Zheljko Trkanjec-Jutarnji List[i]
Tani për tani punët janë kësisoj. Irani sulmon ndonjë anije. Trumpi tërbohet, urdhëron sulme, Irani hakmerret kundër vendeve të Gjirit Persik. Pakistani dhe Katari, krahas disa vendeve të tjera, çajnë telefonat duke tentuar t’i shpien të dyja palët në ndërprerjen e zjarrit. Atëherë Teherani thotë se pranon, nëse pranojnë ShBA-të. Më pas ShBA-të pranojnë. Irani pret disa ditë e më pas sulmon përsëri ndonjë anije…
Teherani është në pozicon më të mirë sepse sulmet amerikane nuk kanë efekt në fuqinë e tij për hakmarrje dhe mbijetesën e regjimit. Ndërsa sulmet vazhdojnë shoqëria e pakënaqur iraniane nuk ka për të nisur ndonjëfarë protestash. Mbas konfliktit izraelito-palestinez, i cili vazhdon pa ndërprerje që prej vitit 1947, (madje edhe më parë), me një ndërprerje të shkurtër të lidhur me marrëveshjet e Oslos (1993), konflikti në Gjirin Persik po shndërrohet në i vazhdueshëm, megjithëse i vjetër vetëm disa muaj.
Irani kësisoj sendërton dominimin rajonal, nga i cili vetëm para një viti ishte larg, sepse në çdo moemnt mund të shkaktojë konflikte dhe t’i sjellë dëme vendeve të Gjirit, por edhe globalisht. Nuk është pa rëndësi edhe fakti se ai mban të lidhur me rajonin edhe forcat amerikane duke zvolguar soje presionin në Pacifik, gjë që i shkon për shtat Kinës. Ajo, krahas kësaj, vëzhgon që nga radhët e para të teatrit iranian armët amerikane, modelet operative dhe taktike të veprimit, duke grumbullaur eksperiencën e nevojshme nëse vendos të sulmojë Republikën e Kinës në Taivan. Në këtë skenar, nëse ShBS-të nisin ndihmën ajrore për ishullin, aktivitetet amerikane, do të ishin, para së gjithash ato ajrore, si në rastin e konfliktit me Iranin. Më pas do të vinte obsioni detar, ndërsa Pekini është i qetë se Uashingtoni nuk shfaq interes për përfshirjen e forcave tokësore në Iran, e kësisoj vështirë se mund t’i dërgonte në Taivan.
“Pasojat globale të konfliktit amerikano-iranian, ndikimi në tregjet botërore të energjisë, pra mënyrat me të cilat ndryshoi ekuilibri i fuqisë në Gjirin Persik dhe më gjërë – do të jenë të dukshme edhe për vite të tëra. Gjithsesi një mësim është i qartë: nuk ka zëvendësim për strategjinë. Anashkalimi i bazës së kësaj aftësie mundet që edhe superfuqinë ta shpjerë në zhgënjim dhe humbje”, shkruan për Bloombrggun Hall Brands, profesor në Johns Hopkins University‘s School of Advanced International Studies. Konkluzioni i tij: “Lufta në Iran, për fat të keq tregoi se asimetria e aftësisë strategjike mund të zëvendësojë asimterinë e stërmadhe të fuqisë”.
Omani propozon se si mund të zhvillohet lundrimi nëpër ngushticë
Teza fillestare e hyrjes së këtij teksti është vërtetuar javën e kaluar. Irani, gjatë samitit të Ankarasë (të martën dhe të mërkurën), sulmoi tri anije në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-të u përgjigjën, të premten gjithçka u qetësua. Të shtunën Irani sulmoi një anije. ShBA-të nisnë hakmarrjen. Garda revolucionare iraniane deklaron se ngushtica mbyllet për lundrim. Rritet shqetësimi global; a do të jetë më shumë se 80 doillarë për barelë çmimi i naftës të hënën?
A kujtohet më kush se Trumpi i pati nisur sulmet në mënyrë që t’ia bënte të pamundur Iranit zotërimin e bombës bërthamore?
Irani sulmoi një anije me flamurin e Qipros “e cila lundronte në një rutë të pamiratuar”. Çështja e rrugëve të lundrimit është bërë kyçe në këmbënguljen iraniane për të theksuar të drejtat e tij, të kundërta me të drejtën ndërkombëtare, mbi Ngushticën e Hormuzit në mënyrë që, pas mbarimit të afatit 60-ditor për bisedime me ShBA-të të vërtetuara me Memorandumin mbi mirëkuptimin (të nënëshkruar me 17 qershor), të kërkonte pagesën e lundrimit. CNN njofton se Sulltanati i Omanit, bregu tjetër i Ngushtiës së Hormuzit, ka propozuar një marrëveshje për rrugët e lundrimit.
Koridori i Jugut kalon nëpër ujërat territoriale të Omanit, anijet mund të lundrojnë lirisht si edhe para luftës – pikërisht këtu është sulmuar anija në fjalë. Lundrimi nëpër koridorin verior, do të kushtëzohej me miratimin e Teheranit, por nuk do të kishte pagesë për lundrimin. Sulmi iranian është pasojë direkte e qarkullimit të këtij propozimi në kanalet diplomatike sepse është në kundërshtim me qëllimin e Republikës Islamike, kontroll i plotë mbi kalimet nëpër ngushticë në marrëveshje me Sulltanatin i cili nuk është i prirur për një zgjidhje të tillë. Në hakmarrjen javore ndaj sulmeve amerikane janë goditur edhe shënjestra në Oman. Ministri i jashtëm i Iranit, Abas Aragçi, ishte të shtunën për vizitë zyrtare në Oman.
Në këtë moment Irani e drejton dinamikën e luftës latente në Gjirin Persik e cila vërehet nëpërmjet shkeljeve të vazhdushme, por luftrat rrallë zhvillohen ashtu si dëshiron cilado palë e përfshirë në të. Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) deklaroi se ka goditur 140 shënjestra luftarake iraniane në këtë valë goditjesh (më shumë se 300 gjatë tri nevëve të sulmeve), duke shtuar se “vazhdojnë të zvoglojnë aftësitë e Iranit për të sulmuar detarët civilë dhe anijet tregtare të cilat duhet të kalojnë lirisht nëpër ngushticë”.
“Situatë e papërballushme”
Sulmet amerikane nuk e rrëzuan regjimin, po i sollën dëme të mëdha aftësive luftarake të Republikës Islamike. Mund të llogariet që Teherani të mos jetë më në gjendje të përgjigjet në mënyrë asimetrike.
Në sërën e sfidave me të cilat përballet Irani në planin e brendshëm, gjatë ditëve të kaluara, ku ishte edhe ceremonia e varrimit të udhëheqësit fetar Ali Hamenei, në plan të parë doli edhe çështja e trashëgimtarit të tij. I biri Moxhtaba, i cili është emëruar në vendin e tij megjithëse nuk i përmbush kushtet që kërkon teokracia, nuk u shfaq gjatë ceremonisë, por të shtunën nëpërmjet një deklarate me shkrim, deklaroi se hakmarrja për babin dhe paraardhësin e tij të vrarë është “kërkesë e popullit” dhe se ajo duhet të ndodhë “gjithsesi”
Shumicën e pushtetit e ka marrë Garda revolucionare, por qarqet radikale të djathta në shërbimet e sigurisë dhe bashkësinë teokratike nuk janë të kënaqur me mënyrën sesi është realizuar tranzicioni në kreun religjoz. Emërimi i Moxhtabës, gjë të cilën, sikurse thuhet, e ka pas kundërshtuar i jati, ruan formën e Republikës Islamike, por ndryshon përmbajtjen e saj. “Megjithëse duket se Garda revolucionare tani për tani ruan një kontroll të fortë në tërë vendin, nuk është e qartë se sa është e mundur që udhëheqësi i një shteti teokratik të mund të qëndojë jashtë qendrës së vëmendjes”, paralajmëron Reuters-i. “Si të realizohet tranzicioni karizmatik kur trashëgimtar nuk ka? Ky do të jetë problemi i tyre madje edhe sikur t’a tejkalojnë këtë situatë. Parë një periudhë afatgjatë, kjo është e papërballueshme”, i deklaroi agjensisë në fjalë Ali Ansari, profesor i historisë moderne në Universitetin St. Andrews në Skoci. Qarqet ushtarake deklarojnë se Moxhtaba nuk del në publik për shkak të arësyeve të sigurisë dhe ato shëndetsore. Në momentin i cili po bëhet gjithnjë e më i afërt këto argumente do të bëhen të pabesueshme.
Udhëheqja e re ushtarake ka lejuar disa hapa shekullarë në shoqëri, por frymëzimi religjoz është me rëndësi në një pjesë të rëndësishme të Iranit. Reuters-i interpreton: “Roli i udhëheqësit suprem ndryshon nga roli i shefave të shteteve të tjera, ideologjia zyrtare e Iranit e njeh mbartësin e këtij funksioni si përfaqësues tokësor të dymbëdhjetë imamëve të islamit shiit i cili ka lindur në shekulin e nëntë”.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/iran-diktira-sukob-hormuz-sad-bez-strategije-kina-promatra-15727238?cx_linkref=jl_home_g1
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































