen dyert për brezin e mesëm dhe më të ri të dijetarëve shqiptarë.

Ata mendojnë se Akademia e Shkencave duhet të jetë një kala e mbyllur, unë mendoj që ajo duhet të hapet fuqishëm drejt komunitetit shkencor të vendit si në numër, ashtu edhe në mendësi e veprimtari.

Ata duan një Akademi Shkencash, që nuk jep produkt dhe që vjedh në fakt rezultatet shkencore të institucioneve shkencore të tjera të vendit, unë mendoj për një Akademi Shkencash që të jetë shtëpia e përbashkët e intelektualëve shqiptarë, ku këta, në bashkëpunim me shoqërinë civile, me fuqinë publike, me të gjitha forcat emancipuese të shoqërisë të ndërtojnë metashkencën, pra, strategjitë e zhvillimit shkencor dhe teknologjik e intelektual të kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

Ata duan si deri sot një Akademi Shkencash, ku privilegjet merren pa punë, ku gati një e treta e akademikëve është e punësuar në administratën e saj, kurse unë përfytyroj një Akademi, ku të gjithë të jenë të barabartë, një Akademi Shkencash ku anëtari i saj të jetë atje ku formësohet rezultati i punës shkencore, atje ku ngjizet dhe avancon dija.

Nuk është fjala vetëm të reformohet Akademia e Shkencave si institucion, sikurse e kupton atë ngushtë grupi që i ka marrë frymën Akademisë të Shkencave. Është fjala për të reformuar paradigmat e shkencave albanologjike, për të reformuar gjuhën shkencore shqipe, për të rindërtuar marrëdhëniet midis shkencës, shoqërisë, politikës, për të reformuar strategjitë e edukimit shkencor të brezit të ri, si edhe drejtimet e rritjes të inteligjencës sonë si komb në kushtet kur bota e përparuar po ecën drejt inteligjencës artificiale, kozmosit dhe nanoteknologjive.

Ku jemi ne? A e ka shtruar ndonjëherë Akademia e Shkencave këtë problem? Keni dëgjuar ndonjëherë të shqetësohet për çështjet e mëdha të vendit?

Keni dëgjuar të shprehet për çështjen e kufijve të Kosovës?

Keni dëgjuar ndonjëherë të shprehet për fatet e shqiptarëve në Maqedoni?

Keni dëgjuar ndonjëherë të shprehet për kërkesat e studentëve dhe reformimin e universiteteve?

Keni dëgjuar të japi sinjale për çrrënjosjen e korrupsionit?

Për boshatisjen e territorit të vendit nga shqiptarët?

Për krizën e sotme institucionale?

Për problemet e integrimit europian të vendit?

Asnjëherë! Sepse atje mbizotëron kaosi institucional.

Dëgjojeni të vërtetën e hidhur: Akademia e Shkencave është “çmendur”, në kuptimin

që nuk ka më asnjë lidhje si funksionim me arsyen dhe rregullat e saj.

Të nderuar kolegë!

Mos mendoni se unë po bëj ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Unë ju kam dëgjuar si njëri nga ju në rrugë, auditorë, biblioteka, kafene, konferenca, se si shpreheni për atë që ndodh në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Më ka ardhur turp kur ju kam dëgjuar sepse si anëtar i saj kisha përgjegjësinë për të mos u pajtuar me atë batak institucional! Unë nuk po bëj heroin, sepse në fakt është detyra dhe detyrimi më minimal i një akademiku, sikurse i një universitari, për të mos u pajtuar me hipokrizinë, me stagnacionin, me kaosin intelektual, si edhe me shfaqje të tjera që vetëm Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit mund t’i shohë me themel dhe jo përciptas sikurse ka ndodhur.

Për disa vite përpjekje për ta reformuar atë Akademi Shkencash nga brenda, duke ruajtur etikën pak konservatore të akademikut, nuk kisha dashur që të shprehesha në media dhe përpara opinionit publik. Por, kur pashë se si përpara dy viteve kryetari bëhej nënkryetar dhe nënkryetari kryetar, duke bërë rokadën e radhës, sikurse ka rrezik përsëri që sekretari të bëhet nënkryetar e kryetari sekretar, duke luajtur me kolltukët dhe veshi bëhej shurdh për çdo reformim, i ndeshur tragjikisht me heshtjen e kolegëve akademikë, kuptova se nga brenda ky proces do të ishte i pamundur. Atëherë, me përgjegjësi iu drejtova opinionit publik, komunitetit shkencor për ta çjerrë maskën e territ, e kthyer hakën tek i zoti.

Akademia e Shkencave ju takon Juve! Neve! Jo se nuk ka akademikë që kanë vlera shkencore kombëtare! Larg këtij mendimi. Brenda Akademisë së Shkencave ka individë që kanë energji dhe rezultate të shquara intelektuale. Por janë sunduar, mpakur, heshtur përpara furisë të antireformizmit të një grupi që arrin të marrë vendime, të cilat i ndryshon më pas sipas konjukturave dhe gjithmonë me votë gati unanime. Sepse edhe ne universitarët dhe akademikët jemi njerëz. Kemi dobësitë tona. Por jam i bindur se kontributi juaj do të zgjojë nga gjumi edhe forca intelektuale pozitive brenda Asamblesë së Akademisë të Shkencave, të cilat deri tani për fat të keq, i kanë mbyllur derën reformimit të brendshëm, ju kanë mbyllur edhe juve derën për të qenë zotër në Shtëpinë Tuaj të Madhe.

Edhe ne universitarët, shkencëtarët dhe akademikët kemi dobësitë tona. Sikurse shkruante një shekull më parë Gustav Le Bon, qëllon që edhe akademikët të sillen si turmë!.

Na ka qëlluar të gjithëve. Rëndësi ka të ndahemi nga e keqja.

Me qëndrimet denigruese dhe përbuzëse ndaj jush, ndërkohë që jeni ftuar për të zgjedhur platformën që ju duket më e përshtatshme për reformim-rithemelimin e Akademisë së Shkencave, grupi sundues në Akademinë e Shkencave shpreh mendësinë e mbrapshtë se ajo Akademi është pronë personale dhe kolektive e akademikëve që janë aty brenda.

Keni dëgjuar ndonjë thirrje publike që të kandidoni për akademikë?

Keni dëgjuar ndonjë thirrje publike për të marrë pjesë në projekte shkencore?

Keni pasur ndonjë subvencion nga Akademia e Shkencave për punën tuaj shkencore?

Duke u ngritur kundër jush e mohuar të drejtën e ndërtimit të një Akademie të re Shkencash, ata shprehin kështu atë përbuzje të fshehtë që burokrati i shkencës ka për pedagogun, për dijetarin, për shkencëtarin që është mësuar të rropatet në bibliotekë, në auditor, në laborator, duke e trajtuar atë si skllav, nga lart, sipas një kodi të ardhur nga dekada më parë.

Unë nuk po bëj veç detyrën time. Fare thjesht!

Çështja më në fund erdhi në dorën tuaj. Lutem, bëjeni detyrën tuaj! Sepse e keni ju detyrë ta bëni tani. Ose më lini vetëm! Por, mos u ankoni më se nuk ju pyesin, nuk ju përfillin.

Ja sheshi i betejës!

Harxhoni dy a tri orë dhe krahasojini platformat, përzgjidhni atë që ju duket më e mira, pak argumente hidhini në letër dhe dërgojini me e-mail në zyrat e drejtuesve tuaj. Personalisht ose si njësi bazë a si të doni.

Vetëm mos e lini frontin, mos e braktisini detyrën tuaj!

Mos lejoni ndonjë drejtues burokrat që të japi mendimin e vet, të negociuar me rrethe të fshehta, duke e kaluar qëndrimin e vet sikur është mendimi juaj!

E mbi të gjitha, mos mendoni se kjo është një çështje politike. Asnjë lidhje. Mos mendoni se është një betejë personale. Lexoni platformën që propozoj dhe do ta kuptoni menjëherë se atje nuk ka veçse një shqetësim : Si të kemi një Akademi Shkencash që t’i kthehet shoqërisë, kombit, juve pra.

Institucionet tuaja janë të detyruara me urdhër nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve që ta sjellin çështjen përpara jush, te ju! Kaq na duhet ne tani!

Lutem: Shprehuni lirshëm! Nuk ka më kohë. Tri ditët në vazhdim janë vendimtare.

Ju ftoj ta bëjmë së bashku detyrën tonë. Me një energji të qetë, shembullore, pa fyerje personale, pa kompromise, pa menduar për interesin egoist, pa paragjykime.

Besimi im është i pafund.

Të tregojmë forcën dhe autonominë tonë etike dhe intelektuale.

Unë e mbarova deri këtu punën time, e kam ndërgjegjen e qetë.

Qetësojeni edhe ju tuajën dhe le të kontribuojmë bashkërisht për një Akademi Shkencash të re dhe të emancipuar.

Mbi rrënojat e së vjetrës, le të lulëzojnë të tjera vlera!

E vjetra ka frikë nga ju!

Ju përbuz!

Na përbuz!

Ne duhet të ndërtojmë!

Emancipim ose barbari!

Shqiptarët presin nga ne, në udhëkryqet e historisë ku të gjithë jemi përfshirë!”.

Related- Posts

OP/ED

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

13 Nëntor, 2026
OP/ED

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026
OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.