• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

    Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm kroat, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE

    Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

    Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

    PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt dhe referimin në SPAK për marrjen e marrëveshjes konfidenciale me SHBA-në

    Konferenca për Manipulimin e Informacionit/ Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull konkret i ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit

    Konferenca për Përballjen me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj/ Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë kyçe për demokracitë evropiane

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama: “Besa”, flamingot dhe kthesa e mandatit të katërt

    “Bulevardi i Flamingove”/ Kryeministri Rama: Qytetarët nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje, Haddad: Marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë të re

    Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së pas kërkesës për shkarkimin e tij

    A do ta bllokojë Kroacia anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Si ndikoi Kosova për metamorfozën e Rusisë nga anëtarësimi te NATO tek agresioni i Ukrainës?!

4 Mars, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Për të parë kaosin e qëndrimeve në Ballkan mjafton të shikosh dhe të kuptosh ngrefosjen e fundit të shumë individëve dhe qeverive, të cilat direkt apo indirekt po përkrahin invazionin e tmerrshëm të Putinit mbi Ukrainë. Në Serbi dhe në qarqe në Malin e Zi apo në Republikën Srpska në Bosnjë pati një trandje të vërtetë, ndërsa shumë nga partitë e opozitës ishin kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Disa prej tyre: “Dveri”, që bashkon nostalgjikët patriotë për riardhjen në fron të Mbretërisë Serbe bashkë me partitë dhe Lëvizjet e Djathta, do shprehej se: “Populli serb është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasojat e pakuptueshme në sigurinë, subjektivitetin tonë ekonomik dhe historik”. Forca politike “Dosta je Bilo” qëndronte në të njëjtën valë dhe frymë me partitë e tjera të krahut të djathtë por deklaronte se Serbia duhet të jetë neutrale e të mos”marrë anën në konflikt dhe të mos vendosë sanksione ndaj askujt, por edhe që të heqë sanksionet ndaj Bjellorusisë”. Për ta, lufta në Ukrainë është “pasojë e konfliktit gjeopolitik të fuqive të mëdha në tridhjetë vitet e fundit në Evropën Lindore”. E më poshtë: NATO-ja me ndarjen e Kosovës dhe Metohisë “hapi kutinë e Pandorës për braktisjen e parimit të paprekshmërisë së kufijve të vendeve sovrane”!!!

Në fakt, Rusia me aktin e fundit e ka bërë gati të pamundur pretendimin e Serbisë, të ringjallur sërish mbi Kosovën, pasi ndryshe nga kohë më parë nuk ka ditur të parashikojë pasojat e situatës me invazionin ndaj Ukrainës. Tashmë, Rusia megjithë nxjerrjen e dhëmbëve do t’i duhet të matet mirë për trashëgiminë e saj afatgjatë, pasi morali i saj është në kreditet më të ulëta, por më shumë se kaq parashikohet zezonë ekonomike me realitetin e saj afatmesëm dhe të gjatë, e përveç kësaj nuk do llogaritet më për shumë kohë në planet gjeostrategjike të botës. Tashmë Rusisë i kanë kthyer krahët shumë nga shtetet potenciale të OKB-së, bash ato që arritën të mendonin dikur se ajo mund të kishte deri partneritetin special me NATO-n.

Gjithsesi, serbët me rusët do të tregonin dhe njëherë politikën e tyre ndryshe, ose më saktë anti-NATO, kur muaj më parë në një artikull të përbashkët, botuar njëkohësisht në mediat serbe dhe ruse, ministri i jashtëm Lavrov me atëherë ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç, deklaruan se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk mund të ndodhë jashtë rezolutës 1244!!! Kur mendoje sublimitetin e shtirë të këtij akti, pasi rezoluta ka vite që është tejkaluar dhe Kosova është në realitete të tjera kuptoje se: vërtet Ballkanit po i afrohej diçka ogurzezë: Planet ndryshe sllave! Dhe, ashtu si mund të merret me mënd në ditët e fundit, presidenti serb Vuçiç, që duhej të ishte më shumë i informuar se të gjithë kolegët e tij evropianë për agresionin e Ukrainës nga Putin, do shprehej çuditshëm se:“Unë pres që brenda gjashtë muajve Kosova të pranohet në NATO dhe të detyrojnë katër shtete, Greqi, Rumania, Sllovaki dhe Spanjë ta njohin Kosovën”, e mbyllte deklaratën e tij.

Në fakt, Vuçiç dhe aleati i tij i madh Rusia nuk kuptuan asnjëherë si duhet se: Kosova i shërbeu shumë perceptimit të NATO-s të konsideronte ashtu si duhet rrezikun rus dhe atë sllav ballkanik. Ish-shefi i NATO-s, Javier Solana në fjalimin në Berlin në qershor 1999, pak para përfundimit të Operacionit Aleat Forca, do të tregonte konceptin real të këtij grupimi me Kosovën: “Ajo që e bën NATO-n kaq të bashkuar në këtë krizë është fakti se në Kosovë konvergojnë interesat tona afatgjata dhe vlerat tona. Kjo sepse pas problemeve të kosovarëve është edhe më shumë në lojë: e ardhmja e projektit të Evropës. Konflikti midis Beogradit dhe pjesës tjetër të bashkësisë ndërkombëtare është një konflikt midis dy vizioneve të Evropës. Një vizion – si ai i Millosheviçit – është një Evropë e shteteve etnikisht të pastra, një Evropë e nacionalizmit, autoritarizmit dhe ksenofobisë. Vizioni tjetër, i mbështetur nga NATO dhe Bashkimi Evropian dhe shumë vende të tjera, është për një Evropë të integrimit, demokracisë dhe pluralizmit etnik. Ky është vizioni që e ka kthyer Evropën dhe Amerikën e Veriut në komunitetin më të afërt, më demokratik dhe më të begatë të ndërtuar ndonjëherë…”. Ndrysho vetëm emrin e Millosheviçit me atë të Putin, në ditët tona, dhe kupton sesa afër është ky koncept dhe qëllimin e reagimit në bllok që kanë bërë vendet e NATO-s ndaj agresionit rus.

Po të kthehemi pak pas në fillimvitet ’90, kur Çështja e Kosovës e ndihu deri diku Rusinë: Nën drejtimin kaotik të Boris Jelcin, ditën e fillimit të bombardimeve mbi ish-Jugosllavi, Rusia preu pjesën më të madhe të lidhjeve të saj institucionale me NATO-n. Kjo kuptohet se ishte sa për fasadë, pasi reagimin real e bëri vetëm me disa axhustime të vogla që lidheshin me kontingjentin e saj të SFOR-it në Bosnjë. Rusët tërhoqën zëvendëskomandantin e njësitit dhe ushtarakët që kishin komunikimet me NATO-n. Por jo më shumë se kaq, pasi në anën diplomatike i ruajti marrëdhëniet e saj me të gjitha qeveritë e NATO-s. Ashtu si në rastin e Ukrainës, ku agresorët rusë po hasin pengesa reale, por në kohën e Kosovës shumë më tepër, Rusisë i mungonin mjetet për të ndërmarrë masa të tilla edhe sikur të kishte dashur. Më thjesht nuk donte të rrezikonte mbështetjen financiare dhe ekonomike që ajo mori nga vendet dhe institucionet perëndimore si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe që e oksigjenuan. Llogarite sot kur po merr goditje si ajo me Sistemin SËIFT, ku ka të ngjarë që ekonomia e saj të kthehet menjëherë shumë pas dhe me panikun ekonomik që ka nis në Rusi! Në pranverën e vitit 1999, ekonomia ruse mezi kishte filluar të rikuperohej nga efektet e krizës valutore. Presidenti Jelcin kuptoi atë që nuk e kupton dot sot pasardhësi i tij Putin, kur deklaroi: “Megjithë veprimet agresive të NATO-s, ne nuk mund të shkëputemi me vendet perëndimore” dhe “ne nuk mund ta çojmë veten në izolim sepse jemi në Evropë dhe askush nuk do të na dëbojë nga Evropa”.

Kryeministri rus i asokohe Primakov ishte personazhi që u investua më shumë për të ndërtuar një paketë të pranueshme zgjidhjesh me fokusin te NATO për fleksibilitet lidhur me “Kosovën”, në vend të luftës së vazhdueshme të ftohtë me Shtetet e Bashkuara. Paqtimi i asokohshëm me Gjermaninë dhe Francën, dy fuqi të tjera të Aleancës, do kishte madje lidhje direkte me Kosovën. “Rossiiskaya” gazeta citonte asokohë “burime diplomatike franceze” që shkruanin se: “dera e vogël që çon drejt paqes në Ballkan ka një çelës, ai është në duart e Rusisë”. Kurse, po në atë kohë, Ministria e Jashtme gjermane deklaronte se: “qeveria gjermane beson se zgjidhja e konfliktit në Kosovë mund të gjendet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë’.

Oreksi rus do të rritej nga kjo këndellje dhe Presidenti Jelcin vendosi të përfshihej, duke vendosur  ish-kryeministrin Viktor Çernomerdin si “përfaqësues special për konfliktin në Jugosllavi”. E veçanta ishte se kryeministri Primakov po mënjanohej. Ashtu si merret me mënd, Çernomerdin pranoi se prania ndërkombëtare e sigurisë duhet të udhëhiqet nga NATO. Kjo u përfshi në Rezolutën e KS të OKB-së 1244, i cili vendosi zgjidhjen e rënë dakord. Por Rusia do të sillte natyrën tjetër të saj, që tashmë po e tregon në një shkallë shumë më të madhe: Një ditë pas miratimit të Rezolutës 1244, rreth 200 trupa ruse u shkëputën nga kontingjenti rus i SFOR-it në Bosnje dhe përfunduan ​drejt aeroportit të Prishtinës, duke mbërritur para trupave të para të NATO-s,  KFOR-it, si do të njihej. A ishte ky fillimi i kalkulimeve të këqija ndaj Kosovës? Në fakt jo tamam. Vremya MN e pranonte me elegancë varësinë e Rusisë: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj. Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”.  Igor Ivanov në tetor 1999 do e thoshte edhe më hapur: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”. Pak muaj më vonë, pasardhësi i panjohur i Jelcin, Vladimir Putin, më i favorizuari për zgjedhjet e ardhshme presidenciale jo vetëm kërkoi rregullimin e lidhjeve me NATO-n, por kërkoi edhe çuarjen përpara në aspektin cilësor. Që do të thoshte se Putin gati po lutej për të qenë pjesë e NATO-s. Dhe, jo më kot, në mars të vitit 2000, një deklaratë e Putin shkaktoi bujë në Rusi , kur në një interviste televizive britanike, kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO!!! Do pasonte një qetësi relative teksa Rusia e Putin ishte e kursyer me oreksin e saj, por edhe NATO po këndellej në qetësi. Veçse po fillonte epoka e Putinit.

…

Pak vite më vonë, realiteti ka ndryshuar frikshëm dhe Rusia që gjithsesi fitoi përmes tërheqjes prej Çështjes së Kosovës një lloj respekti, po kërkon me aleaten e saj të vogël Serbinë për të krijuar kinse pretekste të tensioneve dhe të ndërhyrjes në Republikën e re, njohur nga shumica e vendeve të OKB-së. Tashmë, kuptohet se nuk ishte thjesht provokim deklarata e ministrit të jashtëm rus Lavrov në 18 shkurt kur tha se: në Ukrainë luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Në të njëjtën gjatësi Vuçiç më 19 shkurt njoftoi se do “të kërkojë në Moskë informacione për mercenarët nga Kosova në Ukrainë”. Për ironi të fatit harronte se bota po fliste vërtetë për mercenarë por duke pasur parasysh qindrat nga vendi i tij rekrutuar nga kompania e njohur privato-shtetërore ruse e mercenarëve “Vagner”.

Kjo ishte metamorfoza e Rusisë që e shfrytëzoi Kosovën, qoftë në deklaratat e Kremlinit por edhe në kthimin e saj nga një vend që duke e përkrahur dhe duke i kërkuar anëtarësimin NATO-s rregulloi imazhin, ashtu si në kohën tonë me statusin e Kosovës po mbulon oreksin e saj tejet të frikshëm, që kalon llogaritë e thjeshta. Megjithatë integrimi i Kosovës në NATO kërkon kohë, kurse predispozita e paktit të Atlantikut të Veriut, subjektit që po i garanton pavarësinë duket e plotë, veçse duhet ende pak kohë. Kosova do jetë pjesë e NATO-s. Sa për Rusinë ajo është tashmë në krahun e gabuar të historisë. Tek e fundit, Kosova nuk mund të rrijë e veçuar mes vendeve që janë pjesë e NATO-s, kurse Rusia me dëmin ndërkombëtar dhe moral që i krijoi vendit të saj, nuk do mundet ta përdori më Kosovën, ose më saktë nuk do merret parasysh qoftë edhe kur ta përmendi si argument. (Homo Albanicus)

Tags: a russiaBen ANdoniKosovaUkraine

Related- Posts

OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026
OP/ED

Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

9 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër kompani të lidhura me Gardën Revolucionare

29 Korrik, 2026

Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

29 Korrik, 2026
WASHINGTON, DC - JULY 16: U.S. Secretary of State Marco Rubio delivers opening remarks during the Ministerial on the Resurgence of Political Terrorism at the State Department on July 16, 2026 in Washington, DC. Rubio was joined by Secretary of the Treasury Scott Bessent and White House Deputy Chief of Staff Stephen Miller as they discussed the rise of far-left political terrorism as a transnational threat. (Photo by Finn Gomez/Getty Images)

Lufta e Trump kundër së majtës ekstreme bëhet globale

29 Korrik, 2026

A kërcënojnë “sanksionet e ferrit” me ferr global?

29 Korrik, 2026

Heshtja mbytëse mbi borxhin e Mbrojtjes: Pse objektivat e NATO-s kërcënojnë ekonomitë e vogla

29 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.