• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë vite në Hagë, një vendim që mund të ndryshojë kapitullin e pasluftës në Kosovë

    Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

    Vendimi i Hagës më 16 shtator/ Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht çfarë mund të ndodhë këtë javë në Kosovë

    Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron për demonstrata më 16 shtator, apelon shmangien e zonave të protestave

    Kosovë/ Zgjidhet qeveria e re, Kurti merr mandatin e katërt si kryeministër

    A është gati Serbia për ndryshim? Lëvizja Studentore hyn në betejën politike

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mbresa nga dy politikanë emblematikë  të Marsit 1997

21 Mars, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

E çuditshme se si është lënë në harresë 25 vjetori i trazirave të Marsit tragjik 1997 kur bashkë me piramidat famëkeqe ra dhe shteti fallco shqipar! E pajustifikueshme kjo harresë, pavarësisht ngjareve të tjera madhore brenda vendit dhe lufta në Ukrainë! Dihet tashmë se si ngjarjet e dhimbëshme të  atij viti pushtuan faqet e para të shtypit dhe kronikat televizive në mbarë botën. Por, duke përdorur një shprehje të  Helmut Kohl për Gjermaninë, dhe ne “ patëm fat në atë pafatësi”. Veç të tjerash, me dy figura emblematike, ish Kryeministri i  Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, i ndjeri Bashkim FINO dhe  ish Kancelari austriak, i Dërguari Special i OSBE-së për krizën në Shqipëri, Franz Vranitzky.

Meqenëse  gjatë periudhës Mars – Tetor  1997 isha Ndihmës i Kryeministrit për shtypin dhe falë përvojës 25 vjeçare  bëra dhe punën e  përkthyesit  në të gjitha takimet me të huajt, më poshtë po jap disa mbresa, si nderim dhe homazh për rolin e tyre historik në atë periudhë të jashtëzakonshme.

35 vjeçari i mençur dhe energjik gjirokastrit, Bashkim Fino u caktua me konsensusin e 10 forcave politike Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar pas drejtimit me kompetencë të Bashkisë së Gjirokastrës. Me jetën e tij të shkurtër por dinjitoze dhe veprimtarinë aktive 20 vjeçare parlamentare dhe politike deri sa mbylli sytë një vit më parë ai u tregua i denjë për besimin që u dha, si një ndër zgjedhjet e pakta të duhura të klasës sonë politike në 30 vitet e fundit.

Kisha patur rastin ta njihja dhe më parë, por duke e parë shumë më nga afër gjatë atyre muajve vendimtarë dhe në frontin e jashtëm,  të krijohej menjëherë  bindja se kishim të bënim me një  drejtues të ri në moshë dhe mbi të gjitha në mentalitet,  socialist i përkushtuar, dhe i çliruar nga  klishetë, dogmat dhe sloganet propagandistike dhe ideologjike.

Fino shquhej për seriozitetin, sjelljen dhe sidomos gjuhën dhe kulturën  institucionale që u bënte shumë përshtypje bashkëbiseduesve të huaj.  

Ai të bënte shpejt për vehte me lehtësinë dhe sinqeritetin në komunikim, hera herës me doza të lehta humori, por jo në dëm të seriozitetit në punë. Ishte si vetë mbiemri që mbante, fin dhe elokuent në çdo komunikim. I tregoi këto cilësi sublime gjatë 6 muajve të qeverisjes dhe në takimet e përditshme me mbi 30 delegacione që “ zbarkuan” ato muaj në Tiranë nga të gjitha organizatat më të mëdha ndërkombëtare dhe asambletë e tyre parlamennare, kryeministra dhe ministra të jashtëm të shumë vendeve. Me të gjithë ndihej i barabartë, i thjeshtë, dinjitoz, konçiz, i qartë, me një kujtesë të lavdërueshme të emrave të tyre dhe ndjekës operativ i detyrave. Imazhi dhe mesazhet e tij mirëpriteshin  kudo në kancelaritë perendimore dhe krijonin natyrshëm  besim te partnerët dhe bashkëbiseduesit e lartë ndërkombëtarë.

Kjo shihej dhe më mirë në vizitat e tij jashtë vendit. Më 24 – 25 Mars, ai ishte në Romë dhe Vatikan. Takimi me Kryeministrin Prodi, ministrin e Jashtëm Dini e të tjerë ishte i hapur, miqësor dhe me mbështetje të plotë dhe konsiderata të larta për të. Tejet emocionuese ishte fjala që Kryeministri Fino  mbajti më 25 Mars në sallën ku plot 40 vite më parë ishte nënshkruar Traktati historik i Romës  për krijimin e BE-së me praninë e ministrave të jashtëm të 15 vendeve antare. Në një farë mënyrë, ngjarjet tragjike në Shqipëri e zymtësuan  disi atmosferën e këtij jubileu; por nga ana tjetër, duke parë, dëgjuar dhe biseduar shkurt me  Finon tek ta duke se po rilindte shpresa për ditë më të mira. Kjo u bë dhe më e sigurt kur mori bekimin nga Papa Gjon Pali II në audiencën me të në Selinë e Shenjtë.

Këto cilësi i shfaqi dhe më bindshëm në vizitën zyrtare tre ditore  në Uashington në muajin Maj, së bashku me ministrat Arben Malaj, Spartak Ngjela dhe Arjan Starova. Atje u prit në Bankën Botërore dhe FMN nga drejtuesit e tyre më të lartë, me garanci për mbështetje financiare dhe projekte për Shqipërinë.

Padyshim që takimet më të rëndësishme i pati në Departamentin e Shtetit me praninë e  zv.sekretarëve dhe ndihmësve të tyre dhe në fund me Sekretaren e Shtetit, M. Albright, duke lënë mbresa nga më të mirat. Pas përfundimit të takimit zyrtar mes dy delegacioneve, Albright e ftoi Finon në zyrën e saj të punës, ku i shprehu hapur mbështetjen, duke i premtuar se  celulari i saj do të ishte i hapur për të 24/24 dhe kështu ndodhi.  

Natyrisht kur flet  për atë periudhë nuk mund të mos përmendësh  emblemën tjetër të Marsit 1997, Franz Vranitzky.  Në fakt, caktimi i  tij  ishte fati ose  “bekimi” i dytë për vendin tonë në një nga periudhat etij më të vështira.  

Vranitkzy  vinte nga Austria, historikisht  e interesuar për Ballkanin dhe vendin tonë, nyje ndërkombëtare politike, ekonomike dhe diplomatike. Mjaft popullor qysh në rininë e tij si kapiteni i ekipit olimpik të basketbollit dhe pastaj bankier  nga më të shquarit, “ mjeshtëri” që e vazhdon dhe sot në moshën 85 vjeçare. Ishte lideri fitimtar i Partisë së famshme social-demokrate austriake, me lidhje të ngushta me homologët e saj në Shqipëri. Për 12 vite rresht Kancelar i koalicionit të madh me konservatorët e djathtë, aleatë të fortë të PD-së. Vranitzky kishte dhënë dorëheqjen në Janar 1997 si Kancelar, edhe pse ishte në kulmin e suksesit. Me integritet absolut, pa asnjë  aferë, se për skandale  nuk bëhet fjalë dhe me  një reputacion absolut ndërkombëtar. 

Dallohej kudo dhe menjëherë për staturën, urtësinë dhe sjelljen kalorsiake, me natyrë të qetë,  i moderuar, fliste me butësi dhe finesë karakeristike, dëgjues i papërsëritshëm, me qetësi olimpike, analizues i thellë i situatave dhe reagues i menjëhershëm, pa kurfarë paniku, fliste shtruar me zërin e tij të ulët dhe me anglishte të përkyer.

Gjatë 8 muajve si i Dërguari Special i OSBE-së erdhi shumë herë në Tiranë; aty zhvillonte 2 – 3 takime me Finon, me Presidentin Berisha, me liderët  e  partive të koalicionit, jepte në çdo vizitë konferenca shtypi në Rogner, nën një interesim të jashtëzakonshëm, veç intervistave për TVSH-në, etj. E pashlyeshme nga kujtesa thënia e tij  “ këtu te ju nuk merret vesh  kush është ëngjëlli dhe kush djalli” Nuk e di me ish Presidentin Berisha, se nuk isha i pranishëm, por në të gjitha mbi 30 takimet e tij në Tiranë nuk e  dëgjova asnjëherë të fliste me zë të lartë, por gjithnjë me urtësinë e tij dhe mençurinë e tij karakteristike. Megjithë tensionin dhe ngarkesën e jashtëzakonshme, nuk e pashë asnjëherë të lodhur, të mërzitur apo nervoz.

Gjithashtu Vraniztky kishte një horizont të gjerë kulturor. Më bënte përshtypje se ndërmjet pauzave fare të shkurtra midis takimeve, veç fragmenteve ndeshjesh basketbolli që shihte në TV aty në Rogner, me shumë mirësi dhe kurreshtje më pyeste dhe dëgjonte me shumë vëmendje shpjegimet fare të shkurtëra mbi gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit tonë. Mrekullohej që aktori ynë me famë botërore, Aleksandër Moisiu kishte luajtur në “Volks Theatër” në Vjenë, për Karl Gegën dhe për shumë figura te tjera të ndritura të kulturës sonë që kishin studiuar e punuar në Austri.

Ky 25 Vjetor i  Marsit 1997 është momenti për t’i shprehur homazhe kujtimit të ndritur të Bashkim Finos dhe nderim Franz Vranitzky, Kancelarit emblematik austriak, mikut të popullit tonë në kohë të vështira, me urimet më të mira për jetë të gjatë.

/Argumentum.al

Tags: bashkim finoJorgji Kote

Related- Posts

OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026
OP/ED

Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA konfirmon për herë të parë armë në orbitë, Kina paralajmëron për garë të re armatimesh në hapësirë

15 Shtator, 2026
European Central Bank President Christine Lagarde speaks on stage during the event "Hofburg in Dialogue: Economy, Europe, Resilience" at the Hofburg Palace in Vienna, Austria, on September 14, 2026. (Photo by HANS KLAUS TECHT / APA / AFP) / Austria OUT

Euroskleroza e Re: Si e shndërroi lidershipi burokratik Europën në një “Protektorat Dixhital”

15 Shtator, 2026

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026

Gjashtë vite në Hagë, një vendim që mund të ndryshojë kapitullin e pasluftës në Kosovë

15 Shtator, 2026

Ministri i Jashtëm i Kinës zhvillon bisedë telefonike me homologun francez mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare

15 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.