Gjuro Kozar-Osllobogjenje[i]
Për shkak të luftërave në Gaza dhe në Iran, bashkëpunimi ushtarak me Izrealin është punë me rrezik, por kjo nuk e pengon Serbinë të eksportojë në Izrael granata të kalibrit 155 dhe 122 mm dhe municion mortajash nga 120 dhe 80 mm, si dhe fishekë sipas standarteve të NATO-s.
Lajmi se Serbia ka kontraktuar prodhimin e dronëve në territorin e saj me gjigandin ushtarak izraelit Elbit Sistems, befasoi vetëm të paditurit, dhe jo ata që janë të informuar mirë, meqënëse Beogradi me shtetin hebre ka bashkëpunim shumëvjeçar mjaft të suksesshëm në fushën e prodhimeve ushtarake. Përfshirja e firmave serbe në prodhimin e dronëve mund të krijojë hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe eksportim eventual, por vetëm nëse Serbia merr pjesën reale teknologjike në projektin i cili nënkupton dy tipe avionësh pa pilot – për misione të afërta dhe të largëta.
Kësisoj, qëllimi përfundimtar i këtij biznesi varet nga kushtet, domethënë sa teknologji jepet dhe sa është shkalla e pavarësisë që merr Serbia në përdorimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit. Natyrisht, dronët janë bërë mjeti bazë për operacionet moderne dhe kjo shihet më së miri në luftën në Ukrainë, por edhe në operacionet aktuale të Izraelit dhe ShBA-ve kundër Iranit. Roli i tyre nuk kufizohet vetëm në vëzhgim, ata lidhen edhe me mbledhjen e të dhënave, identifikimin dhe përzgjedhjen e shënjestrave dhe kryerjen e goditjeve në një cikël të vetëm dhe të shpejtë. Me këtë shkurtohet koha që nga informacioni deri te veprimi dhe ulet nevoja e ekspozimit të njerëzve.
Droni në vetvete nuk është se ndryshon shumë gjëra, por efekti i tij vjen vetëm atëherë kur është i lidhur me sistemin e komandave, burimet informative dhe mjetet për luftën elektronike dhe vetëm atëherë merret një cikël operativ i mbylur i cili jep dronit përparësi në shpejtësi dhe në saktësi. Bashkëpunimi me industrinë ushtarake izraelite ka kuptim sepse bëhet fjalë për sisteme të zhvilluara dhe të testuara në kushte reale, por shtrohet pyetja e implikimeve potanciale të sigurisë për vendin i cili merr pjesë në zinxhirin e furnizimit të Izraelit, sepse zyrtarët iranianë që në vitin 2025 kanë paralajëmruar se ata mund të konsiderohen si pjesë e infrastrukturës së luftës.
Sulmi i Hamasit në Izrael në muajin tetor të vitit 2023 përbën pikë kthese në raportet e Serbisë dhe Izraelit dhe që nga ai moment ato kanë hyrë në fazën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe, në mënyrë të veçantë, të bashkëpunimit ushtarak. Treguesi më i qartë i këtij ndryshimi janë të dhënat mbi rritjen e vlerës së eksportit të armatimeve nga Serbia në Izrael: sipas të dhënave zyrtare të Institutit republikan të statistikës, nga 7 tetorit 2023 deri me 31 dhjetor 2025, vlera e armatimeve serbe të eksportuara në Izrael është më shumë se 182 milionë doallrë, ndërsa sasia e përgjithshme e armatimit të transportuar është më e madhe se 3.000 tonë. Megjithëse në gjysmën e dytë të vitit 2025 formalisht ishte në fuqi ndalimi e eksportimit, vitin e kaluar janë eksportuar në Izrael armatime me vlerë 131,1 milionë dollarë.
Ky trend ka vazhduar edhe në tre muajt e parë të këtij viti, gjë për të cilën ka ndryshuar rëndshëm struktura e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve. Nga Serbia janë eksportuar në Izrael kryesisht disa montime të veçanta dhe komponente për municione, dhe, pjesën më të madhe të këtij arranzhimi e mbajnë fabrika “Krushik” në Valjevo, “Slloboda” në Çaçak dhe “Prvi partizan” në Uzhice. Municioni i artilerisë, sidomos i kalibrit 120 dhe 80 mm, si dhe municioni i fishekëve sipas standarteve të NATO-s, janë ngarkesa më e shpeshtë e avionëve të transportit të cilët nga Beogradi flututojnë për në Izrael. Krahas programit klasik të predhave dhe atij të artilerisë raketore, i cili është i njohur edhe në kuadrin botëror, fabrika “Krushik” kohët e fundit prodhon e mjete të reja raketore dhe të drejtimit të sistemeve raketore për platforma të ndryshme.
Për shkak të luftërave në Gaza dhe në Iran shteti izraelit është nën presion dhe përcpetimi i politikës së saj është i ndarë dhe kësisoj, në një mjedis të këtillë, çdo bashkëpunim i dukshëm me Tel Avivin mbart me vete edhe një rrezik të caktuar për reputacionin. Disa media beogradase nënvizojnë se është me rëndësi të ndahet bashkëpunimi me shtetin nga qëndrimi ndaj lëvizjeve aktuale të udhëheqjes izraelite, por është e vështirë të ndahen.
Shumica e vendeve të cilët punojnë me Izraelin në fushën tekniko-ushtarake nuk i kanë ndërprerë këto raporte, sepse i udhëheq interesi dhe jo politika ditore dhe, për Serbinë, sikurse shprehet pushteti në Beograd, ka rëndësi të mbahet kjo linjë. Nënvizojnë se bashkëpunimi me Izraelin duhet të mbesë i kufizuar qartë te teknologjia, pa simolokë politike e cila mund të interpretohet si rreshtim me njërën palë. Serbia tashmë bashkëpunon me shumë partnerë në fushën e mbrojtjes dhe kjo ështe mënyra që të evitohet vartësia nga një burim i vetëm, ndërsa bashkëpunimi me Izraelin ka kuptim përderisa mbetet pjesë e kësasj pamje të gjërë, dhe jo qendra e saj. Por, shtrihet pyetja: sa është gjë e mençur të lidhesh shumë me udhëheqjen izraelite dhe firmat ushtarake?
Pushteti në Serbi pohon se heqja dorë nga bashkëpunimi teknologjik me Tel Avivin, për shkak të konflikteve politike, ka çmimin e saj: ngadalësimi i zhvillimit dhe humbje e aftësive operative. Pra, rreziku ekziston, por, mendojnë ata, është nën kontroll nëse bashkëpunimi bëhet me qetësi, pa nënvizime politike dhe pa mesazhe që tejkalojnë arritjet e tij reale. Në këtë kuptim, shumë gjëra do të varen jo nga ajo që bëhet dhe si bëhet por ndoshta si i serviret publikut një gjë e tillë.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/srpski-soping-s-izraelom-1125978/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA



























































