• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Rrënimi i tretë e Rusisë në njëqind vitet e fundit

2 Korrik, 2022
in FOKUS, Highlights
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Stefanov*

Po bëhet gjithnjë e më e njohur se presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nuk është vazhdues i veprës së Pjetrit të Madh dhe as Katerinës së Madhe, të cilët e shndërruan Rusinë në fuqi botërore, por mishërimi bashkëkohor i Car Nikollës II., i cili e shpuri Rusinë në rrënimin e parë në këta njëqind vitet e fundit dhe i carëve të erës komuniste që shkaktuan rrënimin e dytë. Putini kurrë nuk do të bëhet Vladimiri i Madh sepse ka shumë mundësi që Rusinë të shpjerë në rrënimin e tretë të njëqind viteve të fundit. Një pozicion i tillë që ai mund të zërë në historinë ruse ështe real sepse – pas luftës katastrofike dhe për nga shumë gjëra të filluar mbi baza iracionale – Rusia, për meritë të tij dhe të qarkut politik dhe ushtarak përreth tij, shumë lehtë mund të përjetojë edhe rrënimin e saj të tretë.

Nikolla II. pas luftës së humbur ruso-japoneze në periudhën deri në Luftën e Parë Botërore u përpoq në mënyrë të dhunshme por pa sukses të mbysë përpjekjet e brendshme për demokratizimin e shoqërisë dhe shtetit dhe kufizimin e pushtetit të Carit. Dhuna që vuri në jetë si dhe pjesëmarrja pa sukses e ushtrisë ruse në Luftën e Parë Botërore dhe humbjet e mëdha që pësoi ajo sollën rrënimin kaotik të perandorisë së tij dhe instalimin në pushtet të revolucionarëve komunistë me ndihmën e shërbimeve sekrete gjermane me synimin për daljen e Rusisë nga lufta.

Rrënim dhe kaos

Gjermania dhe fuqitë e boshtit e arritën synimin e tyre –  u rrëzua qeveria e Kerenskit dhe filloi thyerja e plotë e ushtrisë ruse e cila filloi dukshëm të shpërbëhej.

Pushteti  i ri komnunist ishte i detyruar, sa për shkak të humbjeve në luftë, sa për ti kthyer borxhin Gjermanisë e cila e ndihmoi të marrë në dorë Rusinë, të hyjë në bisedime me Gjermaninë dhe me Fuqitë e Boshtit dhe në përfundim në nënëshkruante Marrëveshjen e Brest-Litovskit me 3 mars 1918. Me këtë marrëveshje Rusia dilte nga lufta duke lidhur një paqe separatiste, por duhej të hiqte dorë nga Polonia, Lituania, Finlanda, Letonia, Estonia, Bjellorusia dhe Ukraina që u bënë kësisoj shtete të pavarura, ndërsa disa pjesë të Gjeorgjisë i bashkoheshin Perandorisë Otomane. Gjermania arriti përfitime të mëdha territoriale në dëm të perandorisë së rrëzuar cariste. Por pas humbjes së Gjermanisë, fuqitë Perëndimore krijuan rendin e Versajës nën udhëheqjen e presidentit amerikan Vudrou Vilson dhe e detyruan Gjermaninë të heqë dorë nga përfitimet territoriale që kishte aritur mbi bazën e marrëveshjes Brest-Litrovsk me Rusinë. Gjermania  hoqi dorë nga marrëveshja në fjalë në muajin tetor të vitit 1918, gjë e cila ishte një prej kushteve të paqes me palën kundërshtare. Më vonë, deri në vitin 1920, Rusia arriti të vërë nën kontroll pjesën më të madhe të Ukrainës. Përpjekja për nënështrimin ushtarak të Polonisë e filluar nga Rusia në vitin 1919, që u përmbyll në mars të vitit 1921, përfundoi me debaklin e plotë të Rusisë.

Por me marrëveshjen mes Gjermanisë naziste dhe BRSS-së, të njohur si Marrëveshja Ribentrop-Molotov, e titulluar “Pakti për mossulmimin dhe miqësinë mes Gjermanisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike”, të nënëshkruar me 23 gusht 1939, u asgjësuan pothuajse tërësisht humbjet territoriale ruse të shkaktuara nga marrëveshja e Brest-Litovskit. BRSS pushtoi shtetet Balltike, ndërsa me Gjermaninë u muar vesh për ndarjen e Polonisë gjë e cila u realizua pas sulmit gjerman në Poloni. Dy javë pas hyrjes së trupave gjermane në territorin polak, nga lindja u futën trupat ruse dhe Polonia kësisoj pushoi se ekzistuari.

Në këtë mënyrë, pas rënies së parë, Rusia nëpërmjet krijimit të BRSS-së dhe zgjerimeve të reja territoriale, ose më mirë të themi nëpërmjet kthimit të asaj që ishte humbur si rezultat i rënies së Rusisë cariste, arriti të rigjenerohej si fuqi imperialiste.

Rruga drejt shkatërrimit.

Pas sulmit gjerman kundër BRSS-së, i cili i dha fund kërcënimit të kontrollit gjermano-rus mbi Europën Lindore dhe Heartlandin e Mackinderit, ShBA-të dhe Britania e Madhe i ofruan mbështetje politike dhe ushtarake regjimit totalitar sovjetik për të penguar Gjermaninë të fitonte kontrollin ekskluziv ndaj Heartland-it, territore dhe burime natyrore që mund të ishin themel për dominimin botëror.

Në fazën përmbyllëse të Luftës së Dytë Botërore, BRSS arriti të realizojë kontrollin mbi tërë Europën Lindore, gjë që shkaktoi reaksionin e ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe dhe koalicionit të ri të sapoformuar ushtarako-politik të fuqive Perëndimore.  Filloi kësisoj Lufta e Ftohtë nën mbulesën e luftës së demokracive perëndimore kundër komunizmt totalitar, megjithëse tashmë është tërësisht e qartë se nuk bëhej fjalë për ideologji por për luftën për interesat e përjetëshme dhe të pandryshueshme gjeostrategjike në vetë zemrën e Europës.

Por, BRSS si rimishërimi i perandorisë së dështuar cariste, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, u dobësua gjithnjë e më shumë në ballafaqimin me ShBA-të dhe fuqitë perëndimore, ndërsa luftërat në të cilat hyri si dhe ndihma tejet e madhe financiare dhe ushtarake që u dha aleatëve potencialë dhe realë në mbarë botën, si dhe shpenzimi i stërmadh i PBB-së për nevojat ushtarake në mënyrë që të barazohej me kundërshtarët nga Perëndimi e shpunë BRSS-në në rrënim.

Në vitin 1991, Rusia përjetoi rrënimin e dytë në shekullin 20.

Kolapsi i ekonomisë sovjetike të vitit 1991 shpuri në anarki dhe plaçkitje masive të infrastrukturës ekonomike dhe pasurive natyrore, kolaps të strukturës ekonomiko-politike që udhëhiqte BRSS-në dhe depërtimin në pushtet të oligarkisë së përbërë kryesisht nga kriminelë të dhunshëm të lidhur me pjesë të sistemit të dështuar politik dhe të sigurisë së BRSS-së së rrënuar. Më vonë Rusia ia arriti disi të ndërtojë një sistem shtetëror deridiku të efektshëm dhe të sigurojë në njëfarë mënyre lojën e tregut të lirë. Por e gjitha kjo ishte e brishtë dhe e pamjaftueshme për sigurimin e kërkesave jetësore të popullit rus. Federata e re Ruse mbeti e lidhur fort me strukturat oligarkike të përbëra nga të vetëquajturit biznesmenë që mezi arrinin të hidhnin firmën e tyre, por që mbështeteshin fort nga mbetjet e fuqishme të sistemit të vjetër shtetëror, në mënyrë të veçantë strukturat e paprekura të shërbimeve të zbulimit dhe të sigurisë.

Pasojat për Europën

Pas katastrofës ekonomike të vitit 1991, e cila e shkretoi akoma më shumë Rusinë, ndodhi kthesa në integrimin e shtetit në tregjet globale. Rusia pati përfitim nga forcimi e procesit të globalizimit, sepse përfshirja e saj në tregun global i mundësoi rimëkëmbjen. Por kjo rimëkëmbje, e  cila u përputh në kohë me mandatin e parë të presidentit Putin, u ndihmua nga ShBA dhe Europa, të cilat më dëshirë ose jo, nuk deshën të lejonin shndërimin e Rusisë në borxhli që nuk është në gjendje të paguajë detyrimet ndaj institucioneve financiare dhe kredidhënësve perëndimorë. Kësisoj, një prej hedge fondeve të mëdha financiare botërore, Long-Term Capital Menmagement, i cili rrezikonte të bankrotonte për shkak të investimeve në Rusi dhe letrave ruse me vlerë, u desh të shpëtohej nga një konsorcium bankash nëpërmjet Rezervave Federale amerikane.

Në dhjetëvjeçarin në vazhdim Rusia arriti të paguante borxhet e jashtme dhe të vërë përsëri në funksionim ekonominë e saj e cila për shkak të rritjes së çmimit të energjentëve rritej gjithnjë e më shumë. Kësisoj, Rusia u rigjallërua përsëri pas rrënimit të dytë të shekullit 20.

Por invazioni rus në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Rusia po zhvillon përsëri një luftë shterruese më intensitet dhe vëllim të gjërë por me ecuri të panjohur. Kundër saj janë vënë sanksione për shkak të agresionit në Ukrainë, një ortek i paparë sanksionesh ekonomike- luftë e vërtetë ekonomike.

Ka të dhëna se në horizont është shfaqur rrënimi i tretë i Rusisë në këta njëqind vitet e fundit. Por kësaj here ky rrënim për Europën nuk do të kalojë aq lehtë si në vitin 1991. Pasojat e tij do të vërshojnë në Europë njëlloj, në mos më të rënda, sesa ato të pas Luftës së Parë Botërore dhe rrënimit të parë të Rusisë.

Puna është se Rusia, për shkak të madhësisë së saj dhe të trashëgimisë së saj historike, ka qënë një fuqi e cila ka një ndikim të jashtëzaknshëm në ngjarjet në Europë, njëlloj si edhe Europa ka patur ndikim në kushtet e brendshme në Rusi. Ekziston njëfarë lidhje ndëraktive mes Europës e Rusisë. Çdo rënie e Rusisë, e para dhe dyta në shekullin 20, në mënyra të ndryshme e kanë tronditur Europën, së cilës çdo herë i është dashur të kërkojë mënyra për të penguar zgjerimin e ngjarjeve kaotike nga Rusia të derdheshin në kontinentin europian. Për këtë elita ekonomike dhe politike europiane janë përpjekur përherë të nxjerrin pëfitim për vete, gjë që vetëm sa e ka ndërlikuar akoma më shumë situatën dhe ka përkeqësuar kushtet ekonomike dhe politike në Europë.

Sfida të reja

Pas Luftës së parë Botërore dhe pas rrënimit të parë të Rusisë, Europa u godit  rëndë ekonomikisht për shkak të bankrotit taktik rus dhe ndërprerjes së pagesave të borxheve ndaj kreditorëve europianë që shpalli pushteti i ri sovjetik. Shumë kompani europiane që bënin biznes me Rusinë përfunduan në bankrot. Krahas këtyre, nga Rusia u derdh drejt Europës ndikimi i komunizmit revolucionar i  cili në mënyrë logjike në Europë, e në mënyrë të veçantë në shtetet më të dëmtuara nga lufta, sikurse ishte Gjermania e mundur dhe e brishtë, shkaktoi forcimin e lëvizjeve politike që shpreheshin se demokracia nuk mund të ishte mbrojtje efektive nga zgjerimi i  komunizmit që vinte nga Rusia dhe për këtë  propagandonin, më pas edhe realizuan, një sistem autoritar pushteti. Gjithsesi, këto forca të reja politike nuk kundërshtonin vetëm ndikimin komunist nga Rusia por hidhnin poshtë edhe bazat e rendit të imponuar dhe të padrejtë të Versajës të krijuar nën drejtimin e ShBA-ve dhe fuqive fituese europiane. Dera për rrugën drejt Luftës së Dytë Botërore, e cila filloi të hapej që pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, tashmë ishte plotësisht e hapur.

Rrënimi i dytë i Rusisë i vitit 1991 paraqiti para Europës sfida të reja sepse perandoria ruse ishte e armatosur deri në dhëmbë e për më tepër ishte edhe fuqi bërthamore. Por, nga ana tjetër, Europa dhe mbarë Perëndimi me këtë rrënim të Rusisë kishin arësye të ndjeheshin fitimtarë sepse kjo rënie shenonte edhe fundin e përballjes së tyre me BRSS-në gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, periferinë europiane e mbërthyen luftëra të përgjakshme mes entiteteve të sapokrijuara të çliruara nga prangat e perandorisë komuniste. Kërcënohej zgjerimi i tyre dhe rreziku real që vinte nga përhapja e armëve bërthamore. Por kjo rënie e Rusisë e vitit 1991, për të cilën shumë zyrtarë europianë betoheshin se erdhi befas, nuk është se ishte diçka e papritur sepse ajo ishte pasojë e një procesi shumëvjeçar i cili, për hir të së vërtetës, shkaktoi tërmet gjeopolitik në Europë, por shumë shpejt, për shkak të ndikimit të Perëndimit ndaj tij, u vu nën kontroll. Nga ana tjetër, udhëheqësi i fundit i BRSS-së Mihail Gorbaçovi, ishte në kontakt direkt me pushtetarët Perëndimorë. ShBA-të dhe fuqitë europiane e dinin mjaft mirë se çfarë po ndodhte dhe ishin në gjendje ti kontrollonin ngjarjet, në një kohë që shumica më e madhe e krerëve rusë të nivelit të ulët dhe të mesëm, thënë në mënyrë figurative, ndiqnin me sytë e hapur nga çudia ngjarjet dhe hapnin krahët nga pafuqia.

Sidoqoftë, në një mënyrë apo në një tjetër, është fakt se rënia e Rusisë e ka shkundur Europën, qoftë  për dëmin ose për përfitimin e saj, në vartësi nga ndikimi i realizuar i fuqive europiane dhe atyre të Perëndimit në kushtet e brendshme në Rusi dhe mundësisë së kontrollit të procesit të shpërbërjes së fuqisë ruse.

Nga ana tjetër, perandoritë kurrë nuk vdesin të vetme. Ato tërheqin pas vetes edhe një sërë të vegjlish dhe të dobtësh.

Fillimi i telasheve

Përsa i përket Rusisë, edhe për të rrënimi i tretë në njëqind vitet e fundit më shumë mund të na kujtojë atë të vitit 1918, sesa atë të vitit 1991. Në këtë rrënimin e tretë, i cili ka shumë gjasa të ndodhë, Rusia, në ndryshim nga rrënimet e mëparshme, nuk ka më rezerva territoriale të cilat mund edhe ti humbasë. Tani Rusia mund të humbasë vetëm territorin e saj në procesin e shpërthimit të anarkisë dhe të shpërbërjes së shtetit. Rënia e re mund të ndodhë pikërisht në këtë mënyrë – me shpërbërjen e vetë Federatës Ruse sepse Rusia nuk ka se me çfarë, si në katastrofat e mëparshme, të paguajë si çmim për humbjen. Nëse me të vërtetë punët shkojnë keq për Federatën Ruse, mundësi reale mbetet humbja e një pjese të Kaukazit që momentalisht gjendet në përbërje të Federatës Ruse. Dhe ky mund të ishte vetëm fillimi i telasheve.

Njëkohësisht, është në pikëpyetje edhe mundësia e ndikimit perëndimor në Rusi në këtë moment. Një rrënim i ri i Rusisë, do të zhvillohej i çliruar nga ndikimet e huaja të cilët mund ti orientojnë zhvillimet e ngjarjeve dhe si i tillë do të reflektohet rëndë në kushtet europiane. Dhe kjo jo vetëm në planin ekonomik, ku mund të pritet një krizë e vërtetë furtunë, por edhe në atë gjeopolitik. Ka pak shanse që udhëheqësit e rinj të Rusisë të jenë më bashkëpunues  sesa pushteti aktual. Kësisoj, shpërbërja e Federatës Ruse do të shkaktonte trazira të mëdha në një vend të madh dhe të armatosur rëndë edhe me armë bërthamore, ndërsa kofliktet eventuale luftarake do të pasqyrohen direkt në rendin ekonomik dhe atë paqesor në Europë.

Mëqënëse fillimi i luftës në Ukrainë dhe mënyra e realizimit të saj vështirë se mund të shpjegohen me motive racionle, nuk duhet hedhur poshtë edhe ideja sipas së cilës Putini, këtë rrënim të ri të Rusisë, i cili ka kohë që duket i paevitueshëm- gjë për të cilën përshkallëzimi i luftës në Ukrainë ishte pika që derdhi gotën- i orienton me vetëdije ngjarjet pikërsiht në këtë drejtim. Sjellja e dëmeve ekonomike dhe konfuzioni politik në Europë dhe në Bashkimin Europian i lë rregjimit rus mundësinë e shkatërrimit të rendit paqesor në kontinentin europian dhe krijon përmbysje gjeopolitike që mund të jenë në favor të Rusisë.

Vuajtje të përbashkëta.

Por nëse në Kremlin mendojnë në këtë mënyrë, atëherë gabojnë rëndë. Këtu nuk është fjala për kapje si ajo në mundjen xhudo të Putinit, në të cilën duke rënë vetë rrëzohet edhe kundërshtari. Nëse gjërat vërtetë do të shkojnë në këtë drejtim, gjë për të cilën ka shumë indikacione, nuk ka për të patur kurrfarë shpëtimi për Rusinë nëse Europa zhytet në kaos. Sepse Rusia nuk do të jetë në gjendje të ngrihet si fitimtare nga tapeti. Do të rrënohet dhe do të vuajë sëbashku me Europën, njëlloj sikur ndodhi edhe pas rrënimit të parë të Rusisë pas Luftës së Parë Botërore.

Rusia është bërë humbës moral

Sidoqë të përfundojë lufta në Ukrainë, Rusia nuk ka për të qënë më ajo që ishte. Sepse është krejtësisht e sigurtë se nuk ka për të arritur kurrfarë fitoreje të shkëlqyer në Ukrainë. Ajo që do të nxjerrë eventualisht nga lufta si plaçkë do të jetë e tejngarkuar nga shkatërrimet dhe nga akuzat për krime lufte. Në një përfitim të tillë nga lufta nuk ka lumturi për të ardhmen. Ukraina do të kërkojë ti kthehen territoret, ndërsa nga ana tjetër qytetarët rusë nuk kanë për të qënë të lumtur nëse do tu duhet të dërgojnë  djemtë e tyre në altarin e viktimave të car Nikollës së ri, i cili humbet luftërat, si ato me armë po ashtu edhe luftërat për begatinë dhe zemrat e popullit të tij. Rusia si nxitëse e agresionit të hapur ndaj një shteti tjetër që në krye të herës është bërë humbësja morale. Ka arritur të dënohet nga 141 shtete antare të OKB-së dhe i kanë vënë sanksione pothuajse të gjithë shtetet e Europës kontinentale.

Frikë për karriken e tyre

Rënia shumë e mundshme e Rusisë pa dyshim që do ta shkundë nga themelet edhe vetë Europën. Puna është se kësaj here, në ndryshim nga rrënimi i dytë, ai i vitit 1991, gjithçka të kujton rrënimin e vitit 1918 dhe në pasoat që patën përmbytur atëbotë Europën. Fakti që kryeqytetet e fuqive udhëheqëse europiane janë të vetëdijshme për pasojat shkatrrimtare të rëniës së mundshme të tretë të Rusisë, konstatohet edhe te deklarata e presidentit francez Makron sipas së cilës Putini, me sulmin në Ukrainë, ka bërë një gabim historik për popullin e tij, por gjithsesi pas ndërprerjes së veprimtarive luftarake, Rusia nuk duhet vënë në një pozitë poshtëruese. Makroni me këtë tregon frikën ndaj asaj që mund të shkaktojë në Europë rënia e pakontrolluar e Rusisë, për ekonominë e saj por edhe për arkitekturën e saj të sigurisë. Thirrja që Rusia të mos vihet në një situatë poshtëruese dhe pa rrugëdalje është pikërisht thirrje për ruajtjen e njëfarë ndikimi rus në proceset  që mund të vinë pas rënies së mundshme të Rusisë, në mënyrë që të mos ketë përsëritje të ngjarjeve që patën ndodhur pas rëniës së parë ruse, asaj të pas Luftës së Parë Botërore. Nuk është puna këtu për përkujdesje për Rusinë, por për frikën e karrikes së tij e cila mund të lëkundet rrezikshëm sipas shembullit të pas viteve 1918.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri i Kinës takohet me Sulltanin e Omanit

3 Nëntor, 2026

Si e lufton Kina korrupsionin? Një qasje sistematike për parandalimin e abuzimit me pushtetin

3 Nëntor, 2026

Zv/Kryeministri i Kinës do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së CIIE dhe eventet përkatëse 

3 Nëntor, 2026

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.