• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

30 Gusht, 2026
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksluzivisht për Argumentum

Prof. Dr. Fadil MALOKU

Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “gjurulldi” e panevojshme dhe pa kurrfarë sensi për një sekret të ditur publik. Po debatohet me lloj-lloj “kutish” për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria në rastin e Fatmir Shehollit, ku flitet për një “dokument” që bart mbishkrimin “Top sekret 2”, i cili është shkruar në një gjuhë tejet të dobët serbe (!) dhe ku pretendohet për fonde të mbledhura “nga ambasadat islame në Beograd, të cilat do të investohen në ndërtimin e xhamive në Kosovë”.

Në këtë farë “komploti” antishqiptar, ndër të tjera, taksativisht thuhet se “udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit [Kosovës] janë nën kontrollin tonë…”, që nënkupton, gjithnjë sipas pretendimit, nën kontrollin e BIA-s dhe shërbimeve të tjera serbe.

Fillimisht, ky farë “dokumenti”, edhe ashtu siç thuhet me të drejtë në aktakuzë, duhet trajtuar “vetëm si pretendim”, përderisa Prokuroria nuk ka sqaruar asgjë më shumë dhe as gjykata nuk i ka vendosur vulën e verdiktit. Si i tillë, përveçse duhet marrë me rezervë dhe me dyshime, është një problem që Prokuroria dhe gjykatat duhet ta çojnë deri në fund, e jo “xhurulltia” e ngritur nëpër rrjetet sociale.

Ndërkaq, pasojat dhe reperkusionet që mund të shkaktojë një dokument i tillë, padyshim, në një ambient të kontaminuar nga narrativa të ndryshme antishqiptare, mund të krijojnë, përveç hutisë e konfuzionit, edhe një lloj pasigurie dhe ndjenjë rreziku për atë që kinse mund të na ndodhë në të ardhmen.

Nëse i përcjellim “(sh)fajësimet”, por edhe akuzat e ndërsjella të të gjitha kampeve fetare, jofetare, po edhe të publikut të gjerë injorant nëpër mediet sociale, hetojmë një shtrirje të shfrenuar të deklarimeve “pro et contra” këtij “dokumenti”, ku nuk përjashtohet së atakuari as Bashkësia Islame e Kosovës.

Qytetarët, por edhe komunitetet fetare, bashkë me shoqërinë civile dhe sidomos “kartelet” mediatike, duhet të kuptojnë se “arkitektët” e këtij projekti dhe të kësaj narrative mund të kenë qëllime jo vetëm djallëzore për të krijuar një lloj “kaosi” ndërfetar në Kosovë, por edhe për të avancuar klimën e pasigurisë dhe të dyshimit midis njerëzve të rëndomtë në shtetësinë e arritur me sakrifica. Këto “kartele”, duke prodhuar në vazhdimësi polarizim politik dhe sidomos tash së fundi edhe ndërfetar, që asnjëherë nuk ka “banuar” në trojet shqiptare, synojnë që, përmes triadës sonë fetare, ta “promovojnë” Republikën si projekt i dështuar që nuk e meritojnë shqiptarët.

Meqenëse tendenca, që ende nuk ka ndonjë verdikt definitiv gjyqësor për përfshirjen e një institucioni dhe komuniteti fetar në këtë farë “pretendimi”, përveç të tjerash, duket se si imperativ e ka marrë “përsipër” jo vetëm dëmtimin, njollosjen, kontestimin dhe zbehjen, por edhe simulimin e një paragjykimi e stigmatizimi të ri, shumë më të fuqishëm se ato të pasluftës, që u lançuan po ashtu me këtë destinim.

Qytetarët shqiptarë s’duhet të harrojnë asnjëherë se te institucionet fetare të të gjitha religjioneve, përveç normës së besimit institucional, ajo që i “mirëmban”, i ushqen dhe madje edhe e kultivon statusin e tyre social në shoqëri janë normat dhe kodi i tyre i besimit moral.

Dhe tani kur ky kod dhe kjo normë morale, atakohen nga grupe radikale e ekstremiste të të gjitha llojeve dhe të gjitha ngjyrave, natyrisht që cenojnë autoritetin formal të trashëgimisë sonë mbi tolerancën shekullore. Dhe ata që e kanë “licencuar” këtë “dokument”, me siguri e kanë pasur parasysh pikërisht këtë fakt të trashëgimisë sonë. Sepse është e ditur se stigma dhe përgjegjësia penale, kudo në botë, po edhe sipas ligjeve tona, mund të jetë vetëm individuale e assesi kolektive. Së këndejmi lind dyshimi tjetër: a mund të ndikojë kjo stigmë kolektive që po mendohet t’u amputohet institucioneve tona fetare edhe si lloj perceptim kolektiv? Nga përvojat e vendeve të tjera, ku është “testuar” kjo formulë, shanset janë më se reale që edhe të ndodhë.

Mirëpo, në rastin tonë, rreziku është shumë i lartë që një “dokument” i tillë i pretenduar, pra një aktakuzë dhe një rast individual, të shndërrohen në një narrativë shumë më të gjerë. Sepse, kur “dikush dyshohet për veprimtari të paligjshme”, gjasat që stigma e tillë të shpërndahet me plausibilitet marramendës mbi një komunitet të tërë fetar apo edhe laik, bëhet reale.

Suma sumarum, kjo tendencë apo kjo “frymë” stereotipizuese me background antishqiptar, ku përgjegjësia individuale pretendohet të bartet e të artikulohet edhe në publik ekskluzivisht si fajësim kolektiv, bart me vete edhe rreziqe të tjera konfrontuese të paparashikueshme. Ku shihet ashiqare se ky “dokument”, bashkë me arkitektët e tij djallëzorë, po synon ta arrijë këtë objektiv.

Mirëpo, këtu kemi të bëjmë edhe me një hipotezë tjetër, që po ashtu mendoj se do të mbetet pezull edhe për një kohë. E ajo ka të bëjë me shkallën e reagimit mbrojtës brenda vetë komunitetit mysliman, i cili me këtë farë “dokumenti” atakohet ashiqare si shumicë. Dhe, nëse nuk dekonspirohet shpejt nga Prokuroria, ai do të vazhdojë të qarkullojë si mjegullnajë dhe do të krijojë situata të atilla kërcënuese që mund të aktivizojnë një mbrojtje të pakontrolluar zinxhirore e masovike. Po them kështu, sepse, kur kemi parasysh faktin se brezi i ri (apo “brezi i Tik-Tokut”, siç e kam identifikuar sociologjikisht) ka shumë më shumë prirje e afinitet të marrë informacione të fragmentuara dhe të cunguara, madje edhe të nxjerra qëllimisht nga konteksti, si ato të luftës hibride dhe “fake news”-eve nëpër rrjetet sociale, sesa informacione valide, të verifikuara dhe të licencuara nga institucionet e sigurisë nacionale të Republikës.

Gjithashtu, në këtë odisejadë të “reagimeve” zinxhirore, duhet theksuar edhe një fakt tjetër: atë të tendencës së krijimit të mosbesimit ndërfetar, i cili, kur përhapet me shpejtësi drite, ka shumë gjasa të prodhojë përçarje edhe brenda vetë komunitetit mysliman, sepse njerëzit mund të fillojnë të kërkojnë “fajtorët e brendshëm”, të dyshojnë te institucionet apo te figurat e tyre fetare, por edhe të hedhin faje të ndërsjella.

Megjithate, ky virus i dyshimit, kur futet në një grup apo komunitet, qoftë fetar apo edhe sociopolitik, dhe kur atakon në mënyrë sistematike dhe vazhdon të perceptohet gjithnjë si komunitet që kërcënon të tjerët, atëherë komuniteti tjetër nuk ngurron ta aktivizojë kodin e “solidaritetit mbrojtës” (që në sociologjinë e religjionit njihet si mekanizëm altruist) për ta shprishur dhe kontestuar bazamentin e mbindërtuar të tolerancës sonë shekullore. Tolerancë kjo me të cilën mburreshim para të tjerëve.

Në situata të tilla, individët fillojnë të krijojnë lidhje më të forta dhe solidaritet shumë më të theksuar sesa para atakimit. Duke u futur në spiralen e “solidaritetit mbrojtës”, anëtarët e tjerë të grupit me lehtësi priren të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe të homogjenizojnë identitetin e përbashkët, në këtë rast identitetin e tyre fetar.

Në fund, po qe se “dokumenti Top Secret 2” vërtetohet ndonjëherë nga Prokuroria dhe Gjykësia se është autentik, lexuesi injorant i “gjurulldisë”, po edhe ai serioz, duhet ta kuptojë se objektivi dhe caku final i Serbisë nuk ishte vetëm religjioni e as vetëm raportet e tolerancës sonë ndërfetare historike, por ishte dhe mbetet aleanca jonë, e kurorëzuar tashmë fuqishëm me Perëndimin. Andaj, të gjithë duhet ta kuptojnë se synimi, ambicia dhe strategjia afatgjatë e narrativës së vjetër të Serbisë ende mbetet ajo e dobësimit të “kapilarëve” të përcaktimit tonë me vlerat euroatlantike, ku, përmes viruseve të radikalizimit, islamofobisë, perëndimofobisë, po tentohet të rritet “jazi” i kufirit të përçarjes së brendshme në shoqëritë shqiptare në rajon e diasporë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Kryesore

Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.